Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 07-07-2008, 01:54am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Letërsia Botërore
 
Alberto Moravia
E shtune, 06-10-2007, 06:18pm (GMT)

Alberto Moravia
Alberto Moravia lindi në Romë më 28 nëndor 1907, prej një familjeje borgjeze në gjendje të mirë ekonomike. I ati, Carlo Pincherle Moravia , arkitekt dhe piktor, është me origjinë veneciane, ndërsa e ëma, Gina de Marsanich, është nga Ancona . Alberto, i treti nga katër fëmijët, kaloi një fëmijëri normale, çka se të vetmuar. Në moshën nëndë vjeç ai u sëmur nga tuberkulozi i kockave, sëmundje me dhimbje të tmerrshme që e gozhdon në shtrat për pesë vjet rresht. Studimet i vazhdon në mënyrë të parregullt, por prapë nuk arrin të kryejë më shumë se gjimnazin. Lexon shumë e shumë libra, mes të cilëve Dostojevskij, Joyce, Goldon, Shakespeare, Molière, Mallarmé, Leopardi e mjaft të tjerë; shkruan vargje në frëngjisht e në italisht, por studion edhe gjermanisht. Libri i tij i parë, romani ?Indiferentët?, që u botua më 1929, pati sukses të gjerë i dhe e bëri menjëherë të njohur. Shumë nga romanet e tregimet e Moravia-s janë bërë edhe filma prej regjisorësh të famshëm. Alberto Moravia vdiq më 26 shtator 1990, në banesën e tij, në Romë.

Ulkonja

Çfarë bën ujku kur ulkonja dhe këlyshët e tij kanë uri e janë me bark bosh, kur ankohen dhe grinden me njëri-tjetrin, çfarë bën ujku? Unë them se ujku del nga strofka në kërkim të diçkaje për të ngrënë dhe ndodh që, nga dëshpërimi, zbret në fshat dhe hyn në ndonjë shtëpi. Dhe fshatarët që e vrasin kanë të drejtë ta vrasin; por edhe ai ka të drejtë kur hyn në shtëpinë e tyre dhe i kafshon. Kështu të gjithë kanë të drejtë dhe askush s'e ka gabim; dhe nga një arsyetim i tillë lind vdekja. Atë dimër unë isha nje ujk dhe ashtu si ujku, nuk jetoja në ndonjë shtëpi, por në një guvë, atje poshtë Monte Marios, në një minierë të braktisur pocolani. Kishte mjaft guva, por më të shumtat ishin të zëna nga shkurret; vetëm dy ishin të banuara, e imja dhe ajo e një plaku që një pjesë të ditës lypte, ndërsa pjesën tjetër e kalonte duke mbledhur vërdallë rrecka. Quhej Puliti. Vendi i mbrojtur nga mali ishte i verdhë e i zhveshur dhe hyrjet e guvave ishin gjithë tym dhe të errëta. Përpara guvës së Pulitit gjendej gjithmonë një grumbull rreckash dhe ai që rrëmonte aty vazhdimisht, ndërsa përpara guvës sime ishte një bidon benzine që shërbente si furnellë për gruan time, e cila ashtu në këmbë, me fëmijën në krahë, tundte erashkën për të ndezur copat e qymyrit. Brenda, guva ishte bile më e mirë se një dhomë me mure, gjithë hapësirë, e thatë, e pastër, me dyshekun e vendosur në fund të saj dhe me rrobat e varura nëpër gozhda. Familjen e lija tek guva dhe vetë shkoja në Romë për të kërkuar punë; isha puntor krahu dhe për më tepër hapja kanale. Pastaj, erdhi dimri, dhe s'e di përse, por kanale filluan të hapeshin gjithnjë e më pak, dhe unë ndërrova zanat disa