(Nijazi Ramadani:“Dheshkronjë Arbëri”,- Botoi “Jeta e Re”, Prishtinë)
Ali D. Jasiqi
Ndër librat e autorëve të rinj që u botuan kohët e fundit pa hamendje duhet dalluar përmbledhja e vjershave “Dheshkronjë Arbëri” e Nijazi Ramadanit, që u botua në edicionin e revistës letrar “Jeta e re”. Është kjo përmbledhje që me figuracionin e zgjedhur, me simbolet e shumta, por edhe me frymëzim poetik tërheq vëmendjen e lexuesve dhe të kritikës, si vepër e suksesshme, që dëshmon për talentin e përkushtimin e këtij autori të ri. Nijazi Rmadani shkruan poezi të shkurtra ( asnjë nga 50 vjershat e përmbledhjes së tij nuk i arrin tridhjetë vargje), por të ngjeshura, që shprehin ide e mendime të thella, të thuktë e mjaft koncize, të frymëzuara nga realiteti historik apo bashkëkohor, e që i karakterizon një frymëzim i sinqertë e spontan.
Vetë titulli i librit “Dheshkronjë Arbëri” në një farë mënyre sugjeron edhe preokupimin e autorit dhe temat që e frymëzojnë për poezi”..Janë këto poezi përplot truall dhe etni shqiptare, të krijuara me vargje të “detonuara”, me mllef, bunt e sfidë të një shpirti rebeles, pa vaj e kujë, pa apostrofa e eksklamacione e patetike, me jone të theksuara atdhedashurie, si në ato me konceptim të drejtpërdrejt, ato përkushtuese ( personaliteteve të shquara nga e kaluara e jonë e lavdishme, apo edhe aktualiteti e nga jeta intime( edhe në ato kushtuar vendlindjes, e cila këtu nuk na del si një peizazh i rëndomtë bukolik, idilik e pastoral, por si arkeptik i pastër burimor “rrënjësor” e “trungor” etnoetnik e etnopsikologjik kombëtar, jo rrallë me një ngjyrim të mirëfilltë meditativ-refleksiv”, me të drejtë e thotë, njëri nga recernsionistët e librit në shënimin shoqërues.
Hiq vjershën e parë “Profil Njeriu”, titullin e së cilës e hap përmbledhjen, si dhe atë të botuar edhe në kopertinën e librit, Nijazi Ramadani krijimet e veta poetike i ka ndarë në tri cikle, nis nga tematika që trajtojnë apo edhe mënyra e thurjes së tyre, (“Hap udhë...”, “Shtegtime në histori” dhe “Maja e zezë”). Njeriut i duhet një masë dhe një kundërmasë- mendon Nijazi Ramadani, për tu shprehur qartë se për të urtin duhet të jesh i urtë, për të mirin i mirë dhe në të kundërtën. Kjo është filozofia dhe pikëpamjet e tij për jetën e njeriut, që i përshkojnë pothuajse të gjitha vjershat e përmbledhjes në shqyrtim.
Njeriu ynë, ai kësaj toke të larë me gjak, është shtegtar udhëtimi, madje as i pari as i fundit, nga se prej se hyri frika në palcë të këtyre njerëzve u bënë pikë e pesë, u shpërndan botës. Ora e ligë e ka pushtuar dheun tonë në këto kohë të pakohë, në këtë amulli përplot batica dhe zbatica nëpër të cilat ka kaluar e po kalon banori i tokës së Arbërit. Këto janë vetëm disa nga motivet që u këndon Nijazi Ramadani në poezitë e tij, në vjershat e shkurtra e plot përmbajtje, me një simbolik të zgjedhur. Se vjershat e tij janë përplot simbolikë edhe atëherë kur shprehin një realitet dëshmon më së miri poezia e shkurtër “Gaca”, në shtatë vargjet e së cilës fshihet një e vërtetë e hidhur. Pa hyrë në analizën e mëtejme të saj, po e citojmë në tërësi: “Ruaju nga gaca/ kur është e mbuluar se të djeg/ po e nxorrre jashtë- e humb djegësinë/ nëse e mbulon me hi/ edhe vetë mund të digjesh”.
