Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:42am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Mustafë Xhemaili: Prozë e mirëfilltë artistike
E marte, 12-02-2008, 07:17pm (GMT)

Recension

 

                                               Prozë e mirëfilltë artistike

(Muharrem Blakaj: “Atentat brenda germës L”, roman, botoi Shoqata

“Mëmëdheu”, Shën Galen -Zvicër, u shtyp në ADEA, Prishtinë, 2007)

 

 

Nga Mustafë Xhemaili 

 

Mustafë Xhemaili
Muharrem Blakaj është shkrimtar që jeton dhe vepron në mërgatën shqiptare në shtetin helvetik. Ai me krijimtarinë e tij në prozë ka zgjuar interesimin e lexuesit dhe ka tërhequr vëmendjen e kritikës. Në dy romanet e tij të shkruara dhe të botuar brenda një kohe të shkurtër "Misioni sekret" dhe "Thesaret e humbura", kanë për temë dhe në spikamë, veprimtaritë e shërbimeve të fshehta kriminale serbe që kanë vepruar dhe veprojnë kundër popullit shqiptar dhe lirisë së tij.

 

Në hullitë e mira te romanit shqiptar

 

“Atentat brenda germës L”, është romani i tretë, i suksesshëm, i romancierit Muharrem Blakaj. Autori në roman na jep anatominë e përgatitjes dhe ekzekutimit që bënë shërbimi sekret serb për vrasjen e tre udhëheqësve politikë në emigracion. Romani na bind se krimin e madh që e ka bërë UDB-ja famëkeqe, ka dalë nga mendja e zezë e saj, me qëllim që ta pengojë e ta bëjë të pamundur lirinë e popullit shqiptar. Ky roman lexohet me kureshti dhe përjetohet fuqishëm, sepse është i shkruar me një kulturë të lartë të gjuhës, dialogë të shkathët dhe detaje mahnitëse të situatave. Vlerat artistike të këtij romani, padyshim, shpalosin para lexuesve dhe kritikës, edhe një herë një krijues që, tashmë, me prozën e tij, ka hyrë bukur në hullitë më të mira të romanit bashkëkohor shqiptar.

 

Krimi që është bërë më 17 janar 1982, në Untergrupenbah afër Shtutgardit në Gjermani, kundër Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, personaliteteve të shquara të kombit tonë është bërë një referencë dhe një burim i prekshëm për krijuesit tanë. Rreth këtij krimi dhe kësaj nyje historike në rrugën e lirisë së popullit tonë, tashmë janë thur letërsi, publicistikë, krijimtari postmoderne, piktura, këngë, poezi, poema. Mbi këtë ngjarje M. Blakaj shkroi dhe botoi romanin e tij “Atentat brenda germës L”, duke ia dhënë lexuesit një prozë të mirëfilltë artistike. Madje ky autor të gjithë ngjarjen e romanit e shtjellon nga një kënd tjetër – nga këndi i përgatitjes së vrasjes, përgatitjes së krimit nga ana e specialistëve të UDB-së. Në roman del një botë tjetër, ajo të cilën vetëm kemi mundur ta imagjinojmë si veprim, si akt që, pastaj, si veprime dhe akte ne i kemi përjetuar dhe i kemi parë të realizuara në praktikë nga kriminelët e UDB-së. Pra, në këtë roman na paraqitet mënyra se si mekanizmat udbeske përgatisin dhe e ekzekutojnë planin e tyre kundër prijësve shqiptarë.

 

Anatomia e vrasjes politike

 

Personazhet e romanit paraqiten me një dritë të fortë dhe lëvrijnë me sukses nëpër labirintet e errëta të Drejtorive të UDB-së në Beograd, Nish... e edhe jashtë ish-Jugosllavisë. Personazhi që ka marrë përsipër ndërtimin e gjithë procesit dhe anatomisë së vrasjes politike mbi shqiptarët. Autori e ka të qartë se thelbi i gjithë këtij procesi që e udhëheqë Gjenerali, një specialist i organizimeve të krimeve kundër liridashësve, nuk mund të arsyetohet vetëm duke e përshkruar njëtrajtshëm, prandaj, ai depërton në botën e këtij personazhi tipik. Me sukses arrihet të pasqyrohet i gjithë kompleksi i një lufte psikologjike dhe i një lufte reale sekrete, luftë e cila kulmon me vrasjen, krimin kundër tre krerëve politikë të shqiptarëve në mërgatë. Në roman na jepet qartë qëllimi dhe objektiva e Gjeneralit, pastaj Kryeqëndrorit, Partizanit, ekzekutuesit të parë, ekzekutuesit të dytë... Ata na dalin të organizuar mirë, të vëmendshëm, të mbuluar mjaft mirë nga një aparaturë dhe mekanizim shtetëror, shtet i cili ndjek e vret ata të cilët mendojnë e veprojnë për lirin e popullit të tyre.

 

Ne roman shihet edhe linja e qartë e personazheve tjerë, që në fakt janë kryesoret: Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi. Madje këta nuk paraqiten pothuajse fare në skenë, përveç në fund kur kryhet akti kriminal mbi ta. Ata janë gjithkund në “Dosjen G” dhe në “Dosjen Z”, dosje që vazhdimisht janë në duart e Gjeneralit dhe Kryeqëndrorit. Këto dosje, përbëjnë planin operacional të koduar “Tigri”, i cili plan përcillet dhe mbështetet nga një infrastrukturë e fuqishme specialistësh dhe një xhirollogari e pakufishme.

