Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 03:58pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise
E diel, 03-02-2008, 04:54pm (GMT)

Nga Gëzim AJGERAJ

Xhevat Berisha: „PISHTARI I LIRISË“ , poezi, botoi „Fan S. Noli“ , Prizren 1999

Shpeshherë vargu është personifikim i poetit. Poezia e Xhevat Berishës, ka këto elemente, të cilët në të shumtën e rasteve e karakterizojnë personalitetin atdhetar që e kultivonte në shpirt, Ai. I gjithë ky varg, na jep të kuptojë personalitetin atdhetar e militant, të mësues Xhevatit, i cili pa asnjë hezitim, e vënë veten në shërbim të atdheut deri në vetëflijim. Është simbolika e vendosmërisë, qëndresës e militantizmit që kthehet në hero dhe fiton pavdekësin. Sepse vetë rënja e tij për idealin më të lartë, të çlirimit të atdheut është madhore, ashtu siç edhe ishte i përcaktuar Ai.

1. Përcaktimi jetësor

Lufta për çlirimin e atdheut, ishte mishërim i jetës së tij. Dhe kjo përpjekje, veprimtari herë ilegale e herë legale, e kishte pritur ditën, për të u vënë në ballë të militantizmit, për realizimin e lirisë së atdheut e të popullit të vetë. Por, si mësues, veprimtarë i çështjes së atdheut, ky shpirt poetikë herë pas here shkruante edhe poezi, për mes të cilës, duke e nxjerrë muzën e brendshme të shpirtit të tij, dhe duke e ngritur në varg simbolikën e qëndresës, poezia e tij bëhet kushtrim. Edhe pse kjo poezi, na vjen pas rënjes së tij, si një testament i shkruar, na sjellë botën e brendshme poetike, të një shpirti krëngritës i cili kurrë  nuk u nënshtrua. Dhe nëpër gjithë këtë gërshetim temash e motivesh, lexuesi mundë të konstatojë se poeti ishte shumë afër fjalës të thënë në varg dhe veprimtarisë që e bënte për atdheun. E gjithë kjo, e shoqëron një personalitet të sinqertë, atdhetarë e militant, siç ishte Xhevati. Dhe ky guxim e militantizëm i tij vjen edhe në vargje:

Nga fjalori i tij
fjala frikë treti,
krimin e hedh në përrua
ushqehet me ambroz.
Fjala e tij nektar
ushqim i plisave.
Në këtë kohë
pasuria mjerim
jeta ka një qëllim
Kosovë – Nënë Shqipëri.

              (Pishtari i lirisë)

Ai e ndiente vuajtjen e robërisë, të popullit të tij, e përjetonte atë nga afër dhe s'kish si të ishte ndryshe. Duke e bartur me vete gjithmonë idealin e lartë, idealin që e bartën e e trasuan atdhetarët më të devotshëm të kombit, idealin e bashkimit, e që ai kurrë nuk iu nda kësaj ideje. Përkundrazi, ai veproi, punoi e luftoi për të. Pikërisht, këtë ide e ka vargu i tij i lënë në dorëshkrim, vetëm sa e aktualizo, një kërkesë sa e shenjt aq edhe e drejtë. Dhe vetë shenjtëria e sajë rrënjët i ka në gjakun e derdhur nëpër histori. Pikërisht ai gjak, bëhet thirrja për zgjim; /Do të fillojë dasma.../ Krushqit duan prijës / faqebardhë e krenarë / syshkëndijë e plisbardhë. " dhe thirrja bëhet më e fuqishme, koncepti i luftës është shtegu që do të i hapë shtigjet këtij bashkim; / Ta rrëzojë murin e ndarjes / Ta bashkojë qiftin e ri / Ta hedhin vallen e lirisë/. Pra, vetëm atëherë do të mundë që të jemi të lirë, nga kjo dorë barbare që ka renduar mbi popullin tonë. Koncepti i lirisë, për poetin ka qenë koncepti i idealit të përcaktuar prej kohësh, dhe sigurisht se ai e përcjellë edhe vargun e tij. Vargut poetik, nuk i mungon as figura e Skënderbeut, figura e frymëzimit për guxim e trimëri, figurë e cila bëhet frymëzim për luftëtarin e lirisë.

2. Gjak për atdheun

Fryma e masës së gjerë të popullit, ishte fryma e përditshmërisë  së tij, sepse ai frymonte mes tij, mes dhembjeve që ia sillte armiku, mes vuajtjeve e të vuajturve, mes të robëruarëve pa liri. Dhe vetë atdheu i robëruar, i shtypur e i nëpërkëmbur nga qizma e huajë, brenda për brenda ishte ferrë sepse atij i rrinte barbari mbi kokë; e që poeti e ndiente në çdo hapë atë ferr. Është i pa tjetërsueshëm rebelimi poetik edhe në varg, sepse personaliteti i poetit përbën edhe vetë hallkën qendrore të djemve të lirisë, që luftuan nën emblemën e UÇK-së.
Pra i gjithë ky shpërthim, vjen pas një kohe të gjatë pritjeje, përbuzje, nëpërkëmbje nga dora barbare, që e ndrydhi dhe e zbehu idealin dhe krenarinë e shqiptarëve. Kjo kohë pati shumë "ndërkamca", mashtrime, tradhti e çka jo tjetër, për çka poeti i ndiente nga afër ato. Pra është një kohë "paqeje" brenda një robërie shtrydhëse, e cila e patë ndrydhur identitetin e shqiptarit deri në palë e gjak dhe çdo ditë i skuqte votrat shqiptare me gjakun e djemve më të mirë të atdheut. Ishte një kohe e rreme, brenda të cilës më së shumti e pësonin djemtë më të mirë të atdheut. Dhe jo më kot, pikërisht në këtë kohë, ai shkruan këto vargje;

Unë yt bir
hesht e duroj
rob i tokës sime
me sy e i verbër,
i fuqishëm e frikacak
çizmja e sllavit shkel
Kosovë të tradhtova
hesht e duroj
e zezë kjo pafundësi.

