Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 10:54am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi''
E diel, 03-02-2008, 05:03pm (GMT)

Nga Gëzim AJGERAJ

Xhemajli Berisha ”KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI", poezi, K.L. "Fan S. Noli", Prizren, 2001

Në vendë të hyrjes:

Xhemajli Berisha
Fati i atdheut të robëruar, ishte edhe fati i Xhemajli Berishës. S'kish si të ishte ndryshe, kur ky mishërim me atdheun, kjo dashuri për lirin e tij, është edhe fati i pa ndashëm i jetës së tij. Dashuria për atdheun e lirë vjen e bëhet ideal, të cilin do ta shoqëroi gjatë tëre moshës sa jetoi ai, ideal për të cilin edhe flijoi. Të jesh idealistë për lirinë e atdheut, nuk është shumë e lehtë, duhet të kesh vizion për të ardhmen e tij, lirinë e popullit, veti të cilat i kishte të mishëruara Xhemajli Berisha. Mirë po mbi të gjitha të jesh idealit militantë, është guxim, trimëri, dëshmi e një atdhedashurie të sinqertë, dhe i tillë ishte Ai. U lindë më 17 prill 1957, në fshatin Brestofc të Rahovecit. Shkollimet e para i mori në vendlindje dhe në Arbanë të Prizrenit, ku migroi bashkë me familjen. Akademinë pedagogjike e mbaroi në Prizren, ndërsa ne Prishtinë, më 1982, diplomoi në fakultetin ekonomik. Siç shihet, vitet e lëvizjeve të mëdha, të demostratave të vitit 1981, e gjejnë student, ku mori pjesë aktive, në demostrata e protesta. Fillimisht punoi si profesor i lëndëve profesionale në gjimnazin e Prizrenit, ndërsa gjatë vitit shkollor 1987/88, kalo në Akademinë Pedagogjike si mësimdhënës i lënëve profesionale. Gjatë gjithë kësaj kohe, veprimtaria politike e patriotike e Xhemajli Berishës ishte shumë e bujshme. E gjithë kjo veprimtari, do të vazhdoi deri në fillimin e vitit 1989, në kohën e protestave të minatorëve, protesta në të cilat ai mori pjese aktive dhe kundërshtoi haptas ndryshimet kushtetuese që i ofronte okupatori. Më 3 prill 1989, Xhemajliu, arrestohet nga shërbim i sigurimit shtetëror serb i instaluar në Kosovë. Nga data 3 - 6 prill, Xhemajliu mbahet në qelinë numër 20 te burgut të qarkut në Prizren, dhe gjatë kësaj kohe, nga punëtorët e sigurimit shtetëror, mirret në pëtje, torturohet e keqtrajtohet, në mënyrat më mizore. Duke e parë këtë qëndresë  pathëshmëri te këtij militanti të atdheut, sigurimcat e shtetit serb në Prizren, e shuajnë në mënyrën më barbare, jetën e këtij militanti të atdheut. Xhemajli Berisha, ishte dhe mbeti i pa thëshëm, atdhetar e militant, bir besnik i atdheut. Jo vetëm kaq, shumë vite më vonë pas vdekjes u botuan edhe poezitë e tija, të lëna në dorëshkrim. Poezi të cilat kapin një periudhe te gjatë të shkrimit. Shembull qe argumenton se Xhemajliu, kishte shkruar herë pas here dhe poezi, me të cilat ai na jep dëshmi se kishte kishte edhe shpirt poetik. Ai ishte i tillë, me një modesti të theksuar, dhe i sinqertë. Veti të cilat i shoqëronin veprimtarët militant, të kauzës sonë kombëtare.

KËSI LOTËSH S'KANË DERDHUR SYTË E MI

S'po të jap trëndafil
Që t'i marrësh erë,
Po ta lë poezinë,
Ta më kujtosh përherë

               (Po ta lë poezinë) fq. 7.

Lirika në librin e Xhemajli Berishës, është zëri autentik i shpirtit të tij, i ruajtur dhe i ndrydhur brenda vargut, për ta ruajtur atë ndër vite, nga rrebeshet e kohës nëpër të cilat u përbirua populli i ynë, por jo edhe poeti. Fati i tij ishte i lidhur ngushtë me fatin e atdheut dhe për të edhe u flijua. Por siç e thamë në fillim, lirika e lënë në dorëshkrim, na e sjellë zërin autentik të shpirtit të tij poetik. Shpirti i tij vjen në  fjalë, në varg e ringjallet, duke sjellë mes nesh dashuri, ndjenjë, besnikëri, sinqeritet, fjalë etj, për një kërkim të ri, për kohëardhurën aq shumë të pritur, lirinë. I gjithë ky gërshetim temash, përmes lirikës është shprehja më e mirë e ndjenjës së tij, e brezit të tij, idealizmës brenda të cilit mishëronte shpirti i tij. E gjithë kjo shprehje e ndjenjës së dashurisë, për mes vargut, është dashuria për atdheun, lirinë e tij. Dhe gjithë kjo ndjenjë, në ecje me kohën do të shpaloset edhe më çiltër. Sepse është koha ajo që kërkonte ndryshim, dhe shpalosje të ndjenjave, të atdhetarizmës. Pra e gjithë koha e viteteve të tija, sa vinte e bëhej më e zymtë, por në shpirtin poetik ajo bëhej më shpërthëse, siç bëhet poezia në vazhdim. Duke e dëshmuar shprehjen gjithnjë e më hapur të mendimit për ndjenjën e lirisë që ai dhe bashkëmendimtarët e tij e kultivonin në shpirtin e tyre. Nga kjo shohim edhe një element të veçantë të shkrimit të poezisë në kohë të ndryshme, si një kronik që e përcjellë jetën e tij. Pra, një poezi e shkruar në kohë të ndryshme për një periudhë të gjatë kohe. Pra pikërisht kjo e vërteton edhe thënjen, se me kalimin e viteve, vargu bëhet më shpërthës, më i hapur, më kërkues, duke shprehur edhe militantizëm, të cilin edhe  kishin djemtë e idealit të lartë të atdheut, siç ishte Xhemajliu. Në ciklin e parë të librit; "Fjalë e vërtetë", shpaloset shpirti i sinqertë i poetit, në atë të dytin; "Uri e etje kam - për ty", ai bëhet më këmbëngulës shtigjeve të kërkimit;

Ti po më shtërngon me fuqinë shpirtërore
Kësi lotësh s'kanë derdhur kurrë sytë e mi,
Janë lot të kthjellët të dashurisë rinore
Të lutem mos m'i fshijë!

Në më shterren lotët
ka të bëj pastaj
Diçka do të derdhin këta sy,
Një det të pa fund, një det të paskaj,
Në mos paça lot, do të derdh gjak për ty!
...
                            (Shtigje kërkimi), fq. 29.

I gjithë ky shpërthim do të vie nga një pritje e gjatë, i cila e dërmonë njeriun, i humbë kuptimin jetës, ndërsa gjurmët e saja vijnë e shtrohen brenda shpresës për një të ardhme të mirë.  Por e gjithë kjo etje, kjo kërkesë e kërkonte kohën, dhe dukej se koha po vinte, apo siç do të thuhej në ciklin e tretë të librit: "Ka ardhur koha". Koha për një shprehje të hapur të mendimit, për një kërkesë të hapur të të drejtës për liri. Ky shpërthim, kjo  besnikëri ndaj çështjes së atdheut, ky militantizëm, do të shprehet më së miri në vargjet;

Këtë tokë ku kemi le e nderojmë
Sepse shqiptarë ne vetes i thomë.
Gjaku s'na dhimbset që hargjojmë
Kur armikun si shqipe e luftojmë

Shumë të huaj deshën ta robërojnë
Nëpër këmbë ta marrin ta pushtojnë,
Po cili do që shkeli te ky dhe
Kurrë më s'u kthye atje ku ish le.
...
         (Këtë tokë ku kemi le e nderojmë), fq. 54.
Ky artikulim i atdhetarizmës se poetit, në tabanin kombëtar, përmes vargut do të shtrohet edhe në poezinë; "Abdyl Frashëri", me çka do të identifikohet qartë kërkesa e djemve atdhetarë të rangut të Poetit. Apo në poezinë ; "Pritja", ku poeti përmes vargjeve, shfaqë hapur idenë e bashkimit; "Malli për ju po më rëndon, / Ah, sa kohë ka që s'ju takoj, / Dua të nisem të vij, / Por kufirin si ta kaloj" /. Dhe e gjithë kjo përpjekje, kjo luftë, bëhet për të vetmen fjalë; Liri. Lirinë, që aq shumë na mungoi neve shqiptarëve, jashtë trojeve etnike.

Për ty gjaku s'u kursye,
As djersët e ballit,
Që kjo tokë të jetë e lirë.

                       (Lirisë), fq. 63.

Nga rrafshi të cilin e zbërthyem librin ,deshëm të dëshmojmë se poeti Xhemajli Berisha, i tillë çfarë ishte në jetë, ishte edhe në varg, në poezi. Këtë njohje, këtë zbërthim të vargut të tij, nga një përceptim i  hollë, do të shihet shumë lehtë se poeti ishte i çiltër, i siçertë, i thjeshtë e modest, me një taban të pasur atdhetar e me një guxim e vendosmëri prej militanti. Hë pra, i tillë mbeti në altarin e atdheut, i tillë përmes vargut edhe në letrat shqipe.

18. 8. 2001, Zvicër


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008)
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008)
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008)
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008)
PARISI KOT?! (30-01-2008)
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008)
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008)
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008)
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008)
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008)
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008)
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008)
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]