Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 03:41pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj
E marte, 07-03-2006, 02:10pm (GMT)

Titulli: Sekretet e Engjëj e Djaj
Autori: Simon Con
Shtëpia botuese: Bota shqiptare
Përktheu: Hasan Bregu
Çmimi: 500 lekë

Guidë mbi faktet, personazhet dhe misteret e romanit të Dan Braunit. Me Engjëj dhe djaj, Dan Brauni ka përsëritur suksesin planetar të 'Kodit da Vinçi' duke nisur miliona lexues në një univers tronditës, në të cilin shkenca dhe feja, idealet e mëdha dhe komplotet cinike, dokumente të fshehta dhe armë vdekjeprurëse përbëjnë një mozaik shpërthyes. Nëpërmjet rrugëve, shesheve, kishave dhe monumenteve të Romës, ridel në sipërfaqe një udhë e padukshme, e formuar prej simbolesh të lashta dhe duket sikur rimerr jetë një shoqëri legjendare e fshehtë, armike e kishës, qëllimi i së cilës do të ishte shkatërrimi i Vatikanit dhe asgjësimi i fesë katolike. Në fund të romanit, shumë lexues do të pyesin me vete se çfarë në romanin e Dan Braunit është e vërtetë dhe çfarë është sajesë. I ndërtuar mjeshtërisht në kapituj të vendosur sipas rendit alfabetik, "Sekretet e Engjëj e djaj" është një instrument i çmuar për të hedhur dritë mbi shumë mistere që kanë bërë fole në zemër të intrigës: "Të përndriturit" a kanë ekzistuar vërtet dhe mbi të gjitha, a ekzstojnë ende? A ka realisht forca të errëta që orientojnë në hije rrjedhën e historisë? Çfarë marrëdhënieje ka në mes të Të Përndriturve dhe Masonerisë? Cila është origjina e simboleve që paraqiten mbi bankënotën amerikane? Bernini krijoi një Udhë Ndriçimi për anëtarët e mundshëm të vëllazërisë së fshehtë? A e përmban "antimateria" efektin e mundshëm shkatërrues të treguar nga Dan Brauni? A e ekzistojnë në Vatikan kalimet e fshehta, të përshkruara në roman?

Simon Cox është autori i bestsellerit ndërkombëtar "Sekretet e Kodit da Vinçi". I quajtur nga BBC një "historian i së panjohurës", është një hulumtues i përgatitur dhe i guximshëm, gati për të sfiduar dogma, ortodoksi dhe gjysmë të vërteta. Ka punuar si kërkues për disa prej personaliteteve më të shquara në fushën e historisë alternative, përfshirë Robert Bovalin, David Rohlin e Graham Hankokun. Për shumë njerëz, romani Engjëj dhe djaj do të jetë aventura e dytë e Robert Langdonit që lexojnë, pas best-sellerit ndërkombëtar "Kodi da Vinçi". Ajo që, megjithatë, nuk do të mund ta vinin re është se në realitet, Engjëj dhe djaj është romani i parë i Dan Braunit, në të cilin shfaqet Robert Langdoni. Langdoni, protagonist i këtyre romaneve, i cili është një personazh magjepsës, që të rrëmben, një çikë Sherlok Holms e një çikë Indiana Xhons. Erudicioni i tij i jashtëzakonshëm dhe kurajoja e tij gjakftohtë, i kanë sjellë pa dyshim një ndihmesë shumë të madhe suksesit të të dy romaneve. Natyrisht, Engjëj dhe djaj ka arritur një sukses të madh falë edhe shumë elementeve të tjerë, si për shembull përdorimit të simbolizmit, shoqërive sekrete të dyshimta, historive të errëta të kishës, gjurmëve dhe enigmave për t'u zgjidhur, historisë romake dhe shumë më tepër se kaq. Është një kombinim, që Brauni e ka përdorur me efektshmëri të madhe në librin Kodi da Vinçi -duke zëvendësuar Romën me Parisin,Londrën e Roslinin- dhe që sigurisht do të dëshmohet me po aq efektshmëri, në aventurat e ardhëshme të Robert Langdonit. Engjëj dhe djaj është një libër që të bën të mendosh për temën e nënkuptuar të ballafaqimit midis kishës dhe shkencës. Dan Brauni e përdor teorinë e krijimit nëpërmjet "big bengut" ("big bang"), së bashku me konceptin relativ të antimateries, si fil1in kryesor në brendësi të intrigës, duke ia kundërvënë vlerave dhe besimeve tradicionale të kishës.

Metropol

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]