| Letërsia Shqiptare | ||||
|
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR E merkure, 30-01-2008, 10:22pm (GMT) Nga Fatmir Terziu* ...duke lexuar krijuesen e mirëformuar dhe mirëedukuar shkodrane Kurti-Kraja, pikëlidhja më mbarti tek kjo lidhje që mëshon realisht dhe me tepër origjinalitet midis këtyre dy krijueseve në pika dhe kohë të ndryshme. Proza e Ledrit është një poezi më vete, është një muskul i patendosur dhe një nerv i pasforcuar...
Me të rrinjtë krijues, kjo është paksa ndryshe, se sot modernizimi i medias së re dhe asaj që fshihet prapa termit eksperiment, ka mundësuar disi një lëvizje si në populloren e 'gjarpërit nën rrogoz'. Dhe në këtë mënyrë padyshim ajo që mbetet më kryesore, është jo vetëm vlerësimi i asaj që lexon, por edhe përzgjedhja e materialit letrar. Përshembull skica letrare "Mjellma"(1996) e autorit dhe aktorit shqiptar, Ilir Theohar Borodani, që trajton një ngjarje reale të kthyer në fiction, imagjinatë për lexuesin u bë në atë kohë një poezi më vete. Mjaft gazeta shqiptare, lokale dhe qëndrore shkruan për atë histori që mori dy jetë njërëzish në Liqenin e Ohrit. Ata ishin nënë e bij dhe vajtonin djalin. Liqeni ishte bërë varri i tij në ato ditë të zeza, që kush e kush mendonte si i marrë të kalonte kufirin. Skica u bë temë dite e Teatrit "Skampa", më pas edhe pronë e secilit në një CD, ku zërri i aktorit fliste me zërrin e tij karakteristik. Pra ajo mbeti dhe është ende në mendjet e lexuesve. Kush nga ne shqiptarët s'e ka ende nëpër mend "Apologjinë e vërtetë të Sokratit", të cilën magjia e të madhit Mirush Kabashi e bëri të gjëmojë dhe të duartrokitet edhe në disa skena botërore. Ajo magji buron nga proza e 'lexuar', 'seleksionuar' dhe pranuar nga autor-spektatori në këtë rast. Shumë të tjera janë ndryshe, por janë fakt. Ndryshe s'do të kisha pikasur këtë ngjashmëri në kohë e në vend tjetër me këtë "romancë" të heshtur që të falë realiteti krijues kur pjesën tënde e gëlltit gati njëherrësh memorja dhe fiksohet si perlë që në padukshmëri shkëlqen madhërishëm. Është proza e Ledri Kurtit (Kraja) që ngjan me krijimtarinë e Maisie Mosco, një ish gazetare e përqëndruar në gjininë fiction në vitet gjashtëdhjetë, por që ende flet me krijimtarinë e saj, të freskët, si të kohës që jetojmë. Puna e saj e hershme ishte pëlqyer nga teatri në Nottingham Playhouse dhe më vonë një nga prozat e saj gjeti gjininë e filmit. Ajo është autore edhe e 14 pjesëve për radio. Kështu duke lexuar krijuesen e mirëformuar dhe mirëedukuar shkodrane Kurti-Kraja, pikëlidhja më mbarti tek kjo lidhje që mëshon realisht dhe me tepër origjinalitet midis këtyre dy krijueseve në pika dhe kohë të ndryshme. Proza e Ledrit është një poezi më vete, është një muskul i patendosur dhe një nerv i pasforcuar. Ajo lexohet njëherë dhe të bën të kthesh fletën prapë e prapë, derisa bëhesh padashje një aktor dramatik i saj. Teatri aty është. Aty janë edhe përzgjedhësit, botuesit, producentët. Aty është edhe proza e Ledrit dhe aty është dhe pena e saj... *Roehampton University |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||