Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 07-07-2008, 01:47am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut
E enjte, 02-03-2006, 02:04pm (GMT)

DEL NGA SHTYPI LIBRI “KRONIKE E DERES SE GJON BUZUKUT” I STUDIUESIT JAHO BRAHAJ

Kronika e deres se Gjon Buzukut

Kronike e deres se Gjon Buzukut” eshte libri me i ri i studiuesit Jaho Brahaj dhe pason librat e tjere monografike te ketij autori, si: “Il primo Albanese d’Italia” (Brindizi, 1995), “Emblema Shqiptare?Gjurmime heraldike” (1997), “Kurora Mbreterore Shqiptare”, (1998) “Flamuri i Kombit Shqiptar”, (2002).
Nderkohe, Brahaj ka botuar edhe kater vellime nga trashegimia ne doreshkrim e Shtjefen Gjecovit. Studiuesi Brahaj eshte fitues i cmimit per librin shkencoro?historik te dhene nga Akademia e Shkencave dhe Ministria e Kultures, Tirane ne vitin 1997, per botimet historike te periudhes 1992?1997.
Ne librin e tij “Kronike e Deres se Gjon Buzukut”, ndryshe nga studimet e meparshm qe i kane kushtuar vemendje vlerave e pasurise gjuhesore te Mesharit, studiuesi Brahaj trajton origjinen familjare dhe shoqerore nga e cila rrjedh kjo figure e kultures dhe letersise shqiptare. Monografia eshte e mbeshtetur ne dokumente te botuara e ne dorshkrime te Venedikut, Vatikanit dhe ne materiale te ndyshme qe trajtojne historine shqiptare te shekujve XIV?XV.
Teza e argumentuar dhe mbeshtetur ne dokumente dhe kronika te kohes konkludon se Gjon Dede (Bdek) Buzuku eshte pasardhes i familjes se njohur Renesi?Buzuku, dere e njohur ne mesjeten shqiptare. Seline kjo dere e lashte e kishte ne fshatin Renesi (Ranasi) te Mjedes, sot i zhdukur nga permbytjet dhe nga prurjet shekullore te lumit te Drinit dhe Gjadrit, fshat i afert me Mjeden dhe me Danjen e famshme e ne krahun tjeter Vigun, ne kufi me Hajmelin.
Renesi ishte fshat i dyzuar me Renesin e Shengjinit, ku kjo dere kishte prona dhe qytezen siper portit, aty ku sot eshte fshati Mali i Renesit. Evidentohet, se pasardhesit e familjes Renesi, te cilet mbajne dhe mbiemrin Buzuku (Buziko, ne dok. e gjuhes italiane), luajten nje rol me rendesi ne veprimtarine ne te mire te clirimit te atdheut nga pushtuesi turk.
Ata, sipas interesave te Shqiperise, ne fillim perkrahen e i sherbyen Napolit, sa ishte ne aleance me Skenderbeun. Kur Venediku perkrah Skenderbeun e Ri, ne ekspediten per clirimin e Shqiperise, ata iken pa leje, nga Napoli dhe u vune ne sherbim te Skenderbeut te Ri e te Venedikut. Po keshtu Renesi?Buzuket, i shohim ne sherbim te Mbretit te Spanjes, kur ky e shpalli veten, si mbrojtes i interesave te popullsise se pushtuar nga Turqia.
Gjithmone keta kane ngelur ne shpirtin e tyre shqiptar, dhe shembull per kete, eshte ndihma e tyre financiare, qe kurorezoi punen e palodhur te njerit prej tyre, Gjonit te Dede Buzukut, me perkthimin e botimin e Mesharit.
Ne hulumtimet per deren, qe nxori Gjon Dede Buzukun, jane pasqyruar edhe te dhenat, qe flasin per historine mesjetare te paraardhesve te Renesi?Buzukeve, Buzezezet, dere shume e njohur, me fillime te njohura qe ne shek. XI.
Pjesa e dyte e librit analizon tema te diskutuara deri me sot si; kush e mori inisiativen dhe e perballoi koston fianciare te ndermarjesper botimin e Mesharit, dhe Meshari ishte ne hullin e reformes apo kundrareformes kishtare qe kishte perfshire Europen ne shek. XVI.
Ky liber eshte me interes per studimt tona edhe se eshte i pari qe ndermerr hapin e pare per ndricimin e origjines se nje prej figurave me te shquara te kulturs shqiptare Gjon Buzukut.

