Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 11:05am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA?
E merkure, 30-01-2008, 10:20pm (GMT)

Nga Fatmir Terziu

Rrustem Geci deri më tani ka shkruar e botuar 13 libra ; "Demonstratat e luleve", "Antologjia personale ", "Këngë Qipshte", "Milenium", "Një rrënjë ulliri jemi", "Këngë Ilirishte", "Motive me Shqipëri", "Rogana", "Tregime të kohës", "Malli ndjek udhën e vet", "Kanuni poetik", "Njerëzit e rërës" dhe "Sa vjeç je Shqipëri?".

Rrustem Geci
Poezia ka hapësirën, sipërfaqen e vet. Ajo del nga frymëmarja e testuar që lëshohet në hapësirën e saj prej shpirtit logjik. Si e tillë poezia ka dhe mer përmasa të reja përpos pozicionit të saj në këtë hapësirë maramendëse. Në hapësirën shqiptare poezia karakterizohet nga një llojshmëri hapësinore të shtrirë deri në kuadrate përfaqësimi të fiksuara me mori koloriti tërheqës. Ajo është si një peisazh logjik i fiksuar me penelin poetik në një telajo të tejdukshme. Ajo si e tillë ka stigmën e vet lakmuese dhe lexohet si një portret shpirti.
Lexohet e tillë poezia e Rrustem Gecit në një hapësirë tjetër, kësaj rradhe në hapësirën e moshës, në hapësirën kohore të saj që pushtohet nga pesha e viteve, shekujve e moteve të vëzhguara në histori dhe prozë, apo poezi nga legjenda. Poezia e poetit Geci që kërkon deri në milimetrin dhe minutën e fundit këtë hapësirë kohore me metrikën e vet kohës që e frymëzoi, edhe pse nuk i përket sipërfaqes metrike, ka një gërshetim artistik të saj me hapësirën kohore.
Ndryshe libri poetik, "Sa vjeç je Shqipëri" i autorit premtues, padyshim nuk do të kishte kuptim logjik. Tërë vëllimi poetik i Gecajt është shtrydhur ndryshe artistikisht, ashtu siç vet autori shprehet në vargjet e "Aulona"-s:

"krejt brenda kraharorit
kam fuqinë e këngëve
frymën e plot betejave
dhe pasionin për artin.

krejt brenda kraharorit
kam librin më të ri
një poezi më ndryshe
nga poezia aktuale".

Në këtë sipërfaqe që pushtohet nga hapësira kohore dhe gjeografike zë vend Korabi, Elbasani, Tirana, Durrësi, Gjirrokastra, Rozafa, Saranda, Butrinti, Klesta, Shqipëria dhe viti i kaluar 2007. Por aty nuk mungon të gjej vendin e vet në këtë hapësirë edhe Rilindja, urimi dhe thirrja e poetit që shikon se në ligjet e të jetuarit nuk ka drejtësi për të gjithë, madje as dashuri të mjaftueshme.
Autori e shikon këtë si një "dhuratë të mjaftueshme", një dhuratë që sipas tij i mungon lexuesit. Ndaj ai lëshon këtë thirrje për lexuesit që të ngrihen kundër padrejtësisë: "dhe diellin ta ngrejnë me duar/me sa më pak dhimbje/me sa më pak vuajtje".
Duke vëzhguar hapësirën që pushton poezia e Gecit, nga koha kur na ishte Eskili këtu njëherë dhe kur kishte Kaonë, Molosë, Thesporotë, të gjithë burra trima e me flotë gjen aty, pra në atë hapësirë edhe shenjat dhe dritëhijet e mjeshtrave të artit që lanë veprat e tyre në Butrint, aty ku sytë vërtiteshin kolonave krenare me një mision të rradhë për t'iu rrëfyer historisë. Kjo hapësirë poetike gjendet në amfitetrin tonë antik, thotë poeti. Por me Sarandën është ndryshe. Nga sepetat e vjetra del grahma therrëse. Është 'Homeri' i poetit:

"Mes Sarandës e Korfuzit
Shqipëria shqipërisht lulëzon
qeshu Sarandë, rritu Sarandë
gjithëshqiptare në detin Jon.

...bëhu o grek, thoshte Homeri
mos vër gisht në Ilirik, do të
të vrasë uji,/do të bjerë mal
s'vritet Troja më me kalë".


Dhe aty ku autori s'do të argjendoj asgjë, ai kërkon humbësit, shokët e tij, që lëshon në këtë hapësirë, ecejaken e tij në këmbë për të pirë një kafe e një gotë raki. Ai nuk don asgjë të argjendoj, s'e kërkon faktin historik, gjuhën historike, kërkon "Librin e këngëve të Artës" në Luftën për "Termopilet". Dhe në këtë betejë hapësinore ai kërkon në ndihmë poetët e Gjirokastrës. Dhe pastaj ai e ndal turravrapin e tij drejt Rozafës ku kërkon lotin e derdhur në bedenat dhe themelet e saj, aty ku:

"e murosur, por vdekjen shkele
Shkodra, ty Rozafë të deshi
në vend të bukur të murosën
me një mall e me një dhimbje...

...qytete të bukura ka Shqipëria
në këtë botë një është Shkodra
(ah, Rozafë, Rozafë, oj motër)
Plot rrufe na ranë në Shkodër!"

Por ç'moshë ka Shqipëria? Shqipëria për autorin është me një moshë me gjëmimin e dallgëve, shndërrimin shiut në ujë dhe me moshën e shndërrimit të ajrit në frymë. Dhe thuajse në tërë krijimtarinë e tij 30 vjeçare kjo pyetje është prezente. Autori, Rrustem Geci, ka lindur në Roganë të Dardanës më 1950 . Mësimet e para i kreu në vendlindje e tij, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrustem Geci u edukua më tej me kulturën profesionale në Universitetin e Prishtinës dhe punoi plot 17 vjet si gazetar në Televizionin e Prishtinës. Pas mbylljes së Televizionit, shtëpisë ku ai punonte, më 1995 mërgohet në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tashti jeton. Rrustem Geci kryesisht merret me poezi dhe ese. Shumë poezi të Gecit janë përkthyer në gjuhë të huaja në gjermanisht e anglisht. Rrustem G e c i deri më tash ka shkruar e botuar 10 libra ; "Demonstrat e luleve", "Antologia personale ", " Këngë Qipshte", " Milenium ", „Një rrënjë ulliri jemi " „ Këngë Ilirishte " , " Motive me shqipëri", "Rogana", "Tregime të kohës" „Malli ndjek udhën e vet" „Kanuni poetik" dhe „Njerëzit e rërës". Poezia ishte dhe është fjala e parë me ngjyra ,pa poezi, pa këtë mbretëreshë të arteve,unë do isha një hiq i kësaj bote. Geci bashkëpunon me të gjitha gazetat e revistat në Europë dhe Amerikë. Libri i mëparshëm i tij "Kanuni poetik" është cilësuar si një prush i një jetë të madhe nga kolegët e tij.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008)
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008)
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008)
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008)
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008)
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]