Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 08-09-2008, 04:08am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Libra
E merkure, 01-02-2006, 01:35pm (GMT)

Gianni Vatimo: “Nihilizmi dhe emancipimi”

29 Janar Shtëpia Botuese “Dita 2000”

Përkthyer: Erion Kristo

Çmimi: 500 lekë

“Nihilimi dhe emancipimi”, i politikanit italian Gianni Vatimo, botuar nga shtëpia botuese “Dita 2000” dhe përkthyer nga Erion Kristo, vjen për lexusin shqiptar në kolanën e filozofisë dhe shkencave politike dhe i publikuar nën kujdesin e Santiago Zabala. Nihilizmi dhe emancipimi na jep një panoramë të shkëlqyer të punës së kohëve të fundit të Vattimos, të sfidave të tij interesante dhe origjinale ndaj atyre ideve filozofike që shpesh quhen të sigurta. Edhe ata që nuk janë dakord me përfundimin e argumentit të Vattimos, do të përfitojnë duke u thelluar në ritrajtimin e tij joshës e plot imagjinatë të peizazhit filozofik. Italiani Gianni Vattimo, i lindur më 1936, është filozof i shquar, përfaqësues i relativizmit postmodern. Përveç pozitës së tij si profesor i estetikës në Universitetin e Torinos, Itali, ai ka qenë edhe europar
 
“Hija e erës” Carlos Ruiz Zafon

Shtëpia Botuese “Dituria”

Përkthyer: Ardian Klosi

Çmimi: 1000 lekë

Një nga shkrimtarët e njohur bashkëkohorë spanjollë, Carlos Ruiz Zafon, po vjen në gjuhën shqipe me romanin e tij, “Hija e erës”, përkthyer nga Ardian Klosi dhe publikuar nga shtëpia botuese “Dituria”. Zafon ka lindur në Barcelonë më 1964-ën dhe është fitues i shumë çmimeve letrare prestigjioze në Spanjë, por romani i tij “Hija e erës”, që u botua në vitin 2001, u shndërrua menjëherë në një sukses të pabesueshëm. Në Spanjë, ky roman, vetëm brenda 2 viteve pati 29 botime, ndërsa deri më sot ka arritur deri në 43 botime. Romani i Zafonit është debutimi i tij në skenën ndërkombëtare i një rrëfimtari të jashtëzakonshëm që ka ringjallur traditën e madhe të romanit të tetëqindës, me një ndjeshmëri të thukët bashkëkohore. Në vendet e mëdha, “Hijet e erës” vijon të mbetet edhe sot një bestseller i vërtetë, si dhe të konsiderohet si një nga majat e narrativës spanjolle. Në “Dramatis Personae”, 1966, Zafon do të rrëfejë: “Hulian Karakasi e mbyllte Hijen e Erës me një epilog të shkurtër, që u skiconte lexuesve ardhmërinë e personazhe të vet. Kam lexuar libra pa fund qysh prej asaj nate të largët të vitit 1945, por romani i fundit i Karakasit mbetet ai që pëlqej ende më shumë nga të gjithë. Tani jam bërë gati 30 vjeç dhe do të jetë e vështirë të ndërroj mendim. Ndërsa shkruaj këto radhë mbi banakun e librarisë, im bir Huliani, që nesër mbush 10 vjeç, më vëzhgon duke buzëqeshur, i mrekulluar nga stiva e fletëve që bëhet gjithmonë edhe më e artë. Kushedi, ndoshta ka mendimin se edhe t’et i është ngjitur ajo sëmundje e çuditshme e librave dhe fjalëve. Huliani ka sytë dhe mençurinë e së ëmës, por më pëlqen të besoj se ka trashëguar naivitetin tim...”.

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]