Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 01:18pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Libra
E premte, 03-03-2006, 02:07pm (GMT)

Pianistja
Elfriede Jelinek
Botues “Skanderbeg books”
Çmimi 850 lek
“Pianistja” është një histori ironike dhe therrëse, e shkruar me një shtjellë metaforash, është një parodi psikoanalitike dhe letrare mbi marrëdhëniet delikate nënë – bijë. Dashuria e nxënësit për mësuesin e vet, nën mjeshtërinë e shkrimtares fituese të çmimit “Nobel” në vitin 2004, Elfriede Jelinek, kthehet në një dramë “klasike” të joshjes nxënës – mësues. Ky libër është një “akuzë” madhështore, që shkon shumë më tej realitetit të sotëm vienez, duke pushtuar miliona lexues në mbarë Botën.

Të thuash “Po”
Si të arrish marrëveshjen pa u dorëzuar
Roger Fisher, William Ury & Bruce Patton
Botues “Dudaj”
Çmimi 700 lekë
“Të thuash “po” ju ofron një strategji të provuar, hap pas hapi dhe konçize për të arritur marrëveshje të ndërsjellta në çdo konflikt - qoftë midis prindërve dhe fëmijëve, komshinjve, shefave dhe të punësuarve, klientëve apo korporatave, qiradhënësve e qiramarrësve dhe diplomatëve. Mbështetur në punën e Projektit të Negociimeve të Harvardit, një grup që merret vijimisht me të gjitha nivelet e negociimit dhe zgjidhjen e konflikteve, duke filluar që nga ato shtëpiake e deri te ato të biznesit dhe ndërkombëtaret. Libri “Të thuash “po” ju tregon për shembull se si t’i shkëputni njerëzit nga problemi. Të përqëndroheni te inetresat dhe jo te pozicionet, të punoni bashkarisht për të krijuar vartiente që i kënaqin të dyja palët, të negocioni me sukses me njerëz që janë më të pushtetshëm se ju, që nuk pranojnë të respektojnë rregullat e lojës ose përdorin “hile të ndyra”. Një udhëzues i vërtetë me këshilla dhe vrojtime praktike



Kundër Kodit të Da Vinçit
Jose Antonio Ullate Fabo
Botues “Dituria”
Çmimi 500 lekë
Për të gjithë ata që janë magjepsur pas “Kodit të da Vinçit”, që kanë ndjekur hap pas hapi gjithë aventurën 24-orëshe të Robert Langdonit dhe Sofi Nëvësë, që ndërsa kanë ndjekur fillin e një romani të mirëfilltë policesk, janë habitur teksa kanë lexuar se bash tek libri më best seller në botë, Bibla, në të vërtetë fsheh ca gjëra të paimagjinueshme, ja ku vjen një tjetër libër që e ka varur suksesin e vet pikërisht tek “kodi”. Sepse të gjithë ata që i janë futur ethshëm “Kodit të da Vinçit”, nuk mund t’i bëjnë dot ballë tundimit për të rrëmuar më tej, për të zbuluar se sa të vërteta janë të vërtetat e Dan Braunit, sidomos ato që kanë të bëjnë me krishtërimin dhe me historinë e artit. Prandaj edhe “Kundër Kodit të da Vinçit” mëton të jetë gjithashtu sukses. I ka të garantuar të gjithë lexuesit e Kodit.

Çështje të marrëzisë
Ismail Kadare
Botues “Onufri”
Çmimi 500 lekë
Është libri më i fundit i shkruar nga Ismail Kadare. Por kjo nuk do të thotë aspak se autori merret me të tashmen. Si gjithë shkrimtarët e mëdhenj, edhe Kadare nuk mund të bëjë gjë tjetër, veçse të kthehet e të rikthehet sërish në pikën e tij të nisjes: tek fëmijëria, aty ku është gjeneza e gjithçkaje. Një roman që kthen edhe njëherë frymën e “Kronikë në gur” apo “Kohë shkrimesh”, por tashmë i shkruar në një moshë më të pjekur, sjell shumë më tepër: Bota është e marrë. Krejtësisht e marrë. Dhe këtë e zbulon një fëmijë.
Jeta

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]