Kënga e zjarrit të dashurisë ndaj atdheut dhe lotit
(Përmes përkthyesit dhe autorit të parathënies së vëllimit Prej shkëmbit rrjedhin lotë, kuptojmë se jemi fis me këta poetë të shkëlqyer kosovarë, të cilëve ua deshifrojmë buçitjen dhe lotin në të njëjtat valë me shpirtin rumun).
Mihai Antonescu (Bukuresht)
Një proverb i stërlashtë persain thoë se “lulet më të bukura rriten në baltë”. Duke e zhvilluar idenë, mund të themi se dashuria për shpirtin shqiptar është kripa e ëmbël e mbijetesës në kohë të vetmisë dhe arratisjes, ikonë për të shpresuar dhe për të vdekur, madje, edhe për lutjen e përjetshme në vatrën e zjarrit të parë që ia ka modeluar qenien. Por, nëse gurët e shtëpisë nuk mund të merren me vete, në mërgim, duke qarë pas njeriut të tëhuajësuar pa dëshirën e tij, atëherë edhe shpirti bëhet vatër për zjarrin e pashuar të dashurisë dhe përmallimit, kudo që të jetë. Këtë na e thotë edhe poeti Jusuf Zenunaj në librin e tij, Din stâncă curg lacrimi / Prej shkëmbit rrjedhin lotë, botuar në Bukuresht nën përkujdesjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë (2008). Libri i këtij ëndërrimtari me banim në Belgjikë, e pa dritën e botimit në përkthim të poetit Baki Ymeri, me një parathënie brilante të eseistit Marius Chelaru, dy emra përmes të të cilëve kuptojmë se jemi fis me këta poetë të shkëlqyer kosovarë, të cilëve ua deshifrojmë buçitjen dhe lotin në të njëjtat valë me shpirtin rumun.
Jusuf Zenunaj është një krijues i mushtit të gjallë të fjalëve, një ëndërrimtar i përulur para zanave shqiptare, të cilat i mbështjell me vargje të pëshpëritura aq thellë, saqë të kaplon zalisja duke ua kërkuar thellësinë: “Kur bie shi/ Dua të të shoh të lagur/ Ajrin që e ke thithur/ Ta ndjej mes buzëve tua/ Kur zdirgjet nëpër fjalë/ Kur bie shi/ Dua të ngrohem/ Në krahërorin tënd të nxehtë/ Në zjarrin e duarve tua/ Kam ëndje të digjem/ Në trupin tënd të piqem” (Kur bie shi). Protesti kundër ligësisë te Jusuf Zenunaj është i mbështjellë me byrynxhikun e hollë të formulës tekst/nëntekst, aq saqë vargu na dhemb më shumë se dhembja njerëzore, një dhembje që arrin në receptor me gjithë forcën e tij dëshmitare: “Në kopshtin e mbjellë/ Me lule manushaqel/ Një flutur pas shiut/ Erdhi fluturim/ Helm lëshoi mbi lule/ Dhe iku me nxitim/ Lulja më e bukur/ U zbeh në kopshtin tim” (Lulja e helmuar).
Kënga e poetit nuk është një këngë e degdisur por një këngë e ndërgjegjes, përkohësisht e shtyrë rrugëve të mërgimit, ngase, te njeriu, porsi te ujku, e fton shpeshherë vetminë, duke ia kërkuar çiftin. Ndërmjet vdekjes dhe riplasimit të normalitetit në tiparet e tij: “Pas dite vjen nata e vonë/ Ujku do mjegull thonë/ Unë flas me mjegullën/ As vonë , as herët/ I them ta marrë dhembjen time/ Ta tjerrë në borë, apo në diell/ Droj mos i trazon zogjtë në qiel / Dhembja shkrin edhe gurin në lumë/ Pa ty, atë s’e mundi unë” (Mjegulla). Apo: “Kujt s’i mungon diçka/ Mua më mungon kënga/ Që nuk e ka kënduar askush/ As në opera/ As kur mbushej oda me krushq/ Emrin e këngës nuk e di/ Të thurim një tjetër/ Për për dashurinë e vjetër (Të thurim bashkë njê këngë).
Sentimental dhe i thellë, Jusuf Zenunaj është pronar i përjetimeve shpirtërore në kontekstin e ndjenjave që manifestohen: “Kur nuk të pashë të lumi/ Bardhësia m’i mori sytë/ M’u ngatërrua nata me ditë/ Në majë të shkëmbit/ Një re ia zu rrugën diellit/ Nuk e dija në ishte re me breshër/ Apo re me shi/ Unë i fola për dashuri/ Sa shumë që të përgjason ty” (Kur nuk të pashë në lumë). Pa kurrfarë diskutimi, mosharresa dhe dashuria janë antidoti për lotë, por, o Zot, çfarë lot hyjnor mund ta shpiejë poetin në gjalmën e zemrës, që të mund të shkruajë të gjitha këto! Jusuf Zenunaj është zëdhënës i zgjedhur i shenjave të gjalla të një kënge të pafund. Kënga e zjarrit të dashurisë ndaj atdheut dhe lotit, me gjithë kujtesën e tyre: “Fluturon akullnajeve/ Mbi shkretëtirë fluturon/ Mos harro/ Sytë merrmi mbi krahë/ Detreve ushqehuej me diell/ Zogj/ Sytë m’i kthe në atdhe? Mos harro!” (Zogu).
