RECENSION
Gëzim Ajgeraj
(Pas një leximi të librit: “Atentat brenda germës L”, Muharrem Blakaj)
NJË DOSJE NËN DIOPTRIN E PROZËS
Muharrem Blakaj “Atentat brenda germës L” , botoi SHKSH “Mëmëdheu”, Zvicër, 2007, shtyp: ADEA, Prishtinë
 |
| Gëzim Ajgeraj |
Duke lexuar romanet e shkrimtarit Muharrem Blakaj: “Misioni sekret”, “Thesaret e humbura” dhe së fundi “ Atentat brenda germës L”, hasim në ndjenjën e fuqishme dhe përkushtimin për ta paraqitur fatin dramatik të shqiptarit që kaloi nëpër dekadat e fundit të shekullit që e lamë pas.
Nga romani në roman, Ai po dëshmonë gjithnjë e më tepër mjeshtri e profesionalizëm në trajtimin dhe zbërthimin e ngjarjeve, që për kah aspekti psiko-filozofik herë herë janë edhe komplekse. Duket se Autori ka një përvojë shum të pasur me një stil të veçantë të të shkruarit, ai ia ka dalë me sukses të krijojë stilin e tijë i cili në të lexuar është tërheqës. Stil, i cili për mua është shumë tërheq duke pasur parasysh njohurit e krijuara, në veçanti atë të romanit, mundë të konstatojmë se vlerat e stilit dhe ngjarjet e trajtuara në këto romane, e në veçanti në këtë të fundit, kapërcejnë ato nacionale. Pra, dua të shtoj se ky libër edhe po të përkthehej edhe në gjuhë tjera, mendoj se sukseset do ti vinin pas. Ka shumë arsye për këtë konstatim: trajtimi i ngjarjeve në roman, gjuha e pasur leksikografike, ngjarjet e trajtuara në roman dhe paraqitja e tyre me një gjuhë të kulturuar letrare dhe shum arsye tjera, e bëjnë këtë roman dhe shkrimtarin Blakaj, një mjeshtër me një kulturë të veçantë të prezantimit në letërsi. Madhështia qëndron në faktin se ngjarjet e trajtuara edhe pse për kah natyre janë të çështjeve nacionale, në libër ato kalojnë në univesializëm. Pra, pikërisht këtu qëndronë edhe pika kulminante e mjeshtërisë së shkrimtarit Blakaj.
Nën performancën e artit letrarë
Një temë shumë kompleke, e formësuar dhe kapur nga një tjetër dimension, është filozofia e romanit “Atentat brenda germës L” të shkrimtarit Blakaj. Përveq temës shumë interesane qe mbërthen në vete ky roman, ai kapë bërthamen komplekse të prpaskenës së një atentati me të gjitha pregaditjet dhe zhvillimet deri në ekzekutimin e tijë. Gjithë kjo ngjarje e trajtuar në këte roman, është një pasqyrë e gjithë atyre prapaskenave që sigurimi serbë bashkë me kolaboratorët e tijë, i përpiloi, i pregaditi dhe i egzekutoi ato, në janar të vitit 1982 në Gjermani. Për ne është i njohur rënja e tre militantëve të lëvizjes sonë kombëtare, dhe dihet botërishtë se i vrau UDBA serbe. Por si u pregadit, si rrodhi dhe si ndodhi kjo në prapaskenë, ështe një ngjarje në vete. Pikërishtë kësaj pasqyre te ngjarjes, i përafrohet ngarja e trajtuar në roman, e cila na krijon një pasqyrë origjinale të këtyre zhvillimeve. E gjithe kjo, vjen falë mjeshtrisë krijuese të autorit, i cili me pjekuri të lartë, arrin të performoj me shumë origjinalitet zhvillimet në prapaskenën e këtije atentati.
Ky fakt e bën shum të rendësishëm librin dhe së dyti, jemi mësuar shpeshherë që ngjarjt nëpër libra ti prekim nga faqja më e përafert e ngjarjeve apo nga këndi më i ynë. Ndërsa këtu, autori falë imagjinatës na krijonë një optikë ku lexuesi ka qfarë të shpalosë.
