Letërsia Shqiptare

Recensione per vepren e Fahredin Shehut
E diel, 03-02-2008, 02:56pm (GMT)

Fahredin Shehu
DAUT DEMAKU për Librin ELEMENTAL 99
Poezia është vallëzim i tërësisë
Nëpër fjalën e bukur
Si oqeani në një pikë vese
Poetët e mëdhejë kanë
Pikëtakime në vetëtimat e dritës hyjnore
Kur mdodh që tërësia të
Vallëzoj nëpër fjalë, kur ndodh që oqeani të dendësohet në një pikë vese,
atëherë poeti
Transcendohet nga toka, nga
Lulja çel gonxheja dhe vargu
Shndërrohet në aromë, si
Fahredin Shehu në vargjet e këtij libri të mrekullueshëm

Daut Demaku- në ditën e promovimit të romanit.

NËSE DI TË GËZOHET

SOT LE TË GËZOHET LËTËRSIA SHQIPE

Unë do të flas pak për romanin NEKTARINA të Fahredin Shehut

Por, më falni, në fillim dua t'i them dy-tri fjalë për autorin.

E di se shumica e madhe do të ma shohin për të madhe dhe do të të thonë është tepër, nuk ka qenë dashtë të flitet kështu.

Pse?

Sepse unë mendoj se Rahoveci mund të shndërrohet në qendër kulturore të Kosovës pikërisht duke iu falënderuar Fahredin Shehut.

Në ambientin tonë, në mentalitetin tonë, në vlerën e gjykimeve e vlerësimeve tona, gjithnjë në bazë të paradigmave të vjetra rroli i individit është nënçmuar, rroli i individit është nënvlerësuar, rroli i individit është shkrirë në vlerën mashtruese të quajtur popull.

Populli asnjëherë nuk ka bërë asgjë. Populli e han shtetin.

Individi është ai që e çon botën përpara. Individi i fuqishëm është forca motorike që e vë në lëvizje mekanizmin amorf të quajtur popull.

Amerika është prodhuese e dëshmive për këto konstatime. Në Amerikë nuk ka firma me emrin Përparimi, Ardhmëria, Progres e pollavra të tjera komuniste. Atje firmat e mbajnë emrin e individit si Ford, Douglas, Johnson etj., sepse individi është bartës i kthesave dhe krijues i mrekullive që masa amorfe ( e quajtur popull) i kopjon, i riprodhon dhe i shfrytëzon rezultatet e individit.

Cilat zbulime i bëri populi e cilat individi? Populli asnjë, individi të gjitha.

Rahoveci, prandaj, është në rrugë të mirë të bëhet qendër kulturore e Kosovës, gjithnjë në krahë të fuqisë krijuese të Fahredin Shehut.

Por, këtë mundësi, si shumë qendra të tjera të Kosovës, edhe Rahoveci zor se do ta dijë ta shfrytëzojë.

E tash do të flasë për romanin.

Ç'është Nektarina?

Është embrioni, është poleni i jetës. Është aroma e të gjitha luleve që mbushin botën me erën e mirë, por vetëm në pranverë. Kursë në Nektarinë është një aromë tjetër, është një vijë e aromës së përhershme, është një pranverë e përhershme, që gjendet Brenda në njeriun. Dhe, kjo aromë nuk pret një stinë që të shpërthej, nuk pret një luleqë të lulëzoj, nuk pret një erë që të bart aromën e saj- jo…Në Nektarinë kjo pranverë është e përhershme, deri në amshim, në këtë pranverë të përhershme janë të gjitha lulet e botës, në të gjitha këto lule të botës janë të shkrira të gjitha erëmirat e luleve dhe të gjitha këto sëbashku përbëjnë Nektarin e jetës- Nektarinën e hyjnores në NJERIUN.

Autori-personazh është një diçka e jashtëzakonshme që nuk jemi mësuar ta takojmë në letërsinë tonë.

Këtu autori-personazh nuk ka vetulla të thinjura e shpatulla të gjera, nuk ka sypushkë e hap krenar. Jo. Këtu, në Nektarinë, autori-personazh është edhe brendësia edhe jashtësia, është edhe shkruesi i germave të vrazhda, por edhe nobelisti i nesërm, që ecë rrugëve të brendëshme e të jashtme, që është edhe personazh i tokës edhe i qiellit, apo më saktë: pikë bashkimi tokë e qiell, për të cilin nuk ka kurrëfarë vështirësie të ngritet në qiell, në nobel, sepse qiell është vet, nobeli është vetë, letërsia është vetë.