P.S. Mihai Antonescu është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Reçensioni i tij për librin e Jusuf Zenunajt në origjinal mban titullin Antidot pentru lacrimi / Antidot për lotë. (Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)
| Other Articles: |
 |
Gjashtë të vërteta poetike për Teodor Kekon (03-08-2008) |
 |
Hysen Sinani: Prozë e kërkimeve absurde (02-08-2008) |
 |
Arta Marku: Realitetet konfliktuale të Lazër Stanit (02-08-2008) |
 |
Nuri Plaku: Kujtesa e humbur (30-07-2008) |
 |
Anton Gojçaj: Rikonstruksion letrar i realiteteve historike (26-07-2008) |
 |
Ziko Ll. Kapurani: Vargu është çasti (23-07-2008) |
 |
Fejzulla Duraku: ''Dyshi i ciftezuar'' në poezinë e Raimonda Moisiut (12-07-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Semantika e dashurisë në romanin "Nata më hënë" të Ismail Kadare (09-07-2008) |
 |
Lulzim Palushi: Metaforë e llojit të vecantë (07-07-2008) |
 |
Fatmir Terziu: Kulli ose shumëdimensioni i poezisë (03-07-2008) |
 |
Fatime Kulli: Viçenc Prennushi, poet i papërsëritshëm (03-07-2008) |
 |
Veçori stilistike të poezisë së Pjetër Budit (03-07-2008) |
 |
Begzad Baliu: Gjuha dhe Krishterimi (29-06-2008) |
 |
Begzad Baliu: Norbert Jokli dhe Albanologjia (29-06-2008) |
 |
Libri: Kriza e frikshme e kulturës sonë (26-06-2008) |
 |
Preç Zogaj në kufirin e jetës (18-06-2008) |
 |
Prej shkembit rrjedhin lote (15-06-2008) |
 |
Mark Simoni, një libër për fëmijët e dhimbjes të ikur këso bote (13-06-2008) |
 |
Begzad Baliu: Si e kam përgatitur vëllimin e parë Çabej (08-06-2008) |
 |
Ismail Kadare dhe tradita letrare shqiptare (07-06-2008) |
 |
Anton Gojçaj: Stil lucid e i thellë (04-06-2008) |
 |
Nijazi Ramadani: Mbi dy drama të Ramadan Mehmetit "Ura e Maskatarit" dhe "Poshtërim i ndjenjës" (28-05-2008) |
 |
Suzana Zisi: Kordinatat mistike të një poeti... (27-05-2008) |
 |
Migjeni, Në vorbullën e të pavërtetave dhe spekulimeve (25-05-2008) |
 |
Mitrush Kuteli: Poetika e Lasgush Poradecit (25-05-2008) |
 |
Halil Haxhosaj: PËRJETIMET E BURGUT, DËSHMI PËR KALITJEN E KAUZËS KOMBËTARE (22-05-2008) |
 |
Albert Shala: Hajdar Salihu, figure shumedimensionale e letersise shqipe (18-05-2008) |
 |
Merxhan Avdyli: Konteksti i vlerës së studimit (15-05-2008) |
 |
Njeriu i Kadaresë në rrethim (11-05-2008) |
 |
Agron Tufa: Shqiptarët s’janë lexues – shqiptarët janë shkrimtarë! (07-05-2008) |
 |
Zejnullah Halili (1945-2004), shkrimtar për fëmijë i letrave shqipe (04-05-2008) |
 |
ÇDO LIBER I BUZËQESH ATDHEUT (28-04-2008) |
 |
Brahim Avdyli në gjuhën rumune (27-04-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Njëmendësia e fjalës si rilindje e kritikës (26-04-2008) |
 |
Nijazi Ramadani: Mbresa për librin poetike të Mexhid Mehmetit “Përtej Harrimit” (26-04-2008) |
 |
KRIJIMTARIJA POETIKE E Z. SHEFKI OLLOMANI (26-04-2008) |
 |
ALI D. JASIQI: POEZI MEDITIMESH TË THELLA (16-04-2008) |
 |
Albert Shala: Bilal Xhaferi, shkrimtar fatprere (03-04-2008) |
 |
Ylli S. Hoxhaj: Kënga e zezakut të bardhë” të Daut Gumenit (02-04-2008) |
 |
AH KY ESENINI ! (30-03-2008) |
 |
POETI REBEL RUS, ESENINI, I HAP ZEMRËN NJË SHQIPTARI (30-03-2008) |
 |
Syhejl Havolli ‘HESHTJE'- Botoi “Vatra”- Prishtinë (30-03-2008) |
 |
NJË UDHËTIM MES 'DRURËSH' DHE FJALËSH (24-03-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Ernest Koliqi dhe fillimet e modernitetit në prozën shqipe (18-03-2008) |
 |
Poeti mistik e atdhetar Nexhat Peshkëpia (15-03-2008) |
 |
Shefqet Dibrani: Observim poetik (13-03-2008) |
 |
Nijazi Ramadani: Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne me strukturë dhe ligjërim universal (12-03-2008) |
 |
