| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Nijazi Ramadani: Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne me strukturë dhe ligjërim universal E merkure, 12-03-2008, 06:25pm (GMT) Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne me strukturë dhe ligjërim universal Temat e dashurisë së adoleshentëve i pikturoi me një shije artistike të hollë dhe të rrallë në krijimtarinë poetike, duke përfshirë në Gjinin e vetë një poetikë të poezisë origjinale që ka për bazë përherë fjalën magjike dhe çelësin e një vargëtimi, ku në çdo varg e në çdo metaforë shprehet e ilustruar figurativisht dhe me plotë ndjenja njerëzore Vitet e ’70-ta paraqitet here pas here një pendë e re krijuese në faqet e periodikut tonë për fëmijë të “ Pionierit”, faqes për fëmijë në “ Rilindja”, në “ Zëri i rinisë” të Prishtinës, por edhe në revistat “ Gëzimi” e “ Fatosi” që botoheshin në Shkup. Prandaj neve që kishim kureshtjen ti këndojmë ato fleta shqipe, na pushtoi një mal mbresa duke i lexuar me respekt në revista e gazeta të atyre viteve, dhe fare në fund të ndonjë vjershe na ka rënë të lexojmë një emër jo vetëm entuziast, por dita ditës po bëhej me i pranueshëm për të gjithë ne, i cilin për ditë e më shumë po i bënte vend vetit në letrat tona dhe, ai ishte vëllai i Avdushit, të cilit herët iu pre udha e jetës, Alush Canaj, që iu nda jeta në dysh qysh para tri dekadave, e, fati e deshi që shumë herët u dha merita e Penikasi i tij të na mbetët një kujtim i nderuar dhe i paharruar. Avdush Canaj, rilindi me fatin që nga vëllazëritë Canaj, shumë shpejt të na shfaqet edhe një penë tjetër por, formuar e cila krijimtarisë letrare shqipe për fëmijë iu bashkua po me atë intensitet, dhe me atë përkushtim, duke i sjelle letrave tona vlera siç është Avdush Canaj, i vëlla i Alush Canjt, e trashëgoi Avdushi, i vëllai, i cili falë dhuntisë dhe talentit që kishte falë natyra e tij, për t’ia vazhdar në shpirtin e tij, drithërimën lirike përmes botës së fëmijëve, edhe Avdushi si poet i mirëfilltë për fëmijë, arriti që nga viti në vit, të na gëzoj me libra të ri dhe me vlera të reja. Veprimtaria letrare dhe artistike e Avdush Canaj nuk është shumë e gjerë, por ka vulën dhe specifikat e veta si në formë e përmbajtje, dhe për këtë arsye, duke filluar me librin e parë me poezi përkushtues për të vëllait e tij, Alushin“ Gjeneral pa epoleta”, në vend të kurorës të cilën përmbledhje poetike Avdush Canaj e botoi vetëm në vitin 1993, pasi që si i burgosur politik kishte vuajtur denimin prej katër viteve në burgjet e atyre viteve, të dytin “ Lepurushi i çokollatave”, tregime, e botoi më 1994, ndërkaq dy libra të tjerë me poezi “ Gonxhja nga Jupiteri “2000, kurse librin “ Zogu në derë” e botoi në vitin 2003. Me poezitë e këtyre vëllimeve poetike, poeti Avdush Canaj i bashkohet jo vetëm poetëve të njohur si Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Agim Deva, Zejnulllah Halili, Arif Demolli, Nuhi Vinca që më me përkushtim mjaftë serioz arrinë që trajtimi i tij të bëhet edhe e veçanta e tij si krijues. Krijimtaria e Avdush Canajt mund të thuhet se është moderne për kah koncepti dhe përmbajtja më një strukturë dhe ligjërim universal poetik. Temat e dashurisë i pikturoi me një mjeshtri të hollë dhe të rrallë në krijimtarinë poetike duke përfshirë në Gjinin e vetë një poetikë të poezisë origjinale që ka për bazë përherë fjalën magjike dhe çelësin e një vargëtimi, ku në çdo varg e në çdo metaforë shprehet e ilustruar figurativisht dhe me plotë ndjenja njerëzore. Pra, bukuria e vargëtimit do të shihet në gjitha veprat poetike me poezi, por edhe me ato në tregime, bukuria e shkrimit shihet edhe tek veprat e tjera: Gjeneral pa epoleta dhe te Gonxhja nga jupiteri, por edhe te tregimet: Lepurushi i çokollatave. Vargjet e Avdush Canajt janë plotë simbolik, kreacione dhe metafora artistike. Avdush Canaj si përfaqësues i gjeneratës së mesme të krijuesve për fëmijë të letërsisë shqipe e ka përvijuar me hapa të sigurt një poetike universale, dhe sukses po ngjitet në letërsinë tone, duke gjetur me mjeshtri udhën e bukurshkrimit për fëmijë. Personazhi poetik i poezive të Avdush Canajt mediton lirisht, shprehet lirisht, pa hezitim zgjon kureshtjen e tij po atë që ndien t`ia dëfton shpirtin përmes ligjërimi i drejtpërdrejtë poetik e komunikimi i hapur me lexuesin, del si përcaktim i këtij autori që në librin e pare. Mbase një vetëdije e tillë e ngulitur në vetëdijen e fëmijëve do të thoshim se rrjedhë si një heroizëm lirik të krijimeve poetike të tij, duke u shprehur më së qarti në poezitë me tematikë që kanë simpatitë, ndjenja këto aq fisnike dhe të çiltëra, duke shtruar me kohë e dashurinë e sinqertë, ndjenjë që e forcon dhe i mbanë ata në jeta dhe, u ofron dhe bashkon zemrat. Për fëmijën është i vetëdijshëm të shprehet kjo ndjenjë didaktike e autrorit tashmë të dëshmuar në letrat shqipe për fëmijë, i cili është përfshirë në shumë antologji të shqipës, duke përfshirë edhe atë, ‘Çufkat e kuqe” të Odhise Grillos. Avdush Canaj mediton me ndjenjën dhe gjuhën poetike të personazhit të tij, fëmijës kureshtar që kur zogu në degë të qershisë i vjen simpatia, poeti ndjenë të këndojë edhe qershia. Kështu, Avdush Canaj do të përjetojë në ëndrrat, dëshirat dhe shqetësimet e fëmijëve, do të për kap dhe lexoj në sy dhe në shpirtin e tyre pikërisht atë ndjenjë të fuqishme që i përket simpatisë, pikërisht të asaj simpatie që do të rritet bashkë me ta të së ndërtuar me dashuri e sinqeritet që oforon përzemërsisht. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||