Dy poezi të ciklit të parë të përmbledhjes së Ramadanit i kushtohen poezisë. Në të parën ai e identifikon veten me poezinë, me një ndryshim se vetë është viktimë, kurse poezia “krim”, kurse në të dytën shpreh mendimin se ashtu si pemëtari që kultivon pemën, blegtori bagëtinë, poeti bënë vargje dhe në këtë mënyrë bën jetë njeriu, për të përfunduar se të merresh me art bën jetë kopshtari, pra jetë të begatshme dhe të pasur.
Ciklin e dytë të përmbledhjes Ramadani e titullo “Shtegtime në histori”. Janë këto vjersha kushtuar kuvendeve në Lezhë, Prizren e Vlorë. Mandej Kryezoti, pastaj për Pjetër Bogdani, A. Frashëri, e Y.Prizreni, Naim Frashëri,, Migjeni, Xhaxhait, por edhe Kosovës e kurbetçarit të nemur. Nijazi Ramadani nuk u thur himne këtyre fytyrave e as nuk këndon me vargje e fajlë bombastike e romantike. Poezia e tij ëhstë e rrafshët, e qetë, por e këndshme dhe përplot mendime. Kështu, derisa Pjetër Bogdanit i dha mish e asht dheut, A. Frashëri dhe Y. Prizreni, lapidari i të cilëve qëndroi krenar në Prizren, na i lanë amanet armët si themel i ardhmërisë. Naim Frashëri:” Ishte Dheshkronjë Arbëri/ në djepin e lashtë- prej familjes së madhe/ dritë dheu i dhashë”, poezia (“ Në petalet e luleve nektar”).
Vjershat e këtij cikli frymëzohen edhe nga e sotmja, nga realiteti i hidhur i këtij shekulli për njerëzit e këtij nënqielli. Vendlindja e poetit, Kosova martire, ishte e vazhdon të jetë arenë e kacafytjesh ndërmjet vendasve shekullorë arbërorë dhe ardhacakëve, që e bëjnë errësirë tokën ku: “njeri i larë në gjak/ hi e shkrumb kudo/ po s’ shkrimë kurrë/ as nga toka as nga ajri.” (Në Kosovë”).
Në Kosovë, dheun e së cilës do ta marrë për ta mbajtur në shpirt edhe mërgimtari, kurbetçari, të cilit as uji nuk i pihet si në burimet tona, por i lidhet në fyt e nuk përpihet, nga se është uji i dheut të huaj, në të cilin e kanë hedhur hallet e jetës apo zullumet e pushtuesit.
“Maja e zezë” – mbanë titullin cikli i tretë dhe i fundit i përmbledhjes “ Dheshkronjë Arbëri”. Në këto poezi më është shumë se në të ciklet e parë gjejmë realizime që karakterizon shprehja refleksive e meditative. Vjersha më e gjatë e ciklit, po e krejt përmbledhjes është është ajo “Vdekja e babait”, njeriu me vdekjen e të cilit nuk shkuan të gjitha, por edhe pas vdekjes jetë njeriu la. I lindur në Luftën e parë që në të dytën të jetë nën armë, ai kishte disa vdekje, që ajo e vërteta ta gjejë në shtrat, gjë që nuk është pritur, ngase ishte luftëtar i paepur.
Marrë në tërësi përmbledhja “Dheshkronjë Arbëri” është një libër i realizuar me sukses, përmbledhje vjershash të shkruara me një figuracion të pasur, që zbërthehet lehtë, gjë që e bënë të kapshme dhe tërheqës për lexuesit e shtresash të gjëra. Me këtë Nijazi Ramadani dëshmon se ka talent dhe prirje të lakmueshme, që premton në realizime të mira artistike në poezi. Të presim dhe shpresojmë se nga ai do të lexojmë vargje të mira në të ardhmen.
(Gazeta "Shkëndija", Prishtinë)
| Other Articles: |
 |
Albert Shala: Bilal Xhaferi, shkrimtar fatprere (03-04-2008) |
 |
Ylli S. Hoxhaj: Kënga e zezakut të bardhë” të Daut Gumenit (02-04-2008) |
 |
AH KY ESENINI ! (30-03-2008) |
 |
POETI REBEL RUS, ESENINI, I HAP ZEMRËN NJË SHQIPTARI (30-03-2008) |
 |
Syhejl Havolli ‘HESHTJE'- Botoi “Vatra”- Prishtinë (30-03-2008) |
 |
NJË UDHËTIM MES 'DRURËSH' DHE FJALËSH (24-03-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Ernest Koliqi dhe fillimet e modernitetit në prozën shqipe (18-03-2008) |
 |
Poeti mistik e atdhetar Nexhat Peshkëpia (15-03-2008) |
 |
Shefqet Dibrani: Observim poetik (13-03-2008) |
 |
Nijazi Ramadani: Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne me strukturë dhe ligjërim universal (12-03-2008) |
 |
Halil Haxhosaj: DINAMIZMI I POEZISË DHE I FIGURACIONIT POETIK (12-03-2008) |
 |
ESTETIKA E NDRYSHIMIT (II) (10-03-2008) |
 |
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi (10-03-2008) |
 |
Agron Tufa: Kë shqetëson vepra e Arshi Pipës? (08-03-2008) |
 |
PROFILI I VEÇANTË I NJË PROZATORI (06-03-2008) |
 |
Kujtojmë poetin dom Lazer Shantoja në pervjetorin e lindjes (06-03-2008) |
 |
Hilmi Saraçi: Poezi e zgjimit dhe e frymёzimit patriotik (05-03-2008) |
 |
Halil Haxhosaj: Figuracioni i një vëllimi poetik (05-03-2008) |
 |
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike (01-03-2008) |
 |
Thani Naqo (27-02-2008) |
 |
“Home”, një roman i mrekullueshëm në letrat shqipe (24-02-2008) |
 |
Martin Camaj, poeti i lumit (23-02-2008) |
 |
SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ ! (21-02-2008) |
 |
Jeton Kelmendi: Pse? Të jesh shkrimtar (21-02-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Sfida e interpretimit letrar (16-02-2008) |
 |
Shiqiptari qe vdes e ringjallet per atdheun ne cdo poezi.. (15-02-2008) |
 |
Mustafë Xhemaili: Prozë e mirëfilltë artistike (12-02-2008) |
 |
Bardh Frangu: Loja me libra (08-02-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve (07-02-2008) |
 |
E SHKRUAR ME VRULLIN E ERËS… (07-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Vertetesia artistike e nje shpirti poetik (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Simbolika e dhembjes dhe e qendreses kombetare (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi'' (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008) |
 |
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008) |
 |
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008) |
 |
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008) |
 |
PARISI KOT?! (30-01-2008) |
 |
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008) |
 |
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008) |
 |
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008) |
 |
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008) |
 |
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008) |
 |
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008) |
 |
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008) |
 |
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008) |
 |
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008) |
 |
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008) |
 |
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008) |
 |
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008) |
 |
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008) |
 |
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008) |
 |
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008) |
 |
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008) |
 |
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008) |
 |
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007) |
 |
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007) |
 |
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007) |
 |
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007) |
 |
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007) |
 |
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007) |
 |
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007) |
 |
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007) |
 |
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007) |
 |
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007) |
 |
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007) |
 |
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007) |
 |
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007) |
 |
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007) |
 |
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007) |
 |
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007) |
 |
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007) |
 |
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007) |
 |
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007) |
 |
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007) |
 |
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007) |
 |
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007) |
 |
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007) |
 |
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007) |
 |
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007) |
 |
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007) |
 |
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007) |
 |
Bukuria e vargut (08-10-2007) |
 |
Romantiku i harruar (05-10-2007) |
 |
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007) |
 |
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007) |
 |
Dimensioni semantik i dhembjes (23-09-2007) |
 |
Golgota e një populli martir në retrospektivë (16-09-2007) |
 |
Vepra me kritikë letrare me vlerë (14-09-2007) |
 |
Pas leximit të librit “Jeta e një kumarxhiu” të autorit Arben Subashi (03-09-2007) |
 |
Përse është poet modern Migjeni? (21-08-2007) |
 |
Figura e Kozmosit në veprën letrare (20-08-2007) |
 |
Mehmet Myftiu, autori i romanit për disidencën shqiptare (18-08-2007) |