Koha e ngjarjes dhe libri
Jan dy dekada e gjysmë nga koha e atentatit mbi tre martirët e kombit tonë dhe librit. Megjithatë edhe pse ajo paraqitet nga ana e atentatorëve (personazhe në roman), ngjarja është rujtur e freskët edhe në formën e trajtuar. Tani më shumqka dihet nga ajo kohë dhe duke e leuxar librin edhe pse nga një kënd tjetër, ai të kthen ne origjinaliteti ngjarjeve. Ketu mundë të themi se autori konsultuar materiale të ndryshme duke i shfrytëzuar ato në pasurimin njohurive rreth ngjarjeve. Pra ai në një formë qëndron afër ngjrjeve, falë edhe imagjinatës fantastike në trajtimin e një zhanri të tillë të të shkruarit. Dhe falë kësaj mjeshtrie imagjinative, ai na krijon një verzion imagjinativ të kapshëm dhe të akceptueshëm përballë ngjarjes në realitet. Dhe e gjithë dëshmi e paraqitur në roman, kuptohet në formën letrare, na bënë të kuptojmë se autori për objekt mbështetje ka dëshmi, arkiva dhe konsultime të gjëra me njerëzit e përafërt të tre dëshmorëve. Kjo për sa i përket pjsys përfundimtare të epilogut. Ndërsa për sa i perket dosjeve dhe bartësve t¨sajë, krijojmë përshtypjen se autori e vën në lëvizje imagjinatën e krijuarit, duke u mbështetur edhe në përvojën, kur dihet se edhe vetë autori ka vuajur burgje nga UDB-a serbe cila i vrau edhe të vëllanë në vitin 1986. Pra e gjith kjo përvojë bartet nëper kohë dhe so në këtë libër vie e kompletuar në mjeshtrin e artit letrrë.
Personazhet e romanit
Ata janë emrat e dosjes e cila në vete kapërthen Atentatin e UDB-ës serbe kundër tre udhëheqësve të lëvisjes tonë kombëtare; Jsufit, Bardhit e Kadriut. Emrat e vartësve të dosjes jepen të koduar, duke e ditur se ato gjithmonë kan për synim konspiracionin. Është fjala për grupin e personazheve te para. Ndërsa për sa i përket martirëve (citat i yni), edhe ata nuk jepen me emra, por me shifra të koduara. (Kur jemi këtu, japim edhe një plotësim). Autori duke i venë në plan tre personazhet e pikës së dosjes, përjashton pretedimet e përhapura më vonë, për kokat e katërta, të pesta e keshtu me radhë. Edhe një plotësim; kjo nuk do të thotë se UDB-a serbe i kurseu shqiptarët rreth kësaj treshe, përkundrazi, siq e dimë, ajo po të kishte mundësi, s'do të linte shqiptarë mbi dhe. Po kthehemi tek ngjarja. në planin e dytë jan personazhet që e ndihmonin zbatimin e planit apo edhe ata të rastit që shpeshë ndodhen përballë gjeneralit, Piratit, Studentit etj. E njejta situatë paraqitet edhe për rreth (tre martirëve-plotësim i ni), kur herë herë gjenden personazhe që nuk i takojnë planit të dosjes. Dhe duke i vënë në ballë këto personauhe të dy anëve të kundërta, autori arrinë të trajtojë ngjarje të cilat për ka natyra dominante në roman, paraqet të gjitha synimet dhe planet e UDB-ës serbe, në përndjekjen, burgosjen, vrasjen dhe shfarosjen e shqiptarëve. Dhe Atentati kundër tre udheheqëve të lëvizjes kombëtare është dëshmia më origjinale e kësaj. Ngjarja përmbyllet me epilogun brenda të cilit dali personazhe të reja, të cilët e përfundojnë atë, pasi që atentatorët (nje pjes e tyre tani më ishin larguar nga ngjarja për tu pozicionuar në pika tjera). Është pra një formë shum interesante e përfundimit të romanit, që për aspektin letrarë është formë e kapshme. Ngjarja përfundon aty ku edhe përfundon misioni i gjithe planit sekret, të UDB-ës serbe, kundër tre martirëve të kombit shqiptarë.
