Libra
E hene, 16-05-2005, 01:21pm (GMT)
E dashura Beti, e talentuara Xho, e brishta Megi, ngacmuesja Emi, keto jane kater motrat Marc. Permes endrrave te tyre, grate e te gjitha moshave jane bere pjese e kesaj familje te pakrahasueshme dhe jane ndier thellesisht te kenaqura, kur Megi shkeputet nga rrethi i motrave per te filluar nje jete te re. Eshte "GRA TE VOGLA" i Luiza Mei Ellkot, nje liber i cili ka arritur te rezistoje ne kohe. Te jete pjese e gjithsecilit, edhe pse bota ka ndryshuar bashke me emancipimin. E megjithate familja Marc mbetet familja, ku kemi jetuar te gjithe. Eshte perkthyer nga Guri Shyti, botuar nga Omsca-1. Kushton 700 leke.
Shpeshhere ne jeten e perditshme njerezit kane prirjen qe ta marrin lehte stresin. Duhet te kihet parasysh qe stresi nuk eshte thjesht nje fjale me 6 germa. Stres do te thote nje varg ndryshimesh biokimike qe ndodhin dhe ndikojne fuqishem ne cdo qelize te trupin tone. Prof Thoedhori Karaj jep te gjitha shpjegimet per stresin, domethenien e tij e deri tek pasojat qe ka ai ne organizmin tone permes librit "PSIKOLOGJIA E STRESIT"; Si te njihni dhe te pakesoni stresin ne jeten tuaj. Ky eshte libri i dyte i autorit per stresin. Kushton 650 leke.
"Deti ne ngjyre gushe rosaku, kodra ballkon e Sarandes dhe ishulli i Korfuzit. Keto duhet te kene qene tri figurat e para qe u pasqyruan te retina e syve te mi, diten kur hapa qepallat dhe me mahnitje foshnjore fillova te dalloj boten e madhe qe gjallonte rretheqark. Besoj, keto tri pamje do te mbeten dhe figurat e fundit ne castin kur ti mbyll syte pergjithmone. Per arsyen e thjeshte, se vegimi i tyre, neper endrra dhe kujtime, me eshte shfaqur si refren figurativ i cuditshem, gjate dekadave te viteve". Kjo eshte "DAMKOSKJA E ENGJEJVE", libri me i fundit autorit Vullnet Mato. Eshte botuar nga Milosao. Kushton 600 leke.
Nje liber ndjese per koleget e huaj gazetare, qe Rifat Dajti e ka shkruar nen titullin "APOLOGJI". Nje liber, ku autori tregon eksperiencen e tij me gazetaret e huaj gjate viteve 1981-1989 ne qytetin e Shkodres. Te vertetat dhe te pavertetat qe ravijezoheshin ne ato vite te regjimit komunist dhe qe iu paraqiteshin gazetareve te huaj. Autori kthehet prapa ne kohe dhe jep nje tablo te plote te menyres se funksionimit te gjerave dhe propagandes qe behej me epitetin, ne te mire te Shqiperise. Kushton 500 leke.
Qe nga azma deri te dhembjet e fytit, qe nga kanceri deri tek trompoza, libri i Piter J. Adamo "TE USHQEHEMI DREJT SIPAS GRUPEVE TE GJAKUT", shpjegon ne menyre te detajuar trajtimin e qindra situatave te ndryshme, qe kane te bejne ngushtesisht me shpeshtesine dhe rreptesine e perdorimit te nje ushqimi ne perputhje me karakteristikat perkatese te grupit te gjakut per cdo njeri. Libri eshte botuar ne mbi 50 gjuhe te botes. Eshte perkthyer nga Robert Kosova, botuar nga Plejad. Kushton 700 leke.
Korrieri
|