| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve E marte, 07-03-2006, 02:11pm (GMT) Titulli: Engjëlli përsoset rrugëve Këtë rradhë është përpjekur që të flasë me lexuesin, jo nëpërmjet zhurmës mediatike dhe fjalëve të politikanëve, por përmes intimitetit të poezive. Duke dashur të formësohet plotësisht, tashmë si poete e jo thjesht gazetare, Madani vjen para lexuesve me "Engjëlli përsoset rrugëve". ...Më fal Zot që nuk strehoj dot një kafshë në shtëpi. Me dikë që e ëma S'e ka mësuar të buzëqeshë kurrë, Në një dhomë S'mund të rri. Prirja për të mos harruar, Atit tim, Leximi i buzëve, nuk hyj pa trokitur, Dera e hapur keq, nuk di shumë për veten time, Sytë e pikturës, Nënë-vogëlushja ime, etj., janë disa prej 102 poezive të këtij libri të parë të Madanit. Prej disa vitesh gazetare në të përditëshmet shqiptare, ky vëllim me lirika është tentativa e parë në vargje e Valentina Madanit. Metropol
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||