Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 20-08-2008, 05:45pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Zinxhirët e turpit
E diel, 01-07-2007, 03:24pm (GMT)

Martirizimi i intelektualit Kostaq Stefa/në kuadër të 60-vjetorit të vrasjes

“Amanet, fëmijët! Mos m’i lerë pa shkollë!”, do t’i thoshte ai nënës sonë Elenit një ditë para pushkatimit, ato katër minuta të takimit të fundit me të, tek i falte atë shami të përgjakur nga plagët të marra nëpër torturat çnjerëzore.
“I thuajini gruas të më ketë amanet fëmijët dhe t’u japë atyre shkollë!” Këto do të ishin përsëri fjalët e tij të fundit.

Libri i Eleni Stefës, dedikuar bashkëshortit të saj Kostaq Stefa, që u ekzekutua nga diktatura në moshën 42-vjeçare, sapo ka dalë nga shtypi, në një paraqitje tipografike të bukur, i pajisur me foto në ballinë e në brendi, me redaktore Zhuliana G. Jorganxhiun dhe me ballinën e paraqitur artistikisht nga Kostandin Leka.
Përse është mbresëlënëse kjo vepër? Më duket se disa nga veçoritë dalluese të librit janë përshkrimet e natyrshme, me fjali të thjeshta, me narracion që e paraqesin si një vepër letrare kujtimesh të dhimbshme, gjë që krijon jo vetëm ndjenja estetike te lexuesi, por edhe besimin në vërtetësinë pa artifise të një realiteti tragjik që pësoi një familje e dëgjuar, e madhe dhe me prestigj të padyshimtë, në Berat. Duket se mësuesja Eleni Stefa ka dhuntinë e të treguarit, të kulturës së paraqitjes së ngjarjeve në një stil të thukët, që të rrëmben me episode që të dalin herë-herë si të papritura. Befasia qëndron në atë se kemi të bëjmë jo si në mjaft vepra kujtimesh, kur njerëz të pafajshëm pësojnë hakmarrjen e pashpirt të diktaturës ndaj familjarëve, të afërmve, madje edhe të miqve. Kështu gama e vuajtjes mbarëvendore pasurohet me pamje të një natyre të dhunës édhe ndaj familjesh apo individësh që e kishin parë me sy të mirë lëvizjen nacionalçlirimtare, pavarësisht se nuk përziheshin në ndonjë aktivitet politik. Një titull i f. 93 është “Pas çlirimit të vendit”. Ka autorë të cilëve nuk u bën zemra ta përdorin fjalën “çlirim”. Janë çështje interpretimesh. Mund të mos ketë pushtues, por nuk je i lirë. Shumëkush përdor togfjalëshin “Pas Luftës”, ose “pas Luftës II Botërore”. Kjo s’ka të bëjë me “mohimin e luftës nacionalçlirimtare”, që nuk ka ngjarë, në fakt; por është ngritur zëri si tepër nga fanatikë të pandreqshëm përkundër vërejtjeve që kanë të bëjnë me deformimin e asaj lufte dhe me nënshtrimin vasal ndaj atyre që s’ia kanë dashur të mirën vendit tonë.
Libri nuk përshkohet, pra, nga mllefe përkundrejt një regjimi që i shtonte “armiqtë” me kriteret e tij patologjike që e bënin të pandryshueshëm në bindjen se sistemi politik i vendosur, mbrohej përmes frikës dhe terrorit. Pastaj, vëllezërit e Elenit ishin partizanë dhe Kostaqi, me shpirtin e tij të butë, i kishte të gjithë miq. Kur ishte pedagog në shkollën teknike (1926-1933) kishte nxënës edhe Mehmet Shehun, me të cilin takohej edhe në kohën e Luftës.
“Mbaj mend – shprehet Eleni, - se nga mesi i vitit 1942 në shtëpinë tonë erdhi Mehmet Shehu, ku qëndroi dy ditë e dy net. Ishte me Fiqereten, e cila ishte beratase. Si ilegale, ajo nuk mund të shkonte në shtëpinë e saj. Kostaqi ishte në këshillin e lagjes dhe aktivistja Filla Cici i kishte sjellë në shtëpinë tonë Mehmetin dhe Fiqreten. Pasi u përqafua Mehmeti me Kostaqin, i tha Fiqretes: -“Ti shko ku të duash, se unë e gjeta strehën time te profesori im!”.
