Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 11-10-2008, 06:05am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen
E hene, 30-01-2006, 01:24pm (GMT)

PERSHTYPJE MBI LIBRIN "FILOLOGE QE NUK HARROHEN" ME AUTOR PROF.AS.DR. MURAT GECAJ

Liber me shume vlera, kushtuar disa pedagogeve tane te shquar

"Filologe qe nuk harrohen", keshtu titullohet libri qe prof.as.dr. Murat Gecaj ua ka kushtuar pedagogeve te tij te Fakultetit Histori-Filologji, ne fillimet e Universitetit te Tiranes. Fjala eshte per intelektuale te ndritur, figura nga me te shquarat e shkences albanologjike, si Akademiket e profesoret Aleks Buda, Eqrem Cabej, Androkli Kostallari, Bedri Dedja e te tjere, te cilet dhane ndihmesen e tyre shume te cmuar per te pergatitur e aftesuar mesuesitdhe shkencetaret e ardhshem, por dhe per te studiuar e ndricuar periudha te ndryshme te historise se popullit tone, gjuhes dhe kultures se tij, shembull edukimi e frymezim per brazat.

Autori i librit, Murat Gecaj, lindur me 1940 ne Bujan te Tropojes, ka shkelqyer kudo, si nxenes e student ne Universitet dhe, pas mbarimit te tij ne pune, me emer si gazetar e publicist, si gjuhetar e studiues. Gjithnje punetor i pasionuar dhe cilesor per mbi 40 vjet rresht ne fushen e gazetarise, gjuhesise etj, te cilen e deshmojne me se miri plot shkrime dhe artikuj, plot hulumtime shkencore, kumtesa etj. Jeta e personaliteteve shkencore, te cileve autori ua kushton kete liber, eshte e mbushur me plot veprimtari te dobishme per kombin shqiptar, qe autori e pasqyron fort mire e ne menyre te permbledhur. Sic shkruan me te drejte autori ne librin e tij, keta figura "prodhuan" jo vetem intelektuale-shkencetare te rinj, por dhe nje plejade te tere arsimtaresh. Te gjitha keto e te dhena qe paraqiten aty, perbejne, vec te tjerash, vlera edukimi me rendesi te ketij libri. Keto jane vlera te edukimit atdhetar, per t'iu perkushtuar diturise dhe shkences e per pune te paepur ne vazhdimesi, ne sherbim te atdheut, ne dobi te Shqiperise, qe kjo te ece me hapa te shpejte drejt Europes.

Nuk ka qene e lehte te shkruhej per figurat madhore te kombit ne fushen e dijes. Autori M.Gecaj i vuri vetes qellim dhe e realizoi ate suksesshem, vecse jo rastesisht. Sic e pohon ai ne hyrje te ketij libri, prej kohesh e kishte "ngacmuar" mendimi te shkruante per keta pedagoge te shquar, personalitete te spikatura te arsimit, kultures dhe shkences shqiptare. Dhe ai e arriti nje gje te tille, por vetem me pune e djerse, pas nje akumulimi te gjate dhe mbledhjes se te dhenave te shumta per jeten dhe veprimtarine e tyre shumevjecare. Faktet dhe deshmite e siguruara here pas here pasuronin arkivin vetjak te autorit, per llogari te librit te ardhshem. Ai gerrmoi thelle edhe ne "arkivin vetjak" per te gjetur dhe per te sjelle ndermend te dhenat e "regjistruara" atje qe ne kohen studentore. Pasurimit te tyre u kane sherbyer lidhjet dhe takimet e panderprera me pedagoget e tij, brenda e jashte auditorit. Kur autori ishte student, por dhe me pas, ka patur marredhenie te vazhdueshme e serioze bashkepunimi, bile, deri familjare, qe e kane "prishur" kufirin: student-pedagog. Kjo gje e ka mundesuar qe t'i njohe me nga afer keta te fundit dhe, ne bisedat me ta, siguroi te dhena interesante per librin ne fjale. Plot te tilla autori i ka marre bile edhe me shkrim nga disa pedagoge, ne forme mendimesh e vleresimesh per njeri-tjetrin. Keto i lexojme ne pjesen e trete te ketij libri dhe qe jo vetem e kane ngritur nivelin e tij, duke e bere me terheqes, por eshte dhe nje vertetim per cfare shkruhet nga autori per pedagoget dhe profesoret e tij. Pa medyshje, mund te thuhet se si rruget, format e burimet, qe ka ndjekur e shfrytezuar autori per mbledhjen e te dhenave dhe menyra e shtjellimit te tyre, perbejne dhe vlera metodike te ketij libri.

Libri "Filologe qe nuk harrohen" ka edhe vlera nxitese. Kushdo, qe e lexon ate, njihet me jeten plot pune e veprimtari te dobishme: te karakterit shkencor, historik dhe publicistik, te disa prej shkencetareve tane me te permendur te filologjise shqiptare; frymezohet dhe nxitet, kur ka aftesi intelektuale e gjendje te mire shendetesore, qe te shkruaj` qofte dhe ne formen e kujtimeve, per kete ose per ate personalitet te spikatur, kur e njeh ate nga afer, por dhe ta pergjithesoje punen e vet ose te te tjereve, ne kete ose ate fushe te dijes njerezore, qe do te ishte me vlere kjo per t'ua lene trashegim brezave. Nisma e autorit Murat Gecaj per ta bere nje gje te tille, eshte jo vetem e lavderueshme, por njeherazi mesazh per te tjeret.

Pa u zgjatur imtesisht ne vlerat, qe permendem shkurt dhe pa u ndalur ne plot te tjera, sic jane: vlerat shkencore-historike per traditen e gjuhes dhe te letersise shqipe, te arsimit dhe te mendimit pedagogjik shqiptar, si dhe pa u thelluar me tej ne vlerat njohese, formuese etj., shpreh mendimin qe ky liber eshte i dobishem te lexohet nga cilido, qe di shkrim e kendim. Por, se pari, eshte mire qe te shfrytezohet nga te gjithe studentet e filologjise dhe mesimdhenesit, deri te pedagoget qe ligjerojne ne auditoret e universiteteve tona, bile edhe ta kene ne bibliotekat e tyre vetjake. Se "personazhet" e ketij libri, pra disa pedagoge, profesore e akademike te Fakultetit Histori-Filologji te Universitetit te Tiranes, per te cilet shkruhet ne kete liber, jane shembull i rralle per t'u ndjekur e per t'u imituar.
Marash Kola - Koha Jone

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]