Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 03:52am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Kritika - Analiza
 
Hysen Sinani: Prozë e kërkimeve absurde
E shtune, 02-08-2008, 10:02am (GMT)

Lazër Stani
Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazer Stani

Prozë e kërkimeve absurde

Vëllimi me tregime “Dënesje në dru”, e plotëson siç duhet fizionominë e njërit prej tregimtarëve tanë më të mirë, siç është Lazër Stani, duke i dhënë lexuesit krijime të tilla që rrallë i gjen sot në morinë e botimeve “për llogari të autorit”. Ky vëllim vlen edhe si një model për ata letrarë të rinj që dëshirojnë të dalin nga tradita jonë e rrëfimit, me dëshirën për t’u çliruar nga disa korniza të konceptimit letrar, të cilat i pengojnë në shprehjen e tyre moderne.

Nga Hysen Sinani

Midis katër a pesë vëllimeve me tregime të botuara nga Lazër Stani, ky i fundit, i titulluar “Dënesje në dru”, vjen dhe ia plotëson portretin këtij autori tashmë të njohur. Është po ai, me një rrëfim të rrjedhshëm që duket sikur ka për qëllim kryesor shtangien e lexuesit, duke i krijuar në fund një ndjenjë zbrazëtie shpirtërore. Është po ai që, nga tërësia e subjektit (kur e ka një të tillë, sepse nuk i intereson shumë), lejon të përftohet nga lexuesi ndonjë mendim mbi irracionalitetin e botës njerëzore, duke e bërë atë të buzëqeshë lehtë dhe të mendojë diçka për atë që sapo ka lexuar. Pra, është po ai Lazër Stani, për të cilin kritika letrare nuk është kursyer të japë vlerësimet e saj të mira, por këtë radhë më i thellë dhe më i guximshëm në ato që dëshiron t’i thotë vetes së tij dhe lexuesit. E them këtë, sepse e veçanta e parë që të bie në sy te ky vëllim me tregime, është procedura krijuese që autori ka ndjekur. Nuk ngjan me ndonjë tregimtar tjetër dhe të krijon përshtypjen e lehtësisë për të kuptuar se si ka proceduar në mënyrë krejt të rastësishme në krijimin e këtyre historive të rrëfyera prej tij. Të duket sikur diku është kujtuar për një episod nga fëmijëria e tij dhe, duke u habitur vetë më parë për kuptimin e ri që ka marrë ky episod, nis dhe e tregon jo më ashtu siç mund të ketë qenë në të vërtetë, por ashtu siç e shikon ai sot. Po këtë thelb të irracionalitetit të jetës, e kërkon edhe në ato tregime që mund të mos kenë të bëjnë fare me një histori të jetuar apo të treguar, por që janë pjellë e trillimit të mirëfilltë të fantazisë. Kështu, Lazër Stani, vetvetiu, arrin në atë qerthur të kozmosit të tij letrar, i cili, mund të thuhet pa ndonjë ngurrim, e vendos atë në pozicionin e parë të tregimtarit absurd shqiptar.
Le të shohim shkurtimisht, pa hyrë në analiza letrare, çfarë i sjell lexuesit shqiptar ky libër jo aq tërheqës në paraqitjen e jashtme.
“Shtrati i dytë i lumit” titullohet tregimi i parë i vëllimit dhe nuk bën fjalë për kurrëfarë shtrat lumi, por për një burrë të ri nga qyteti, të cilit e ëma i thotë se në fshatin ku ai ka lindur, ka vdekur njeriu që e donte atë aq shumë kur ishte kalama. Kujtohet heroi ynë për të shkuarën e tij të largët dhe merr rrugën e gjatë për të vajtur në varrimin e njeriut që e donte dhe e vlerësonte kur ai ishte fëmijë. Kujtimet e burrit të sotëm janë kureshtare për fshatin e dikurshëm dhe ngjajnë si të seleksionuara dhe të përpunuara nga kujtesa. Vetë fundi i tregimit, ku heroit tonë i thonë atje në fshat se njeriu për të cilin ai ka ardhur, është varrosur që prej shtatë vjetësh, të bën t’i vesh në dyshim edhe kujtime e rrëfyesit për fshatin e tij... 
Kështu, në një përplasje pa kurrëfarë djallëzie midis jetës reale dhe superjetës të cilës intelektuali përpiqet t’i japë një tjetër dimension, janë konceptuar dhe realizuar tregimet më të mira të këtij vëllimi.
