Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 20-08-2008, 05:32pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit
E enjte, 10-03-2005, 01:10pm (GMT)

Prej dy ditësh ka dalë në qarkullim romani i pestë në frëngjisht i shkrimtarit

"Lëkura e qenit" e Kongolit mbërrin në libraritë franceze


Lëkura e qenit" tani flet gjuhën frënge. Që prej dy ditësh "Rivages" ka hedhur në qarkullim romanin e pestë të Fatos Kongolit, për të gjithë botën frankofone. Nga botuesi i "Rivages", Kongolit, i ka mbërritur një kopje e këtij botimi me titullin "Peau de Chien", një javë përpara se ai të shpërndahej në libraritë franceze. Si të gjithë romanet e mëparshme të tij edhe "Lëkura e qenit" është përkthyer nga Edmond Tupja. I cilësuar si një libër haluçinant, ku shkrimtari Fatos Kongoli arrin nivelin më të lartë të prozës, "Lëkura e qenit" ka rrëmbyer kritika mjaft pozitive dhe po përkthehet në disa gjuhë të huaja. Në krijimtarinë e shkrimtarit ai ishte ura e kalimit nga një sferë krijimtarie në tjetrën, duke e lënë pas ciklin prej katër romanesh me titull "Burgjet e kujtesës". Larg rrëfimit të errët të "Ëndrës së Damokleut", me një stil më të lirshëm se tek "I humburi" apo "Dragoi i fildishtë", romani "Lëkura e qenit" e godet ndryshe lexuesin e Kongolit. Personazhet e këtij libri të kujtojnë dëshira dhe vese që çdokush i mban fshehur nën vete, që çdokush i prek e i ledhaton, i fundos në thellësi të vetëdijes, pa i lënë kurrë të dalin krejtësisht të zhveshura nën vështrimin e të tjerëve. Si një libër haluçinant, ku fytyra e shëmtur e botës vetëm rrallë, të lejon të shohësh anën tjetër të medaljes, fytyrën e bukur të saj, romani "Lëkura e Qenit", i ngjan një udhëtimi në kohë, ku herë ecën përpara, e herë kthehesh mbrapsht, tutje, thellë në vitet, ku has dëshirat e para prej fëmije. Megjithëse stina e moshës së vonë, në jetën e një burri të quajtur Krist Tarapi, është panorama e parë që shfaqet. Rrëfimi nis në kujtimet e këtij personazhi, kur ishte veçse fëmijë, dhe kishte zbuluar fytyrën e parë, të bukur të kësaj bote, nënën. Edhe pse me rrëfim prej fëmije, personazhi kryesor që gjithmonë flet në vetën e parë, arrin të japë atmosferën e kohës, kur sapo kishin nisur përndjekjet dhe vuajtjet në botën e Hadit (kohën e diktaturës në Shqipëri). Një fëmijë që ka pasur përreth gjithmonë histori përndjekjesh, internimesh, e ndarje të dhunshme njerëzish. Kjo deri në moshën e vonë të tij, kur historitë vijojnë të jenë gjallë e të ngrenë krye nëpër kujtime dhe ëndrra. E paralelisht me këto histori ai ka pasur përreth vetes femrat që mundën të hyjnë në jetën e tij të trazuar, mbushur plot me gabime e mëkate njerëzore. Ato, gjithmonë i pa, si fytyra e bukur e botës, që nga Liza, mësuesja e bukur, Dolora, vajza e saj të cilën Kristi e njohu grua, dhe deri tek Lori, vajza e veshur në ngjyrë vishnje, ajo që e trazon në ëndrrat e tij erotike dhe e fton drejt së ardhmes. Të trija këto femra, që sjellin tre breza, dhe tre shenja dashurish në jetën e tij, janë rruga përmes të cilës ai gjithmonë ka dashur të arratiset. Një arratisje përmes portreteve të tyre që gjithmonë kishin një ngjashmëri të çuditshme. E para Liza, e dyta Dolora (vajza e Lizës) dhe e treta Lori (vajza e Dolorës), që e fton personazhin ta lërë pas botën e Hadit.


Të gjitha botimet e Kongolit në Francë nga 1997-2005

Frika e shkrimtarit

Peau de Chien" (Lëkura e qenit) është romani i pestë i Fatos Kongolit që botohet në Francë. Vetë shkrimtari pohon se ka provuar një shqetësim të veçantë me botimin e këtij romani në Francë. "Isha shumë i interesuar për botimin e këtij libri. Sepse katër të parët unë i kam botuar me një botuese tjetër, po në "Rivages". Ajo ka punaur me të katër romanet e mi të ciklit "Burgjet e kujtesës", që nga 'I humburi' deri te 'Ëndrra e Damokleut'. Fatkeqësisht ajo vdiq nga një sëmundje shumë e rëndë dhe në vendin e saj po punon një botuese tjetër, të cilën unë nuk e njoh. Kemi biseduar vetëm në telefon, por nuk kam pasur rast ta takoj. Isha jo aq i qetë, në kuptimin se si do të vijonte bashkëpunimi im nga një botuese tek tjetra. Por ajo e lexoi librin dhe e pëlqeu", rrëfen shkrimtari. Romanet pararendëse të Kongolit në gjuhën frënge janë "I humburi", botuar në vitin 1997, i dyti "Kufoma", botuar në vitin 1998, i treti "Dragoi i Fildishtë", i botuar në 2000, dhe i katërti "Ëndrra e Damokleut" në 2001. "Lëkura e qenit", para botimit në Francë, njohu edhe botimin në gjuhën sllovake në muajin dhjetor, ndërsa në vjeshtë pritet botimi në gjuhën gjermane.

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]