Lexuesi do të takoj shumë opika hutimi. Do të hutohet në gjininë e personazhit, i cili gjithnjë përcaktohet me të dy gjinitë i/e: edhe i atij edhe i asaj.

Ai/ajo është edhe mashkull, edhe femër, apo më saktë as mashkull, as femër. Dhe, për mrekullinë e lexuesit, ky personazh me të dy gjinitë ndërthuret edhe ne skena dashuriie. Athua, a ëhtë dashuria kështu?

Kurreshtja ime prej lexuesi është nisur më shumë me vëmendje nga kjo pikë. Është ditur se të gjitha besimet fetare e kanë shpall seksualitetin akt të turpshëm dhe të ndytë. Mbi këtë fakt, që është kodifikuar në nënvetëdijen e njerëzve në tërë botën, akti seksual është bërë bazë e jerë traumatike e njerëzimit.

…dhe kush është shpall akt i turpshëm? Seksualiteti, që faktikisht e seksualiteti- a do të ishim këtu? Jeta ia jep jetës energjiinë më të madhe, energjinë e parë- për vazhdimin e jetës. E marrëzia njerëzore, aktin hyjnor të vazhdimit të jetës- e shpall akt të turpshëm.

Qush duket në Nektarinë seksualiteti?

Duket I shkrirë, duket i tejkaluar, duke i bashkuar: të dy gjinitë në një, të dy polet në një, të dy rrugët në një. Pse? Sepse vetëm mbi tejkalimin, pra atë tejkalimin e domosdoshëm të vijës horizontale-mbi tejkalimin e egos, mbi tejkalimin e paradigmave të përditshmërisë së vdekshme e të frikshme- ndërtohet rruga tjetër, vertikalja që çon në dritë, në përndritje- në urën e madhe e të gjatë- në hyjnoren e përjetësisë, të dritës e të qetësisë – në vijën e amshimit.

Nuk jam I sigurt se Kosova do të dijë ta lexoj këtë roman. Të paktën jo edhe nja 100 vjet.

Por jam i sigurt se Kosova sot, përmes emrit të Fahredin Shehut po shkruan për shekullin e ardhshëm dhe, poashtu, jam plotësisht i sigurt se ky emër i lindur dhe i rritur në Rahovec do t'i shërbej botës artistike të shekullit të ardhshëm si pikë referimi.

Kjo është mrekullia që na ka bashkuar sot, që ta konstatojmë sot dhe ta festojmë sot lindjen e yllit më të bukur në qiellin artistik të Evropës.

Dhe në vend të përfundimit: e di, shumica prej jush do të mendojnë e do të thonë: kjo është tepër, nuk ka qenë dashtë të flitet kështu. Por unë e di një fakt tjetër: e vërteta është më e madhe se na të gjithë së bashku, prandaj ai që pretendon të jetë njeri, ka për detyrë, pikërisht sikur unë sonte, ta thotë të vërtetën, pavarsisht nga xhelozia, dilemat dhe mendimet konfuze që mund të krijohen në kokat tuaja.

Jo Fahredin Shehut, por kulturës shqiptare poi a uroj botimin e këtij romani. Sepse jam thellësisht I binidur se ky roman dhe ky autor I bën nder kombit dhe njerëzimit.

komenti per romanin Nektarina
Komet Mendime rreth librit "Nektarina" te autorit Fahredin Shehu Ne permbledhjen e bisedimeve, persiatjeve dhe meditimeve ne "Nektarina", lexuesi eshte i bartur ne nje rrugetim "transcendental epik" ne frymen e Thoreau-s, Kafkes, Paul Bowels-it, Isak Bashevis Singer-it, Rumi-ut, ose Lewis Carrol-it. Ende, me tej, do te behet e qarte per lexuesin se keto punime jane padyshim te artikuluara nga Fahredin Shehu. Lexuesit e "Nektarina" e shijojne rrugetimin e personazheve te saj, ne vinjetat e saj gjurmon esencen e tyre, parapleqimin e tyre, ne menyre "kurreshtar dhe kurreshtar". I kendeshem dhe senzitiv, leximi i mire per mendje dhe shpirt. Akademik Prof. dr. Karmit Zysman Historian dhe epistemolog Harvard University