Edhe në tregimin “Lulet e Arianës”, ku përshkruhet jeta e disa shkrimtarëve europianë në një shtëpi shkrimtarësh, vëzhgimi i rrëfyesit përqëndrohet në absurditetin e sjelljeve thuajse banale të njerëzve të shquar, ku heroina mbetet me një tufë lulesh në dorë, të cilat nuk di kujt t’ia japë. Edhe në tregimin “Dënesje në dru”, absurditeti i fenomeneve paranormale që e rrethojnë njeriun është i paperceptueshëm dhe i pakuptueshëm prej tij. Ndërsa te tregimi “Një vonesë bagazhesh”, valixhja e vonuar në aeroport zbulon absurditetin e një takimi, për të cilin heroi ka bërë kilometra të tëra, por që në fund i realizohet si iluzioni i diçkaje që nuk është. Tridhjetë vjet hapësirë kohore përshkon absurditeti i një ndjenje shpirtërore te “Përgjigjmu nesër”. Matildës i duket se fataliteti i jetës e ka bërë të humbasë diçka të pakorrigjueshme dhe pikërisht pas tridhjetë vjetësh vendos ta japë  përgjigjen e kërkuar për të nesërmen, gjë që me siguri do t’i japë fund iluzionit të saj për dashurinë e Levikut. Kërkimi dhe gjetja e elementit të absurdes, nuk ka lënë jashtë as tregimin më me atmosferë “Gruaja me të zeza”. Këtu kemi të bëjmë me përshkrimin e bukur të një nostalgjie fshati, jo të vetë fshatit që, edhe po të ketë ekzistuar, me siguri që do të ketë qenë shumë më pak tërheqës se ç’përshkruhet në tregim. Këtu, absurditeti i veshjes së një gruaje të moshuar me të zeza, vetëm pse ka vdekur një burrë i fshatit, merr kuptim, sepse ky burrë fshati, sipas fjalëve të gruas, “nuk la shoq mbi këtë dhé.” Sensi i absurditetit të luftës nuk i ka shpëtuar as një tregimi tematik si “Djaloshi dhe lufta”, për të cilin autori duhej të bënte kujdes që ai të mos tingëllonte si pacifist. Por kulti i jetës e bën të kuptueshme këtë gjendje dhe e lejon të kalojë pa sforcim. Tregimi tek i cili kërkimi i sensit të absurdes është bërë deri në përmasat ekzistencialiste “më shohin, pra jam”, si “Në hijen e vdekjes”, flet për një vendosje të mirë të autorit në terrenin e tij krijues. Vëllimi përmban edhe dy tregime të tjera, që janë titulluar “Vila e gjarpërinjve”, e cila përshkruan një makth, një haluçinacion midis të vërtetës dhe metaforës së kësaj të vërtete në formën e një gjarpëri të frikshëm, dhe “Darka e fundit”, një rrëfim për të shkuarën që mund të jetë po kaq i vërtetë edhe për të ardhshmen.  
Dhjetë tregime, me nga dhjetë-dymbëdhjetë faqe secili, janë përfshirë në këtë vëllim thuajse të vogël, por të mjaftueshëm për të gjykuar mbi atë që sjell si të veçantë ky botim në prozën tonë të shkurtër.
Para së gjithash, hapësira ku lëvizin personazhet është e pakufizuar dhe shpesh e vështirë për t’u përcaktuar si vend. Kjo nuk është shpërfillje e një elementi të rrëfimit, por një shmangie e qëllimshme për të kaluar më lehtë dhe më shpejt në gjendje të ndryshme psikologjike, shpesh me karakter universal. Edhe kur përmendet ndonjë qytet i madh, si Roma bie fjala, ose kur emërtohet një fshat, tregimtari i zhdërvjelltë nuk humbet në përshkrimin e tyre, madje as për disa detaje karakterizuese. Mungesa e përshkrimit të tepruar të ambientit në përgjithësi, i jep atij mundësinë e një ekonomie të mirë të fjalës, karakteristikë e prozës moderne më mjeshtërore.
Të njëjtin konstatim mund të bëjmë edhe mbi përdorimin e kohës si një përbërës teknik me efekte të caktuara. As ky element nuk e ka vëmendjen e autorit, madje duket sikur e bezdis edhe atëherë kur e ka të nevojshëm një orientim kohor. I vetmi tregim ku gjejmë një datë, 31 janar 1950, është ai me titull “Darka e fundit”, ku përcaktimi në kohë është bërë më tepër si për një trill, se sa për të tipizuar kohën kur ka ndodhur ngjarja.
As për subjektin nuk duket ndonjë përkujdesje e madhe, duke e ngjeshur dhe përqëndruar atë në mënyrë të tillë që të mbetet në mendjen e lexuesit. Autorit të kësaj përmbledhjeje i intereson mbi të gjitha ajo që ndiejnë personazhet e tij dhe ajo që vetë ata mendojnë për gjendjet e tyre shpirtërore. Në këtë terren psikomeditativ, Lazër Stani ka aftësinë të zhvendoset lehtësisht nga njëra situatë në tjetrën, duke i krijuar lexuesit mjaft befasi.