Ky episod ngërthen një dukuri që u shfaq hapur më vonë: Komunistët e rëndësishëm (nuk po flasim për ata që i rrëmbeu rryma, si vëllezërit e Elenit), u ndihmuan për strehim nga shoqëria, nga shokët e shkollës, nga të afërtit, nga elementë profesionesh të ndryshme, nga tregtarët...(pavarësisht nga bindjet e tyre politike). Por, kur erdhën në fuqi, nuk treguan asnjë solidaritet ndaj atyre që i kishin mbajtur në shtëpitë e tyre. Tefik Mborja ishte ministër, në kohën e pushtimit. Por kishte strehuar Enverin, Nakon, Ymer Dishnicën. Diktatori i ardhshëm dihet sesi e kishte bërë si shtëpinë e vetë, atë të Bahri Omarit.
Libri hapet si një roman që zgjon kureshtjen e lexuesit, me një zbritje të detyruar në Belsh të një avioni ushtarak me 30 amerikanë, 30 prej të cilëve ishin femra; disa ishin infermiere. Kahreman Ylli kishte kërkuar ndihmën e Kostaq Stefës për t’i shoqërurar deri në Vlorë. “Partizanët shqiptarë i ndihmuan amerikanët e humbur dhe filloi, kështu, një udhëtim i gjatë dhe i rrezikshëm drejt bregut të Adriatikut” (59). Në nëntorin e vitit 1943 ishim aleatë. Nuk vonoheshim të bëheshim armiq. Madje edhe ky bashkëpunim me partizanët nga ana e Kostaqit, për të shpëtuar miqtë tanë të luftës, do të shndërrohej në aktakuzë, në shkurt-mars të vitit 1948.
Të shpëtuarit i dhënë një palë dylbi Kostaqit, për kujtim. Kostaqi ia fali Mehmetit. Por a e ndihmoi ky atë që e quante me respekt “profesor”, nga një gjyq që e çoi para plotonit të ekzekutimit, më 8 mars të vitit 1948? Mehmet Shehu në vetëdijën e tij duhet ta dinte mirë se Kostaqi ishte tërësisht i pafajshëm. Por ai dinte fare mirë edhe kriteret e luftës së klasave të cilat i kishin robotizuar hierarkët e regjimit komunist. Madje edhe vetë Mehmeti kishte bërë shkollën e Fulcit dhe bash për këtë, nuk mund të bënte asgjë, veç të ndiqte shembullin e Enverit kundrejt Bahriut, siç kishte shkruar Kadareja në “Legjenda e legjendave”: paskëtaj nuk do të kishte mëshirë për askend.
Pra, fati i Kostaqit ishte paracaktuar ngase kishte pasë qenë nxënës i shkollës së Fulcit. Koha tregoi se Fulci ishte një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe nxënësit e tij i mësonte sesi të ishin qytetarë të dobishëm për t’i shërbyer kombit. Shkolla teknike sot mban emrin e tij.
Pastaj Kostaqi ishte një njeri i përshkruar me ndjenjë të thellë si familjar i përkryer, në parathënien e librit, të shkruar nga të dy vajzat e tij, Elda dhe Vitore: ai përbënte çiftin shembullor me bashkëshorten Eleni, e cila shpreh të gjithë dashurinë e saj dhe dhimbjen e paharruar në këtë libër. Ai, nga studimet në Firence, kishte bërë të vetin artin fiorentin admironte ariet e muzikës klasike, por ishte i dashuruar edhe me muzikën sentimentale italiane: “Firenze, stanotte, sei bella...”. Ishte me ndjenja të holla dhe nuk interesohej për politikën, siç shprehen njëzëri ata që e njihnin dhe siç na kishte thënë edhe i biri, i ndjeri Aldred, të cilin e njoha pas rënies së diktaturës: Këngën italiane “Firenze sogna” ai e këndonte vetë dhe përthithej nga poezia e saj: “Intrno c’è tanta poezia, / per te, vita mia / sospira il mio cuore”.
Por ky shpirt i butë poetik duhej të përballej, tani, me kërcënimin e arrestit. Po arrestoheshin nxënësit e Fulcit. Një mik e kishte këshilluar se mos gjente ndonjë mundësi për t’ia mbathur. Kostaqi, sipas dëshmisë së Elenit, i ishte pëergjigjur se s’kishte përse ta bënte një gjë të tillë : “Unë isha profesor në shkollën e Fulcit dhe amerikanët i shoqërova me urdhër dhe me dijeni të plotë të partizanëve” (98).
Eleni tregon e drithëruar për 8 shtatorin e vitit 1947, kur Kostaqin e arrestuan. Imtësisht. E ngashëryer. – “Ai shkoi drejt së panjohurës për të shpëtuar 30 jetë njerëzish, që luftonin nazizmin gjerman, armikun e përbashkët, që na kishte pushtuar. Ai ishte i pafajshëm. Duhet të vijë në shtëpi”. E kërkoi në burg: - “Këtu e kemi qenin. Bashkë me armiq të tjerë”, - i kishte thënë oficeri.
