REXHEP QOSJA PER ROMANIN “Jeta e dyfishtë”
REXHEP QOSJA
PARAFJALË
Ata që e njohin Reshat Sahitajn dhe ia dinë, pak a shumë jetëshkrimin, do t’i kuptojnë plotësisht motivet e tij për të shkruar romanin Jeta e dyfishtë.
Në moshën njëzeteshtatëvjeçare, kur po përpiqej të sendërtonte prirjet e tij artistike të vërejtura herët në fushë të teatrit, ai do të shtrëngohet që, për shkaqe politike, të largohet prej Kosovës dhe të kërkojë strehim në botën e huaj. Me vete do të marrë, natyrisht, prirjet krijuese, që nuk iu kishte bërë e mundshme t’i dëshmonte në vendin e lindjes dhe shqetësimet për gjendjen në Kosovë, dhe për ardhmërinë e saj, për të cilën atëherë ishte e dënueshme të mendohej zëshëm e të flitej publikisht. Do të strehohet në Belgjikë, ku do të ketë mundësi edhe të përfundojë shkollimin e lartë, në gjuhën frëngjishte, por edhe të shprehë kërshëritë e tij krijuese në fusha të ndryshme: në fushë të teatrit, të filmit dhe të letërsisë – të bëjë regji dramash, të luajë në film, të shkruajë skenarë, të shkruajë tregime dhe roman, të përpilojë përmbledhjen e vjershave të mikut të vet, Enver Hadri. Në Bruksel, ku ishin të vendosura institucionet kryesore të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, ai do të ketë mundësi të takojë bashkëkombas nga Shqipëria, që aty ishin si diplomatë apo që vinin prej Tiranës zyrtarisht dhe bashkëkombas nga Kosova, që aty vinin për strehim politik apo, më vonë, pas shpërbërjes së Jugosllavisë, edhe zyrtarisht. Aty, në Bruksel, do të shohë e do të njohë edhe bashkëkombas që nuk i kishte takuar më parë dhe do të mësojë për Shqipërinë shtetërore e për Kosovën edhe çka nuk mund të mësonte prej shtypit të huaj. Veprimtarinë e Lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në Kosovë dhe në botën e huaj si dhe rolin e partive politike të krijuara pas shpërbërjes së Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë e individëve të ndryshëm në këtë Lëvizje, ai do t’i përcjellë në vazhdimësi, qoftë si veprimtar politik, qoftë si kronist i ardhshëm i saj. Në sajë të lidhjeve që do të krijojë me nëpunës të administratës së Bashkimit Evropian, ai dhe miqtë e tij, do të ndikojnë për t’u bërë i mundshëm pranimi i grupit të parë të intelektualëve kosovarë në Parlamentin Evropian në vitin 1991.
Është e kuptueshme, prandaj, pse pjesa më e madhe e krijimtarisë letrare të Reshat Sahitajt është frymëzuar nga zhvillimet dhe ngjarjet në Lëvizjen Kombëtare. Romani Jeta e dyfishtë është vepra më e mirë e Reshat Sahitajt për këtë lëvizje. Ky nuk është roman historik tradicional. Jo. Ky është roman, në të cilin shprehet përvoja e romanit postmodern, në të cilin, në të vërtetë, dokumenti dhe fiksioni herë gërshetohen e herë këmbehen, gjithnjë në varësi nga qëllimi i autorit për t’i bërë më të mbuluara apo më të zbuluara ngjarjet e perzonazhet e ndryshme në të. Kjo e bën strukturën e romanit më të përbërë e kjo do të thotë, njëkohësisht, më të thelluar kuptimisht dhe artistikisht. Si përzgjedhja e ngjarjeve, e veprimeve, e të bërave, e sjelljeve, e shprehive dhe e mendimeve të personazheve, ashtu edhe letrarizmimi i tyre më i paktë apo më i theksuar, kur e kur vihen në shërbim të ironisë apo të satirizmit të tyre. Shkrimtari, që ia ka kushtuar vitet më të mira të jetës Lëvizjes pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, nuk pranon të jetë krijues asnjanës, i cili prej lartësisë olimpike e shikon botën, në të cilën ngjajnë ndodhitë që trajton dhe në të cilën veprojnë personazhet e tij. Ironia dhe satira, prandaj, përfaqësojnë ndjenjën e tij, përkushtimin e tij, gjykimin e tij, shprehjen e tij dhe ato, sado në situata të ndryshme, përdoren me funksione e me efekte të ndryshme, i bëjnë atë ndjenjë, atë përkushtim, atë gjykim, atë shprehje masë estetike të romanit Jeta e dyfishtë.
