FIGURACIONI I NJË VËLLIMI POETIK
Nga Halil Haxhosaj
Lumnije (Lushaj) Avdijaj: “Dritëhije në zemër”, poezi, botoi, “Fokus”, Prishtinë, 2007.
 |
| Halil Haxhosaj |
Sintagma poetike e kompozitës “dritëhije” e pasqyruara figurativisht në zemër, thuajse i rri mirë përmbledhjes poetike me të njëjtin emërtim të autores Lumnije Lushaj-Avdijaj. Mbase, kjo bëhet edhe më e shtruar, madje edhe më e kapshme, edhe më e ndjeshme për lexuesin, gjegjësisht për receptorin, kur t’i lexojë vargjet poetike të poezive të përfshira në këtë vëllim poetik, të strukturuara mbi tre qerthuj poetikë, që njëherazi strumbullarizojnë ndërtimin e veprës në tërësi.
Shtrirja e lëndës poetike, gjegjësisht e poezive në vepër bëhet nëpër tri hallka tematike e motivore që kapërthejnë situatat grishëse për poeteshën Avdijaj. Ajo këtë shtrirje nuk mëton ta bëjë dhunshëm, madje as me zori vetëm sa për të paraqitur jetën në mënyrën artistike, tash poetike, por vetëdijshëm, e pse jo si poete, ajo ia arrin që këtë qëllim ta sendërtojë me sukses.
Hallka e parë e interesimit artistik dhe e paraqitjes poetike në vargjet e poezive të përmbledhjes “Dritëhije në zemër” është jeta dhe krajatat e saj, të cilat nuk janë aspak të ëmbla në këto troje e për këto troje, në këtë vend e për këtë vend, në këtë hapësirë e për këtë hapësirë për të cilën shkruan poezi poetesha, dhe, që paraqitën në qerthullin e parë që titullohet “Me ty po flas”. Këto janë krajata plot e përplot peripeci me barrë të rëndë. Duke i përjetuar që në fëmijëri, autores i kanë lënë përshtypje sepse, fëmija është një fletë e bardhë ku shihet çdo gjurmë, thuhet. Dhe e tillë ishte edhe jeta në këto troje. Pra, kjo hallkë poetike me figuracion poetik të ngjeshur, e pse jo edhe të dendur, kaplohet nga poezitë për vendlindjen, për Kosovën, për ujëvarën, bubullimën, urrejtjen, hënën, dritën, hijen, por edhe për zemrën, frymën, erën, etj. Gërshetimi i këtyre dromcave strumbullarizohet në temën e madhe për Kosovën. Mënyra e rrëfimit në këto poezi bëhet në formën bisedore, që në një mënyrë e plotëson synimin artistik e krijues të autores, sepse:
Qan e qesh bilbili i gjorë
Askund s’sheh dritë,
Por vetëm terr
për ta përfunduar poezinë me vargjet:
Qan e qesh bilbili i ngratë
Për fatin e vendit
Kafshatë-kafshatë.
( Poezia “Qan e qesh bilbil i gjorë”, faqe 36).
Ky peizazh i vendit të autores i paraqitur poetikish kurorëzohet me kompozitën “Kafshatë-kafshatë” me të cilën simbolikisht tregohet copëtimi, e pse jo edhe “ngrënia” e dheut të shqiptarëve kafshatë-kafshatë nga okupatorët shekullorë të të gjitha kohëve dhe të të gjitha ngjyrave. Por, kjo nuk do të zgjasë shumë sepse diku në horizonte dalin do rreze të tjera, me një ngrohje tjetër, me një rrezatim paksa ndryshe. Ndërkaq, për atdheun e saj, për Kosovën, autorja shkruan:
Të desha gjithmonë
Qysh si fëmijë
Kosova ime Kosovë
Nënë të kam ty.
(Poezia “Pse” faqe 14).
