Halil Haxhosaj
DINAMIZMI I POEZISË DHE I FIGURACIONIT POETIK
Din Mehmeti: “Zjarri i këngës”, poezi, botimet “Toena”, Tiranë, 2007
 |
| Halil Haxhosaj |
Sa herë që poeti Din Mehmeti paraqitet me vargje poetike në faqet e shtypit tonë, apo edhe me vepër poetike, vërehet në të një dinamizëm poetik si në vargje poashtu edhe në figuracion dhe semantikë të veprës. Ky dinamizëm nuk është i ngurtë, madje as i shkapërderdhur, por është tingëllimë që përkon me kohën, situatën dhe intrigat e saj që ngacmojnë subjektin lirik, në njërën anë dhe receptorin, në anën tjetër. Andaj, kështu, mund të konstatohet se Din Mehmeti jo vetëm që ka krijuar individualitetin e vet letrar e poetik, por ai është njëri ndër krijuesit tonë më produktiv dhe më dinamik në letërsinë bashkëkohore shqiptare. Ky konstatim rrjedh mu për atë sepse, vëllimet poetike të Din Mehmetit shtrihen duke u kapërdirë nëpër dinamikën e kohës, situatës dhe treguesve të saj, duke marrë ngjyrë, dinamikë, frymëzim, rrëfim e pse jo edhe përjetime lirike. Vetëm kështu, lirizmi poetik i këtij poeti është i ngrohtë, është i kapshëm, është përjetues, është domethënës dhe ndijesor.
Edhe në përmbledhjen poetike “Zjarri i këngës” rrjedha artistike bëhet duke depërtuar nëpër këto hallka dinamike të jetës së njeriut të poetit dhe botës së tij reale e poetike. Kjo botë nuk është statike, ashtu sikurse nuk stagnon as njeriu i saj, ashtu sikurse nuk stagnon as jeta. Ajo është dialektikë që merr konceptin e një refleksioni duke shkuar kah filozofia e receptivit dhe të nyjave të saj. Prandaj: /Sa çel e mbyll sytë/ Bëhem zhbëhem/ Shtrembërohem majtas/ Drejtohem djathtas/ ... (poezia “Pa formë”). Kështu poeti ndërron edhe formën e rrëfimit poetik, madje edhe nyjëtimin artistik, gdhendjen figurative e metaforike, duke e shtirë atë në konceptin modern të dinamikës së jetës. Edhe kështu transformohet jo vetëm subjekti lirik e poetik, por edhe ai real i botës së Din Mehmetit. Dhe e gjithë kjo shkon ngadalë dhe në mënyrë moderne duke “vështruar” nëpër të gjitha poret e jetës dhe krajatave të saj. Dhe në secilën prej tyre, të bardhë e të zezë, të ëmbël e të hidhur, të qetë e të rrëmbyeshme, të ngritur e të zbritur, ecet nëpër rrathët e stilit posmodern e modern të shprehjes poetike. Poeti, Din Mehmeti, në raste të tilla nuk mëton të përdorë figuracion të dendur, që është quajtur figuracion hermetik, i cili përdorej nga disa krijues vetëm për të marrë epitetin e krijuesit modern. Kjo nuk ndodh në vargjet e poezive të vëllimit “Zjarri i këngës”” të poetit, sepse /Askush nuk më thërret/ Askënd nuk thërras/ Në qytetin tim/ Jam bërë harresë/, thotë ai në disa vargje të poezisë “Jashtë kohës”. Edhe pse ky titull duket jashtëreal, madje edhe jashtëkohor, sipas poetit, poezia nuk ka hermetizëm shprehës e as ngrirje hermetike, ngase: /E unë lidhem e zgjidhem/ Në fjalët e mia/.
Dinamika e vargjeve dhe e figuracionit të përdorur në këtë vëllim poetik të Din Mehmetit shtresohet nëpër shtatë qerthuj poetikë sikur nëpër shtatë krajatat e jetës, nëpër shtatë nyjat e lidhjes së saj me njeriun, nëpër shtatëdhjetë e shtatë gëzimet e hidhërimet e saj, nëpër shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë ngritjet e zbritjet, shtatëmijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë çudirat e tmerret. Vepra hapet me poezinë çelës “ Ç’kuptim ka ajo këngë zogu” për të vazhduar me qerthullin e parë: “Tokë pa qiell”, 2. “Të kesh besim në mua”, 3. “Jeta është guxim”, 4. “Zjarr i zi” 5. “Boshësi”, 6. “Letër Evropës” dhe 7. “Në fund të mendimit”.
