Nga Fatmir Terziu*
...duke lexuar krijuesen e mirëformuar dhe mirëedukuar shkodrane Kurti-Kraja, pikëlidhja më mbarti tek kjo lidhje që mëshon realisht dhe me tepër origjinalitet midis këtyre dy krijueseve në pika dhe kohë të ndryshme. Proza e Ledrit është një poezi më vete, është një muskul i patendosur dhe një nerv i pasforcuar...
 |
| Ledri Kurti - Kraja |
"Nëse vërtet ajo që shkruan mbetet në mendjen tënde për një kohë të gjatë, duket se nuk është e jotja", më pati thënë dikur ish kolegu im i gazetës "RD" dhe shkrimtari Fatos Kongoli, që prej kohësh e ka themeluar emrin e tij në arenën botërore letrare. Shkrimtari dhe poeti pak mbajnë mend nga ato që shkruajnë vetë, se ato [idetë që u mbijnë] janë si puna e shkëndijave që u shfaqen dhe fap, kaq e kanë, më kujtohet të më thoshte ai, kur preferonte të rrëkëllente atë gdhënjkën e konjakut, përballë ish revistës "Hosteni". Por, shkrimtari duhet të jetë një lexues i rregullt, jo vetëm i të tjerëve, i krijimtarisë vendase apo të huaj, ai duhet të jetë një lexues i vërtetë dhe i rregullt i vetes, i krijimtarisë së tij. Nëse një krijues nuk është i tillë, ai përsërit veten, gënjen vetveten, dhe bën sikur krijon.
Me të rrinjtë krijues, kjo është paksa ndryshe, se sot modernizimi i medias së re dhe asaj që fshihet prapa termit eksperiment, ka mundësuar disi një lëvizje si në populloren e 'gjarpërit nën rrogoz'.
Dhe në këtë mënyrë padyshim ajo që mbetet më kryesore, është jo vetëm vlerësimi i asaj që lexon, por edhe përzgjedhja e materialit letrar. Përshembull skica letrare "Mjellma"(1996) e autorit dhe aktorit shqiptar, Ilir Theohar Borodani, që trajton një ngjarje reale të kthyer në fiction, imagjinatë për lexuesin u bë në atë kohë një poezi më vete. Mjaft gazeta shqiptare, lokale dhe qëndrore shkruan për atë histori që mori dy jetë njërëzish në Liqenin e Ohrit. Ata ishin nënë e bij dhe vajtonin djalin. Liqeni ishte bërë varri i tij në ato ditë të zeza, që kush e kush mendonte si i marrë të kalonte kufirin. Skica u bë temë dite e Teatrit "Skampa", më pas edhe pronë e secilit në një CD, ku zërri i aktorit fliste me zërrin e tij karakteristik. Pra ajo mbeti dhe është ende në mendjet e lexuesve.
Kush nga ne shqiptarët s'e ka ende nëpër mend "Apologjinë e vërtetë të Sokratit", të cilën magjia e të madhit Mirush Kabashi e bëri të gjëmojë dhe të duartrokitet edhe në disa skena botërore. Ajo magji buron nga proza e 'lexuar', 'seleksionuar' dhe pranuar nga autor-spektatori në këtë rast. Shumë të tjera janë ndryshe, por janë fakt.
Ndryshe s'do të kisha pikasur këtë ngjashmëri në kohë e në vend tjetër me këtë "romancë" të heshtur që të falë realiteti krijues kur pjesën tënde e gëlltit gati njëherrësh memorja dhe fiksohet si perlë që në padukshmëri shkëlqen madhërishëm. Është proza e Ledri Kurtit (Kraja) që ngjan me krijimtarinë e Maisie Mosco, një ish gazetare e përqëndruar në gjininë fiction në vitet gjashtëdhjetë, por që ende flet me krijimtarinë e saj, të freskët, si të kohës që jetojmë. Puna e saj e hershme ishte pëlqyer nga teatri në Nottingham Playhouse dhe më vonë një nga prozat e saj gjeti gjininë e filmit. Ajo është autore edhe e 14 pjesëve për radio. Kështu duke lexuar krijuesen e mirëformuar dhe mirëedukuar shkodrane Kurti-Kraja, pikëlidhja më mbarti tek kjo lidhje që mëshon realisht dhe me tepër origjinalitet midis këtyre dy krijueseve në pika dhe kohë të ndryshme. Proza e Ledrit është një poezi më vete, është një muskul i patendosur dhe një nerv i pasforcuar. Ajo lexohet njëherë dhe të bën të kthesh fletën prapë e prapë, derisa bëhesh padashje një aktor dramatik i saj. Teatri aty është. Aty janë edhe përzgjedhësit, botuesit, producentët. Aty është edhe proza e Ledrit dhe aty është dhe pena e saj...
*Roehampton University
Media, Cultural Studies & Politics
| Other Articles: |
 |
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008) |
 |
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008) |
 |
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008) |
 |
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008) |
 |
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008) |
 |
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008) |
 |
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008) |
 |
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008) |
 |
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008) |
 |
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008) |
 |
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008) |
 |
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008) |
 |
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008) |
 |
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008) |
 |
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008) |
 |
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008) |
 |
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007) |
 |
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007) |
 |
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007) |
 |
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007) |
 |
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007) |
 |
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007) |
 |
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007) |
 |
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007) |
 |
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007) |
 |
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007) |
 |
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007) |
 |
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007) |
 |
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007) |
 |
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007) |
 |
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007) |
 |
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007) |
 |
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007) |
 |
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007) |
 |
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007) |
 |
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007) |
 |
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007) |
 |
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007) |
 |
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007) |
 |
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007) |
 |
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007) |
 |
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007) |
 |
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007) |
 |
Bukuria e vargut (08-10-2007) |
 |
Romantiku i harruar (05-10-2007) |
 |
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007) |
 |
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007) |
 |
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007) |
 |
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007) |
 |
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007) |
 |
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007) |
 |
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007) |
 |
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007) |
 |
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007) |
 |
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007) |
 |
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007) |
 |
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007) |
 |
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007) |
 |
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007) |
 |
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006) |
 |
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006) |
 |
Libri është i shenjtë (17-04-2006) |
 |
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006) |
 |
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006) |
 |
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006) |
 |
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006) |
 |
Bota si libër (27-03-2006) |
 |
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006) |
 |
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006) |
 |
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006) |
 |
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006) |
 |
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006) |