Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 02:03pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Shefqet Dibrani: Observim poetik
E enjte, 13-03-2008, 05:51pm (GMT)

Observim poetik

 

Vetëm poeti do të jetë zotërues i mesnatës

 

 Arif Molliqi: "Portret i pambaruar", poezi, botoi Sh.B. “Faik Konica”  Prishtinë, 2006, faqe 106. ISBN 9951–06–133-8

 

Shefqet Dibrani

 

Shefqet Dibrani
Arif Molliqi është autor i një varg librash me poezi, pastaj ai ka shkruar tregime, roman, monografi etj. Në fushën e shkrimeve letrare pretendon nga qasja serioze te krijimi artistik. Por, për shijen time them: ngazëllen në fushën e poezisë. Përmbledhja poetike “PORTRET I PAMBARUAR” synon këtë qëllim, libër ky që hynë në sfondin e veprave më të realizuar që ky autor i ka dhuruar letërsisë shqipe, qoftë si vlerë letrare, si krijim artistik, apo si sentencë poetike, duke u radhitur ndër poetët që ka profilizuar suksesshëm formën e krijimit, veçmas siç e theksuam edhe më parë në fushën e poezisë.

                   Përmbledhja poetike “PORTRET I PAMBARUAR” fillon me poezinë  “METAFORA E FJALËS”  e cila është vënë si një kredo në krye të të gjitha poezive pasuese, ku shihet mëtimi i autorit për të pasqyruar qoftë edhe në mënyrë simbolike realitetin e aktualitetit me një përpjekje për të hedhë fajësinë te “Evropa e fjetur”, kurse te poezia  “SHËNIM I DOMOSDOSHËM”, f. 63, shpalos tërë mozaikun e një realiteti tjetër, me ç'rast procesi i fajësisë është  zhvendosur te vendoret, bile është shprehur me tërë çiltërsinë e një sarkazmi që del në këto situata, herë si mllef dhe herë si ironi por që karakterizohet nga sinqeriteti, qoftë ky i plasur si manifestim i një dufi protestues. Të dy poezitë që i përmendëm janë mjaftë të realizuara por për mendimin tim poezia “Shënim i domosdoshëm” është një krijim brilant, mjaftë e sforcuar në aspektin figurativ, ka një qasje reale dhe i posedon të gjitha elementet e një poezie që duhet të veçohet për vlerat e saj antologjike.

                   Nga libri në libër krijimtaria poetike e Arif Molliqit shënon të përpjetën. Ai, ka dëshmuar afinitet krijues me konotacione të një vlere specifike e cila sidokudo edhe në këtë kaos trajtimi e perceptimi nuk ka mbetur pa u regjistruar, pa u përfolur dhe me këtë është evidentuar dhe specifikuar si krijues që shkruan libra dhe poezi të mira. Për të konkretizuar këtë mendim po veçojmë ciklin “MOTIVI I NJË BALADE TË BRISHT” në të cilin janë përfshirë nëntë poezi që i kanë dhënë vlerë librit, përkatësisht mbeten strumbullari më i mirë për rreth të të cilit do të sillen të gjitha vlerësimeve e më pastajme përkitazi me poezitë e këtij libri. Por, libri nuk mbetet vetëm me kaq sepse poezi për t'u veçuar janë ato te trilogjia “Lirikë pagëzimi”, një tip lirike e përpunuar dhe e sofistikuar për të të shtyrë me menduar dhe për të gjykuar në thellësitë e mendimit poetik, po sidomos në prapavijën e një qëllimi përtejlirik. Gjithsesi venerohet, angazhimi dhe këmbëngulësia e autorit për të krijuar një sistem krijimi i cili sikur tipizon përpjekjen krijuese qoftë duke i radhitur poezitë sipas temës dhe motivit apo duke i sistematizuar poezitë në një lloj nënciklimi por që ruajnë motivin e nisur ku njëra poezi plotëson kuptimin e tjetrës, përkatësisht sqaron qëllimin e nisur në poezinë pararendëse. Kjo përpjekje e vazhdueshme e autorit që ka zënë vend në tërë hapësirën e librit sikur qet në pah përpjekjen për t’u identifikuar, qoftë edhe me këtë mënyrë teknike si një soj arti në sistemimin e poezisë.

                   Mendoj se këto vlera marrin konotacione edhe më specifike kur dihet se poeti shkruan në mërgim, kurse librat  vazhdimisht i publikon në hapësirën shqiptare qoftë në Prishtinë, Shkup apo edhe në Tiranë. Gjithsesi Arif Molliqi e ka pasuruar gamën e tij krijuese me një sfond krijimesh letrare e artistike qoftë në fushën e romanit, dramës, monografisë, por arritjet më të theksuara (padyshim) i ka shënuar në fushën e poezisë. Është kjo njëra nga arsyet  që na jep kurajë dhe guxim profesional të konstatojmë se askush nuk mund të kundërshtojë faktin se autori bënë vepra letrare të mira, ka  krijuar mënyrën e qasjes letrare dhe ka sendërtuar vizionin e tij krijues. Po nëse flasim me gjuhën letrare mund të përkufizojmë se poeti e ka formësuar mënyrën e krijimit duke u bërë një emër i pranuar që mëton dhe meriton të respektohet në përfoljet e kritikës letrare, sepse këtë mendim timin më mirë e sforcojnë poezitë:

