| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Halil Haxhosaj: Figuracioni i një vëllimi poetik E merkure, 05-03-2008, 04:49pm (GMT) FIGURACIONI I NJË VËLLIMI POETIK Nga Halil Haxhosaj Lumnije (Lushaj) Avdijaj: “Dritëhije në zemër”, poezi, botoi, “Fokus”, Prishtinë, 2007.
Shtrirja e lëndës poetike, gjegjësisht e poezive në vepër bëhet nëpër tri hallka tematike e motivore që kapërthejnë situatat grishëse për poeteshën Avdijaj. Ajo këtë shtrirje nuk mëton ta bëjë dhunshëm, madje as me zori vetëm sa për të paraqitur jetën në mënyrën artistike, tash poetike, por vetëdijshëm, e pse jo si poete, ajo ia arrin që këtë qëllim ta sendërtojë me sukses. Hallka e parë e interesimit artistik dhe e paraqitjes poetike në vargjet e poezive të përmbledhjes “Dritëhije në zemër” është jeta dhe krajatat e saj, të cilat nuk janë aspak të ëmbla në këto troje e për këto troje, në këtë vend e për këtë vend, në këtë hapësirë e për këtë hapësirë për të cilën shkruan poezi poetesha, dhe, që paraqitën në qerthullin e parë që titullohet “Me ty po flas”. Këto janë krajata plot e përplot peripeci me barrë të rëndë. Duke i përjetuar që në fëmijëri, autores i kanë lënë përshtypje sepse, fëmija është një fletë e bardhë ku shihet çdo gjurmë, thuhet. Dhe e tillë ishte edhe jeta në këto troje. Pra, kjo hallkë poetike me figuracion poetik të ngjeshur, e pse jo edhe të dendur, kaplohet nga poezitë për vendlindjen, për Kosovën, për ujëvarën, bubullimën, urrejtjen, hënën, dritën, hijen, por edhe për zemrën, frymën, erën, etj. Gërshetimi i këtyre dromcave strumbullarizohet në temën e madhe për Kosovën. Mënyra e rrëfimit në këto poezi bëhet në formën bisedore, që në një mënyrë e plotëson synimin artistik e krijues të autores, sepse: Qan e qesh bilbili i gjorë për ta përfunduar poezinë me vargjet: ( Poezia “Qan e qesh bilbil i gjorë”, faqe 36). Ky peizazh i vendit të autores i paraqitur poetikish kurorëzohet me kompozitën “Kafshatë-kafshatë” me të cilën simbolikisht tregohet copëtimi, e pse jo edhe “ngrënia” e dheut të shqiptarëve kafshatë-kafshatë nga okupatorët shekullorë të të gjitha kohëve dhe të të gjitha ngjyrave. Por, kjo nuk do të zgjasë shumë sepse diku në horizonte dalin do rreze të tjera, me një ngrohje tjetër, me një rrezatim paksa ndryshe. Ndërkaq, për atdheun e saj, për Kosovën, autorja shkruan: Të desha gjithmonë (Poezia “Pse” faqe 14). Por, autorja Lumnije Avdijaj për Kosovën gjithmonë ka qenë krenare. Subjekti lirik i këtyre vargjeve duket se mishërohet me synimin e saj. Kosova për të është çdo gjë. Ajo është trimëreshë, nuk di ç’është frika as tmerri, ajo është “mbretëreshë e globit”, thotë autorja. Të gjitha këto këndohen me një figuracion të dendur, por jo hermetik e as folklorik e patetik. Thellësia e këtyre vargjeve është e kapshme, por jo deklarative deri në patosin e rrëfimit. U rrite me thërrmija për të përfunduar me vargjet e poezisë së 39 me titull “Le ta dinë” , ku në mes të tjerash autorja shkruan: Edhe pse shumica e vargjeve të këtyre poezive janë me rimë të përputhur, ato nuk janë të ngurta, madje as nuk ngërthejnë në vetvete ndonjë zor për hir të përputhjes së saj. Fletoret e hartimi Ky është një përshkrim paksa më real dhe më i drejtpërdrejtë, i cili shtresohet dhe funksionalizohet pastaj me sukses në figuracion poetik: |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||