Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 09:33pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Pano Taci: Pani Plak
E hene, 06-03-2006, 02:08pm (GMT)

FRAGMENTE TE SHKEPUTURA NGA LIBRI: “MBI ZOTIN” HAREJA POETIKE E PANIT PLAK

“Pani Plak” eshte libri me i fundit me poezi i Pano Tacit. Ky eshte vellimi i trembedhjete me poezi i ketij autori. E cuditshme por, edhe pse i lindur vitin 1928, Pano Taci mund te konsiderohet poet i viteve ’90. Ai mund te konsiderohet poet i mirefillte i dashurise qe shperfaqet si e tille ne te gjitha regjistrat. Poezia e tij te krijon pershtypjen se eshte nje amalgame mes poezise se Poradecit dhe te Asllanit. Ajo qe duhet vleresuar me se shumti tek ky poet, eshte fakti se e perdor poezine si frymemarrje, si menyre te jetuari. Ai eshte shembulli me i shkelqyer i njeriut qe, perkunder travajave te jetes dhe viteve te gjata te burgut, edhe pse u privua nga liria, nuk u privua kurre nga poezia, te cilen e ruajti si vlere te qenesishme, per ta shperfaqur pas viteve ’90.
Per poetin PanoTaci kane thene:
Dritero Agolli: “Pano Taci eshte poet origjinal, poet qe vetem ai mund te jete i tille. Ne pemet e kpshtit te poezise, Pano Taci ka pemen e tij te vecante, qe nuk ngaterrohet me pemet e tjera. A ka gje me te mire se kjo?
Xhevahir Spahiu: Gjendje dhe gjetje te mirefillta poetike; shume pikellim dhe pak shprese; hove te fundme dashurore ne pleqeri te thelle ,?ja c’na kumton me nje thjeshtesi prekese poeti endacak Pano Taci, te cilit si burgu, si pasburgu, ia mpaken por s’ia mplaken dot shpirtin rebel dhe ndjeshmerine thuaj serembiane. Humbellat e dhembjeve dhe ritmi i valeve te jetes se trazuar te pikin ne zemer dhe te bejne te mendosh se njeriu nuk eshte nje ishull i vetmuar: fati i tij eshte pjese e fatit te te gjitheve. Fjale dritheruese, pagezim gazavaji . Fjale njeriu per njeriun. Mbi e nen dhê.
Isuf Luzaj: Pak here ne jete me ka besdisur loti, si per femijen tim, miq shoke, dashamire, atdhe dhe popullin tim, sic me dogji faqet e rrudhura dhe me kripi buzet memece, duke lexuar librin poetik “Blerimi” te Pano Tacit. Te paskeshe lindur italian, emri yt do te udhetonte eper shekuj me Silvio Pellico?n dhe Giacomo Leopardi?n; austriak me Rilken; anglez me Miltonin; spanjoll me Calderon?in; argjentinas me Borges; kilian me Neruden; francez me Hygo, La Martin, Musset; amerikan me Frostin. Jam i sigurte se figura jote do te udhetonte kohet neper enciklopedite euro?amerikane.
Luljeta Lleshanaku: Pano Taci levron nje poezi te qarte, komunikuese dhe te gjalle. Mik dhe vazhdues i Lasgush Poradecit, perpiqet te ruaje timbrin e embel, ritmin e qarte si pikat e shiut ne catite e oreve te vona ne shkurt. Megjithate, poezia e tij s’eshte kurre krejt e qete, ajo eshte ferkim dy gjendjesh, dy rrymash, te cilat shkojne ne drejtime te kunderta te nje barke te madhe, me dallget qe shkojne ne drejtim tjeter, dy resh me ngarkesa te kunderta, nje rrufe e thate qe shpon qiellin si neperka e etur ne gusht.
Duke lexuar poezine e Pano Tacit kemi shfletuar dramen e njeriut te ndershem, ku te gjitha fletet jane te perthyera ne skaj, si cepa te kujteses, ku te gjitha fletet jane deshmitare, jane te domosdoshme si brinje te kafazit ku u permbyll per aq kohe ai.
Vath Koreshi: Eshte veshtire ta ndash Pano Tacin njeri nga Pano Taci poet. Domethene gjithe ndertimin e tij fizikoshpirteror, heshtjen e tij, ngrysjen e vetullave si per te fshehur xixellimen e syve, nje brenge te tijen, te kushedisecfaret e te perhershme qe gjendet prapa heshtjes, por edhe para rromuzit, shakase se befte dhe natyres se tij prej bohemi.
Pra, nuk mund ta ndash kete Pano nga poezia e tij, qe eshte po ashtu shpirtvrare e dhemshetare, kryeneqe e shpotitese, ironike deri ne sarkazem, e bute dhe njerezore, si nje bashkebisedim me te tjeret ose si nje monolog me vetveten. Nje liber i Pano Tacit eshte nje bashkebisedim i shkujdesur me te, nje rrefim me zemer ne dore per shtegtimet e shpirtit te tij.
Sadik Bejko: Pano Taci mbi shtatedhjete vjec eshte nje mrekulli si poezi dhe si fenomen. Ai, mbas sa e sa vitesh te burgut dhe te internimit, ruan vitalitetin e shijes se jetes, ruan te gjalle nje vijimesi nga poezia e Lasgushit dhe e Ali Asllanit: per elegancen dhe pastertine e formave, te gjuhes, ai me te vertete eshte quajtur klasiku i gjalle i letersise shqipe.
Hokatar dhe tragjik njeheresh, ai nen pamjen e nje plaku ashik e qejfli, mik i tavolinave e i rrugeve, perhere buzagaz, sjell nje pervoje te madhe e te thelle te njeriut qe u ka kaluar vuajtjeve mespermes. Me nje vijueshmeri botimesh, per zili, ne keto vjet, ai provon ate qe, c’do te thote te dish te qendrosh ne zgrip te gjerave, ne telin e holle te te vertetave qe kundershtojne njera?tjetren.
Nehat Sopaj: Vazhdues i drejtperdrejt i poezise se L. Poradecit, Pano Taci eshte mjeshter i gjuhes shqipe. Ne gjithe poezine e tij, ai eshte klasiku i vetem i gjalle.

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]