herë, por gjithmonë për pak kohë, gjersa në fund mbeta pa punë. Në darkë, kur kthehesha tek guva dhe shihja nën dritën e llampës me vaj, gruan time të strukur në dyshekë, djalin e vogël që ajo mbante në gji dhe dy fëmijët e tjerë më të mëdhenj që luanin përtokë e më vështronin; dhe tek lexoja në ata katër palë sy të njëjtën shprehje të urisë, më dukej më të vërtetë sikur isha një ujk i rrethuar nga familja e tij prej ujqërish përreth dhe mendoja: ?Nëse në një nga këto ditë nuk do t'i sjellësh për të ngrënë, do ta shohësh që kanë për të të shqyer?. Puliti, ai plaku i keq, që po ta shihje me atë mjekrën e tij të bardhë, dukej si shënjtor, por, në fakt, sapo hapte gojën, kuptohej menjëherë se ç'kriminel ishte, më thoshte: ?Pse bëni fëmijë? Që të vuajnë? Po ti, pse s'mbledh bishta cigaresh? Me bishtat e cigareve, mund të nxjerrësh diçka, gjithmonë?. Por mua s'më pëlqente që të vija vërdallë duke mbledhur bishta cigaresh; doja të punoja me krahët e mi. Një mbrëmje, nga dëshpërimi, i thashë gruas sime: ?S'mundem më ...e di ç'do bëj? Do të zë një qoshe rruge dhe i pari që do të kalojë....?. Gruaja më ndërpreu: ?Mos do që të përfundosh në burg??. Unë i thashë: ?Të paktën në burg ke ç'të hash?. Ndërsa ajo m'a priti: ?Ti, po ne jo??. Kjo vërjtje e fundit, e pranoj, qe vendimtare. Puliti m'a sugjeroi idenë e kishës. Ai i frekuentonte kishat për të lypur dhe i njihte të gjitha, si të thuash, një për një. Më tha se po të mbyllesha në mbrëmje në kishë, dhe po të dija si të veproja, në mëngjez mund t'ia mbathja pa rënë në sy. Pastaj më këshilloi: ?Ki kujdes, se priftërinjtë s'janë budallenj... mallin e kushtueshëm e futin nëpër kasaforta, ndërsa ato që sheh rrotull janë pa shumë vlerë?. Në fund pohoi se ishte i gatshëm, të m'a shiste ai mallin që do të vidhja. Pra, si të thuash, m'a futi krimbin, edhe pse më pas, unë as që e mendova apo fola më për një gjë të tillë. Por dihet, idetë janë si ato pleshtat, lëvizin vetë dhe atëhere kur s'e pret, të futin një të pickuar dhe të bëjnë të hidhesh përpjetë. Kështu, një mbrëmje, kjo ide më dha një të pickuar dhe unë vendosa t'a bisedoj me time shoqe. Duhet të kini parasysh se gruaja ime është shumë fetare dhe, si të thuash, e gjeje më shumë në kishë se sa në shtëpi. M'a priti menjëherë: ?Mos u çmënde gjë??. Unë e kisha parashikuar kundërshtimin e saj dhe iu përgjigja: ?Kjo nuk është vjedhje...për çfarë është malli në kishë? Për të bërë mirë... nëse ne marrim diçka, ç'bëjmë në fund të fundit? Bëjmë mirë...kujt, në fakt, duhet t'i bëhet mirë përveç se neve që kemi aq shumë nevojë?. M'u duk e tronditur dhe më pyeti? ? Po ty si të hipën në kokë këto ide??. Unë i thashë: ?Ti mos u shqetëso, po m'u përgjigj këtu: a s'është e shkruar që duhet t'u japësh për të ngrënë të uriturve??. ? Po ?. ?Jemi apo s'jemi të uritur?. ? Po ?. ?Pra në këtë mënyrë ne bëjmë detyrën tonë...madje bëjmë edhe një mirësi?. I fola e i fola gjatë, duke këmbëngulur tek feja që, siç e dija, ishte