Është e kuptueshme që pa kujdesin ndaj këtyre elementeve të prozës që përmendëm, as portretizimi i personazheve nuk do të kishte ndonjë vend klasik në këto tregime dhe, për pasojë, s’do të kishte as personazhe që të të mbeteshin në mendje. Por personazhe që të mbeten në mendje ka, sepse ata janë përshkruar nga brenda, pa nevojën e ngjitjes në portret të syve të kaltër apo të musteqeve të verdha, karakteristikë kjo e prozës sonë më arkaike dhe mediokre.
Në përfundim të këtij recensioni të shkurtër, mund të them edhe një herë se vëllimi me tregime “Dënesje në dru”, e plotëson siç duhet fizionominë e njërit prej tregimtarëve tanë më të mirë, siç është Lazër Stani, duke i dhënë lexuesit krijime të tilla që rrallë i gjen sot në morinë e botimeve “për llogari të autorit”. Ky vëllim vlen edhe si një model për ata letrarë të rinj që dëshirojnë të dalin nga tradita jonë e rrëfimit, me dëshirën për t’u çliruar nga disa korniza të konceptimit letrar, të cilat i pengojnë në shprehjen e tyre moderne.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Arta Marku: Realitetet konfliktuale të Lazër Stanit (02-08-2008)
Nuri Plaku: Kujtesa e humbur (30-07-2008)
Anton Gojçaj: Rikonstruksion letrar i realiteteve historike (26-07-2008)
Ziko Ll. Kapurani: Vargu është çasti (23-07-2008)
Fejzulla Duraku: ''Dyshi i ciftezuar'' në poezinë e Raimonda Moisiut (12-07-2008)
Ndue Ukaj: Semantika e dashurisë në romanin "Nata më hënë" të Ismail Kadare (09-07-2008)
Lulzim Palushi: Metaforë e llojit të vecantë (07-07-2008)
Fatmir Terziu: Kulli ose shumëdimensioni i poezisë (03-07-2008)
Fatime Kulli: Viçenc Prennushi, poet i papërsëritshëm (03-07-2008)
Veçori stilistike të poezisë së Pjetër Budit (03-07-2008)
Begzad Baliu: Gjuha dhe Krishterimi (29-06-2008)
Begzad Baliu: Norbert Jokli dhe Albanologjia (29-06-2008)
Libri: Kriza e frikshme e kulturës sonë (26-06-2008)
Preç Zogaj në kufirin e jetës (18-06-2008)
Prej shkembit rrjedhin lote (15-06-2008)
Mark Simoni, një libër për fëmijët e dhimbjes të ikur këso bote (13-06-2008)
Begzad Baliu: Si e kam përgatitur vëllimin e parë Çabej (08-06-2008)
Ismail Kadare dhe tradita letrare shqiptare (07-06-2008)
Anton Gojçaj: Stil lucid e i thellë (04-06-2008)
Nijazi Ramadani: Mbi dy drama të Ramadan Mehmetit "Ura e Maskatarit" dhe "Poshtërim i ndjenjës" (28-05-2008)
Suzana Zisi: Kordinatat mistike të një poeti... (27-05-2008)
Migjeni, Në vorbullën e të pavërtetave dhe spekulimeve (25-05-2008)
Mitrush Kuteli: Poetika e Lasgush Poradecit (25-05-2008)
Halil Haxhosaj: PËRJETIMET E BURGUT, DËSHMI PËR KALITJEN E KAUZËS KOMBËTARE (22-05-2008)
Albert Shala: Hajdar Salihu, figure shumedimensionale e letersise shqipe (18-05-2008)
Merxhan Avdyli: Konteksti i vlerës së studimit (15-05-2008)
Njeriu i Kadaresë në rrethim (11-05-2008)
Agron Tufa: Shqiptarët s’janë lexues – shqiptarët janë shkrimtarë! (07-05-2008)
Zejnullah Halili (1945-2004), shkrimtar për fëmijë i letrave shqipe (04-05-2008)
ÇDO LIBER I BUZËQESH ATDHEUT (28-04-2008)
Brahim Avdyli në gjuhën rumune (27-04-2008)
Ndue Ukaj: Njëmendësia e fjalës si rilindje e kritikës (26-04-2008)
Nijazi Ramadani: Mbresa për librin poetike të Mexhid Mehmetit “Përtej Harrimit” (26-04-2008)
KRIJIMTARIJA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI (26-04-2008)
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA (16-04-2008)
Albert Shala: Bilal Xhaferi, shkrimtar fatprere (03-04-2008)
Ylli S. Hoxhaj: Kënga e zezakut të bardhë” të Daut Gumenit (02-04-2008)
AH KY ESENINI ! (30-03-2008)
POETI REBEL RUS, ESENINI, I HAP ZEMRËN NJË SHQIPTARI (30-03-2008)
Syhejl Havolli ‘HESHTJE'- Botoi “Vatra”- Prishtinë (30-03-2008)