Një plis i shpuar”, “Dhimbje cerebrale”, “Motiv i trembur”,  “Motiv që s’e them”, “Monolog  pa emër”,  “Puthje e skuqur”, “Për një kohë  që s’erdhi”, si dhe poezia “Metafora e lutjes”. Në këtë sfond hyjnë edhe njësit ciklike që përfaqësohen me këta tituj: “Këngë për të cilën qava”, “Protestë poetike”, “Brenda librit të pakryer”, “Shenja të kohës”, “Pranverë e zhurmshme” , “Shi gjatë vjeshte” si dhe poezitë a ciklet lirike: “Për vashën që iku nga fshati”, “Metaforë dashurie”, “Teptisja e çuditshme” e ndonjë tjetër.

                   Poeti përmes një sërë fjalëformimesh, po më shumë krijim mendimesh, (përmes shprehjes së artikuluar), ka vazhduar të ndërtoj simbolin në veprën poetike, e me këtë simbolika e poezisë së Molliqit del si një eveniment origjinal, me të tëra sforcimet artistike. P.sh.: “Tenja t’i ka grimcuar hartat” f.14, (e hasim edhe në librin paraprak), pastaj “Tenja ishte futur brenda/ grimconte kujtimet”, f.76, “Tenja grimcoi gurët” f.77, ose “arkëmorti i zi” f.30; 33, 66; “vrima e zezë” f.31,  “plis i shpuar” f.8, “guri i shpuem“ f.87, “breglumi” f.13, “gjokszbërthyer” f.14, “cipërcullakuar” f.19  “Hijeblini”, f.44, “Gurëvarret” f. 40, etj etj, na kanë bindur se poeti Arif Molliqi ka bërë përpjekje për të gjetur e krijuar mendim dhe fjalëformim të ri poetik. Kur jemi këtu poeti ka ditur t’i marrë ato vlera që e kanë rrethuar në vendlindjen e tij për t’i futur në art siç janë “Rrasa e Zogut” f.11, “Verri Binjak” f.18, “Lluka” f.18; 76, “Kulla e Molliqëve” f.40, “Verrat e Llukës” f.40, ose “Aorta” f.18, “Elba” f. 76; 90. etj, duke e bërë poezinë e tij më autoktone dhe më të lidhur për vendlindjen e tij  Kosovën e dashur. Nuk kemi qëllim t’ia kontestojmë afinitetin krijues në fushën e “Dramës” apo të “Romanit”, por me ngulm mbroj pikëpamjen e shprehur më parë, (edhe te libri paraprak  “PELEGRINAZH NË QYTETIN E FTOHT D.”, Prishtinë 2004), se Arif Molliqi në fushën e poezisë, veçmas në dy librat e fundit shkëlqen.

                   Te këta dy libra venerohet më qartë pjekuria poetike dhe mënyra letrare e krijimit të poezisë. Ndonëse autorët nuk “piqen kurrë?!”, A. Molliqi ka treguar pjekuri në poezitë e tij të cilat shënojnë një vlerë më të përparuar, një nivel artistik më të arrirë dhe një simbolikë mjaftë të kristalizuar që d.m.th. ka bërë një hap përpara në trajtimin e temës dhe motivit si pikësynime estetike me një vlerë qoftë letrare apo artistike.

                   Përmbledhja me poezi “PORTRET I PAMBARUAR” është një krijim poetik me një imazh paksa sugjestiv, që bashkë me titujt e veprave “Shënime nga arkiva e qytetit D”, “Loja e dytë e sarkofagut”, “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D” që për shumë kë  kjo “D” simbolizon Deçanin një qendër urbane, ku në periferinë e tij gjendet një monument bizantin i cili jo vetëm dikur por edhe tashti Dukagjinin e ka mbushur me “sarkofag”, por në rastin konkret autori rikujton se “Përplasja me ikona” është si një ecje fatkobe me ikona të thyera në mesjetë”, f. 29, ndërsa në anën tjetër ka shprehur një botëkuptim metafizik si një proces në të cilin ndërthurën pikëpamjet krijuese me ato të realitetit jetësor edhe në ditët e sotme.

                   Sidoqoftë  autori me lehtësi e fut lexuesin në imagjinatën e tij krijuese dhe përmes simboleve herë të tejdukshme dhe herë më të sofistikuara ai do t'i zbërthej idetë poetike dhe nga kjo do të kuptojë brendësinë e mesazhit për të nxjerr pastaj mësimin, përkatësisht porosinë si një metaforë që shprehë dhe simbolizon mishërimin artistik me subjektin lirik, sintagma këto që implikojnë marrëdhëniet qytetare me përkufizimin letrar.

                   Gjithsesi Arif Molliqi mbetet një novator në kërkim të vlerës, në kërkim të idesë dhe si komponentë specifike ai ndërton temën, por kur jemi te poezia ai padyshim ka bërë një kontekstualizim artistik me të gjitha primesat e një poezie moderne mjaftë  të përparuar.