dhe pika e saj e dobët, gjersa e binda. Pastaj, shtova: ?Meqë s'dua që të mbetesh e vetme, do të vish me mua kështu që, nesë na kapin, në burg do të shkojmë të dy?. ? Po fëmijët??. ?Fëmijët do t'ia lëmë Pulitit...pastaj do të mendojë Zoti për ta?. Kështu pra ramë dakord dhe e biseduam edhe me Pulitin. Shqyrtuam së bashku planin, dhe më pas si e miratoi, por në fund tha, duke lëmuar mjekrën: ?Domenico, dëgjoje plakun...mos u merr me zemrat prej argjendi...s'kanë shumë vlerë...shiko xhevahiret!?. Kur kujtoj Pulitin, mjekrën e tij dhe seriozitetin me të cilin ai më jepte këto këshilla, gati-gati më vjen për të qeshur. Ditën e caktuar, ia lamë familjet Pulitit dhe zbritëm me tram në Romë. Tamam si dy ujqër të uritur që zbresin nga mali në fshat; dhe kushdo që mund të na shihtë, kishte për të na marrë për dy ujqër; gruaja ime e shkurtër dhe rrapashyte, me kurriz dhs shpatulla të dala, me flokët kaçurrela të ngritur përpjetë si flakë mbi kokën e saj, me pamje të vendosur, ndërsa unë kockë e lëkurë, me fytyrën e prerë që nxinte nga mjekra. Kishim zgjedhur një kishë të vjetër; në afërsi të njërës nga rrugët kryesore që gjendej në një rrugicë. Kishte shumë vitrina me zemra të argjenda dhe të praruara, që vareshin nëpër mure. Po unë ia kisha vënë syrin një vitrine më të vogël, ku, në mes të disa zemrave më pak të kushtueshme, ekspozohej një gjerdan me gurë të çmuar në një sfond prej kadifeje të kuqe. Kjo vitrinë gjendej në një kapelë kushtuar Shën Marisë; dhe, në fakt, në majë të altarit poshtë një baldakini, ishte statuja e Madonës, me madhësi natyrore, e gjitha e pikturuar, me kokën e rrethuar nga një aureolë llambushkash, ndërsa, tek këmbët, kishte shumë vazo me lule dhe shumë shandanë. Hymë në kishë pasi kishte rënë nata, dhe në një moment, kur s'kishte njeri, u fshehëm pas altarit, në atë kapelën ku ishte vitrina. Zbritëm dy-tri shkallë të vogla që gjendeshin prapa statujës. Natën vonë, kishari filloi të endej andej-këndej nëpër kishë, duke tërhequr zvarrë këmbët dhe duke bërtitur: ? Po mbyllet?; por prapa altarit nuk erdhi dhe u mjaftua me fikjen e të gjitha llampave me përjashtim të dy të voglave me ngjyrë të kuqe, anash statujës. Më pas e dëgjuam që mbyllte dyert dhe në fund përshkoi tërë kishën përgjatë tërë gjatësisë së saj dhe u largua në drejtim të Sakristisë. Ja më në fund në errësirë, në atë koridorth, ndërmjet altarit dhe faqes së absisës. Mua më kishte pushtuar ankthi dhe i thashë nën zë gruas sime: ?Hajde, shpejt...ta hapim vitrinën?. E dëgjova të më përgjigjej: ?Prit...pse nxitom??, pastaj e pashë të dilte nga vendi i fshehtë. Shkoi në mes të kapelës, bëri në atë gjysëm errësirë një përkulje, pastaj bëri kryqin, duke ecur mbrapsht, u përkul përsëri dhe bëri kryqin për herë të dytë. Më në fund e pashë tek gjunjëzohej në tokë, në një cep të kapelës, duke i bashkuar duart sikur lutej. Se ç?lloj lutjesh ishin, nuk e di, por e kuptova se s'ishte shumë e bindur që po vepronte