 

Strukturë e qëndrueshme artistike

 

Pavarësisht se ky roman ka për bazë një fakt historik e të dhimbshëm të historisë sonë më të re, M. Blakaj me sukses i ka ikur “historicizmit” në të mirë të letërsisë dhe duke e thur materien me shkathtësi dhe gjithmonë nga këndi i përgatitjes së krimit, lexuesi do të ndjekë me kërshëri gjithë shtjellimin e romanit. Ky është edhe suksesi kryesor i këtij romansieri, i cili para lexuesve vjen mjaft stabil në të rrëfyerit e ngjarjeve, intrigës.

 

Një karakteristikë tjetër e këtij autori është edhe përdorimi i detajit, që në këtë roman merr një vlerë të rëndësishme, sepse, pikërisht, nga detaji ai krijon makrostrukturën e qëndrueshme artistike, të cilin lexuesi e ndjek me kërshëri dhe kujdes deri në fund. Në anën tjetër, M. Blakaj ka arritur që të ndërtojë situata dhe gjendje të cilat të japin përshtypjen e një realiteti, i cili nuk mund të jetë më fiktiv. Gërshetimi i gjendjeve psikologjike te Gjeneralit dhe i atmosferës së raporteve që i sjellin spiunët për veprimtaritë e krerëve shqiptarë që ai i ndjekë nëpër Gjermani për t’i ekzekutuar, krijojnë një atmosferë të nderë dhe mjaft dramatike.

 

Me një gjuhë të kultivuar, (herë-herë më të lartë, e ndonjëherë atipike për disa personazhe), M. Blakaj dëshmon se është këmbëngulës në përdorimin korrekt të shqipes dhe mundësive të mira për pasurimin e saj me një varg shprehjesh dhe fjalësh që i ka hulumtuar, gjetur dhe përdorur me mjeshtri. Kjo veti e këtij prozatori, që e ka treguare dhe në romanet tashmë të botuara, e sidomos te “Thesaret e humbura”, na jep të kuptojmë se, tashmë, kemi të bëjmë me një prozator i cili e di shumë mirë se si t’i afrohet lexuesit të tij, që besojmë se nuk do të jetë i paktë.

 

“Atetantat brenda germës L”, i Muharrem Blakajt, na vjen si një roman me vlera të shumëfishta; na vjen në këtë kohë edhe si një dhembje, me një artefakt që brenda ka dhe paraqet një kapërcell shqiptare të cilin e përjetuam dhe e kemi brenda nesh.

 

Mendimet e recensentëve:

 

Muharrem bakaj është një nga autorët e mërgatës shqiptare në Zvicër, krijimtaria e të cilëve meriton vëmendjen dhe interesimin tonë të veçantë. Që në dy romanet e tij të para, “Misioni sekret” dhe “Thesaret e humbura”, ai paraqiti ngjarje në mënyrë shumë tërheqëse dhe njëkohësisht me nivel të lartë letrar.

Tema e romanit “Atentat brenda germës L”,, është një komplot antishqiptar i shërbimit sekret jugosllav në vitin 1982. mirëpo, në vend që të shkruajë një histori të thjeshtë spiunazhi, autori na befason kësaj radhe, me një vepër e cila të gjitha cilësitë e një romani psikologjik me kuptimin më të mirë të fjalës. Në qendër të saj gjendet me nofkën “Gjenerali”, mendimet, përsiatjet, druajtjet, gëzimet dhe veprimtaritë e të cilit vëzhgohen dhe përshkruhen në mënyrë tepër të përpiktë. Nga kjo mënyrë nganjëherë gati hiperreliste e të përshkruarit, së bashku me “plot”-in ngacmues rreth atentatit, rezulton një vepër e shquar edhe për cilësitë e saj letrare – edhe njëkohësisht një vepër, e cila tërheq interesin dhe vmendjen e lexuesit për krijimtarinë e autorit Muharrem Blakaj.

 

Prof. Dr. Basil Schader

 

Romani më i ri, që lexuesi tash e ka në dorë, me titull “Atentati brenda germës L”, është një roman i situatave dramatike. Ai ka për bosht një krim që është bërë nga ana e shërbimeve të fshehta serbojugosllave, kndër Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit, një krim kundër lirisë së Kosovës. Autori Blakaj, ka arritur që ta ndriçojë me mjeshtri njerëzit e krimit dhe mjetet e krimit kundër shqiptarëve.

Romani na jep një tablo të jashtëzakonshme të veprimeve të kriminelëve, që lexuesin e mbajnë pezull deri sa të përfundojë teksti i tij.

Rrahim Sadiku

 

 

 

 


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Bardh Frangu: Loja me libra (08-02-2008)
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve (07-02-2008)
E SHKRUAR ME VRULLIN E ERËS… (07-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vertetesia artistike e nje shpirti poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Simbolika e dhembjes dhe e qendreses kombetare (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi'' (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008)
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008)
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008)
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008)
PARISI KOT?! (30-01-2008)
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008)
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008)
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008)
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008)
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008)
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008)
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008)
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006)
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006)
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006)
Bota si libër (27-03-2006)
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006)
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006)
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006)
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006)
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]