Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 09:42pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit
E premte, 01-02-2008, 06:46pm (GMT)

Nga Nijazi Ramadani

Sabit Rrustemi
Pas leximit të vargëtimit poetik të Sabit Rrustemit, nga opusi letrar i pasuruar prej vitit 1977 me botimin e poezisë së parë në revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës dhe, duke përvijuar edhe në një gjini tjetër letrare në prozë poetike – tregimtare, si Fletëza e tetë: "Nën maskën e musafirëve", të botuar dhe ndaluar në revistën "Fjala" të atyre motmoteve të pranverës së '81-ës, letër kjo e cila ia preu udhën... Në vazhdimësi, autori i përvijoi veprimtaritë të tilla artistike në diskontunitet të asaj politike pushtuese që ia preu rritën kësaj vije me ujë të rrëmbyeshëm sikur që prore rrjedhin ato prurje të Maleve të zeza. Posaqërisht poezia e nominuar me çmimin letrar e të botuar te revista "Jeta e Re"(1979) me titull, "Sëmundja e Dhëmbit" pastaj për të kaluar në përmbledhjen e fundit "Paqja e brishtë" me rreth 33 poezi të integruara në një vepër të tërë.                                                   Gjatë leximit të përmbledhjes poetike “ Paqja e brishtë” të autorit Sabit RRutemi kemi hetuar se pas përjetimit e rileximit merrnim detyrimisht në shpirt edhe barrën, që para lexuesve ta shpalosim malin e mbresave e të përceptimeve që nxit me një vërshim organik me tërë fuqinë mitike prej lashtësisë Palazge Dardane të shumë shtresuar në udhëkryqin ndërmjet traditës dhe modernitetit, kur dheut ende po i vjen era llom burgu, djersë bujku, plang blegtori e barot luftëtari të lirisë. Prandaj autori Rrustemi shtrihet në madhështi mitike prej traditës e deri në krijmin e një identiteti të ri që përmbahet në bërthamën e veprës, duke e ravijëzuar me copëzimin kohor në mes të traditës dhe modernitetin e tejshkuar nëpër gjiun indoevropian të pallazgëve. Kështu, më shumë për botën poetike, për integritetin lirik dhe për autonominë e drithërimave poetike që me mjaft kërshëri i pret lexuesi, të cilit ia ofroi me aromën e luleve të cilave duhet shijuar, duke na lënë të përmbushur përplotë impresione të fuqishme nga ndërtimi kreativ i figurshmërive poetike, pjesëve të integruara fabulative që ngërthejnë në vete me tërë botën motivin, kuptimësin imagjinative krijuese brenda qarkut të thurur dhe çthurur tematike që zhvillon ky autor që arriti të bëjë emër në plejadën e krijuesve të letërsis së sotme shqipe në përgjithësi, edhe atë në mesin e krijueseve të gjeneratës së mesme të letërsisë .                                                                                                                                                                                Librin e nis me poezitë përkushtuese të angazhuara për njeriun e tokës së tij te Atdheu i rilindur që ka ruajtur "Nën qeleshen e bardhë të kokës/nën një cepë shalli/ për një mal vitësh e kam fshehur.... mbet arrë e vogël po e fortë/ Në këtë botë/ U rilind për të satën herë/ . Kështu, duke na dhënë nja tablo të meditimeve empirike që vazhdimisht i ka ruajtur e ngritur që nga fëmijëria, dheu dhe etapat në rilindje për tu ngjitur në majën e Olipit, dhe herë herë duke e satirizuar deri në skajshmëri mentalitetin mitik për të ndërtuar një kuptim të ri aktual:"Shkallët për në Olimp",/Dilni prej birucash/ E kërkoni shkallë/ Ndërtoni Provoni.. Zeusi u çmed prej vetmie. Në poezinë e Rrustemit pleshmeria dhe morti janë në baraspesh ekologjike që shprehen përmes kërkimive antropoligjike të tij, / prej para krishtit...mos ia shikoni trungjet me varrë/ Degët me barrë/ mos u mashtroni nga leximi i parë/ Ajo është vetëm fars/ Kurorat prush me piptha i kanë/, poeti lexuesin e zgjon nëpërmes vargut të çiltër dhe në fund e përmbyll me mesazh integrues kombëtar që përmbyllet me revoltën e tillë:"Portret që s'kornizohet/ Janë shqiptarët/ Dhe vetës nuk i thonë dikush/ Nëse bota rreth tyre nuk sillet. Përmes kësaj ia plason mes letrave ndërtekstuale për t'ia kaluar pastaj mesazhin autentik breznive me ikonan e tyre që rrinë me vepran dhe janë ngjizur nëpër damarët e gjakut të fisit. Megjithatë lashtësi, përherë i ka dalë vargu i freskët e vitale sepse përthith mbi sfondin e epokave, të