drejt, ashtu siç i kisha thënë unë dhe donte të sigurohej, aq sa mundej, paraprakisht. E pashë që ulte kokën, duke e fshehur fytyrën me atë masën e flokëve dhe pastaj tek e ngrinte fytyrën drejt asaj ditëzës së kuqe duke lëvizur buzët, dhe tek e ulte atë përsëri, tamam si gjatë rruzareve. Iu afrova dhe i mërmërita i shqetësuar: ?Lutjet mund t'i kishe thënë në shtëpi!?. Por ajo m'a ktheu vrazhdë: ?Më lër rehat..., ik, largohu, kisha është shumë e madhe....pikërisht këtu gjete të rrish??. I pëshpërita: ?A do, të lutesh që unë të mund ta hap vitrinën??. Ndërsa ajo m'a ktheu rëndë përsëri: ?Nuk dua asgjë... bile, atë shufrën e hekurit, m'a jep mua?. Shufra e hekurit ishte një tip llozi më se i mjaftueshëm për të hapur atë vitrinë të lëkundshme. Ia dhashë dhe u largova. U vërdallosa nëpër kishë, pa ditur ç'të bëja. Kisha, në atë gjysëm errësirë, më shtinte frikën me ato qemeret e saj të lartë dhe të errët që tundeshin edhe nga një psherëtimë e lehtë: me atë altarin e madh, atje në fund, monumental dhe paksa të ndriçuar dhe me vendet e rrëfimit të zeza të mbyllura, të zhytura në errësirë nëpër nefet anësore. Duke ecur në majë... ...të gishtave, shkova tek dera, i vetëm, ndërmjet dy rreshtave të bankave të boshatisura, e ndjeja një farë rrënqethjeje sikur dikush po më ndiqte nga pas. Provova ta hap derën, por pashë që ishte e mbyllur mirë, atëherë u ktheva mbrapsht dhe shkova e u ula tek nefi i majtë, përpara një varri të ndriçuar nga një dritës e kuqe. Varri, i murosur, kishte një rrasë mermeri të zi, të shndritshëm dhe paraqiste dy figura veç e veç: njëra ishte një skelet me një drapër në dorë, ndërsa tjetra, një grua lakuriq e mbështjellë e gjitha me flokët e saj. Të dyja figurat ishin prej mermeri, të shndritshme dhe të gdhendura shumë mirë; kështu që unë u hutova disi duke i vështruar dhe ashtu i përqëndruar i tëri më dukej, ndoshta për shkak të errësirës, sikur figurat lëviznin dhe sikur ajo gruaja donte t'i shpëtonte skeletit, ndërsa ky i fundit, gjithë delikatesë e mbante nga krahu. Për të marrë zemër, e çova mendjen tek guva, tek fëmijët, tek Puliti; dhe sikur ata të më kishin propozuar të kthehesha mbrapsht dhe të zgjidhja rrugën që duhej të ndiqja, unë do të kisha bërë të njëjtën gjë ose së paku një gjë shumë të ngjashme me atë. Shkurt, s'ishte rastësi fakti që ndodhesha në një kishë dhe s'ishte gjithashtu rastësi që isha aty për atë qëllim dhe s'ishte po ashtu rastësi që s'kisha gjetur ndonjë punë tjetër më të mirë për të bërë. Me këto mendime në kokë më erdhi gjumi dhe fjeta. Qe një gjumë i rëndë, pa ëndrra të cilit i vinte vulën një i ftohtë i tillë që zakonisht ndjehet në bodrume. Kështu më zuri gjumi dhe nuk ndjeva më asgjë. Më pas dikush filloi të më tundte ndërsa unë, ashtu në gjumë i thashë: ?Ej, ngadalë...