Madje ajo kurorëzohet edhe me përjetimet dhe ngjyrimet autoktone të njeriut të kësaj treve të quajtur Kosovë, i cili në poezinë e Din Mehmetit, quhet Binak Bregu. Kjo figurë e këtij poeti nuk është krijuar vetëm në këtë përmbledhje poetike, por jeton që në krijimet e para të tij. Binak Bregu shfaqet në veprën poetike të Din Mehmetit sa herë që në këto anë fryjnë erëra të furishme, madje edhe tornado zhbërëse. Por ai nuk zhvendoset nga toka e tij, nga varret e të parëve sepse: /Më thoni ju mua si mund të përshëndetem /Me të vdekurit tanë që flenë atje në breg /Me ata që e deshën aq shumë këtë tokë /E për të derdhën aq shumë gjak/. Dhe kjo tokë e Binak Bregut që quhet Kosovë nuk zhbëhet, edhe pse në të janë varrosur shumë thasë të tmerrit, sepse ata në luftë i përcjellë ende zëri i lahutës së babait, e cila është “kokëzjarrtë për një dritë për shpirt”. Sepse nëpër një tunel të zi është nisur për të ardhur një tren i bardhë si vigan me diell në ballë dhe atë askush nuk mund ta ndalë ngase është ëndërr e jona, thotë poeti. Dhe ky tren më në fund mbërriti në stacionin e tij në Kuvendin e Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008. Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran që u njoh menjëherë nga shumë shtete të tjera të mbarë botës. Atëherë në qiellin e shqiptarisë shqiponja me krahun e majtë të shkoqur nga furtuna që fluturonte qiellit u çudit ngase: /Shqiponja u hodh dhe duke lëvizur krahun / e djathtë shpejt/ I doli i majti jo i zi por krejtësisht i bardhë.../ thuhet në disa vargje të poezisë “Krahu i bardhë”. Dinamizmi poetik i vargjeve dhe figurave të poetit Din Mehmeti nuk është i mbyllur. Ai mbetet i hapur për të hapëruar nëpër kohëra dhe hapësira të reja. Për të bartur nëpër to jehonën dhe mesazhin e vet. Andaj, dinamizmi shpreh dashurinë dhe dëshirën për t’u bërë një me të bukurën, me artin, me poezinë, sepse: /Lamtumirë vëllai im poet/ Po ta lë një fletore të hapur/ Dhe një laps në tavolinën e punës/ Që ta shkruash një poezi që do të jetonte/ Nga drita e vet/ (Poezia: “Në fund të mendimit”). Ky është një vizion i poetit, i cili është i pranishëm në poezi që nga antikiteti. Andaj, Din Mehmeti është poet me vargje dhe figuracion dinamik që shpreh një vizion poetik të lirë, modern dhe shumë domethënës. Alen Boske thotë për vizionin e poetit: “Shpirti i një populli pasqyrohet në poezi më mirë se në çdo formë tjetër të artit”. Mbase i tillë është edhe dinamizmi poetik i veprës së Din Mehmetit.
| Other Articles: |
 |
ESTETIKA E NDRYSHIMIT (II) (10-03-2008) |
 |
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi (10-03-2008) |
 |
Agron Tufa: Kë shqetëson vepra e Arshi Pipës? (08-03-2008) |
 |
PROFILI I VEÇANTË I NJË PROZATORI (06-03-2008) |
 |
Kujtojmë poetin dom Lazer Shantoja në pervjetorin e lindjes (06-03-2008) |
 |
Hilmi Saraçi: Poezi e zgjimit dhe e frymёzimit patriotik (05-03-2008) |
 |
Halil Haxhosaj: Figuracioni i një vëllimi poetik (05-03-2008) |
 |
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike (01-03-2008) |
 |
Thani Naqo (27-02-2008) |
 |
“Home”, një roman i mrekullueshëm në letrat shqipe (24-02-2008) |
 |
Martin Camaj, poeti i lumit (23-02-2008) |
 |
SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ ! (21-02-2008) |
 |
Jeton Kelmendi: Pse? Të jesh shkrimtar (21-02-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Sfida e interpretimit letrar (16-02-2008) |
 |
Shiqiptari qe vdes e ringjallet per atdheun ne cdo poezi.. (15-02-2008) |
 |
Mustafë Xhemaili: Prozë e mirëfilltë artistike (12-02-2008) |
 |
Bardh Frangu: Loja me libra (08-02-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve (07-02-2008) |
 |
E SHKRUAR ME VRULLIN E ERËS… (07-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Vertetesia artistike e nje shpirti poetik (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Simbolika e dhembjes dhe e qendreses kombetare (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi'' (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008) |
 |
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008) |
 |
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008) |
 |
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008) |
 |
PARISI KOT?! (30-01-2008) |
 |
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008) |
 |
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008) |
 |
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008) |
 |
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008) |
 |
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008) |
 |
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008) |
 |
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008) |
 |
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008) |
 |
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008) |
 |
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008) |
 |
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008) |
 |
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008) |
 |
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008) |
 |
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008) |
 |
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008) |
 |
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008) |
 |
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008) |
 |
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007) |
 |
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007) |
 |
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007) |
 |
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007) |
 |
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007) |
 |
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007) |
 |
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007) |
 |
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007) |
 |
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007) |
 |
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007) |
 |
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007) |
 |
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007) |
 |
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007) |
 |
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007) |
 |
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007) |
 |
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007) |
 |
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007) |
 |
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007) |
 |
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007) |
 |
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007) |
 |
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007) |
 |
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007) |
 |
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007) |
 |
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007) |
 |
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007) |
 |
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007) |
 |
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007) |
 |
Bukuria e vargut (08-10-2007) |
 |
Romantiku i harruar (05-10-2007) |
 |
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007) |
 |
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007) |
 |
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007) |
 |
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007) |
 |
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007) |
 |
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007) |
 |
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007) |
 |
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007) |
 |
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007) |
 |
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007) |
 |
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007) |
 |
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007) |
 |
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007) |
 |
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007) |
 |
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006) |
 |
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006) |
 |
Libri është i shenjtë (17-04-2006) |
 |
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006) |
 |
Shkrimtarë, çfarë profesioni keni? (13-04-2006) |
 |
Skender Sherifi, Poezia Kentaur (10-04-2006) |