Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:49am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Samuel Beckett: Dashuria e pare
E premte, 24-02-2006, 02:03pm (GMT)

NJE SAMUEL BEKET NE TIRANE

Sapo ka dale ne qarkullim nje liber krejt i vecante deri me sot ne praktikat tona te botimit. Titullohet "Samuel Beckett - Dashuria e pare". Libri ka 93 faqe dhe permban nje novele, bashke me nje pjese te shkurter teatrale, te nobelistit irlandez, te perkthyera nga Idlir Azizi dhe te botuara nga shtepia botuese "Zenit".

Asgje e vecante derisa nuk e ke lexuar te gjithe librin me kureshtje dhe me nje fryme, sepse ashtu lexohet, si per zgjedhjen e veprave te Beketit, edhe per komentimin dhe paraqitjen e tyre.

Novela "Dashuria e pare", jo vetem eshte krejt e panjohur me pare te ne, por tregon mjaftueshem per ate pjese te krijimtarise letrare te autorit te famshem si romancier dhe tregimtar. Ne te vertete, kjo krijimtari atij i eshte vleresuar me pak se ajo teatrale, por per lexuesin tone, i cili nuk eshte as ne dijeni te letersise qe ka publikuar ky autor para se te njihej si nje dramaturg i shquar, eshte nje zgjedhje e mire.

Idete e kuptimit absurd te jetes jane edhe ketu, pak a shume po ato qe lexuesi yne tashme i ka njohur te Kamyja apo ndonje autor tjeter i kohes. Madje, edhe fillimi i kesaj novele eshe i ngjashem me ate te romanit "I huaji", por i thene ndryshe ne radhe, sepse novela e Beketit eshte botuar nja dhjete vjet me pare, domethene Kamyja mund te kete qene i sugjestionuar prej tij.

Pa ia shuar kureshtjen lexuesit, do te doja te qendroja pak te dy esete shqiptare qe e shoqerojne kete botim te Beketit. Ato jane shkruar nga dy autoret tane te brezit te ri, domethene te atij brezi qe ka nisur te shkruaje pas viteve (90, prandaj edhe me shume interes per nivelin kulturor te shprehjes sone eseistike, deficitare ne kuptimin e saj te pergjithshem. Njera prej ketyre dy eseve eshte pasthenia e perkthyesit Idlir Azizi, i cili paraqet dhe vlereson dy krijimet e Beketit te zgjedhura dhe te perkthyera prej tij. Tonaliteti i shkrimit te tij eshte i larte, informacioni letrar mjaft erudit, prandaj edhe me interes per ata qe duan te dine per mendimin tone teorik letrar.

Shenimi tjeter eseistik eshte parathenia e shkruar nga botuesi Krenar Zejno, qe duket se eshte poet dhe tregimtar. Por, prape nuk eshte zbuluar e vecanta e botimit. Si botues, ky djale i ri eshte teper serioz dhe me ambicje qe i kapercejne shume interesat e botuesve tane jashtezakonisht te komercializuar dhe pergjithesisht pa shije ne zgjedhjen e autoreve te huaj. Mjafton t(i permendesh shtepise botuese "Zenit" botimin e romanit "Ulisi" te Xhojsit per te kuptuar prirjen drej zgjedhjeve me te mira e me te dobishme per lexuesin tone, shume te prapambetur ne njohjen me kryeveprat boterore.

Dhe tani i ka ardhur radha te zbulohet edhe e vecanta e ketij botimi. Ky eshte nje tregim i shkurter i titulluar "Verb" dhe i shkruar nga Krenar Zejno. Ka ne kete tregim mjaft frymezim nga konceptimi absurd i jetes jo ne letersine europiane, por ne ate shqiptare. Duket qe autori e ka shume per zemer shkrimtarin tone Ismail Kadare, jo sepse ka ndonje imitim te tij ne kete tregim apo ndonje reminishence, jo, aspak. E megjithate, aty ka nje ane nga sokaqet e Gjrokastres, te cilen vete Kadareja do ta kishte zili ta kishte, bie fjala, te Kronika e tij ne Gur. Eshte nje ane e tille tuhafe, e konceptuar brenda bsurdes, per te cilen autori thote keshtu ne fund te tregimit te tij: "Se Aneja po te kete nge e ta marre shtruar, veten e vret edhe kot, por nuk e vret dot kot se koti... per hicmosgje".

Dhe e vecanta e ketij botimi nuk eshte vetem te guximi per te perfshire ne nje vellim mbi Beketin edhe nje tregim shqiptar, por se te dy tregimet jane te krahasueshem per nivelin e tyre artistik. Kjo gje do te gezonte cdo lexues dashamires te letersise sone.
Hysen Sinani - Koha Jone

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]