Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 10:05pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi
E shtune, 18-02-2006, 01:54pm (GMT)

Titulli: Vetmia nostalgjike në poezi
Autori: Luan Topçiu
Botues: Omsca-1
Cmimi: 650 lekë

Libri "Vetmia nostalgjike në poezi" - Vështrim krahasues për lirikën shqiptare dhe rumune është një studim i shkëlqyer i letërsisë krahasimtare; autori i tij na demonstron aftësi të rralla për të dhënë gjykime me vlera shkencore në fushën e interferencave kulturore në lirikën shqiptare dhe rumune. "Që në fillim, në një krye interesant të titulluar 'Ballkani si hapësirë kulturore', autori dëshmon njohjen me themel të filozofisë rumune, të ilustruar dhe zbatuar përmes nocionit 'hapësirë mioritike' në horizontin hapësinor dhe shpirtëror të zonës ballkanike, ndërsa i famshmi valëzim i 'hapësirës mioritike' blagian është gjeneruar nga lëvizja 'ngjit' një shpresë dhe 'zbret' një zhgënjim. Në mbrojtje të orientimit të tezës së tij, propozon edhe Mircea Eliade-n dhe Karl Krumbacher-in, duke argumentuar në mënyrë racionale rreth kësaj njësie kulturore që mund ta ketë origjinën në Perandorinë Bizantine", shkruan në parathënien e këtij studimi akademiku rumun, Alexandra Balaci. Për këtë bashkëjetesë dhe konvergjencë shpirtërore kanë mundur të shkruajnë dhe historianët rumunë të përmendur nga Luan Topçiu në një listë revelatore, që nga Hasdeu, Xenopol, Parvan, deri te Nicolas Iorga. Kjo afri shpirtërore është, sipas autorit të këtij libri, më e theksuar në lëminë e quajtur prej tij të "përkimeve gjuhësore" (në leksik, fonetikë etj.). Fondi i përbashkët i ilustruar në shekullin e kaluar nga B.P. Hasdeu ose së fundi nga Grigore Brancus dhe gjuhëtari shqiptar Eqrem Çabej, nënvizon marrëdhëniet dhe lidhjet e ngushta, në hapësirën ballkanike, ndërmjet gjuhës shqipe dhe rumanishtes. Bindëse, tejet të qarta, ndonjëherë patetike janë faqet në lidhje me paralelizmin në sferën e ndjenjës dhe shprehjen lirike në letërsinë e dy popujve, të të dy fjalëve me të njëjtin kuptim... Pjesa qendrore e librit i është kushtuar pranisë së mallit në letërsinë e lëvruar, rumune dhe shqiptare. Në faqet e tij, autori do të theksojë kompleksitetin e lirizmit individual ndaj atij kolektiv të folklorit. Denduria e saj është më e theksuar në periudhën romantike, te poetët që u prirën drejt gurrave të kthjellëta të folklorit. Janë të analizuara, me aftësi pjesëmarrëse e të kujdesshme të një studimi racional, vepra të disa prej shkrimtarëve më përfaqësues të letërsisë shqipe si: Jeronim de Rada, A.Ribek, Zef Serembe, Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi. Interes të posaçëm paraqesin faqet kushtuar ekzistencës së mallit në veprën e tre shkrimtarëve shqiptarë nga "Bukureshti": Asdreni, Poradeci, Kuteli, duke shënuar një shkallë të epërme e një lartësim intelektual, me meditime të thella për unin krijues dhe marrëdhëniet me universin. Duke jetuar dhe shkruar në Rumani, ata hyjnë në konvergjenca shpirtërore me letërsinë e këtij populli, nën shenjën e romantikut të madh, Eminescu. Të tre shkrimtarët janë paraqitur në tri medaljone të shkëlqyera letrare, ku evokohen aspekte të panjohura nga Bukureshti, konsideruar kryeqyteti i Ballkanit dhe selia e një qendre të rëndësishme shqiptarësh.

Metropol

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]