Tema e romanit
Burimi i ngjarjes siq dihet merret nga realiteti. E gjithë ajo ndertohet në baza të reales se qfarë ka ndodhur me tre udhëheqësit e lëvizjes sonë kombëtare. Edhe pse në roman nuk flasin ata, por për ta fletë pala e kundërt e cila e dominon temën e romanit. Pra, mbi këta tre udheheqës të lëvizjes kombëtare shqiptare, u krye atentat dhe kjo dihet nga kush. Por ne duam të ndalemi tek tema. Për mua, skema Aristoteliane jo gjithmonë drejtë mundë ti qendrojë kohes; kur thot; historia tregon atë që ka ndodhur, ndërsa letersia atë që do të ndodhë. Sotë romni hartohet në stile dhe forma te ndryshme. Pa u zgjatur shumë, romani Atentat brenda germës L, edhe pse per nga tematika, i takon një ngjarje historike, mënyra e trajtuar, gjuha dhe prizmi nga i cili është kapur tema, ka bazën e paster letrare. Në roman, nuk ka pretendime, nuk ka personazhe që dëshirojnë ti imponohn kohës dhe brezave. Ajo, është një e vertetë e ndodhur, e cila edhe pse nga një këndë tjetër i shikuar dhe i shkruar, per kulturën dhe letrat tona ka rëndësi të dyfishtë. Duke e shikuar temen e trajtuar, në pikpamje të pasterta letrare, romani Atntat brenda germës L, lirishtë munde të përkthehet dhe gjuhe të huaja, sepse po të shikohet një sy i huaj, është shum i kapshëm dhe interesant. Pra, duke mos u zgjatur shumë, por duke u kthër tek fillimi, autori ia del të realizoj aspektin psikofilozofik në roman. Sepse ai me ketë roman arrin që edhe lexuesin e huaj, ta bindë për të bëmat e liga të UDB-ës serbe kundër shqiptareve (shikuar gjithmonë nga kendi letrare). Kjo për fatin, se vet atentati kunder tre udhëheqësve të lëvizjes sonë kombëtare, ishte krim. dhe ky mision psikologjik, tek lexuesi është arritur. Po ashtu edhe filozofia e ndërtuar në roman sikur e ka një mision te tillë. Ndërsa duke u kthyer sërish tek tema, sikur vetë ngjarja e ndodhur ia jep edhe titullin e romanit.
Gëzim Ajgeraj, Grabs, 17. 1.2008
Përmbledhje e shkurtër kujtimesh për tre pishtarët e lirisë!
Të vrarë nga UDB Jugosllave, më 17 janar 1982!
Sa herë vjen Janari, na kujton dhimbjet e shum-fishta. Në janar janë vrarë shumë bij të shqiptarisë, u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Baftiari, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu etj.
Me pak fjalë po e përshkruaj një pjesë nga veprimtaria e tre dëshmorëve këtu në mërgim! Kaluan plot 26 vite nga vrasja mizore e kryer nga UDB Jugosllave, në natën e acarit të 17 janarit 1982. U vranë shkrimtari , poeti, intelektuali, trimi Jusuf Gërvalla, bashkë me vëllanë Bardhoshin, besnikun e Kosovës dhe me intelektualin, gazetarin, organizatorin e palodhur Kadri Zeka.
Këta tre bij dhe shumë bij të tjerë u vranë nga dora e zezë e Udbes dhe me ndihmën e tradhëtarëve, kriminelëve e shërbëtorëve të tyre shqipfolës, në Untergrupenbach, një fshat afër Heilbronit në Gjermani.
Po e filloj me fjalën e të madhit Jusuf Gërvalla, i cili thotë:” Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme” Kadri Zeka, kishte ardhur nga Zvicra për tu parë me shokët dhe në veçanti për tu takuar me Jusuf Gërvallën, për të biseduar për bashkimin e dy organizatave simotra dhe për një koordinim të aktiviteteve më të mirë.