Libri dhe shkrimtari i vitit në Kosovë: “NUN”, Fahredin Shehu

Shkrimtari nga Rahoveci Fahredin Shehu, me veprën e tij „NUN“ përbën edhe një shtyllë në partikularitetin kulturor të Kosovës. Njësoj sikur te muzika e Jerichos, edhe në letërsinë e Jerichos përthehet tanë fuqia e përplasjes së kulturës perendimore me ate lindore. Vetëm në letërsinë e Fahredin Shehut mund të puthen muzika dhe përjetimi i vargjeve „I’m loosing my religion“ i bendit R.E.M., me dancin dhe mistikën e Sufit. Nuk e gjeni në Tiranë. Është prozë kryekreje „Made in Kosova“. Prozë e cila nuk e kupton puthjen e kulturës perendimore me ate lindore në kulturën shqiptare si mallkim, ashtu si e përjeton Kadare, po si bekim e pasuri.


... ti me krijimet e tua zhytur thelle ne biseda
shpirterore qe i perkasin nje bote tjeter dhe une me punimet e mia shume
tangente me racionalitetin...

Pune shume te mire ke arritur me kete website, me shume nga te gjitha mua me pelqejne poezite e tua... shqip dhe anglisht (vecanerisht te dytat)... shume
lehte humbas ne pafundesi me disa vargje... dhe yjet behen te prekshem dhe kthimi i padeshiruar...

Alma Vardari-Kesler, MA
Project Manager
The Centre for the Study of European Politics and Society
Ben-Gurion University of the Negev

Teuta Shabani Towler
USA

Pena e Fahredin Sheut është e artë. Ajo na solli emocionet dhe mendimet e autorit përmes metaforave të përdorura me mjaft shkathtësi.
Poezia që më ka pëlqyer më së shumti ishte “Argëtim me Lodra te Vjetra”. Ajo poezi më ka mbetur në kokë dhe shpesh e zë veten duke e recituar në heshtje. Sa herë ulem pranë kompjuterit të shkruaj në romanin tim, ajo poezi më sillet vërdallë në mendje dhe pa pritur, lind motivimi që të luaj me fjalën dhe argëtohem duke shkuar deri në orët e vona.

"Nektarina"
autor Fahredin Shehu
mjekesine mund ta mesosh edhe permes matematikes!
PITAGORA
"Nektarina", sipas meje eshte nje veper kompozicionale muzikore, qe karakterizohet me tinguj dhe vibracione hyjnore, ku sic thote Shen Ioani, zanoret perfundojne ne fjale te trupezuara! Si e tille, eshte ne levizje te vazhdueshme, ne forme te meditimit te kenduar, ku fjala sekrete (MANTRA) nepermjet shqisave zbret ne vetedijen e paster ( TRANSCENDENTALE), qendron nje kohe aty, ngjitet serish ne nivelin hyjnor, per te pershkruar keshtu udhetimin e vazhdueshem qarkor, neper meridianet energjetike… 
 

