Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 10:39am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë
E premte, 11-03-2005, 01:11pm (GMT)

"Një trëndafil për Emilinë", i pari libër nga nobelisti

Faulkner, vjen në shqip vetmitari magjik


Ja, një trëndafil për Emilinë. Dhe vjen Faulkner-i. I munguari i bibliotekave shqiptare, troket për herë të parë në gjuhën shqipe. Nobelisti amerikan i viteve '50 shfaqet në një përmbledhje me tregime përkthyer nga Azem Qazimi. Me titullin "Një trëndafil për Emilinë", i botuar nga shtëpia botuese "Dudaj", ky botim përfshin tregimet "Një trëndafil për Emilinë", "Pirsi Grim", "Shtator i thatë", "Zbrit, Moisi" dhe "Pleqtë". Pa nisur udhëtimin në botën e këtyre pesë tregimeve, kritiku Malcolm Cowley na udhëheq me një parathënie, ku shfaqen pak nga udhëzat shkrimore të William Faulknerit. "Sikundër Hawthorne-i, Faulkner-i është një vetmitar me dëshirë. Ai krijoi gjëra të mëdha, jo vetëm me sëmbimin e dyfishtë se ato mund të kishin vlejtur më shumë po të ishin krijuar në rrethana më gjeniale, por shpesh me sëmbimin e dyfishtë për lexuesin. Dy ose tri prej librave të tij në tërësi dhe shumë soje në pjesë të caktuara, janë eksperimente të ngathëta. Romanet e tij të hershme, kur s'ishte dënuar ende me heshtje, mburreshin për arsye të gabuara. Romanet e fundit, e për shumëçka më të arrira, u përqeshën ose thjesht u shpërfillën dhe, më 1945, të shtatëmbëdhjetë librat e tij në të vërtetë ishin jashtë çdo vëmendjeje…". Modeli i tij? Sipas Cowley-t, mbështetja te ato çka kishte prekur në jetesën e tij, ishte një model i gjallë dhe ishte arritja e vërtetë e Faulkner-it. Ky botim shoqërohet dhe me fjalën që shkrimtari ka mbajtur më 10 dhjetor 1950 me rastin e marrjes së çmimit "Nobel" në Stokholm. William Faulkner nuk e pranon humbjen e njeriut. Në një rast ai tha: "Është veç një fjalë goje të thuash se njeriu është i pavdekshëm, vetëm sepse ai do të mbijetojë, kur të ketë kumbuar tik-taku i mbramë i fundit të botës, pasi të jetë shuar me shkëmbimin e sprasëm e krejt të pavlerë të përshkëndritjes së mbrëmjes së fundit, edhe atëherë do të ketë mbetur kumbi i një zëri: kumbi i mezindier, i pashtershëm i njeriut që ligjëron ende. Shkagoj ta qas këtë mundësi. Jam i sigurt se njeriu nuk do të mbijetojë, ai do të ngadhënjejë. Ai është i pavdekshëm jo sepse vetëm ai, midis krijesave, ka një zë të pashtershëm, po sepse ai ka një shpirt, një frymë që janë të afta të dhembin, të flijohen, të mbijetojnë. Poetit, shkrimtarit, s'i mbetet asgjë tjetër, pos se të shkruajë për këto. Është privilegj ndihma që i jepet njeriut që të mbijetojë, duke i dhënë zemër, duke i ndërmendur guximin, nde-rin, shpresën, krenarinë, dhembshurinë, mëshirën, flijimin- lavdinë e së shkuarës së tij. Zëri i poetit nuk duhet të jetë vetëm regjistrues i njeriut. Ai mund të jetë njeri prej mbështetësve, shtylla që duhet t'i bëhet krah mbijetesës dhe ngadhënjimit të tij". Kur përfundonte një libër, nuk i interesonte se si do të paraqitej, për ç'lloj lexuesi, madje. Shpesh nuk ruante as edhe një kopje për vete. Në një letër shkruante: "Mendoj se kam shkruar shumë dhe se i kam çuar në shtyp, përpara se ta kuptoja vërtet se mund t'i lexonin të tjerët".

Disa detaje nga jeta e nobelistit

Pak studime dhe shumë vetmi

William Faulkner u lind në Nju-Olbëni, Misisipi, më 25 shtator 1897. U pagëzua me emrin e stërgjyshit të tij: kolonel, hero i Luftës Civile, shkrimtar. Shumë shpejt familja u vendos në Oksford, qytetth në Misisipin e Veriut, ku ndoqi shkollën publiku, po nuk arriti të diplomohej. Një apo dy vjet pas mbarimit të luftës ndjek studimet në Universitetin e Misisipit, por në fillim të vitit të dytë e braktisi edhe universitetin. Është shkrimtari që u arsimua më pak se çdo shkrimtar tjetër i kohës së vet pas Hart Crane-it, edhe më pak se Heminguej që s'e kishte kaluar kurrë pragun e Universitetit. Udhëtoi shumë pak, më pak se çdonjëri prej shkrimtarëve bashkëkohës. Në vitin 1921 filloi punë në një librari në Nju-Jork. Më 1925 u vendos në Nju-Orlins, ku u njoh me Sherwood Anderson-in. U afrua me shoqërinë e letrarëve të atjeshëm, të cilët i satirizoi në romanin "Mushkonjat". Pastaj për gjashtë muaj udhëtoi nëpër Itali e Francë, ku nuk u afrua me askënd. Veç sipërmarrjeve të herëpashershme në Holiud, pjesën tjetër të jetës e kaloi në qytetin ku u rrit, më pak se dyzet milje larg vendlindjes.
ad.pe.

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]