Kosova ishte e tëra në këmbë, studentët, rinia dhe populli kishin dalë në demonstrata dhe kishin vendosur, që kësaj here nuk do të ndaleshin pa u realizuar kërkesat e ligjshme, të mohuar me shekuj. Këtu, në margim ekzistonin disa grupe, që merreshin me një lloj organizimi, por u mungonte drejtimi. Mërgata ishte ende në kllapi! Ajo duhej zgjuar! Mërgimtarët tanë, në atë kohë ishin të pa informuar, nuk kishin interesim për Kosovën dhe viset e saja etnike shqiptare të okupuara! Armiqtë tanë kishin ndarë nga shteti amë Shqipëria, më shumë se gjysmën e territorit! Por jo vetëm kaq, ata i ndanë edhe nga Kosova në tri republikat sllave, nën tutelën e Jugosllavisë! Shqiptarët mërgimtarë para vitit 1980 vëmendjen e kishin vetëm tek fitimi, gjëra tjera kishin lënë pas shpine!? Por megjithatë, faji nuk ishte te mërgata, të cilët ishin të shitur si krah pune! Në atë kohë ishte papunësi e madhe për shqiptarët. Por më e keqja ishte se Jugosllavija bënte një politikë shumë të rrezikshme, duke e vënë tërë aparatin shtetëror, në ndjekje të veprimtarëve, që merreshin me çështjen e padrejtësive që u bëheshin në vendet e tyre. Pra, në radhë të parë ishim ne, shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare në ish-Jugosllavi. Titistët jugosllavë e paraqisnin si shtetin më demokrat, për të drejtat që i gëzonin të gjitha kombet që e përbënin atë Jugosllavi! Por kjo nuk ishte ashtu! Ata shqiptar të cilët e ngrinin zërin, për të kërkuar të drejtat, ata ndiqeshin, burgoseshin, mbyteshin, vriteshin! Burgjet ishin të mbushura me patriotë shqiptar! Ndaj popullit shqiptar i bëhej tjetër politikë! I bëhej një genocid i paparë! Ky genocid bëhej gjithandej tek shqiptarët brenda dhe jashtë Jugosllavisë! Përfaqësuesit diplomatikë luanin rolin e agjenturave, ambasadat dhe konsullatat jugosllave ishin në lëvizje. Në veçanti, në konsullatën e Shtutgartit ishin grumbulluar të gjithë ndyrësirat e mbarë Jugosllavisë dhe vepronin si të çmendur pas veprimtarëve tanë! Në gara ishin shqipfolësit më të fëlliqur së bashku me ata Jugosllavë! Shqipfolësit si Bashkim Hisari e shumë të tjer, të punësuar, nëpër këto çerdhe agjenturash, vraponin si zagarë nëpër haime ku banonin shqiptarët, për t’i frikësuar, që mos t’i bashkangjiteshin nacionalistëve, seperatistëve, irredentistëve shqipatrë! Sot me siguri ka edhe prej atyre zagarëve që i kanë zënë vendet kyçe! Disa prej tyre mbajnë edhe ligjërata nëpër fakultete, ata që i kanë duart me gjakun e bijëve tanë dhe gjakun e tre dëshmorëve, Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. Disa gjakpirës janë edhe në administratën e Kosovës, çuditërisht kanë edhe vende në Parlamentin e Kosovës! Ata, pra të atëhershmit, ata janë dhe sot!!! Ata gjakprishur e të shitur tek shkjau kur i vizitonin punëtorët nëpër banesa merrnin dhe nga një shkja me vete për ti treguar shkjaut, se ja ne që bëjëm për ti zhdukur irredentistat e nacionalistat!? Dhe pa fije turpi e pa pikë ndërgjegje ju flisnin për Jugosllavinë fjalët më të mira. Ata nuk mendonin për genocidin, që ushtronte shkjau serb mbi popullin e pa mbrojtur dhe për mijëra të burgosur!!! I kërcënonin mërgimtarët tanë me fjalë të ashpra, se po sa të shkoni në vendlindje do t’ju marrin pashaportën e do t’ju burgosnin! Çfarë nuk bënin shqipfolësit! Ata i ruanin karriget dhe pagat e majme që u jepte pushtuesi shkja për shpërblim!
