| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Botimet e reja te javes E marte, 10-07-2007, 05:45pm (GMT) Një guidë për postmodernen Titulli: Postmodernizmi Libri i sapohedhur në treg nga botimet ZENIT EDITIONS, “Postomodernizmi” përkthyer në gjuhën shqipe vjen jo nga një autor i vetëm, që do të ishte më pak rezistent ndaj polemikave që ngjall vetë koncepti “postmodern” sot, por nga një grup autorësh si Richard Appignanesi, Chris Garrat, Ziauddin Sardar e Patrick Curry. Të katër këta autorë kanë përmbushur me librin misionin e tyre që postmodernizmi të kuptohet nga të gjithë njerëzit, pavarësisht fushave ku është shtrirë aktiviteti i tyre, të mos ngelet i kufizuar vetëm në rrethinat e artit e kulturës. Është normale që ky libër ta ketë filluar studimin me artin, si një mundësi më tepër për të gjurmuar gjenealogjinë e artit postmodern, por përgjatë librit teoria zgjerohet jo me fjalë, por në fokuse ndriçimi logjik të menjëhershëm që vjen i përgatitur me rebuse motivuese didaktike, dizajnuar bukur, hartuar në mënyrë të atillë që konceptet bazë t’i marrë mendja sa e një 14-vjeçari deri tek ajo e një 90-vjeçari. Pikërisht, mënyra si është paraqitur koncepti në librin e sapohedhur në treg të titulluar “Postmodernizmi” e ka dhënë menjëherë efektin e vet, duke shënuar një shitje të menjëhershme, ku janë afruar blerës nga shkollat e mesme, nga universitetet e sidomos nga shkollat e arteve. Një nga arsyet e botuesit Krenar Zejno, me të cilën motivon edhe sjelljen në gjuhën shqipe të “Postmodernizmit” prej përkthyesit kosovar Hysamedin Ferraj, është se kultura perëndimore sot nuk njeh më një traditë të vetme, por ajo ndërlidhet me të gjitha etnitetet kulturore në dy dimensionet e skajshme kohore. “Historia është skalitur në periudha konceptuale: Mesjeta, Renesansa, Baroku, Romantika e kështu me radhë. Këto periudha antagoniste janë takëmet e traditës kulturore evropiane, njëlloj 'tabele periodike' e traditës. Tradita në Perëndim është ndërtuar dhe në të vërtetë energjetizuar me atë që është në luftë me të”, theksojnë autorët e librit. Ndërkohë libri “Postmodernizmi” do të shkojë shumë më përtej asaj veçanësie të kulturës perëndimore që është anësia historike e fortë e saj, besimi se historia përcakton mënyrën si janë gjërat dhe si duhet të jenë. Konceptimi i postmodernizmit në këtë libër bëhet duke iu shmangur “gjuhësisë” formale, ai rrjedh, përshtatet e lexohet me ëndje sipas konceptit të ngritur nga katër autorët Appignanesi, Garrat, Sardar e Curry, duke gjurmuar vragën e rrënjët gjenealogjike të postmodernizmit në art, filozofi e histori. Na tërheq në një kalërim marramendës shtigjeve të strukturalizmit, semiotikës dhe të ashtuquajturit dekonstruksion, tek na e prijnë udhën vetë ikonat e postmodernizmit si Foucault, Levi Strauss, Barthes, Derrida, Lacan e Lyotard. Ndërsa sipas botuesit Zejno është i veçantë ky libër sepse ende edhe në Perëndim, postmodernizmi përbën një koncept të ngatërruar, koncept që përbën një nga nyjet kryq të këtyre polemikave. Botuesi Zejno synimin për ta hedhur në treg sa më parë këtë libër e motivon me faktin që “libri do të zërë një vend në boshtin e modernizmit në Shqipëri, ku ende nuk është gjetur definicion i plotë, pasi nga momenti që themi post-modum (një dekik më përtej tanimës) ne kemi kapërcyer në kohë, sipas relativitetit të Anjshtanit dhe Hejzenbergut. Pikërisht kjo ka bërë që ta lodhte dhe Umberto Eko-n dhe më së fundi të thotë që 'Postmodernizmi më tepër është një mënyrë komportimi, një mënyrë sjelljeje'. Ndoshta tharmi i postmodernizmit si teori qëndron më mirë në frazën bizare të Xhojsit: 'Çdo e premte i bën varrin të enjtes që ka përpara' apo 'e ardhmja na e hedh hijen si dritë paralajmërimi për të tashmen'”, argumenton Zejno. Si trajtohet koncepti i fjalës postomdernizëm… Ç’ kuptoni me postmodern? Hutimi reklamohet nga “mbas” vënë para “modern”. Postmodernizmi e identifikon veten me diçka që nuk është. Nuk është më modern. Por në çfarë kuptimi saktësisht është post... Postmodern ka qenë përdorur si një përzierje dhe njëkohësisht përputhje e disa ose krejt këtyre kuptimeve. Postmodernizmi është një konfuzion i kuptimeve që vjen nga dy enigma: Të ushqehemi sipas vlerave "Pas tre vjet e gjysmë nga botimi i 42-të i librit "Tabela e vlerave ushqyese", libri u ripunua sërish dhe doli nga shtypi si botimi i 43-të, i cili ka pësuar më pak ndryshime krahasuar me botimet e mëhershme", kështu shkruan në parathënin e botimit të 43-të të këtij libri në Gjermani, autori Froleke, libër i cili për herë të parë vjen edhe në shqip. Gjithmonë duke pasur si bosht referues botimin paraardhës, autori vëren se numri i tërësishëm i të dhënave pothuajse ka mbetur i pandryshuar. "Janë shtuar dhe shtjelluar disa të dhëna të reja, sidomos ato për ushqimet e gatshme, të cilat janë marrë nga të dhënat e deklaruara nga vetë prodhuesit. Mirëpo, me këtë nuk nënkuptohet reklamimi i prodhimeve të përmendura. Po ashtu, janë bërë përmirësime të vogla në disa pjesë të librit. Në pjesën e dytë, shtesë e re është pasqyra e sasisë së acideve yndyrore-omega-3". "Pritjet" e Ani Wilms Titulli: Pritje të bukura Ishte një gjë që ndihej kudo nëpër ajër. Kuptohej nga vështrimet e përndezura që kryqëzoheshin nga çdo anë. Burrave ekstaza e pushtetit të fituar rishtaz, u kishte rënë në kokë, i kish trallisur krejt. Gratë, ashtu si ajo, ishin të gjitha si të përhënura. Dhe të gjithë tërhiqeshin mrekullishëm drejt njëri-tjetrit. Një shtet i tërë i magjepsur… Titulli: Vrasje në rrugën e Veriut I paskan bërë shoshë,- tha njëri prej barinjve, ai më i vogli dhe volli përmbi gjethet e luleshtogut. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||