Letërsia Shqiptare

Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë
E diel, 03-02-2008, 04:47pm (GMT)

Recension

Ngacmimet emocionale në metaforë

(Ilam BERISHA: "Aromë poetike", Poezi, Botim i autorit, Prizren 2002)

Nga Gëzim AJGERAJ

Gëzim Ajgeraj
Përceptimi i brendshëm poetik, i shprehur në metaforë, është libri i parë i poetit; Ilam Berisha. Me një sens të hollë dhe të lehtë poetik, autori paraqitet me mjaftë suksesë përpara lexuesit, duke sjellë në vargë  botën e brendshme emocionale dhe ajo që e rrethonë atë. Duke e lexuar këtë metaforë, lexuesi i mirfilltë, krijonë përshtypjen e një mjeshtrie të hollë poetike, fjalë pakë, e kuptim gjërë, që premtonë në të ardhmen ngritje të suksesshme në rrugën e vështirë të mjeshtris së pendës. Një titull pak ca  modest, për vargjet që ndërtojnë librin, megjithatë  për fillimin e mbarë një akceptim i tillë e mbanë vulën e arsyes.

METAFORA  FJALËS

Libri "Aromë poetike" i poetit të ri Ilam Berisha, është metafora e përjetimeve emocionale dhe botës për rreth, që e ndërtonë universin e njeriut tonë në këto anë. Fjala në vargë na vjen si një qiltërsi metaforike e cila në vete ngërthenë qiltërsinë  fjalës kuptimplotë. Aromë poetike, është titulli dhe vargu me të cillin hyjmë në botën metaforike nga e cila do të na delë përpara i gjithë ai universi shqiptarë si preokupim njeriut të kohëve tona, në këtë rastë i poetit. Coptimi i hartave të europës, na vie si pikëllim i njeriut tonë, i cili nga këto gjeografi të coptuara më së tepërmi u dëmtua. Ai i nda në disa pjesë e copa, duke qenë i munduar, i shtypur e i masakruar në këtë "relief të deformuar" siq thotë vargu; ( Trup i ndarë, f. 6). I gjithë ky udhëtim, bartet mbi rrudhat e njerit tonë të shumëvuajtur si shpresë e një të ardhme më të mirë. Dykrenarja, është pika e bashkimit të njeriut tonë të shkapërderdhur gjithandej, pa të cilin synim do të ngelim gjithmonë tronditjeve. Tronditje të cilat njeriu i ynë i përjetoi lotit, gjakut,  hirit mbi kulla, deri te skalitja në lapidarë, apo ardhjes së pjeshsme të agut të bardhë i cili doli flakëve të luftës.
Shkrepsë e huaj
flakë në qielln tim
ofshamë gjyshi, stërgjyshi...
nën hirin e shekujve.
Etje për dashuri
tokë e larë me gjak
për prehje të qetë.
       FLAKË, (f.10)
Janë hijet e zeza, që kanë harbuar mbi tokë e nën tokë dhe në dheun e poetit kërkojnë të bëhen zotë. Është e dhembshme sa edhe vetë plagët me të cilët doli nga flakët e luftës, pak vite më parë ky popull, por është realiteti i cili sillet si hije e zezë dheut të arbërit. Janë intrigat ato, që njeriun tonë e bëjnë edhe më të vuajë. Janë gacat e fshehura nën hirin e Kosovës, të cilat me dinakërin e tyre, pjesërishtë nën dorën e kaskave blu, i bëhen hije të zeza, njeriut tonë, Kosovës.  Poeti synon një botë të re, pa grila, nga e cila njeriu ynë do të ndihet i lirë në rrugën e ardhmërisë.

KUJTIMET PËR VENDLINDJEN

Ai i hedhë një shikim të kaluarës, duke udhëtuar nëpër kohët e dhembjes të cilat për asnjëherë në histori nuk ju ndanë njeriut tonë, Vërrinasit plisbardhë. E gjithë kjo kohë, njeriun e këtyre anëve e përcolli si një tragjedi nëpër të cilën kaloi kombi ynë. Ajo u bartë deri në luftën e lavdishme të popullit tonë, nëpër njeriun heroik të këtyre anëve. Koha në të cilën e jetonë njeriu i ynë sotë, është; bota pa orkestër, nga e cila dikush ndihet i lirë, dikush i shtypur, dikush i pasur e dikush i varfër, në fundë duke mos qenë e askujtë ajo. Qyteti i lidhjes, është shpresa, drita nga e cila shpërndahen rrezet te përtej atdheut. Janë këshillat prindërore, rruga e atdheut, përkushtimi për kombin. Të pa ndashme janë kujtimet për vendlindjen, herë vijnë nostalgjike, e herë herë edhe të dhimbshme, duke bartur në vehte dhembjet e kohëve të zeza që ikën bashkë me barbarin e veriut. Lapidarët që ngrihen gjithandej Vërrinit, jan kuptimi i heroizmës të njeriut të këtyre anëve, në përpjekje për një botë sa më të mirë. E gjithë kjo tronditje e njeriut tonë, bartet përmes vargut të poetit, si një botë shum ngjyrëshe, që herë mbytet mallkimit, mjerimit, hipokrizisë. Janë pikat e ndryshme të vështrimit nga të cilat njeriu i pendës i përjeton si të dhimbëshme ato.