Ardhja e Jusuf Gërvallës, në Gjermani dhe e Kadri Zekës në Zvicër e zgjuan mërgatën nga kllapia. Ata bashkë me disa shokë, u vunë në ballë të tyre, duke mos pushuar as ditën e as natën, duke i vizituar shqiptarët, kudo që ishin, nëpër banesa e baraka. Ata kishin për qëllim, që popullin brenda, por edhe mërgatën ta përgatitnin dhe ta bashkonin në një luftë të ashpër kundër okupatorit. Ja si thotë Jusuf Gërvalla: Një popull pushon të jetë i robruar nga ai moment që ngrihet kundër robërisë i vendosur që të luftojë deri në fund dhe me bindje të palëkundur në fitoren e tij”. Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi, me sjelljet e mira të tyre, me gjuhën e ëmbël vëllazërore, me mençurinë dhe inteligjencën e tyre intelektuale arritën dhe bënë shumë udhëtime duke iu folur, duke i sqaruar bashkëatdhetarët tanë, si me gojë, si mes shtypit që nxirrnin, për të informuar popullin, si brenda ashtu edhe jashtë. Shtypi për informim ishte gazeta “Bashkimi”, që dilte në Gjermani nga FKP, në të cilën punoi shumë Jusufi, pastaj “Liria”, në Zvicër nga OMLK-ja, e udhëhequr nga Kadri Zeka, dhe “Lajmëtari i lirisë” në Gjermani nga Jusuf Gërvalla dhe dy numrat e parë të “Zërit të Kosovës”. Pra ky shtyp shpërndahej në Kosovë, në viset e tjera shqiptare, në perëndim, Amerikë e deri në Argjentinën e largët. Këto shpërndaheshin nga bashkëveprimtarët e Jusufit dhe Kadriut. E informonin opinionin e huaj për padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve.
Armiku serbosllav e panë se veprimtaria e shqiptarëve jashtë kishte marrë hov të madh, si me demonstratat nëpër qytetet e shteve më të zhvilluara në perëndim, duke filluar në qytetin e Bërnit, Zyrihut, Gjenevës, Shtutgartit, Dyseldorf, Myni, Frankfurt, Bruksel, të organizuara menjëherë pas ngjarjeve të 11 marsit të vitit 1981. Këto demonstrata, u organizuan nga Jusufi, Kadriu e Bardhoshi. Nëpërmes këtyre demonstratave ju zbulua fytyra e Jugosllavisë fashiste për terrorin që ushtronte mbi popullin shqiptar. Por Udebeja Jugosllav e si kriminele që ishte mori hapa të djallëzuar. U dha urdhër kriminelëve vrastarë që t’i vrisnin bijtë tanë më të mirë, udhëheqësit e “Lëvizjes Çlrimitare Kombëtare”, Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin, në momentin kur bisedohej për bashkimin e ish organizatave simotra. Meqë Kadriu kishte dy javë që ishte martuar, donte të lajmëronte gruan e tij në telefon, se do të rrinte edhe atë natë te Jusufi. Për vëllezrit Gërvalla, ky veprim ishte i pa dëshiruar që të dilet jasht në atë kohë të acart të asaj nate të zezë! Ishin dy arsye për të dyshuar, e para ishte natë dhe tepër ftohtë dhe tjetra ishte se disa netë më parë, në orët e vona ishin diktuar disa lëvizje të dyshimta rreth shtëpisë së tyre!?! Por këta nuk do ti ndalonte as nata e zezë, as i ftohti i madh dhe as dyshimet e lëvizjeve! Trimat dalin dhe nisen drejt Garazhës! Që të tre hipin në makinën e Bardhoshit dhe duke dalë mu te dera e garazhit, kriminelët në pritje hapin zjarr dhe i vrasin!!! Kadriu dhe Bardhoshi ndërrojnë jetë në vend, kurse Jusufi plagoset. Çuditërisht ardhja e ndihmës së parë qe me shumë vonesë dhe kujdestari serb në spitalin e Heilbornit! Gjatë mjekimit, pas gjysëm ore edhe Jusufi vdes në spital! E gjitha kjo pra pa dyshim ka qenë e planifikuar mirë dhe në bashkëpunim me organet sekrete gjermane, që aksioni të kryhet pa shpëtuar