NJË UDHËTIM MES 'DRURËSH' DHE FJALËSH (24-03-2008)
Ndue Ukaj: Ernest Koliqi dhe fillimet e modernitetit në prozën shqipe (18-03-2008)
Poeti mistik e atdhetar Nexhat Peshkëpia (15-03-2008)
Shefqet Dibrani: Observim poetik (13-03-2008)
Nijazi Ramadani: Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne me strukturë dhe ligjërim universal (12-03-2008)
Halil Haxhosaj: DINAMIZMI I POEZISË DHE I FIGURACIONIT POETIK (12-03-2008)
ESTETIKA E NDRYSHIMIT (II) (10-03-2008)
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi (10-03-2008)
Agron Tufa: Kë shqetëson vepra e Arshi Pipës? (08-03-2008)
PROFILI I VEÇANTË I NJË PROZATORI (06-03-2008)
Kujtojmë poetin dom Lazer Shantoja në pervjetorin e lindjes (06-03-2008)
Hilmi Saraçi: Poezi e zgjimit dhe e frymёzimit patriotik (05-03-2008)
Halil Haxhosaj: Figuracioni i një vëllimi poetik (05-03-2008)
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike (01-03-2008)
Thani Naqo (27-02-2008)
“Home”, një roman i mrekullueshëm në letrat shqipe (24-02-2008)
Martin Camaj, poeti i lumit (23-02-2008)
SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ ! (21-02-2008)
Jeton Kelmendi: Pse? Të jesh shkrimtar (21-02-2008)
Ndue Ukaj: Sfida e interpretimit letrar (16-02-2008)
Shiqiptari qe vdes e ringjallet per atdheun ne cdo poezi.. (15-02-2008)
Mustafë Xhemaili: Prozë e mirëfilltë artistike (12-02-2008)
Bardh Frangu: Loja me libra (08-02-2008)
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve (07-02-2008)
E SHKRUAR ME VRULLIN E ERËS… (07-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vertetesia artistike e nje shpirti poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Simbolika e dhembjes dhe e qendreses kombetare (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi'' (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008)
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008)
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008)
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008)
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008)
PARISI KOT?! (30-01-2008)
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008)
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008)
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008)
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008)
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008)
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008)
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008)
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008)
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008)
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008)
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008)
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008)
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008)
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008)
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008)
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008)
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008)
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008)
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008)
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008)
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007)
Kozeta Zylo: Kritiku “mik”, po e demton se tepermi edukimin e shijeve estetike te lexuesit (26-12-2007)
Me "DHEUN E ATIT" te Zef Pergeges (19-12-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ndue Ukaj: Arti i të shkruarit
Ejup CERAJA: HAJKU TË MBËSHTJELLA ME TIS METAFORIK
Daut Demaku: Për librin e jetës dhe iniciativën e mrekullueshme
Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
Thani Naqo

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]