           (Kosovë të tradhtova)

Kjo poezi, për kah nivel artistik është mjaftë e realizuar. Ka një klithmë domethënëse të theksuar, dhe sikur kjo klithmë donë ta thyej këtë heshtje, këtë durim, sepse nga e gjithë kjo amulli pritjeje, poeti e sheh një fund jo të mirë. Flasim këtu përgjithësisht për kohën kur dhunën e armikut mbi ne, e shtrydhnim brenda një durimi, i cili i hante djemtë më të mirë të atdheut. Është një shpalosje e dhembjes poetike për Kosovën, njeriun rob të sajë mbi të cilin ushtrohet dhunë e vazhdueshme, dhe duron. Po ky durim, herë her është mbjellje frike, nënshtrim dhe pajtim në gjendjen e robit. Por a mundë të pajtohet poeti karshi kësaj kauze nënshtrimi, jo kurrë. Brenda këtij mllefi e shpërthimi, e gjejmë thirrjen, kushtrimin për zgjim, një zgjim i cili do ti thënte prangat e kësaj robërie. Dhe këtë kushtrim, sikur e gjejmë në vargun; / Fisi e lëshoi kushtrimin / mëmëdheu rroku çiftelinë/, pra është një simbolikë brenda të cilës fshihet thirrja për luftë, apo në këtë rast çiftelia është bëhet shënjim i simbolikës së pushkës. Një simbolikë, të cilën poeti tani më dëshmorë, e përdori edhe gjatë aktivitetit të tij legal e ilegal për atdheun. Është edhe një simbolikë, që e plotësonë këtë mendim, kur dihet se shqiptari edhe duke luftuar me armë në dorë, nuk e ndali këngën, por krismën e sajë e bëri tingull bashkëshoqërues të këngës. Dhe ky kushtrim erdhi, ai buroi nga gjiri i popullit, etja e tijë për të të lirë, zot në tokë e në vend të vetë. Ai kushtrim mbushëlloi malet me rreshtat e luftëtarëve të lirisë.

Natë e ditë udhëtojnë
breshëri nuk i ndal 
                (Kalorësit e lirisë, fq. 46),

I këndon poeti, kalorësit të lirisë, sepse ai është i bindur se liria nuk vjen pa luftuar për të. Prandaj, poeti përmes vargut, projekton figurën e luftëtarëve të lirisë, të cilët ecin pa u ndalur në rrugën për çlirimin e atdheut, pamvarsisht motit të ligë që poeti e identifikon armikun. Tani më kushtrimi për liri, është dhënë dhe brenda atij kushtrimi ndihet zëri i luftës për liri. Ndihet thirrja për ta mbytur ferrin dhe për të ecur drejtë rrugëtimit dritës, lirisë.

Pa fillim
i gjithëfuqishëm i gjithëmëshirshëm
a e sheh popullin tim?
Vrasje, tortura
I madhi përpin të voglin
Padrejtësia a durohet?!
Punën e filluar
duhet kryer me nder
Ndihmona, Perendi!

                (Perendia, fq. 51)

3. Vargu si testament

Rënja e Xhevat Berishës, në altarin e lirisë, shënon rënjen më heroike të një luftëtari të lirisë, në fushën e nderit. Lufta për lirinë e atdheut, ishte përcaktimi jetësor i tij që u shkrua nëpër faqet e historisë së atdheut. Ndërsa përjetësia e tij, është përjetësuar në lapidarin e lirisë. Ai si testament të shkruar na e la vargun, fjalën e çiltër të një shpirti poetik që shoqëronte atë. Dhe të gjitha këto vargje, të lëna në dorëshkrim, janë një testament që e sjellin mes nesh frymën poetike të Xhevat Berishës. Vargu i tij artikulon qartë mesazhin e testamentit të poetit. Edhe pse është një varg i çiltër e modest, ai artikulon qartë zërin e tij prej luftëtari, prej bilbili që diti të i këndojë atdheut edh atëherë kur ishte më së vështiri, me një zë shumë të çiltër, që fatkeqësisht u ndalë herët. Megjithatë, ai ishte i prerë se: "Liria nuk vjen pa e kapur pushkën", dhe pranë këtij ideali edhe flijoi. I gjithë vargu i tij, shquhet për idenë, motivin dhe madhështinë, për kohën brenda të cilës mbijetoi populli i ynë, atdheu, duke i argumentuar ato koha, se pa qëndresën dhe luftën që e bënë djemtë si Xhevat Berisha, nuk do të kishim as këtë copë liri që e kemi sot. Vargu i tij, është një zë i çiltër, i cili përherë do të na e sjellë mes nesh mësuesin,  atdhetarin, patriotin e militantin e Kosovës.

Dhjetor 1999, Prizren


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008)
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008)
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008)
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008)
PARISI KOT?! (30-01-2008)
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008)
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008)
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008)
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008)
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008)
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008)
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008)
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]