Meshari i Buzukut?Veper per t’u kenduar shqip ne kishe

Ceremonite dhe ritet fetare ne kishe kryesisht kendohen nga pjesmarresit. Studiuesit kane vene re, se ne Meshar ka dhe shenja grafike muzikore (1) per pjese te ndryshme te ritualit, qe perfshine ai. Etnomuzikologu Vaso Tole per kete veper na thote: “Ketu duhet marre parasysh edhe ndikimi, qe mundet te kete patur tek Buzuku menyra tradicionale e te kenduarit vendas, e cila ne shumicen e rasteve interpretonte te dhenat baze te muzikes se kultit ne nje rruge te veten...”(2).
Ne hulline e ketij kendeveshtrimi shqyrtimi i termave, qe kane lidhje me muziken ne kete veper eshte mjafte i rendesishem. Ne pergjigje te kesaj studuesit kane terhequr vemendjen se: “... Ne veper duhet pare, se cili ka qene fondi tradicional vendas i termave muzikor te perdorur, raporti i tyre me te rene, shqiperimet dhe neologjizmat e mundshme (3)”. Ne ketu po vecojme ato terma muzikor qe jane ne Meshar, dhe mendojme se vine nga fondi i trasheguar i shqipes: Lutje, urate, kanka (kenge), fuell (fyell), lodertite e vallete, dymbelek, gjame, loderti, vaj (vajtim) etj. Jemi te sigurte, qe gjuha shqipe dhe trashegimia muzikore e polemit (pjesmarresit ne meshe te ritit katolik) shqiptar, qe ne melodine dhe harmonine e zerave ka patur vecori nga kombet e tjera, dhe ka lene gjurme deri ne ditet tona ne ceremonialin fetar ne Shqiperin e Veriut.
Nje popullesi qe trashegonte melodi vendase per ritualet folklorike e per festa te ndryshme popullore te vitit, mund te mendohet se keto (melodite vendase) te ishin dhe shoqerueset e teksteve fetare, dhe ne rastin konkret kete e themi per kishen katolike shqiptare, ose me e pakta, ato te kene ndikuar ne muziken kishtare, qe ne shek. XVI, kur fjalet i kemi shqip.
Botimi i ketij teksti shqip i hapi rrugen kristalizimit te individualitetit kombetar te muzikes kishtare katolike shqiptare.
Edhe ne Bibel jane dy Gjona: “Ne emer te se dashunes botes sone, une Gjoni
(i Nikoll Kazazit) ty Gjonin (e Bdek Buzukut) te ringjall”. Te gjitha te dhenat, qe njohim per jeten e Gjon Bdek Buzukut, na afrojne perfundimin se ai vdiq dhe u tret ne dhê te huaj. Nuk dime se kush mori pjese ne percjelljen per ne banesen e fundit. Koha eshte deshmitare per peruljen para vepres dhe personalitetit te tij nga i gjithe kombi.
Perpara tij i dritheruar nga emocionet, dy shekuj me vone, kosovari Gjon Nikoll Kazazi, ne menyre profetike njoftonte vellezerit e gjakut te shprishur te Arberit, se gjeti gjalle genin gjenetik te kasnecimit te shqipes te trasheguar nga shekulli i XVI (4).
Nderime e perulje dhe pershpirtje nga Ate Gjergj Guzeta, Pal Maria Parrino e Sepe Krispi, te tre flakadane te ketij geni kasnecues te shpirtit te Arberit, nga Sicilia e larget (5). Pjeter Bogdanit nuk ia lejon zyra klerikale t’ia permende emrin (6), por ia vazhdon punen e nisur. Pal Skiroi, sapo e njohu, vrapoi ta publikoje, dhe si hamall u ngarkua pjese?pjese me letren qe duhej per shtypjen e vepres, i perkulur nga kjo peshe gjersa vdi, nuk ia arriti qellimit, por ama ngriti zemrat e bashkekombaseve peshe (7). Gjecovi ngrysi vetullat mbi syte, qe i xixellinin nga gezimi, dhe grishi shqiptaret per pajtimet e botimit, i siguroi (8). Po vepren nuk e pa. Pasi e kishte nderuar Domin e Mocem u nis per ne Kosove, nuk u kthye ma.
Nje franceskan i drobitur nga trupi, vajti e u perul ne gjunje para Buzukut ne Biblioteken e Vatikanit, beri tre kopje te fotografuara (9) dhe i nisi me poste, se kishte frike mos i humbte ne rrugen e kthimit. Mesharin e Buzukut e botoi Namik Resuli ne vitin 1958, por bashke me librin mbeti e u tret edhe vete ne dhe te huaj (10).
Para Buzukut u perkul Cabej, jo nje dite, por me vite, dhe pas nje dialogu te gjate me Gjonin na e solli edhe neve (11). Te gjithe u perkulen per: “te dashunin e botes sone” dhe po i kujtojme fjalet e tija diten e fundit: “E Luteni Tenzon edhe per mue”. Po a dime t’i lexojme keto fjalet e fundit te tij. Shpresojme... Ashtu qofte!