Por, autorja Lumnije Avdijaj për Kosovën gjithmonë ka qenë krenare. Subjekti lirik i këtyre vargjeve duket se mishërohet me synimin e saj. Kosova për të është çdo gjë. Ajo është trimëreshë, nuk di ç’është frika as tmerri, ajo është “mbretëreshë e globit”, thotë autorja. Të gjitha këto këndohen me një figuracion të dendur, por jo hermetik e as folklorik e patetik. Thellësia e këtyre vargjeve është e kapshme, por jo deklarative deri në patosin e rrëfimit.
Qerthulli i dytë, që quhet edhe hallka e dytë e rrëfimit poetik, me titull “Pasaporta e fatit”, ngërthen në vete numrin më të madh të poezive të kësaj përmbledhje poetike. Subjekti për të cilin këndon autorja edhe këtu është i identifikuar, ai nuk fshihet, madje as nuk ngërthehet me figuracion të tepërt për të “humbur gjurmë”. Madje, lëvizja nëpër vargjet e këtyre poezive duket paksa e kapshme, sepse pasqyrohet me poezi përkushtuese. Ky qerthull poetik ngërthehet me dy nënunaza kreative që e preokupojnë autoren gjatë. Në unazën e parë janë të sistemuara poezitë kushtuar fëmijëve të saj: Nikit, Lirës e Lindit dhe në unazën e dytë janë 39 poezitë e tjera me titullin e përbashkët “Pasaporta e fatit” që i kushtohen babait të autores. Ky përkushtim në lexim të parë duket se lëviz në mes artistikes dhe realitet, por fatmirësisht nuk kalon në patetikë të tepruar, madje as në retorikën shpjegues. Duke e ngjizur shprehjen artistike, duke e brymosur atë me figuracion të matur dhe jo të mbingarkuar, autorja ia arrin që me sukses të krijojë vargje që konsumohen lehtë e këndshëm dhe pa kurrfarë zori. Fillimi i kësaj unaze poetike fillon me vargjet e poezisë “U rrite me thërrmija” si:
U rrite me thërrmija
Ti dhe historia
Ishit me një fat,
për të përfunduar me vargjet e poezisë së 39 me titull “Le ta dinë” , ku në mes të tjerash autorja shkruan:
Le ta dinë të gjithë
Miq e dashamirë
Se Zekë Lushi është
Sikur Xhevahir.
Edhe pse shumica e vargjeve të këtyre poezive janë me rimë të përputhur, ato nuk janë të ngurta, madje as nuk ngërthejnë në vetvete ndonjë zor për hir të përputhjes së saj.
Në qerthullin e tretë “Hipur në lundrat e Evropës”, që shtrihet në hallkën e tretë të këtij vëllimi poetik, janë të sistemuara krijimi “Poema për ata” (kushtuar 24 Marsit) dhe katër poezi të tjera.
“Poema për ata” përbëhet prej 12 njësish në të cilën autorja shkruan vargje për ngjarjen sa historike aq edhe tragjike të 24 marsit të vitit 1998 kur në Gllogjan krisi pushka e parë e luftës çlirimtare. Autorja përshkruan gjendjen e saj në shkollë bashkë me nxënës. Kjo poemë është një histori e shkruar me vargje për këtë akt historik. Por, tragjikja është e skalitur bukur në vargjet e poemës. Mbase këtu autorja Lumnije Avdijaj e tregon talentin e saj prej krijueseje, sepse shprehja poetike dominon mbi rrëfimin real të ngjarjes që shihet në vargjet:
Fletoret e hartimi
I mblodha
Dhe me dashuri
I vura në sirtar.
Ky është një përshkrim paksa më real dhe më i drejtpërdrejtë, i cili shtresohet dhe funksionalizohet pastaj me sukses në figuracion poetik:
E ju çantat i morët në shpinë
Ashtu siç ishin.
Me libra e fletore,
Me lapsin e futur brenda tyre
Nga frika se mos i ngatërroni mësimet
Se fëmijë jeni pasha diellin
që më vjen në vegime.