ç'bën kështu??. Më në fund, meqë vazhdonin të më tundnin, hapa sytë dhe pashë disa njerëz rretull meje: kisharin që më shihte me sy të zgurdulluar, famullitarin, një plak ky, me flokë të bardhë dhe të shpurpurisur dhe me rrobën ende të pazbërthyer; dy e tri roje dhe, në mes të rojeve, gruan time më të zymtë se kurrë. Thashë, ashtu pa lëvizur: ?Na lini...jemi jabanxhinj dhe ne hymë në kishë për të fjetur?. Atëherë një nga rojet më tregoi diçka që aty për aty, ngaqë isha ende i trullosur prej gjumit, e mora për një rozare, por ishte gjerdani me gur të çmuar. ? Po kjo...edhe kjo për të fjetur??. Shkurt, pas disa shpjegimeve të tjera, rojet na futën në mes dhe dolëm së bashku nga kisha. Ishte ende natë, por edhe pak dhe zbardhte dhe rrugët ishin të zbrazura dhe të lagura nga vesa. Ecnim me të shpejtë, në ato rrugica, në mes të rojeve, me kokën ulur dhe të heshtur. Tek shihja gruan time të shkretë që ecte përpara, ashtu shpatullane dhe e shkurtër siç ish, me fundin e shkurtër dhe me flokët e ngritura përpjetë, ndjeva dhëmbshuri dhe i thashë njerit nga rojet: ?Më vjen keq për të dhe për fëmijët e mi?. Roja më pyeti: ?Ku i ke fëmijët?? . Ia tregova, ndërsa ai m'a ktheu: ? Po ty, baba me fëmijë, si të hipi në kokë një gjë e tillë?...Nuk mendove pak për fëmijët e tu??. Unë iu përgjigja: ?Se mendova për ta, prandaj dhe bëra ato që bëra?. Në komisariat, një djalosh biond, i ulur prapa një tryeze, me të na parë na tha: ?Vjedhës faltoresh, ë??. Por gruaja ime, krejt papritur bërtiti me një zë të tmerrshëm: ?Zoti vetë e di, që s'jam fajtore?. Unë s'ia kisha dëgjuar ndonjëherë atë zë dhe mbeta me gojë hapur. Komisari tha: ?Atëhere është yt shoq fajtor?. ?As ai?. ?Mos jam gjë unë fajtori... Po gjerdanin, ku e gjete atëhere??, Ndërsa gruaja ime: ?Shën Maria zbriti nga altari, hapi me duart e saj vitrinën, dhe më dha gjerdanin?. ?Shën Maria ë...tjetër gjë, të ka dhënë Shën Maria??. Dhe gruaja ime, po me atë zë, duke ngritur njerën dorë: ?Vdeksha, nëse gënjej!?. Vazhuan të na pyetnin, nuk e di për sa kohë, por unë vazhdoja të thoja se nuk kisha parë asgjë, gjë që ishtë e vërtetë; ndërsa gruaja ime përsëriste gjithmonë se ia kishte dhënë Shën Maria gjerdanin. Herë pas here bërtiste: ?Gjunjëzohuni përpara mrekullisë?. Dukej e ekzaltuar dhe gati si e çmendur. Më në fund e morën me vete, ndërsa ajo vazhdonte të bërtiste e t'i kërkonte ndihmë Shën Marisë: më duket se e çuan në infermieri. Më pas komisari më pyeti nëse gruaja ime ishte gjë e marrë. Unë iu përgjigja: ?Ku ta gjesh, sikur të ishte ashtu?; duke menduar se të çmendurit nuk vuajnë dhe gjërat i shohin me atë këndvështrimin e tyre. Por mendova edhe se ime shoqe mund të kishte thënë të vërtetën dhe gati-gati më vinte keq që nuk e kisha parë me sytë e mi Shën Marinë tek zbriste nga altari, hapte vitrinën dhe i jepte gruas sime gjerdanin.

ARS

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Charles Bukowski (06-10-2007)
Hilde Domin (22-07-2007)
Artur Rembo (22-07-2007)
Yves Mabin Chennevière (22-07-2007)
Pablo Neruda (22-07-2007)
Sharl Bodler (22-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]