Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 04:02pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket
E shtune, 18-02-2006, 01:55pm (GMT)

Titulli: Shqiptaret , serbet dhe greket
Autori: Enver Bytyçit
Botues: “Koha”
Cmimi: 900 lekë

Një vepër që vë në qendër të saj marrëdhëniet midis tre vendeve ballkanike, përgjatë shekullit të shkuar, do t’i sjellë lexuesit një panoramë të gjerë të ngjarjeve dhe fakteve historike. “Shqiptarët, serbët dhe grekët” është libri më i fundit i Enver Bytyçit, botuar nga shtëpia botuese “Koha”. Shqiptarët, serbët dhe grekët, janë tre popujt shumicë dërrmuese të Ballkanit Perëndimor e Qendror. Historia e këtyre kombeve deri në fillimin e shekullit XIX ka qenë e mbushur me luftëra për të përballuar fuqitë e jashtme ballkanike, por edhe histori me konflikte të herëpashershme midis tyre, për shkak të ambicieve perandorake të serbëve dhe grekëve, që u trashëguan nga mesjeta deri në ditët e sotme. Gjithsesi, luftërat para krijimit të kombeve ballkanike ishin në përgjithësi luftëra principatash, që në të shumtën e herës kishin një ekuilibër të admirueshëm fuqie dhe, për pasojë, shqiptarët, ndonëse u tkurën në trojet e tyre etnike nga dyndjet sllavo-serbe, ruajtën identitetin, fizionominë kombëtare, traditën dhe etninë, derisa erdhën të kompaktësuar në kohën e çlirimit nga sundimi osman. Atë kohë, shqiptarët ishin thuajse homogjenë në katër vilajetet osmane, në atë të Shkodrës, Janinës, Shkupit e Manastirit. Në kapitujt e këtij libri dalin në pah lakmitë e serbëve dhe grekëve ndaj trojeve shqiptare dhe përpjekjet që ata kanë bërë për zhdukjen e emrit dhe kombësisë shqiptare. Duke u mbështetur në të dhëna konkrete të kohës, në argumente dhe fakte të pakundërshtueshme, çdo njeri i paanshëm do të dilte në konkluzionin se, në Gadishullin Ballkanik shqiptarët kanë qenë populli më i kërcënuar për ekzistencë. Në këtë libër, Bytyçi përshkruan aktet terroriste, që serbët e grekët kanë bërë kundër shqiptarëve nga mesi i shekullit XIX deri më sot, rolin e Kishës Ortodokse në funksion të nacionalizmave barbare e shoviniste etj. Çdo fakt i pohuar, çdo e dhënë e koncentruar, çdo moment i shënuar në marrëdhëniet mes shqiptarëve, serbëve dhe grekëve, nga mesi i shekullit XIX e deri më sot, ka aktualizuar vazhdimisht përfundimin, në të cilin kishin ardhur mendimtarët e shquar shqiptarë, si Pashko Vasa e Sami Frashëri, se "Serbët, grekët dhe sllavët janë armiqtë kryesorë ekzistencialë të shqiptarëve". Në faqet e këtij libri do të jepen me shembuj, fakte dhe argumente të shumta për dobitë dhe padobitë e qëndrimeve të shqiptarëve, aleancat, miqësitë dhe partneriteti i tyre me vendet e tjera. Ashtu siç shprehet edhe vetë Bytyçi, në parathënien e librit të tij, “probleme të tilla nuk shterojnë në një libër, ato kanë nevojë të argumentohen e zgjerohen më tej, madje, kritika rend të ndalet në përcaktimet që jepen aty. Por thelbi i çështjes për të cilën janë të interesuar lexuesit, besoj se jepet qartë dhe qëllimi për të cilin është shkruar ky libër, besoj se në masë të mjaftueshme arrihet”. Për realizimin e librit të tij, autori ka shfrytëzuar të dhënat burimore të revistës "Koha", botuar në Tiranë (1998-2002) si dhe shkrimet shkencore të Abdi Baletës, Besnik Konçit, Ramadan Sokolit, Zekeria Canës, Muharrem Dëzhgiut, Mitro Çelës, Ndriçim Mehmetit, Sherif Delvinës, Blerim Çelës, Hysamedin Ferajt, Beqir Haçit, Qemal Velisë, Avenir Pekës, etj. Ndihmesë kanë qenë edhe informacionet e gazetës gjermane “Allgemeine Sollinger", sidomos lidhur me zhvillimet historike e politike në Kosovë. Krahas tyre, si burim i rëndësishëm të dhënash e faktesh, kanë shërbyer edhe radioja gjermane "Dojçe Vele", shërbimet e teletekstit në televizionet ZDF dhe ARD, gazetat shqiptare që botohen në Perëndim "Bota sot", "Zëri" dhe "Koha Ditore".

Metropol

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]