periudhave, të shekujve, dekadave e të viteve qofshin të mbarë apo të mbrapshtë, dhe kështu përherë lirika del nëpër fërkimet e copëzuar nëpër atë kohë mjaftë vragnim moderne. Ai, fare nuk ia vari vetës dyshimin se këtu ka diçka tjetër për pos asaj gjetjes gjenetike dhe empirike që i përket atij dhe të tjërëve më tepër se vargnim, aty struken, ... e pastaj edhe jehojnëzërave të ushqyera e të rritura me qumështin e fjalës së ndrydhur, fjalë kjo e cila me dhjetra vite kërkonte për t’u zgjuar prej gjumit edhe në “kohën kur më ishte ndalue”, kohë e nizamit, gjandarit policit pushtues të stërvitur me logjikën e të sunduarit vrasës dhe mbijetimt të qëndresë së robit të trishtë, pra ai ka vendosur atëherë kur "plisi e shalli" ishin ruajtur si identitet i atdheut të rilindur, por kurrë të mbushtur e përgjunjëzuar, nga është dalë vargnimi mjaftë reflekse i kohës së ruajtur në fundin e arkave të pajës së nusërisë kryqi e nusja i është hedhur në det për tu rikthyer në ishullin e maleve të karadakut për atë kohë morti, në kohën kur na qe ndaluar shkolla, besimi, bindja dhe shprehja e lirë, duke nxjerr rrëfimin narativ poetik dhe përgjerimin si pëshpëritje shpirtërore-ofshamë ndaj së kaluarës sonë. Poeti krijon shumë bukur këtë lloj të poezisë. Merr motive nga baladat popullore ose detaje nga veprimtaria e figurave të ndryshme, emra të njohur, ose fare të panjohur, personazhe që ai i zgjedh për trajtim në poezinë e tij dhe me sukses të madh i formëson duke i krijuar kështu poezi me vlera të larta artistike. Të tilla janë: Paqja e brishtë/ Ne këtu ishim kur erdhe si zot.. Ti erdhe si zot A zotin tonë e harrove/Ne i besojmë.Rrustemi ka krijuar poezi që kanë polemizuar poetikisht (po edhe publikisht) me kohën, situatën, grupe njerëzish e njerëz simbolikisht të karaktereve të ndryshme. Poezitë e këtilla nëse mund t'i quajmë kushtimisht polemiste të lakuar nëpër vete dhe të shkrehura në revoltën e hapur përmes vargut poetik. Dhe për shkakun e thjeshtë se ato vërtetë janë krijuar në kohën e ndodhjes së ngjarjeve e rrethanave të caktuara që lidhen kryesisht me gjendjen e pushtuar të popullit shqiptar. Këtu dua ta theksoj poezinë Mbrapshtë / Kryet e vendit nuk ishte te bishti/Këmbët të shpiejnë kah erdhe.Njëra ndër poezitë më të theksuara të kohës, me vlerë të qëndrueshme në ndërtimin, temën dhe vlerën e saj artistike: Zvarritësit dhe Oxhaku, ku ato janë të shprehura gjithmonë në formën e revoltës dhe protesës së hapur:Gjuhët i zgjatën/Për fushë i lëshuan/ Po vapa e rëndë/ Dogji barin. Në mënyrë që gjësaj lëvizje eliptike virtuale ët arrijë mbi pegazin e imagjinuar, të na i nxjerr nga një det i trazuar nëpër histori që bënë një jetë të tërë njeriu i tokës, ku autorit i vijnë si imazhi i trishtë Kandilat e Dokës, ku autori ka bërë një përshkrim të thellë të karaktereve të këtyre personazheve dhe ndryshojnë thellësisht nga koha në kohë por, mbetën përjetësisht pas gjithë atyre ecjakjeve si një Odise përmes tokës së shkelur në lindjes të trojës së lashtë e deri te një mini-poemë që mbërthen sërish për Dokën, heroin e Itakës së poetit, i cili e ruajti me motivimin dhe tematikën e një subjekti lirik-epikë që ngërthen në vete mitikën dhe të pathyeshmën e ditëve tona. Këto vargnime poetike të një tufe që u ngjan fijeve të mëndafshtë të kandilave të Naimit dhe të zanave të Fishtës dhe të Mjedës, e që lexuesit i vijnë si një lajmotiv i një identiteti të kryqëzuar përmes ka vështirë për t’i kapur si/ Një mal për dimër dhe një verë me diell/ Dhembjen e zezë flakë në qiell/ e për t’i bërë si gërshër që prek e pret në poezinë "I Zoti i shtëpisë dhe qeni/ Ai kërkon klysh/ për t'ia prerë veshët/ dhe te vargu /Po gaboi në të lehur/ Ndëshkimi ka për ta kthjellur/.Sabit Rrustemi, vargun poetik e ndërton duke u krijuar me vetë jetën, situatën e shpërfaqur përmes heroit të tij, njeriut në kërkim të shtigjeve të dritës dhe liris si dhe përherë duke të qartësuar formën e kompozicionin e tij, vetet dhe synimin e tij, poezitë Përkushtuese përsonale për M.Gashin, Qytetin e Beqës, Ali Podrimja është fajtor, për të përgjeruar për të shenjëtin e tij/Ibrahim Rugova/ që ia varë Kosovës me shenjtin e tij. Pastaj për të përvijuar në rrathë-rrathë Udha e Dokës që më shumë