Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 10:14am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve
E enjte, 12-05-2005, 01:18pm (GMT)

Plejad boton vëllimin e pregatitur së pari në 1937

Kush është...

At Bernardin Palaj kishte lindur në vitin 1896 në fshatin Shllak të Dukagjinit dhe pasi kishte marrë mësimet e para në Kolegjin Franceskan të qytetit të Shkodrës, ishte diplomuar për Teologji në Insbruk Të Austrisë. Pas mbarimit të Studimeve ai u kthye në vëndlindjen e tij ku u caktua profesor i Historisë në Liceun ?Illiricum? dhe krahas asaj pune, për afro 20 vjet me rradhë morr me mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut të Shqipërisë, si dhe me doket e zakonet e atëyre krahinave.

I botuar që përpara 70 vitesh, i studiuar gjerë e gjatë më vonë, por prej disa dekadash jo më i pranishëm në duart e gjeneratave tona të reja, Eposi i kreshnikëve siç njihet në emërtimin shkencor, ajo që në popull thirret thjesht Këngë kreshnikësh, Këngë të Mujit dhe Halilit, Këngë të moçme trimash apo Këngë lahute vjen sërish në libraritë shqiptare. ?Ky epos përbën visarin ma të çmueshëm të gjuhës shqipe, shprehjen mâ të gjallë të shumë ndiesive bujare e përfytyrimin ma typik të fizjonomis së kombit t'onë?, - shkruajnë në parathënien e tyre At Bernardin Palaj dhe At Donald Kurti, mbledhësit e lavdishëm të këtij korpusi të mrekullueshëm prej 342 këngësh.

At Bernardin Palaj për afro 20 vjet me rradhë u mor me mbledhjen e Eposit të Kreshnikëve të Veriut të Shqipërisë, si dhe me doket e zakonet e atyre krahinave. Për atë punë voluminoze që i zgjati për më shumë se dy dekada, At Bernardini angazhoi edhe më shumë se 40 famullitarë që shërbenin në ato vise të thella dhe bashkë me At Donat Kurtin, i mblodhën dhe i sistemuan ato në katër vëllime të veçanta, të cilat njihen ndryshe si ?Visaret e Kombit?.

Botimi

I botuar nga ?Plejad?, Ndriçim Kulla thotë se botimi i këtij libri mund të konsiderohet si një ringjallje e kësaj pasurie të pakrahasueshme të kulturës sonë. Këngët e këtij cikli këndohen kryesisht në trojet veriore te banuara prej shqiptarëve, sidomos mbi lumin Drin (duke përfshire Krajën, Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Nikaj-Merturin, Malesine e Gjakovës etj), por edhe në jug te Drinit, sidomos ne Pukë, Lumë e Dibër. Ndonjë subjekt haset dhe ne Lezhë, Krujë dhe krahinat veriore të Elbasanit e të Librazhdit. Eposi i kreshnikëve i ka të gjitha tiparet e zhanrit, por edhe vecoritë specifike, që lidhen me klimën historike-shoqërore e kulturore ku lindi, u rrit, u maturua e jeton.

Veçori
Kulla shënon se ? ky epos ka tri vecori kryesore: Epizmin, frymën heroike dhe legjendaritetin. Frymemarrja e gjere eshte e pranishme ne cdo ind te tij: ne perleshjet dhe dyluftimet homerike, në madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe tradhtitë tronditëse, në ndjenjat dhe mendimet e thella, në gjatësinë e poemave, në gjatësinë e vargjeve etj. Në të njëjtën kohë, në epos janë të pranishme, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e një reference lirike: dashuria midis vellezerve e shokeve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gezimi i takimeve miqësore, ngjyrat plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i nje vashe etj. Edhe shkenca e mëpasme shqiptare dhe e huaj priret drejt opinionit se tema kryesore e eposit shqiptar te kreshnikeve eshte rezistenca: rezistenca per ruajtjen e trojeve, bjeshkeve, kullotave, shtepive, nderit e dinjitetit te botes se kreshnikeve, te fisit, te familjes dhe individit; rezistenca, konflikti dhe lufta kunder forcave te natyres, te perfaqesuara nga zanat ne fazen e tyre te ?eger?. Botuesi Kulla shënon se ?për të gjitha këto vlera të lashtësisë, krenarisë, epizmit, dashurisë për tokën, zakonet, për lirinë, etj eposi ynë legjendar i kreshnikëve, tashmë i ?ringjallur?, mund të shërbejë edhe si një instrument i dobishëm jo vetëm në edukimin artistik, por edhe atë moral e atdhetar të nxënësve dhe studentëve të shkollave tona?.

Milosao

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]