Si të gjitha romanet e quajtura historike, apo politike, apo satirike, ashtu edhe romani i Reshat Sahitajt, Jeta e dyfishtë, do të zgjojë kërshëri të fortë të lexuesve jo vetëm për vlerën e tij artistike, por edhe për ngjarjet dhe personazhet që trajtohen në të. Më në fund, edhe vetë titulli i romanit Jeta e dyfishtë është i mjaftueshëm për të frymëzuar supozime, hamendje, kërkime për të vërtetën jetësore që paraqitet në të. Reshat Sahitaj nuk do të jetë autori i parë as autori i fundit, të cilin ata që të vërtetën artistike, kur pa të drejtë e kur me të drejtë e njëjtësojnë me të vërtetë jetësore, do ta shpërblejnë me ndjenja të ndryshme: me adhurim – disa e me qortim – disa të tjerë! Si të parëve ashtu edhe të dytëve, ndërkaq, mund t’u thuhet që të lexojnë apo, së paku, që të kujtojnë sqarimet që shumë shkrimtarë, me qëllim që të shmangin moskuptimet a keqkuptimet e ndryshme që mund të shkaktojnë gërshetimet dhe kombinimet e dokumentit dhe fiksionit në letërsi, e kanë quajtur të nevojshme të venë në fillim të romaneve të tyre: të dashur lexues, ju lutem të keni parasysh se përputhjet e mundshme ndërmjet personazheve këtu të krijuara e individëve të gjallë dhe ndërmjet ngjarjeve këtu të përshkruara e ngjarjeve reale mund të jenë vetëm të rastit. Në qoftë se dikush nuk mund të durohet pa bërë njëjtësim të tillë, le ta dijë se e bën në dëmin e vet dhe, natyrisht, jo të veprës sime!
Reshat Sahitaj nuk e vë një sqarim të këtillë në fillim të romanit të tij: i beson mirëleximit të lexuesve të tij. Ai ka krijuar vepër gjuhësore-artistike e s’e ka fotografuar jetën, por vepër gjuhësore artistike, e vërteta artistike e së cilës s’është e thënë të mos përputhet kur e kur edhe me të vërteta jetësore.
Rexhep QOSJA
Prishtinë, qershor 2005
| Other Articles: |
 |
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008) |
 |
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008) |
 |
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008) |
 |
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008) |
 |
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008) |
 |
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008) |
 |
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008) |
 |
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008) |
 |
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008) |
 |
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008) |
 |
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008) |
 |
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008) |
 |
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007) |
 |
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007) |
 |
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007) |
 |
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007) |
 |
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007) |
 |
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007) |
 |
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007) |
 |
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007) |
 |
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007) |
 |
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007) |
 |
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007) |
 |
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007) |
 |
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007) |
 |
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007) |
 |
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007) |
 |
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007) |
 |
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007) |
 |
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007) |
 |
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007) |
 |
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007) |
 |
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007) |
 |
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007) |
 |
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007) |
 |
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007) |
 |
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007) |
 |
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007) |
 |
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007) |
 |
Bukuria e vargut (08-10-2007) |
 |
Romantiku i harruar (05-10-2007) |
 |
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007) |
 |
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007) |
 |
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007) |
 |
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007) |
 |
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007) |
 |
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007) |
 |
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007) |
 |
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007) |
 |
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007) |
 |
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007) |
 |
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007) |
 |
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007) |
 |
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007) |
 |
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007) |
 |
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006) |
 |
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006) |
 |
Libri është i shenjtë (17-04-2006) |
 |
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006) |
 |
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006) |
 |
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006) |
 |
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006) |
 |
Bota si libër (27-03-2006) |
 |
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006) |
 |
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006) |
 |
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006) |
 |
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006) |
 |
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006) |