simbolizon orbitën e tmerrit nëpër të cilën kalon qenja e tij, e shkrirë për dheun dhe më në fund, as dheu nuk e tretë, duke liruar sulfatin nga eshtrat që i derdhen në varrin e Dokës, mbijnë dritat si te poezia "Kandilat e Dokës".Prapëseprapë, ai, nga ajo që pjellë imagjinata njerëzore për jetën pas vdekjes. Përkujton ringjalljen, për të parë vendlindjen e tij. Pra, në radhë të parë vendosen katrahurat e përjetuara që njeriu normal nuk mund t’i shkulë as nga zemra e lënduar e as nga kujtesa e ndrydhur, sepse të gjitha katrahurat e ndjekin si hije. Këto krijime s’ ka se si të mos dalin akuza kundër kanibalëve, korbave të mortës, valleve të vdekjes, ofshamave, dhembjeve, pikëllimeve, çmendurive, ngatërrimeve, etheve, gëlltitjeve dhe përgjakjeve që stimulojnë imazhet e tmerrit, të frikës e të trishtimit përballë optimizmit që shtrihet deri në përjetësi. Vragjet e Rrustemit zbërthejnë dhe ngërthejnë fanitjet, zërat dhe drithërimat lirike epike të atdhedashurisë ndaj ksenofobisë, të pushtimit të lirisë ndaj frikës, të dijës ndaj mosdijës. fitores ndaj humbjes, të ngrohtësisë ndaj egërsisë, të qëndresës ndaj trishtimit, të humanizmit ndaj vrasjes, të pritjes ndaj shkatërrimit, të dritës ndaj errësirës e të jetës ndaj mortit, t’ue përballour vetëm me një flakadan në shpirtin më të ndritshme të frymës At Pëllub Zefit "Rrno me tregue" apo atë gurakuqiane “Mjer ai që nuk qëndron”.                                                                                                                               Në sprovë para sfidës dhe të formësimit të mesazhit për pasardhësit, por edhe për dëshmitarët e këtyre kohërave të zeza imazhet e të cilave i sendërton poeti me subjektin poetikë, duke i lexuar këto përmbledhje, veçanërisht kur jemi në vetmi dhe para kërkesave për shijimin e vjershës lirike, krijohet një përshtypje se operon mirë dhe bukur në të gjitha kaptanat gjatë dhënies të formës për imazhin e vjershës moderne lirike në harmoni me kohën dhe vendin. Rrustemi e përmbyll për mes qasjes në internet, duke bërë kërkim më të avancuar të lojës në Google për Kodin e fsheht të atdheut, por përmes kërkimit të ADN-së, pra pa ia falë palcën e gjakun palcës së dheut që vetëm atëherë krijohet kodi i shfehtë i atdheut përmes këtyre vargjeve poetike mitike po krihohet kuptimi i jetës së lirë në dheun për të cilën ranë. Libri ka 76 fq.  Botuar më 2007 nga Shtëpia botuese “Rozafa” Prishtinë
Shënime për autorin: Sabit Rustemi -. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit « Nën maskën e mysafirëve », të botuar në revistën « Fjala » më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstaratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton permbledhjen e parë të poezive « Ku i la lisat era » të dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja. Më pas boton edhe "Besoj në një diell" (Fjala 1992,) « Variacione për lirinë », Rilindja 1997 dhe « Ëndrra që puthet », Rozafa 2001, që të gjitha poezi si dhe dy përmbledhje tregimesh, "Pika e Zezë », Flaka e vëllazërimit, Shkup 1993 dhe "Maska e Mysafirëve" , Buzuku, Prishtine ,1997. Në vitin 1994 ka botuar prozën dokumentare "Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës " nga shtëpia botuese « Plejada » nën drejtimin e shkrimtarit tashmë të ndjerë Beqir Musliu si dhe një album poetik "Natyrë me vaj" po nga kjo shtëpi dhe me parathënie të Beqir Musliut. Sabit Rrustemi, një mandat ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës dhe përpos krijimeve letrare e publicistike, merret edhe me veprimtari politike. Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2005.
Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terzijaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008)
PARISI KOT?! (30-01-2008)
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008)
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008)
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008)
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008)
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008)
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008)
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008)
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]