Letërsia Shqiptare

Libra
E marte, 14-03-2006, 02:24pm (GMT)

"Shqiperia dhe diplomacia angleze 1919-1927", eshte nje veper historike e cila eshte e shkruar ne driten e burimeve arkivore angleze. Autorja dr.Pranvera Teli, eshte munduar te jape nje kontribut ne fushen e historise se Shqiperise dhe veCanerisht ne historine e marredhenieve nderkombetare te saj. Shfrytezimi i burmeve arkivore angleze jep mundesine qe ta shohesh Shqiperine dhe Ceshtjen shqiptare me syrin e Londres. Ndaj edhe kjo veper arrin te percjelle tek lexuesi ate Cka eshte pare ne ate kohe nga zyrat diplomatike te Londres. Botuar nga "Neraida", kushton 900 leke.

"Etika ne Keshillim", eshte nje veper e cila per here te pare ne llojin e vet botohet ne Shqiperi. Dy autoret e tij, Milka Dhamo dhe Anila Sulstarova, kane disa vjet qe punojne per kete veper, dhe me ne fund ajo pa driten e botimit. "Dilemat etike ne keshillim kane filluar te jene mbi te gjitha preokupime profesionale edhe per keshillues te tjere", pohojne autoret ne parathenien e vepres, e cila shpejt pritet te perfshihet ne programin e shkollave te larta. Po ashtu, ajo keshillohet te perdoret edhe per kerkuesit e psikologjise. Botuar nga "Logoreci", kushton 1700 leke.

"Celesi i Diagnozes" eshte nje tjeter veper e cila u vjen ne ndihme te gjitheve, per t'u perballur me simptomat e semundjeve. Ne te gjenden me se shumti diagnoza diferenciale te semundjeve. Ne te do te gjeni te listuara nje sere shkaqesh qe sjellin semundje te ndryshme, dhe duke i sjelle ato ne vemendjen e te gjitheve, dhe ne kete menyre secili do te mund te mund te jete i gatshem te kuptoje se Cfare semundjeje i ka prekur. Pergjithesisht ato jane simptoma te pergjithshme dhe me pas vijne ato me specifike. Botuar nga "Grevis", kushton 1500 leke.

"Kater shoke e gjysme" eshte vellimi i pare i serise se librave per femije, te autorit Joachim Friedrich. Kater femije qe enderrojne te behen detective, bashkohen dhe krijojne nje grup, qe Cdo dite ben nga nje aventure te re. Karsten, Kaleja, Stefi dhe Rrepa jane kater personazhe qe autori i vendos ne situata plot aventura dhe endrra femijesh.

Fantazia e tyre shpesh i ve femijet ne situata te veshtira, por edhe gazmore. Qellimi i tyre eshte gjetja e thesarit. Por per te arritur qellimin e tyre, do te duhet te kapercejne shume veshtiresi. Pergjate aventurave qe krijojne ata, njekohesisht mesojne edhe shume gjera per veten dhe prinderit e tyre. Ne vellimin e dyte "Kater shoke e gjysme, dhe zhdukja e mesueses se biologjise", grupit i shtohet edhe nje personazh i ri, Fridhelmi. Atij i pelqen shume mesuesja e biologjise. Por diCka ndryshon, ata fantazojne nje mesuese te dyshimte. Ketu nis dhe aventura e re, te cilen femijet do ta zbulojne kur te lexojne librin.

Joachim Friedrich eshte autor i shume librave per femije ne Gjermani. Per here te pare ai botohet ne shqip. Botuar nga "Pegi", secili vellim kushton 250 leke.

Korrieri


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.