DOLI NGA SHTYPI VEPRA E PLOTE E AZEM SHKRELIT
Dje doli nga shtypi kompleti i veprave te Azem Shkrelit. Vepra eshte botuar ne pese vwllime: Nga Bibla e Heshtjes, Lteri i Fjales, Karvani i Bardhe, Syte e Eves dhe Muret Perfundi Shqipeve, te cilwn e botoi Shtepia Botuese Rilindja. Nderkaq, financimin e tyre e beri Ministria e Kultures e Kosoves. Parathenien e shkroi prof. Dr. Basri Capriqi. Strategjia e interpretimit te poezise se Azem Shkrelit mund te niset nga disa figura-celesa e njera nga keto dominante qe mund te hape boten poetike te ketij poeti, nga me te shquarit e poezise shqipe, eshte e premtja, shkruan Capriqi. Ai me tej ka vazhduar se poeti qe ka ngritur te premten ne simbol dhe kete simbol e ka bere mbizoterim gjuhesor, e ka perdorur dendur dhe e ka vene ne kontekst nga me te ndryshmet. Vetem njehere ka provuar te kaperceje pragun e saj me nje varg: "Mund te jete e shtune pas tere nje te premteje" dhe ka prekur fundin. Kurse per fjalorin e Shkrelit, ai ka thene se Azemi kishte nje fjalor te vecante, teper vetiak, nje rruge personale te ndertimit te figures, nje origjinalitet ne ndertimin e imazhit dhe nje shkathtesi dinamike ne lidhjen e fjaleve dhe kontekstualizimin e tyre.
Nga fjala qe qendron pa medyshje ne krye te piramides se ketij sistemi poetik, rrjedhin simbolet korelaive qe krijojne rrethin e simboleve, te cilat marrin kuptimin e vet te plote vetem kur vihen ne lidhje virtuale me kryefiguren, shkruan pos tjerash Basri Capriqi ne parathenien e ketij kompleti me rendesi per Kulturen dhe Letersine Shqipe. Se shpejti do te behet perurimi i kesaj vepre te madhe te letersise shqipe ka thene drejtori i ndermarrjes Botuese "Rilindja" Sylejman Aliu.
BOX:
"Mos u bej poet nese s'mund te lindesh,
Me secilin varg me secilen fjale.
Mos u bej poet nese s'mund te vdesesh
Per secilin varg per secilen fjale"
(Kater keshilla vetes) Azem Shkreli