asnjeri! Jusufi,Kadriu, Bardhoshi, aktivitetin e bënë bashkë, vdekjen e bënë bashkë. Gjaku i tyrer- skuqi borën bashkë, u varrosën bashkë! Ne, shokët, nëpër mes avokatit Miheil Wolf kërkuam nga konsullata vrastare në Shtutgart, që kufomat të shkonin në vendlindje e të varrosen atje, por nuk na lejuan as dhe me protestën që organizuam para dyerve të konsullatës ish-jugosllave në Shtuttgart.. Në këtë protestë ishin nëna Ajshe dhe babai i Kadriut, të cilët kishin ardhur për tu dhënë lamtumirën e fundit bijëve të tyre! Për t’i varrosur bashkë që të tre në varrezat e Bad-Canstadit, ne shokët e tyre me shumë përpjekje, kemi arritur që edhe Kadriu të varroset bashkë me vëllezërit Gërvalla këtu në Gjermani, sepse ai ishte banor i Zvicrës. Ndaj që 20 vjet edhe me varre ata ishin bashkë. Ne shokët dhe bashkëatdhetarët e tyre i kemi vizituar dhe u kemi bërë homazhe për çdo përvjetor. Eshtrat e tyre pas 20 vjetësh udhëtuan bashkë për në vendlindje e tyre! Ata ishin ideologë për çështjen kombëtare dhe vepra e tyre, ideali i tyre nuk vdes kurrë! Ata do të jetojnë bashkë e të pandarë dhe populli do tu ngre përmendore e lapidarë bashkë! Populli do ti bashkojë, ashtu si kanë vepruar, për një qëllim, që Kosova me viset e saj të çlirohen nga fashizmi serb dhe t’i bashkohen shtetit amë Shqipërisë! Disa pej shokëve, që lanë pas nuk u ndalën nga rruga që ata na mësuanh, na drejtuan. Po sot çfarë po ndodh!? Disa nga ata që na ndiqnin, na shanin, na vrisnin, se ishim nacionalistë, seperatistë, iredentist kanë zënë vendet kyçe duke u nisur nga kryeplaku i fshatit në parlament, qeveri etj. Po, po, na ndiqnin, se po ju prishnim bashkëvëllazërimin me shkije. Qelbanikët Titist edhe sot po bëjën që po duan në bashkëpunim edhe me SHKIJE edhe me të UNMIKUT e kanë sjell popullin pranë greminës nga varfëria e skajshme…
Ndërsa neve sot askush nuk na njeh, si shok dhe si bashkëveprimtar të tyre! Kur në atë kohë edhe hekuri shkrihej nga genocidi serb, disa as që dëgjoheshin se ishin gjallë! E sot, dalin si kërpudhat pas shiut dhe i bien gjoksit duke u mburrur se ka qenë shok i Jusufit dhe Kadriut! Ka edhe nga ata që kanë kontribuar edhe në vrasjen e tyre, dhe të tjerë që nën parrulën e “Bashkimvëllavërimit” të Jugosllavisë që na vriste natën e na qante ditën. Por Ushtria Çlrimitare e Kosovës pati në krye komandantin legjendar Adem Jasharin, Fehmi e Xhevë Lladrovci, e shumë trima të tjerë që ranë heroikisht në fushën e nderit! U qoftë lavdi e përjetshme! UÇK me luftën që kreu i tregoi vendin okupatorit serb.
Për të përfunduar se s’ka kurrë përfundim për Jusufin, Kadriun e Bardhoshin po ju them vetëm një rast, se si u përgjigj Jusufi kur unë i thashë se po flitet për vrasjen tënde! Ai u drejtua nga unë dhe më shikonte me ata sy si shkëndija dhe shprehës dhënës, duke më thënë, po pse në se thuhet e në se ndodh kjo! Ne të frigohemi!?! Dhe vazhdoi. Jo për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me shtetin amë Shqipërinë nuk na dhimbset Jeta. Edhe unë kam patur fatin të rrija, të bisedoja, ti dëgjoja, të udhëtoja, të veproja me Jusufin, Bardhoshin e Kadriun, të kryeja, të zbatoja, ato detyra që më ngarkoheshin nga këta trima. Ndaj me shumë respekt përulem para veprës së madhe të Jusufit, Kadriut dhe të gjithë atyre që skuqën me gjakun e tyre tokën e Kosovës dhe viseve të saja. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!
Faridin TAFALLARI Gjermani,16.01.2008