I vëllai i Lenit, ish-partizan, e këshilloi që t’i shkruante Aranit Çelës. Më 1 mars të 1948-s Elenin e thirrën në Degën e Brendshme dhe i thanë se Kostaqit i ishte falur jeta! Por më 30 mars të këtij viti, kur Alfredi vajti me një pastë në burg, polici ia mori pastën dhe i tha: - “Për Kostaqin i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes!”.
Skena të tilla të një cinizmi njerëzish të pashpirt ka shumë në këtë vepër që përshkruan me dramaticitet por thjeshtësisht kalvarin familjar, dëbimin nga shtëpia, sekuestrimin gjer në plaçkat më të nevojshme shtëpiake, nga ana e një regjimi totalitar, që kishte sindromën që të shihte armiqtë edhe te njerëzit e pafajshëm.
Lexuesit i duhet lënë koha të ndodhet, gjatë leximit të këtij libri, edhe përpara befasish të tjera të shumta, që dëshmojnë sesi u shkatërrua mizorisht një familje e madhe dhe nga më të njohurat e Beratit, për traditat e saj dhe fisnikërinë e personave që e përbënin. Të gjithë këta ishin me kulturë dhe kishin lexuar, madje, edhe librin e famshëm “Noi vivi”, që bënte fjalë për tmerret në Bashkimin Sovjetik. Por këta tanët s’e ndjenin veten fajtorë për asgjë. Ishte një iluzion. Lufta e klasave, siç ka thënë Pierre Vergniot 200 vite më parë në Paris (1793), as që do të donte t’ia dinte për të fajshëm apo për të pafajshëm.
Libri I kalon caqet e një monografie familjare, për një person të dashur, si në rastin e Kostaq Stefës, ai është një manifet kundër diktaurrës, kundër gjithë asaj dore gjakatare që vrau, internoi e persekutoi me qindra intelektualë me bindje perëndimore, që nuk kurseu as pasardhësit në emër të luftës vëllavrasëse të absurdes “lufta e kalsave”. Megjithatë, një grua e mençur e me kulturë si Eleni Stefa, në një moshë fisnikërie, me nëj mendje e një arsyetim për t’u pasur zili, nëpërmjet faktesh, ngjarjesh, kujtimesh dhe emocionesh të shumta ka portretizuar aq bukur një intelektual të viteve 30-40, , që në fakt është edhe bashkëshorti i saj. Libri mbyllet me optimizëm, mbyllet me vlerësimin e figurës së tij, mbyllet me pasardhësit që jo vetëm janë krenarë për veprën e babait të tyre, por në rrugën e tij edukojnë edhe brezin e ri. Për figura të tilla si Kostaq Stefa nuk mjaftojnë vetëm tituj, dekorata apo urdhra pas vdekjes, por emri i tij duhet të përjetësohet në rrugë, në shkolla apo institucione të tjera që sot, për fat të keq, ende mbajnë emra komunistësh, atentatorësh e agjitatorësh të flaktë që i bënë gjëmën këtij vendi për 50 vjet me radhë. Kostaq Stefa është nderuar me titullin e larë “Dëshmor i Demokracisë”, në qershor 1993. Po ashtu me dekorata janë vlerësuar edhe Gjergj Stefa, vëllai i gjyshit të Kostaqit, apo Telemak Stefa, vëllai i Kostaqit. Dekorimi më i fundit i takon vajzës së kostaqit Vitores, e cila u nderua nga Presidenti me me “Medaljen e Mirënjohjes”, per me motivacionin: "Për ndihmën humane dhënë emigrantëve shqiptarë në nevojë, për veprimtarinë aktive në mbrojtje të të drejtave të tyre”.
Portreti i martirit Kostaq Stefa plotësohet më mirë nga fëmijët e tij përmes kujtimeve, apo edhe nga shkrime e opinione të ndryshme që plotësojnë figurën shumëdimensionale të tij. Me mjaft interes janë fotografitë që mbyllin librin, të cilat, hap pas hapi, vit pas viti, etapë pas etape, sikur ngjizin fjalët e thëna me imazhin e atij intelektuali model, që la gjurmë në kujtesën e një kombi, që la pas një emër, një vepër që të bën të ndihesh krenar.

55

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]