E SHKUAR, POR KURRË E HARRUARË

Sa do e shkuar, kohë barbare nëpër të cilën kalum, asnjëherë e harruar. Ajo bartë gjurmë në njeriun tonë, në dhembjen, në fjalën dhe në vargun e poetit. Shembja e maskave, (f.38) siq e quan poeti rënjen e barbarit, është shpresa e rrezeve të bardha. Ato rreze sjellin me vete edhe dritë nëpër shkëlqimin e të cilës duhet të shikoi njeriu i ynë. Janë toponimet e huaja të mbjella si gjurmë barbare të veriut të zi, të cilat duhen shkulë njëherë e përgjithmonë nga këto troje. Arbëria, është shpresa e re e poetit, plagë e bartur me shekuj nga një emërtim i dhunshëm që ishte mbuluar dikur. Ajo ishte bartur në mendjen dhe në shpirtin e njeriut tonë, për të ardhë e pa prekur në një ditë të bardhë dhe për të u ripërtërirë Arbëria. Ajo vie me qëndresën, luftën, kushtrimin për flijim që i dha njeriu i ynë.

DËSHMORËT, LINDJE QË S'VDESIN

Janë ata, të cilët e sollën këtë rreze drite, këtë shkëlqim, që njeriu i ynë sa do pakë të ndihet frymëlirë. Patjetër, përkushtimi i poetit, na vie si mirëjohje, për ata që dhanë gjthqka nga vetja, për një botë tjetër. Janë legjendat e tyre, janë legjendarët ata që i dhanë shkëlqim kësaj copë lirie, kësaj frymë lirie, kësaj fjale të lirë.  Lidja që s'vdes, (f.44), është poezia me të cilën, poeti i përkushtonë kryelegjendarit.
Lindje që s'vdes
as sot as më vonë
udhërrëfyes parajse
do t'jetë përgjithmonë.
    LINDJE QË S'VDES
     (Adem Jasharit)

Është ky vargu i përkushtimit, me të cilin kujtohet legjenda e historisë më të re të kosovës, i cili dha gjithqka nga vetja, që ky popull të jetë i lirë në trojet e veta. Lufta që u zhvillua në këto anë, mori shumëqka me vete dhe shum gjurmë e dhembje në shpirtin e njeriut tonë, në këtë rastë edhe të vetë poetit, i cili e përjetoi edhe vetë mbi shpatullat e tijë. Ai bartë me vete një bagazh të gjërë kujtimesh por edhe dhembjesh te cilat ia la ajo. Xhevat Berisha, është legjenda e luftës së Vërrinit, është bashkë-kohënik i poetit, koleg i punës në arsim për shumë vite. Patjetër dhembja përjetohet shum afër, por edhe krenaria si pjesë e luftës dhe e veprës që e la Xhevati. Ai na vie si pishtarë i lirisë, (f,46), në vargjet e përkushtimit për të.
Buzëqeshur
krenar
shpirtëbardhë engjëllor
udhërrëfyes mirësie
Fanar i pashuar
për ditë të arta Lirie
      PISHTAR I LIRISË

Pa dyshim se lufta pati shumë dëshmorë, edhe ajo e Vërrinit, shumicën nga të cilët poeti i njohu nga afër dhe iu kushtoi vargje, por ata janë të shumtë dhe nuk mundë të hyjnë në një libër, por jo edhe në krjimtarinë e ardhëshme krijuese të autorit. Rënjet, pa tjetër e kanë misionin, ato bartin me vete amanetet të cilat i lanë dëshmoret që e bartën barrën e ringritjes sonë, ringritje e cila solli rreze të arta këtyre trojeve. E gjithë kjo që u tha dhe ajo qka mundë të thuhet, më bukur thuhet përmes vargut metaforik, të cilin mundë ta përceptoni më së miri gjatë leximit të këtijë libri.

Zvicër, nëntor  `03



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.