Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 11-10-2008, 06:43pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Luljeta Lleshanaku: World Beat
E merkure, 01-02-2006, 01:32pm (GMT)

Poetja shqiptare, në antologjinë e 28 poetëve bashkëkohorë

Luljeta Lleshanaku në ritmin e botës, një antologji poetike amerikane


“World Beat - International poetry noë” quhet antologjia poetike e sapobotuar nga “New Directions” në Amerikë. Ajo e fton lexuesin e poezisë bashkëkohore botërore në një trevë thesari për të kënaqur dhe magjepsur adhuruesit e saj. Kjo ftesë joshëse për poezinë bëhet nga vetë shtëpia botuese e kësaj antologjie, “New Directions”. Ai pak lexues që i ka mbetur sot poezisë do të gjejë aty edhe poeten shqiptare, e vetmja e përfaqësuar, Luljeta Lleshanaku. Nga poetja jonë janë përfshirë një grup poezish zgjedhur nga përmbledhja “Fresco” e botuar në vitin 2002, në SHBA, si edhe poezi të reja të botuara vitet e fundit ne revistat “Words without borders”, “Literature today”, “Perihelion”, etj, pjesë e një libri të ri në proces. Kjo është antologjia e dytë amerikane, ku përfshihet autorja, pas “Anthology of magazine verse & yearbook of American poetry 1997”, përzgjedhur nga Alan F. Pater dhe botuar nga “Palm Springs Monitor book company”. Lleshanaku është një zë origjinal në poezinë shqipe. Ajo është autore vëllimeve me poezi “Sytë e somnambulës”, “Gjysmë kubizëm”, “Palca e verdhë”. Poezia e saj është vlerësuar me çmimin kombëtar që jepet në Shqipëri edhe për poezinë, “Penda e Argjendtë”.
“Antologjia është një mozaik i 28 poetëve të huaj dhe amerikanë, një përpilim i jashtëzakonshëm, ndryshe nga të gjitha antologjitë e tjera, të poezisë që shkruhet sot. Për rreth shtatëdhjetë vite, shtëpia botuese “New Directions” ka sjellë botën letrare në Amerikë, duke prezantuar shumë nga shkrimtarët më të rëndësishëm në botë, dhe njëkohësisht, edhe shkrimtarë të panjohur. Sot, në një tokë që zvogëlohet dhe një Amerikë që izolohet gjithnjë e më shumë, dialogu midis kombeve është dëshpërimisht i nevojshëm. Në frontin poetik, ky dialog është sa i fuqishëm aq edhe urgjent. Në përmbledhjen “World beat” të përzgjedhurr tepër profesionalisht nga shkrimtari dhe përkthyesi i shquar Eliot Weinberger, një brez i ri i poetëve të anembanë globit harmonizohet në një kor eufonik ndërkulturor”,- shprehet botuesi. Kujtojmë se përkthyesi dhe kritiku Eliot Weinberger, ai ka zgjedhur nga poetët shqiptarë Lleshanakun për në këtë antologji, vitin e kaluar ka qenë një nga të ftuarit e takimeve “Poeteka” kushtuar letërsisë e filozofisë.
Përmbledhja e antologjisë “Ritmi i botës” (World Beat) hapet me poemën e fundit të Octavio Paz, një punë madhore e pabotuar, dhe pastaj vijon me veprat e poetëve të huaj dhe amerikanë që “New Directions” ka botuar në vitet e fundit. “Nga lirikat e pashlyeshme të poetes së re shqiptare, Luljeta Lleshanaku, tek mprehtësitë e fuqishme politike te poetit Iraken në ekzil Dunya Mikhail, poeti izraelit Aharon Shabtai, poeti nga Karaibet Kamau Brathëaite, tek bukuria lapidare e poetit hollandez Hans Faverey dhe eksperimentet e egra të poetit kinez Gu Cheng dhe poetit japonez Kazuko Shiraishi, kandidati per çmimin Nobel Bei Dao nga Kina, Inger Christensen nga Danimarka, Gennady Azgi pastaj Tomas Transtromer nga Suedia (gjithashtu kandidat për çmimin Nobel)- që përbëjnë sukseset më të mëdha planetare. Gjithashtu përfshihen vepra nga kanadezja Anne Carson dhe një radhë poetësh amerikanë (Suzan Howe, Michael Palmer, Robert Creeley midis tyre), veprat e të cilëve marrin një rezonancë të re kur lexohen krah për krah të barabartëve të tyre në botë”. Është ky motivi dhe vlerësimi pse botuesi i “New Direction” ka zgjedhur pikërisht këta poetë.
Hartuesi i antologjisë është Ëliot Weinberger, autori i tre librave me ese – “Works on Paper”,”Outside stories” dhe “Karmic traces”- dhe një përmbledhjeje me artikuj politikë “Ëhat happened here: Bush cronicles”. Ai është hartuesi i “American Poetry Since 1950”, dhe “The New Directions Anthology of Classical Chinese Poetry”, që është zgjedhur si një nga librat më të mirë të vitit 2003 nga TLS, dhe si antologjia më e mirë e vitit 2003 e zgjedhur nga“Contemporary Poetry Revieë”. Ai ka përkthyer shumë libra nga Octavio Paz, po aq sa edhe veprën e Vicente Huidobro, Xavier Villaurrutia, Jorge Luis Borges, dhe Bei Dao.
E. Demo

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]