1). M. Zeqo. Kryevepra e Buzukut embleme konceptualiteti, Gazeta “Drita” Tirane, 7 gusht 2005, f. 8?9.
2). Vaso S Tole. Muzika dhe Letersia, Onufri, Tirane 1997.
3). “Buzuku ka perdorur fjalet: “meshar, psalmet, psalmet e pendeses, lutje, urateve, antifonave, kanka (Kenga e Kengevet, Kanken e Zakarise, Kanken e Simonit), fyell, Kyrie eleison, “...lacrymarum valle”, :..lodertite e vallete”, zani i turtullit, cantus, canticum, tronbeta, aiia Alleuya, an Amen, riquiem, citer, dymbelek, gjamene, himn, qeste, gareta, loderti dhe vaj.” Vaso S. Tole, Gluster Muzikologji dhe Kompozicion, Eugen, Tirane 2004, f. 38.
4). Mesharin e perkthyer dhe botuar ne gjuhen shqipe ne vitin 1555 nga Gjon Bdek Buzuku e zbuloi gjakovari Gjon Nikolle Kazazi ne vitin 1740. Ai e kopjoje nje fragment te librit dhe ia dergoi At Gjergj Guzetes, arberesh, themelues i Seminarit te Palermos.
5). Rektoret e mevonshem te ketij, Seminari, Parrino e Krispi, e paten neper duar kete fragment dhe e permendin ne shkrimet e tyre.
6). Bogdani e pa librin, nuk e permend me emer autorin, por vetem titullin, kjo sipas te dhenave te Prof. Shuteriqit. Si duket ai nuk e permend Gjon Buzukun, sepse eshte autori i nje libri te censuruar.
7). Mesharin e rizbuloi Pal Skiroi (arberesh nga Sicilia), me 1909, nxori fotografite e gjithe tekstit dhe e pergatiti per shtyp, por nuk arriti ta botoje, sepse nuk siguroi mjetet financiare per letren.
8). Ne fillim te viteve ’20 te shekullit te kaluar, Shtjefen Gjecovi, (1874?1929), u perpoq dhe ia arriti qellimit, siguroi 100 pajtime (kontrata parablerjeje) ne Shqiperi per Mesharin, qe do te botonte Pal Skiroi, me 40 fr. kopjen.
9). Ne vitin 1929 franceskani Justin Rrota nxori ne Vatikan tri fotokopje te plota te Mesharit.
10). Mesharin e botoi ne Rome Namik Resuli, por ne atdhe u njoh botimi nga nje grup shume i vogel studiuesish. Ne atdhe ketij botimi dhe autorit nuk iu permend as emri deri ne vitin 1991.
11). Eqrem Cabej, ne vitin 1968, duke u bazuar ne fotokopjet e Justin Rrotes, beri nje botim te Mesharit, te shoqeruar dhe me nje studim te gjere.
Koha Jone

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]