Halil Haxhosaj: DINAMIZMI I POEZISË DHE I FIGURACIONIT POETIK (12-03-2008) |
 |
ESTETIKA E NDRYSHIMIT (II) (10-03-2008) |
 |
Diskutim rreth romanit "Deti pa Dallgë" të shkrimtarit dhe poetit elbasanas Rezart Palluqi (10-03-2008) |
 |
Agron Tufa: Kë shqetëson vepra e Arshi Pipës? (08-03-2008) |
 |
PROFILI I VEÇANTË I NJË PROZATORI (06-03-2008) |
 |
Kujtojmë poetin dom Lazer Shantoja në pervjetorin e lindjes (06-03-2008) |
 |
Hilmi Saraçi: Poezi e zgjimit dhe e frymёzimit patriotik (05-03-2008) |
 |
Halil Haxhosaj: Figuracioni i një vëllimi poetik (05-03-2008) |
 |
Shefqet Dibrani: Procesi dhe zhvillimi i paqes demokratike (01-03-2008) |
 |
Thani Naqo (27-02-2008) |
 |
“Home”, një roman i mrekullueshëm në letrat shqipe (24-02-2008) |
 |
Martin Camaj, poeti i lumit (23-02-2008) |
 |
SHPIRTIT S´KAM ÇKA T´I BËJ ! (21-02-2008) |
 |
Jeton Kelmendi: Pse? Të jesh shkrimtar (21-02-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Sfida e interpretimit letrar (16-02-2008) |
 |
Shiqiptari qe vdes e ringjallet per atdheun ne cdo poezi.. (15-02-2008) |
 |
Mustafë Xhemaili: Prozë e mirëfilltë artistike (12-02-2008) |
 |
Bardh Frangu: Loja me libra (08-02-2008) |
 |
Ndue Ukaj: Paradigma e letërsisë së simboleve (07-02-2008) |
 |
E SHKRUAR ME VRULLIN E ERËS… (07-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Vertetesia artistike e nje shpirti poetik (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Simbolika e dhembjes dhe e qendreses kombetare (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Xhemajl Berisha - ''Kesi lotesh s'kane derdhur syte e mi'' (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Nje dosje nen dioptrin e prozes (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Xhevat Berisha, Pishtari i lirise (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Dëshmia e dhembjes dhe e shpresës në vargun poetik (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Ngacmimet emocionale në metaforë (03-02-2008) |
 |
Gëzim Ajgeraj: Vërtetësia artistike e një dëshmie poetike (03-02-2008) |
 |
Recensione per vepren e Fahredin Shehut (03-02-2008) |
 |
Vështrim letrar - Vepra poetike "Paqja e brishtë" e Sabit Rrustemit (01-02-2008) |
 |
UJËVARË MALLI NË VARGUN E POETIT (30-01-2008) |
 |
PARISI KOT?! (30-01-2008) |
 |
LEDRI KURTI, NJË KRIJUESE QË DUHET VLERËSUAR (30-01-2008) |
 |
KUR POEZIA PYET: Ç'MOSHË KA SHQIPËRIA? (30-01-2008) |
 |
BOTËN ZUSKË ASNJË S'E NDREQ… (30-01-2008) |
 |
Ese me poetin nga Presheva, Mexhid Mehmetin (28-01-2008) |
 |
Rexhep Qosja per Romanin ''Jeta e dyfishte'' te Reshat Sahitaj (27-01-2008) |
 |
Alfred Papuçiu: Kujtim për një njeri të letrave (Tuni Papuçiu) (26-01-2008) |
 |
Këtej ku linda unë, era me njerëz të mirë fryn (26-01-2008) |
 |
Kastro, i fundit i komunizmit utopik (23-01-2008) |
 |
Pierre-Pandeli Simsia: "Hija e vetes" e Diana Seitaj-t (20-01-2008) |
 |
Druajtja, një sëmundje sociale (20-01-2008) |
 |
Lorena Strokaj: Charlotte (Anna) Perkins Gilman (Essay) (19-01-2008) |
 |
Marius Chelaru: Kushtrimi per te qendruar ne zemer te historise se popullit shqiptar (18-01-2008) |
 |
Skënderbeu i Karadakut (13-01-2008) |
 |
Pashku modern i letrave shqipe (08-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Karl Poperi - vepra të zgjedhura (05-01-2008) |
 |
Korça ka lindur nga puthjet (04-01-2008) |
 |
Anila Xhekaliu: Mistika e një të panjohure... (03-01-2008) |
 |
Vasil PREMÇI: E shkruar me vrullin e eres... (03-01-2008) |
 |
Poezitë origjinale të Budit - (Studim) (03-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Platoni per artin (01-01-2008) |
 |
Sarë Gjergji: Trajtesa mbi artin poetik - Epistula ad Pisones e Horacit (31-12-2007) |