Per njeriun primitiv, muzika nuk eshte nje art. Ajo eshte force. Prandaj, sic thote autori, "Nektarina" u paraqit si nevoje e (para) kohes", e "udhetarit te pershpejtuar". Gjithe kjo, me qellim qe njeriu te arrije deri tek "lotet e gezimit", "lotet kreativ"…
Na planin individual, transformimi i shkallezuar i lirizmit fetar fillon me Davidin, i cili "nuk luan ne Nebal por ne instrumenta elektronike me lazer SONY( kendon psalmin 99"):
"Veshtro cdohere qenien time
Me uje, zjarr, me toke e ajer me sprovo!
Tek une gjen gjithcka Tenden
Tek une gjene cdogje ne asgje!
Shkrimtari i njohur pers, Firdeusi, ka thene se metalet pastrohen me acid dhe zjarr, ndersa njerezit me pervoje e vuajtje…Nepermjet "konverzacionit infrasonik" te tingujve, autori i "Nektarines" mundohet te zbuloj gjuhen e muzikes, gjuhen abstrakte te saj, ne menyre qe njeriun ta ngrise deri nivelin e artit te paster :
" dita dites, gjithnje e me shume, me dhemb kontakti i humbur me thjeshtesine, perralla me shnderrohet ne tregim, tregimit ne poezi, poezia ne dashuri, dashuria ne hyjni, hyjnia ne asgje, asgjeja ne a- te pare dhe a- te fundit, a-ja ne cdogje…"
universalizmin dhe qellimin sublim teist, autori e shprehe keshtu:
Dhe kuptova se per vdekje jeta eshte bare e rende…" prandaj, porosite ai, perderisa njerezit me helmeta elektronike ne imazhin e realitetit virtual nuk arrijne te zberthejne "vallen kozmike", atehere, perse nuk zhvishen nga kozmetika dhe nuk vazhdojne te kendojne?…
Por, ku do te shkruheshin notat, po te mos ishte pentagrami? Ne imazhin sakral, thote autori. Me nanopoezi:
Blete
jam
une
…per te hyre keshtu ne kozmosin kreativ, permes Hazareve (notave), te nje populli, qe thote autori, qe mbeti pa gjuhe…
Dhe fillojne tingujt e pare te "Nektarines":
"pelcet si rrushi i pjekur nga, malli per te dashur…"
kengen, autori e gjurmon neper histori dhe e gjene ne nje kokerr pjeshke, te mbeshtjelle nen vellon e misterit. Gjurmet e saj fillojne nga mjediset urbane( ordinanca stomatologjike, ne dyqanin e berberit, tek kepuctari…) dhe vazhdojne neper rruget e vjetra tregtare dhe letrat, sic eshte ajo qe vjen nga miku Xhon( e shoqeruar me tingujt e Sara Brightman).
Shkalla tjeter e avancimit shpirteror shfaqet me mesuesen serbe dhe leksionet e saj mbi shqiptaret dhe serbet, ku zhvishen te gjitha nacionalizmatt, per te arritur deri ne substratin NJERI, bazen e ekzistences se shpirtit kozmik!
Dashuria vazhdon me zerin operistik te Maria Callas, me emanacionin e qenesise, ku autori, sipas mendimit tim, me metoda kabalistike numerologjike( sipas modelit te Nostradamusit!) shprehet,:
I dashuri une. Ketu dua ta mbjell lulen si kupe, e t'i rrudhe buzet me mbyllje te mbrendeshme si kerthiza.
Vazhdon muzika korrale, kishtare, me zerin e Georgije Ivanovich Gurdijjeff dhe me letren e mbretit te Judese Davidit, letren paralajmeruese per totemizmin dhe paganizmin veteshkaterrues te njerezimit.
Dy yje, ose thene me mire, dy nota e karakterizojne vepren kompozicionale te "Nektarines"; njera qe shpie drejt lartesive te qiellit dhe tjetra drejt thellesive te detit … distanca keto qe karakterozojne sufizmin.
Vazhdon muzika kelte-irlandeze me zerin e Loreena Mc Kennitt. Misticizmi me shtyllat e tij: Fshehtesia, Intelekti, Dashuria, Miresia, dhe Miqesia.
Shtylla e pare FSHEHTESIA FSHIHET NE DRITE" I sjell autorit nje partiture nga “shtepia e Bethovenit" ( kompozitori u cilesua nga Igor Stravinski (me apo pa te drejte)-gjeni!).
S’di pse, por "Nektarina" me detyron te mendoj se une Radije Hoxha Dija, jam ne anabioze"…Jam fare e pjeshkes nga Persia…
C’koincidence!
Frederik Shopen ka thene: Askush s'mund te ma rrembej ate qe eshte e imja! Fahredin Shehu thote: nuk kerkova dicka qe nuk me takonte…

Po, pra. Eshte ky principi Jin dhe Jang. Muzika dhe Heshtja. Dicka ne mes…Harmonia. Gjurmimi ne kuint-esence te vetvetes. Sic thote autori:" Forca per te dashuruar edhe atehere kur dashuria nuk te do!"
Radije Hoxha Dija
28 qershor 2003
Prishtine



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.