Letërsia Shqiptare

Virgjil Muçi: Shtrigat
E shtune, 18-02-2006, 01:49pm (GMT)

Titulli: Shtrigat
Autori: Virgjil Muçi
Botues: Korbi
Cmimi: 450 lekë

Legjendat dhe përrallat gjithmonë lidhen me traditën dhe e kanë rrënjën tek ato që ne shohim e jetojmë përditë. Aq sa nuk dimë as të vendosim kufirin mes ëndrrës, fantazisë dhe realitetit. Përfytyrimeve tona iu veshim figura që i hasim përditë dhe i njohim e këto i përjetësojmë në rrëfenja me të cilat shpesh ushqejmë fëmijët tanë. "Shtrigat" titullohet libri për fëmijë i Virgjil Muçit, që ka dalë këto ditë në qarkullim. Se që ta marrësh vesh ti, o mik, shtrigat janë gra e sidomos plaka. Hanë gjind, po ua ka më fort ënda të mbysin e t'u pinë gjakun fëmijëve e të rinjve, qofshin edhe nuse të reja, por edhe njerëz që i kanë zët. Shtrigat shkojnë e bien në mbrëmje për të fjetur si të gjithë robt e tjerë të shtëpisë dhe, kur çats mesnata, iu del shpirti prej trupit edhe fluturon e shkon e hyn në shtëpinë e atij që dëshiron të mbytë. Me të pikasur njerin që duan t'i bëjnë keq, i ngulin dhëmbët në zemër e i pijnë gjakun dhe, ose e mbysin fare e ia marrin krejt shpirtin, ose e lënë të lëngojë për një kohë të gjatë para se ta rrëmbejë vdekja. Po t'i vesh re natën ngjajnë si flaka ndër ditët e motmotit, Kërshëndellash e së Lidhunash dhe nuk bëjnë kurrfarë gjëje në kokë të tyre, pa marrë urdhër nga i pari që ia thonë emrin Ganec...



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.