                   Poezia e Arif Molliqit paraqet një botë të tërë ndjenjash ideoemocianale përplot metafora dhe sekuenca nëntekstore që paraqesin gamen krijuese të një poeti, i shkëputur nga atdheu për të cilin brenga e viteve vetëm sa ia ka shtuar mallin dhe dashurinë që përjetohen si një metaforë artistike, e cila mund të kuptohet më mirë nëse leximin e poezisë e bëjmë duke u përpjekur të zbërthejmë mendimet e sofistikuara qoftë si nëntekste apo siç thuhet nganjëherë nga leximi në mes të rreshtave që duken tamam si një ravijëzim i ndjenjave dhe motiveve të përjetuara nga një sekuencë përshkruese në gjithë paragrafin motivor dhe tematik, duke i dhënë imazhin e ndjenjës artistike temës a tërësisë. Megjithatë mund të konstatojmë se në poezinë e Molliqit manifestohet një lloj misteri letrar që përfaqësohet me “Arkëmortin e zi” i cili na del herë si simbol artistik po më shumë si simbol tragjik.

                   Liturgjia (shërbimi), e fenomenit poetik hynë si një shërbesë karakteristike që trandet për një rrekje periferike në pamjen e parë por në rileximin e mëvonshëm liturgjialiteti na shërben si një përpjekje për të sendërtuar mënyrën artistike të krijimit me përmasa shumëdimensionale, me kuptime nëntekstore dhe me mundësitë e interpretimeve të dyfishta që kanë përmasën e një universaliteti krijues si përpjekje sublime për të ravijëzuar mënyrat e qasjes dhe të trajtimit të një koncepti jo vetëm poetik por përgjithësisht letrar.

                   Poezinë e Molliqit e karakterizon tejdukshmëria, çiltërsia dhe sensualizmi real qoftë ky edhe motivues. Kurse mënyra e rrëfimit, përkatësisht poetizimit ia shton vlerën librit si tërësi, ndërsa ritmika e dinamika janë një diskurs poetik që reflekton ndjenjën, shqetësimin dhe preokupimin e poetit, prandaj e shoh të udhës krejt në mënyrë simbolike ta përmbyll këtë shkrim me dy vargjet e autorit te poezia “Çast i një kohe të rrallë”  në të cilën  është shprehur: “Ah sa do të dëshiroja i vetmuar skaj shelgjeve/ përgjatë lumit në fshat  t’i pastroj këto vargje për Ty”, faqe 26.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Nijazi Ramadani: Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne me strukturë dhe ligjërim universal (12-03-2008)
Halil Haxhosaj: DINAMIZMI I POEZISË DHE I FIGURACIONIT POETIK (12-03-2008)
ESTETIKA E NDRYSHIMIT (II) (10-03-2008)
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi (10-03-2008)
Agron Tufa: Kë shqetëson vepra e Arshi Pipës? (08-03-2008)
PROFILI I VEÇANTË I NJË PROZATORI (06-03-2008)
Kujtojmë poetin dom Lazer Shantoja në pervjetorin e lindjes (06-03-2008)
Hilmi Saraçi: Poezi e zgjimit dhe e frymёzimit patriotik (05-03-2008)
Halil Haxhosaj: Figuracioni i një vëllimi poetik (05-03-2008)
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike (01-03-2008)
Thani Naqo (27-02-2008)
“Home”, një roman i mrekullueshëm në letrat shqipe (24-02-2008)
Martin Camaj, poeti i lumit (23-02-2008)
SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ ! (21-02-2008)
Jeton Kelmendi: Pse? Të jesh shkrimtar (21-02-2008)
Ndue Ukaj: Sfida e interpretimit letrar (16-02-2008)
Shiqiptari qe vdes e ringjallet per atdheun ne cdo poezi.. (15-02-2008)
Mustafë Xhemaili: Prozë e mirëfilltë artistike (12-02-2008)
Bardh Frangu: Loja me libra (08-02-2008)
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve (07-02-2008)
E SHKRUAR ME VRULLIN E ERËS… (07-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vertetesia artistike e nje shpirti poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Simbolika e dhembjes dhe e qendreses kombetare (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi'' (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008)
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008)
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008)
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008)
PARISI KOT?! (30-01-2008)
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008)
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008)
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008)
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008)
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008)
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008)
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008)
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007)
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007)
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007)
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007)
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007)
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007)
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007)
Fjalët dhe plagët e një poeti shqiptar (17-08-2007)
Kosova në vargjet poetike të Dritëro Agollit (13-08-2007)
Shpetim Kelmendi në Oazet e paradites (09-08-2007)
“Home”, një roman krejt i veçantë (01-08-2007)
Shënime për romanin “Tri motra në një qytet”, të shkrimtarit Petrit Palushi (29-07-2007)
Botues librash apo seksere te rendomte (21-04-2006)
Si lindi “Lahuta e Malcis” (18-04-2006)
Libri është i shenjtë (17-04-2006)
Poezia e ndaluar e Agim Gjakovës (15-04-2006)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo