Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E marte, 13-05-2008, 08:35am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Agron Tufa: Shqiptarët s’janë lexues – shqiptarët janë shkrimtarë!
E merkure, 07-05-2008, 06:14pm (GMT)

Shqiptarët s’janë lexues – shqiptarët janë shkrimtarë!

Nga Agron Tufa
     
Më kujtohet një rrëfim gjysmë-anektodë, të cilin ma ka rrëfyer në Moskë poetja Olga Sjedakova. Ja thelbi i tij: Në një nga turrnetë e shumta të leximit që organizonte propaganda sovjete – midis shkrimtarëve dhe lexuesve të ndonjë ndërmarrjeje, uzine, a regjioni, - një grupi shkrimtarësh moskovitë u ra të udhëtonin në Jakuti dhe të ndërtonin një dialog të ngrohtë me masat e lexonjësve jakutë. Kështu, salla e Lidhjes së shkrimtarëve të Jakutisë, në atë rast, qe plot. Prezantuan me bujë para lexonjësve Jevtushenkon, por lexuesi jakut nuk e njihte. Provuan me Voznjesenskijn, prapë jakutët s’e njihnin. Provuan me Samoillovin, jakutët – as atë. Atëherë shkrimtarët e shkretë filluan të pyesnin publikun: -“Po Pasternakun, e njihni?”. – “Nuk rritet kjo erëz këtej nga ne” – u gjegj një nga salla. - Nuk është bimë, i thanë, është poet. - Na ndejni, nuk e njohim, thanë jakutët. -Po Bllokun, Mandelshtamin, Ahmatovën... po Cvjetajevën... Tarkovskijn...? I keni lexuar? Atëherë u ngrit njëri: - Kush janë këto zonja e zotërinj të nderuar? Ne nuk kemi dëgjuar asgjë për ta!”. - Po këta janë shkrimtarët më të dëgjuar të Rusisë, briti i pataksur Jevtushenko. - A-ha! - e kapi fillin njeriu nga salla: harruam t’ju bëjmë një gjë me dije, qysh në fillim, zotëri: - Jakutët nuk janë lexues, jakutët janë shkrimtarë!. Kjo situatë, na ndihmon për të kundruar analogjinë dhe statusin e “shkrimtarit” shqiptar. Në kushtet e një bumi entesh botuese, sot gjithëcili e ka mundësinë të botojë një libër, mjaft që të ketë treqind deri në pesëqind lekë të reja në xhep. Tregëtia që bëhet me botuesin i ngjan një situate të rëndë e primitive të xhabazit apo të tregëtarit të rëndomtë në pazar: jep lekët dhe, pas një jave, je bërë me libër! Botojnë libra gjimnazistët, çupkat ende pa mbërritur periudhën e pubertetit. Dhe veç t’i shohësh si kapardisen kapedanët dhe amazonkat familjare. Babai s’lë derë redaksie televizive apo gazete pa shkelur, pihet kafja dhe kryefamiljari fut pa teklif dorën në xhep të nxjerrë qesen me pyetjen standarte: “Sa do? Ape gojën! Jam i vendosur të mos e lë m’bë udhë taletin e sime bije. Veç dua të ma qëndisësh mirë artikllin, t’ma kullandrisësh kronikën hakçe. Ja dhe fotografitë... “. Dhe bashkë me paratë, lë një turrë fotosh të çupkës melankolike me mjekërr në pëllëmbë. Ai e di mirë si funksionon teknologjia e gazetave dhe e kamerave. Deri në promovimin e bujshëm ku poetët pleq, me sy të gapëruar nga rakia apo gojë të çapëlyer nga ndukja e ndonjë kofshe të pjekur, këpusin broçkulla e lëvdata për talenten e re. Tej në qoshk, e vetmuar, si një Serafim pikëllimplotë, ëndërron lavdinë e ardhshme poetesha e njomë, derisa një ditë, në pastë fat, do ta kuptojë terë këtë maskaradë prindërore dhe do t’i zvjerdhet dhe zelli - derisa një ditë (në pastë fat), në vend të parashikimeve hovordare të këtyre xhaxhove, do t’i mbetet një boshllëk i trishtueshëm në parzëm dhe Safoja e re, do të preferojë si gjithë vërsniket e saj të merret me ndonjë zbavitje më të fisme, ose në rastin më të mirë - të gjejë një të dashur, i cili t’ia zëvendësojë me sukses melankolinë e vargjeve. Në Shqipëri boton kush nuk priton, kush ka paratë e mjaftueshme: sponsorë kokëtulë apo prindër delirantë; botojnë nxënësit dhe studentët, prindërit dhe emigrantët; botojnë profesorët dhe veteranët, ish-të burgosurit dhe politikanët, gratë e divorcuara dhe prostitutat e rehabilituara. Në Shqipëri botojnë librat e tyre ish-prokurorët dhe ish-ministrat, ish-diplomatët dhe ish-bodiguardët, kuzhinierët, këpucarët, dadot, rrobaqepësit e diktatorit dhe familjes së tij; kunatat dhe rejat, ish-oficerët dhe oficerët në lirim, spiunët e sigurimit të shtetit dhe agjentët e kompanive të sigurimit, tregëtarët e birrës dhe libra biznesmenësh që rrëfejnë se si ia kanë filluar zanatit, në fillim si qoftexhinj e që tash, kanë mësuar formulën e suksesit. Por më shumë se të gjithë, në Shqipëri botojnë barinjtë, katundarët dhe gazetarët. Bashkitë ose fondacionet për zhvillim në zonat rurale zëvendësojnë rolin e prindit për fëmijët e stadit parapubertant. Nuk ka mbetur familje, Derë e Madhe, trevë apo fshat që të mos ketë monografinë. Mandej vijnë promovimet e bujshme në qytete, porositen ligjërata profesorësh, historianësh, akademikësh. Vijon ceremonia e trishtë e perverse me këndellje, rrahje gjoksi e kacagjelime. Auditorë të këtyre skenave bëhen muzetë e kryeqytetit, bibliotekat kombëtare apo universitare, institutet apo fakultetet. Auditori i paralajmëruar mbushet me taborret e të ftuarve. Janë shembë krahinat për dere, pleq me qeleshe apo qylafë, pensionistë që u dridhet zëri i mallëngjyer, fashatarë që ngrihen nga fundi i sallës për të dalë në foltore, për t’i thënë dhe ata “nja dy fjalë”. Ata përshkojnë sallën me një ecje të pasigurtë, sikur çalojnë e priren shtrembër dhe mua më merr malli për ecjen e tyre natyrale, me drapër në dorë, kur drejtohen në arë për të korrë një krah hasëll për lopën. Rëndom del libri i një krahine, tempulli besimtarësh apo Dere të Madhe. Por merr valë, merr zjarr, merr sherr krahina fqinje: “Pse, vetëm ata na qenkëshin krye? Po ne? Pa dale, dale... se kemi dhe ne me ç‘ta çuditim botën...”. Gjenden lekët, porositet shkrimtari, që të kushtojë pak, zakonisht zgjidhet një format i bjerrur, gati ose krejtësisht i harruar i gazetarucit të shtypit të dikurshëm lokal. Bashkë me lekun, bashkë me fryerjen atë e pushton deliri dhe merr hak për harresën e pdrejtë: lëshohet si mizë blete, derë për derë, ku ka pleq në grahmat e fundit, përthyen fletorkën në gjunjë dhe kërren në letër gjithë broçkullat e një kujtesë të çoroditur. Libra shkruajnë ngado, libra shkruan çdokush, libra botohen tejpërtej atdheut tonë, madje në një shqipe që do t’ua kishin zili edhe kurset e para kundër analfabetizmit. Por rekordin e zënë, padyshim, gazetarët. Çdo gazetar, potencialisht është një shkrimtar. Edhe ata kanë librat e tyre. Varg e vistër. Madje vetëm ata duket sikur shkruajnë. Kush e ndal fushatën e tërbuar të librit të një gazetari? O, bravo solidaritetit! Librat e tyre reklamohen në faqet e gazetave, në vitrinat e librarive, në tele-ekrane, në promovime, në turrne leximore Prishtina-Vlorë. Kështu që, i dashur shkrimtar, rishtar qofsh ti apo i vjetër – struku, struku, mos u ndje, mos e hap gojën se të bënë gazin e botës! Thua je shkrimtar? E kujt ia thua këtë? Kush të paska lexuar? Ku bie, mor zotni, ky farë libri yt? Në librari? Nuk është! Je dallash, or lum miku! Të njohin për fytyrë? Ke dalë ndonjëherë në “Klan”, Top Chanel”, “Vizion +”? Jo? Atëherë ti s’qenke shkrimtar, qenke mashtrues, paranojak, delirant... Paske botuar zotrote nja dy libra! Shihe gazetarin X, deputetin Y, këshillatrin Z, të cilët, jo dy e tre, por të përgjigjen me një karikator të tërë me libra! Po kush i lexon vallë? Ka dhe momente të tilla kthjellimi kur bëhet dhe kjo pyetje. Tash për tash, librat në botën shqiptare, kanë zëvendësuar dhe janë një variant i suksesshëm i kartëvizitave. Në vend që të shkëmbejnë kartvizita, shqiparwt shkëmbejnë librat e tyre. Të cilët askush s’i lexon. E pse t’i lexojnë? Shqiptarët preferojnë të shkruajnë. Shqiptarët s’janë lexues. Shqiptarët janë shkrimtarë!

gazetastart.com

Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Zejnullah Halilin (1945-2004) shkrimtar për fëmijë i letrave shqipe (04-05-2008)
ÇDO LIBER I BUZËQESH ATDHEUT (28-04-2008)
Brahim Avdyli në gjuhën rumune (27-04-2008)
Ndue Ukaj: Njëmendësia e fjalës si rilindje e kritikës (26-04-2008)
Nijazi Ramadani: Mbresa për librin poetike të Mexhid Mehmetit “Përtej Harrimit” (26-04-2008)
KRIJIMTARIJA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI (26-04-2008)
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA (16-04-2008)
Albert Shala: Bilal Xhaferi, shkrimtar fatprere (03-04-2008)
Ylli S. Hoxhaj: Kënga e zezakut të bardhë” të Daut Gumenit (02-04-2008)
AH KY ESENINI ! (30-03-2008)
POETI REBEL RUS, ESENINI, I HAP ZEMRËN NJË SHQIPTARI (30-03-2008)
Syhejl Havolli ‘HESHTJE'- Botoi “Vatra”- Prishtinë (30-03-2008)
NJË UDHËTIM MES 'DRURËSH' DHE FJALËSH (24-03-2008)
Ndue Ukaj: Ernest Koliqi dhe fillimet e modernitetit në prozën shqipe (18-03-2008)
Poeti mistik e atdhetar Nexhat Peshkëpia (15-03-2008)
Shefqet Dibrani: Observim poetik (13-03-2008)
Nijazi Ramadani: Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne me strukturë dhe ligjërim universal (12-03-2008)
Halil Haxhosaj: DINAMIZMI I POEZISË DHE I FIGURACIONIT POETIK (12-03-2008)
ESTETIKA E NDRYSHIMIT (II) (10-03-2008)
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi (10-03-2008)
Agron Tufa: Kë shqetëson vepra e Arshi Pipës? (08-03-2008)
PROFILI I VEÇANTË I NJË PROZATORI (06-03-2008)
Kujtojmë poetin dom Lazer Shantoja në pervjetorin e lindjes (06-03-2008)
Hilmi Saraçi: Poezi e zgjimit dhe e frymёzimit patriotik (05-03-2008)
Halil Haxhosaj: Figuracioni i një vëllimi poetik (05-03-2008)
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike (01-03-2008)
Thani Naqo (27-02-2008)
“Home”, një roman i mrekullueshëm në letrat shqipe (24-02-2008)
Martin Camaj, poeti i lumit (23-02-2008)
SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ ! (21-02-2008)
Jeton Kelmendi: Pse? Të jesh shkrimtar (21-02-2008)
Ndue Ukaj: Sfida e interpretimit letrar (16-02-2008)
Shiqiptari qe vdes e ringjallet per atdheun ne cdo poezi.. (15-02-2008)
Mustafë Xhemaili: Prozë e mirëfilltë artistike (12-02-2008)
Bardh Frangu: Loja me libra (08-02-2008)
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve (07-02-2008)
E SHKRUAR ME VRULLIN E ERËS… (07-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vertetesia artistike e nje shpirti poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Simbolika e dhembjes dhe e qendreses kombetare (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi'' (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008)
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008)
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008)
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008)
PARISI KOT?! (30-01-2008)
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008)
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008)
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008)
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008)
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008)
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008)
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008)
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Totaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)
Ndue Ukaj: Jeta e letërsisë (17-12-2007)
Testamenti letrar i Bedri Dedjes (16-12-2007)
U dynd vdekja dhe gëlltitur mbet nga vargjet (16-12-2007)
Halil Haxhosaj: Gjakova në krijimtarinë letrare të Hasan Hasanit (13-12-2007)
Lexues dezertorë, lexues besnikë (02-12-2007)
Lexuesi në sofrën e poetit Stefan Martiko (02-12-2007)
Laureta Mema: Tek shtëpia e shkronjave... (30-11-2007)
Rrustem Geci: Ese letrar për veprën e Nebih Bunjakut, ''Një samit për simit“ (29-11-2007)
Sarë Gjergji në gjuhën rumune, apo Shpirti i gruas përmes syrit të burrit (25-11-2007)
Lazër Stani: Romani, “Ismaili, një histori shqiptare” i Gëzim Ziles (25-11-2007)
Nga Prend Buzhala - Poetika e kontemplacionit (19-11-2007)
Botimet fetare në Kosovë (14-11-2007)
Alma Papamihali dhe libri i saj i ri "Nën tingujt e natës" (12-11-2007)
Lasgush Poradeci kthehet... (10-11-2007)
“Kulti i librit” dhe paradokset e kohës... (10-11-2007)
Poeti Leom sipas revistës Natiunea të Bukureshtit (02-11-2007)
Pse rrinë jashtë Nobel-it gjenitë në historinë e shkrimit...?! (01-11-2007)
Copera kujtimesh per jeten e Mitrush Kutelit (01-11-2007)
Recensione të shkurtra për veprat: Nga vlerat e traditës dhe Kureshtje letrare (23-10-2007)
Jeton Kelmendi në rumanisht - një shpërthim autokton i shpirtit shqiptar (15-10-2007)
Historitë pa emra të njeriut "modern"! (14-10-2007)
Universi poetik te Ali Podrimja (13-10-2007)
Jorgo Bulo: Kriza e kritikës, është krizë e vlerave (12-10-2007)
Klara Kodra: Gjendja kritike e librit dhe kritika (12-10-2007)
Bukuria e vargut (08-10-2007)
Romantiku i harruar (05-10-2007)
Halil Haxhosaj FJALË E PLAGË (poezi) (03-10-2007)
Rizah Sheqiri në gjuhën rumune (25-09-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]