ORNELA VORPSI, MON AMOUR
C'eshte dhantia e shkrimtarit? Te gjithe thone se eshte dicka hyjnore dhe kjo eshte e vertete, por e shprehur keshtu mund te jete thjesht nje mistifikim, ose nje cliché per te fshehur injorancen e rastit. Shpesh e kam bere mesveti kete pyetje dhe kam metuar se dhantia e shkrimtarit eshte ndergjegja e tij: me pase nje ndergjegje, kjo eshte dhantia. Dhe ndergjegja natyrisht, ajo eshte hyjnore. Artisti nuk eshte i vetmi njeri i pajisur me ndergjegje, por eshte i vetmi qe arrin te lere deshmi te prekshme te saj qe vlejne dhe mund te rroken universalisht. Dhantia ne fjale eshte cilesi e Ornela Vorpsit dhe libri i saj "Vendi ku nuk vdiset kurre" eshte deshmia per kete.
Mbas pritjes se shkelqyer qe i rezervoi lexuesi francez romanit "Le pays ou on ne meurt jamais", shtepia prestigjioze Einaudi, u kujtua t'a sjelle librin e shkruar se pari n'italisht edhe per publikun e Cizmes.
Titulli nuk eshte ironik, por antropologjik. Shqiptari eshte mbijetuesi i madh. Nje grabitqar i jetes. Thote V. se ia kushton librin fjales "pervujteri" qe leksiku i shqipes s'e gezokerka. Ne fillim m'u duk nje mosvemendje e saj, mbasi gjuha jone e ka kete lekseme madje me nje ngjyrese edhe me te perunjur se "umiltà". Nuk egzistonte, sak, ne shqipen komuniste te "njeriut te ri".
Ky roman perbehet nga kapituj-tablo, qe mund te vlejne edhe si tregime autonome, por qe kane nje funksion te pazevendesueshem ne ekonomine e pergjithshme te vepres. Cka e ben roman, nje unikum, eshte pikerisht ai finish, per te cilin fliste Benjamin-i, ne esene e tij per Leskovin si narrator: romani nuk mund te shpresoje te vijoje kurre me tej atij kufiri ku, duke shkruar nje Finis poshte faqes, e fton lexuesin te metoje mesveti intuitivisht kuptimin e jetes.
Ky liber eshte nje tregim (narracion) qe vlen si kallezim. Kallezim i nje shoqerie te semure e te dhunshme, kallezim i nje regjimi cnjerezor dhe absolutizant, qe e bazon pushtetin e vet te keqbesimi i njeriut ndaj njeriut, te nxitja e qytetarit kunder qytetarit. Nje shoqeri qe larton nderin por s'do t'ia dije per ndershmerine, nje vend qe e ka vra Zotin ne emer te nje deliri tradhetie. E ne mes te kesaj shoqerie, nje familje ne stuhi: nje baba njerezor (i paidealizur) prej mishi e koci qe provon Spacin, nje nene qe detyrohet teper e re t'a ndrydhe vitalitetin e saj (edhe kjo e pame me nje te thuash shkencor) dhe heroina jone, nje vajzoshe e ndjeshme dhe kureshtare per boten, qe perjeton njefare bulimie nga librat, dhe nga letersia e cila vjen gjithe e duke u bere faktor i dores se pare per ekonomine e saj psiqike. Historia e nje vajze qe meson me ece, e cila te perkund ne nje melankoli qe m'kujton vargjet e Sh. Kelmendit: Prej ranes se tradhetueme te diteve/ Mesova me ece
Me terheq shume te ky libernje intimitet, nje ndershmeri ndaj lexuesit qe shume pak shkrimtare shqiptare e kane, ne kete perqasje autorja e ka "qa me lot" shkrimin e saj. Porse dhuna e ndjenjes permbahet me ane te ftohtesise eksperimentale te stilit.
Ornela Vorpsi shkruan me gjak. Ne kemi mjaft shkrimtare qe shkruajne gjera ultesisht gazetareske, dhe i shkruajne si duke bere xhup e as qe e meritojne fare t'i quajme shkrimtare. Boll me me Susana Tamaro, na duhet nje Margueritte Duras.
Vorpsi, artiste authentike shumedisiplinore, eshte nje ogur i mire qe e kris primatin maskilist ne letrat shqipe. Kurse nga ana stilistike mund t'a quajme stilin e Vorpsit si "imoral", nese per moral kemi parasysh tematiken mitiko-patetike qe e ka sunduar letersine shqiptare deri ne ditet tona. Stil "imoral" sepse V. eshte nje shkrimtare private, qe me autenticitetin e saj verteton se per te realizuar nje permase europiane mjafton talenti, s'eshte nevoja te jesh nje shkrimtar shteteror e te kesh nje stil moral.
Nga ana gjuhesore, italishtja e saj ngjan e shpikur, eshte plot me cikatrice shenje e fekondimit te saj te drejteperdrejte nga shqipja. Por pikerisht kjo gjuhe e re, e ben dhimbjen (pasionin: etimologjikisht) te vije e re, e fresket dhe e thekshme. Dhe romanin, si nje britme klandestine te egzistences.
Por te gjitha keto, mund edhe te mos thuheshin, pasi libri ne fjale, ndricohet pikesepari nga drita e vet.
Urojme qe shkrimtarja t'ia cele udhen botimit ne shqip te ketij libri. Merci, Ornela, per ate qe keni shkruar.