Letërsia Shqiptare

Syhejl Havolli ‘HESHTJE'- Botoi “Vatra”- Prishtinë
E diel, 30-03-2008, 05:42pm (GMT)

Nga Ali D. Jasiqi

Ka vite që emrin e Syhejl Havollit e gjejmë në faqet e shtypit kosovar. Ka botuar ai, herë pas herë, poezi në gazetat e përditshme dhe në shtypin periodik, veçmas në revistën letrare “Jeta e re”, por gjer vitin e kaluar krijimet e tij mbeten të shpërndara, nga se autori disi nuk kishte guxim të dilte para lexuesve me përmbledhje poezish.

Është kjo dëshmia më e mirë se kemi të bejmë me një krijues që shkruan vetëm atëherë, kur frymëzimi i piqet për të shpërthye si vullkani. Megjithate, më në fund, ndoshta edhe i nxitur nga të tjerët, i tuboi disa nga krijimet e tij, ato që i janë duk më të sukseshme në përmbleshjen me titull “Heshtje”, të cilën e botoi Shtëpia Botuese “Vatra” të Prishtinës, duke i lenë jasht saj edhe disa poezi, që i kishte botuar më parë në shtyp..

Havolli është krijues që i pelqejnë eksprimentët, e kjo dëshmohet me poezinë e tij të titulluar “Llamburijnë flakadanët e mi”, me një nentitullaimbolik (Alfabeti i dhembjes),në të cilën secili varg,gjegjësisht fjalët e secilit varg fillojnë me nga një shkronjë të alfabetit të shqipës, çka do të thotë se poezia ka gjithesjtë tridhjetë e gjashtëe vargje, aq sa ka shkronja alfabeti ynë.Kështu, bie fjala, me shkronjën M autori thurë vargun “Midis meje mashtrohet malli mallëngjyeshëm Mirushë”, varg që megjithate ka kuptimin e vet. E që plotësohet me vargun vijues Një mënyrë e tillë e thuerjes së vargjeve nuk është edhe aq e lehtë, për të mos thenë se kërkon përkushtim dhe mjeshtri bukur të mirë, që vargu të dali me kuptim dhe të shpreh preokupimin e autorit që do t'i thotë diç lexuesit E Syhejl Havoli ketë e ka arritë bukur me sukses në gjithë poezinë e tij. Kjo në të vërtetë është karakteristikë e krijuesve të njimendët, e atyre që artin e kuptojnë si diç serioze dhe obligim i tyre ndaj lexuesit, të cilit i dedikohet vepra letrare

Përndryshe, autori i përmbledhjes “Heshtje” frymëzohet nga jeta e përditshme e njerëzve të kësaj toke, të këtij trolli. Ate e nxitë të shkruaj edhe humbja e shokëve të vet, siç është rasti me Halil Alidemajn, por edhe i fytyrave të shquara të kulturës e letërsisë shqipe.Prandaj u këndon Esad e Hasan Mekulit, por edhe poetit e arsimtarit të ndjerë Kadri Kadriut. Një poezi e tij i kushtohet arkeologës sonë të njohur, Edi Shukriu. E një tjetër M. Fetiut, por edhe trimit legjendar Azem Bejta. Kështu Halil Alidemaj për Havollin është “fanar drite”, që nuk shuhet kurrë, nga se brigjet e rrenuara të bashkojnë dhe ndërtojnë ura kah buzëqeshjet e pritura shekujsh, kurse Kadri Kadriu, krijues ky që vdiq shumë i ri ishte yll që sytë ia ndali, poetit, blrimeve.Respekt të posaçëm autori i përmbledhjes në shqyrtim tregon ndaj bardit të letërsisë shqipe në Kosovë, poetit e atdhetarit, Esad Mekuli, të cilin ai e quan Bacë dhe poet që i këndoi këngët e urtësisë, poet që e daltoi me daltë të mprehtë të kaluarën e kombit të vet dhe e shtroi rrugën e ndritshme të së ardhmes, duke u përpjekur që të bashkojë vëllaun me vëlla.

Por kjo nuk është e gjithë ajo që e preokupon autorin e përmbledhjes në shqyrtim.E ngacmon ate edhe dhembja për varrët e dëshmorëve, të atyre që u flijuan për të mirën e popullit të vet në luftë me pushtuesit shekullor, me ata që versuleshin si bisha të egra ndaj shtresave të pambrojtura të populates

Mërgimi, kjo plagë shekullore e popullit shqiptar,mbetet tema për të cilën shkruajnë pothuajse të gjithë poetët e të gjitha kohëve. Edhe Havolli i kthehet ,në disa poezi të veta, kësaj temë, duke përmendur lotët që ecin faqëve të secilit mërgimtar dhe antarëve të tij të familjes,sepse:

këtu zogjtë nuk e njohim pikëllimin tim

as lulet që bulojnë para kohe mallëngjimin

as Liridona me Liridonin tim lirinë.

( “Pesë shekuj “)

Vetë titulli i kësaj poezi sygjeron se është fjala për një plagë të vjetër, që percillet brez pas brezi ke populli i vuajtur shqiptar, i dëtyruar ,për një arsye aso tjetër, ta lëshojë vendin dhe të marri botë në sy kah sytë këmnbët, që të gjejë strehim në vende të ndryshme të botës, të shumtën e rastëve për të siguruar kafshatën e bukës për fëmijët,të cilët mbesin pothuajse bonjakë,nga se i ati i tyre për shumë kohë qendron larg dhe vie shumë rrallë për t'i vizituar fëmijët Ai do t'u mungojë edhe atëherë kur sofra shtrohet me bukë e krip,që i plasarit buzët e njoma të foshnjës.Megjithate, mërgimtarët tanë asnjëherë nuk e harruan vendlindjen, e cila u flen në zemër dhe shpirt..

Të shtojmë në fund se Syhejl Havoli është poet që e ndien dhe e shpreh brengën e bashkëkombasve të vet me një përkushtim dhe angazhim të duhur.Poet që e ka të zhvilluar ndjenjën e masës,elemente këto që e bëjmë krijimtarinë e tij të sukseshme dhe të kapshëm për lexuesit, që besojmë se do ta presin mirë librin e tij të parë, të botuar pas disa vitësh të krijimtarisë së tij interesante e tërheqëse.

Burimi: Agimi.com


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.