Vargjet e përmbledhjes poetike “Dritëhije në zemër” të autores Lumnije (Lushaj) Andijaj, janë figura që prekin palcën e krenarisë të shqiptarëve e të luftëtarëve të kësaj ane, në veçanti, dhe të krejt Kosovës, në përgjithësi. Prandaj, edhe ligjërimi poetik në mënyrë bisedore, madje edhe shpesh urdhërore e rrëfimtare, bëhet për të pasqyruar një gjendje të një kohe dhe të një hapësire artistike, por edhe reale. Simbioza e këtij binomi figurativo-poetik ngjizet mirë, frymon shlirshëm dhe ngarend ëmbël edhe në ndërdijen e lexuesit. Këtij synimi autorja ia arrin me mjeshtri dhe me sukses edhe pse kjo është përmbledhja e saj e parë poetike..
| Other Articles: |
 |
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike (01-03-2008) |
 |
Thani Naqo (27-02-2008) |
 |
“Home”, një roman i mrekullueshëm në letrat shqipe (24-02-2008) |
 |
Martin Camaj, poeti i lumit (23-02-2008) |
 |
SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ ! (21-02-2008) |
 |
Jeton Kelmendi: Pse? Të jesh shkrimtar (21-02-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Sfida e interpretimit letrar (16-02-2008) |
 |
Shiqiptari qe vdes e ringjallet per atdheun ne cdo poezi.. (15-02-2008) |
 |
Mustafë Xhemaili: Prozë e mirëfilltë artistike (12-02-2008) |
 |
Bardh Frangu: Loja me libra (08-02-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve (07-02-2008) |
 |
E SHKRUAR ME VRULLIN E ERËS… (07-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Vertetesia artistike e nje shpirti poetik (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Simbolika e dhembjes dhe e qendreses kombetare (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi'' (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008) |
 |
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008) |
 |
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008) |
 |
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008) |
 |
PARISI KOT?! (30-01-2008) |
 |
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008) |
 |
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008) |
 |
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008) |
 |
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008) |
 |
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008) |
 |
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008) |
 |
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008) |
 |
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008) |
 |
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008) |
 |
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008) |
 |
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008) |
 |
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008) |
 |
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008) |
 |
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008) |
 |
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008) |
 |
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008) |
 |
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008) |
 |
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007) |
 |
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007) |
 |
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007) |
 |
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007) |
 |
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007) |
 |
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007) |
 |
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007) |
 |
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007) |
 |
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007) |
 |
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007) |
 |
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007) |
 |
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007) |
 |
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007) |
 |
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007) |
 |
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007) |
 |
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007) |
 |
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007) |
 |
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007) |
 |
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007) |
 |
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007) |
 |
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007) |
 |
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007) |
 |
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007) |
 |
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007) |
 |
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007) |
 |
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007) |
 |
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007) |
 |
Bukuria e vargut (08-10-2007) |
 |
Romantiku i harruar (05-10-2007) |
 |
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007) |
 |
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007) |
 |
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007) |
 |
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007) |
 |
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007) |
 |
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007) |
 |
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007) |
 |
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007) |
 |
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007) |
 |
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007) |
 |
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007) |
 |
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007) |
 |
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007) |
 |
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007) |
 |
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006) |
 |
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006) |
 |
Libri është i shenjtë (17-04-2006) |
 |
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006) |
 |
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006) |
 |
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006) |
 |
Faslli Haliti, Poezia Qe Nuk Vdes (02-04-2006) |
 |
Bota si libër (27-03-2006) |
 |
Ekrem Bardha: Larg dhe Pranë Shqipërisë (24-03-2006) |
 |
Flutura Acka: Kryqi i harreses (18-03-2006) |
 |
Alfred Papuciu: Nxenesja e etur e gjuhes romanshe (14-03-2006) |
 |
Tonin Cobani: Variacione me fjalen komb (24-02-2006) |
 |
Bedri Myftari: Zonja e Ambasadorit (01-02-2006) |