Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 12:56pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Preç Zogaj i kthehet romanit
E diel, 15-07-2007, 11:39pm (GMT)

Poeti, publicisti dhe eseisti Preç Zogaj ka prezantuar për median dje në Tirana Hotel Internacional romanin e tij “Kufiri”, i cili është hedhur në treg nga shtëpia botuese “Dituria”. Ky është romani i tretë i Preç Zogaj, ndërsa në fillimet e krijimtarisë së tij ai është prezantuar më tepër me vëllimin poetik si “E pakryer”, “Qielli i gjithkujt”, “Kalimi”, “Para erës së re”. Nga përvoja e tij si publicist dhe politikan i njohur kanë dalë më pas në dritën e botimit gjashtë vellime eseistike si “rënia e zgjedhjeve”, “Vera e përjetshme”, “Lufta jocivile”, “Nga hiri”, “Finalja”. Ndërsa Zogaj gjatë kohës që është marrë me politikën ka pasur një periudhë heshtjeje për krijimtarinë në gjininë e romanit, nuk kanë munguar më parë romanet e tij që titullohen; “Pa histori” dhe “Agjenti i gjyshit”. Më pas janë bërë shumë të njohura novelat “Shëtitorja” dhe vëllimet me tregime “Njëri nga ata” dhe “Vonesa”. Fabula e romanit të Preç Zogajt mbart dramën e një djaloshi njëzetëvjeçar të quajtur Aleksandër Gera, banor i një qyteti të vogël mes bjeshkëve të Veriut. Gera përfundon padashje në Jugosllavinë fqinje. Prej këtij çasti e gjithë jeta e tij destinohet të futet fatalisht në një spirale keqkuptimesh dhe goditjesh që nuk mund të mos përfundojnë në tragjedi. Absurdi dhe drama e kufijve, kjo është paradigma që mëton të nëvizojë ky roman, i cili i vendos ngjarjet diku rreth viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar.

Prezantimi i romanit “Kufiri” u bë dje në praninë e studiuesit Remzi Lani, të studiuesit Agron Gjekmarkaj dhe autorit Preç Zogaj. Remzi Lani i cili ka bërë edhe redaktimin e librit ka rrëfyer lidhjen e tij të parë me dorëshkrimin e autorit. Ai tha se kur e lexoi atë libër e quajti një rast të lumtur, sepse nëpërmjet “Kufiri”-t prezantohet Preçi politikan nëpërmjet mëdyshjeve; publicist, prozator a poet. “Zakonisht për Preç Zogaj thuhet që është poet”, tha Lani. Ndër të tjera, studiesi i njohur Remzi Lani pohoi se “Kufiri” është proza më serioze e Zogajt. Ai e vlerësoi romanin për arsye se shkrimtari ka trajtuar një nga konceptet më themelore të njeriut; i cili ka sot përballë shumë kufij. “Përmes ngjarjeve të romanit luhet në mënyrë elegante me disa nga kufijtë”, është mendimi i studiuesit, të cilët janë kufij regjimi, kufij shtetesh, kufij dashurie, kufij marrëdhëniesh delikate, kufijë indiference... “Pikërisht kuptimi dhe moskuptimi i tërë kësaj hapësire kufijsh lejon të zhvillohet një narracion dinamik”, tha ndër të tjera studiuesi Lani. Ndërsa studiuesi Agron Gjekmarkaj romanin e ri të Zogajt e quajti një ngjarje me rëndësi në jetën letrare, sepse sipas tij romani “Kufiri” nuk është thjesht një libër i ri në qarkullim, por ka rëndësi se me romanin e ri ndryshojnë jo pak kufijtë e letërsisë shqipe të pas viteve ‘90. Brendinë e romanit Gjekmarkaj e ka cilësuar si një kuadër të gjallë metaforik ku autori supozon pesimizimin në esencë të fjalës, por jo pesimizmin përsa u përket kufijve. “Kufiri është edhe shenja absolute e romanit; barriera që ngrenë kufijtë tek njeriu përçojnë këto ngjyra të natyrshme pesimizimi”, tha Gjekëmarkaj. Vetë autori Preç Zogaj mendon se ndryshe nga proza tjetër e tij “Kufiri” është një kthim tek romani dhe sipas tij ky duhet konsideruar si një roman i mirëfilltë artistik dhe jo si një ese politike. Pasi falenderon botuesit dhe median për vëmendjen ndaj veprës së tij, Zogaj dje u shpreh për ndrushimin e gjinisë se ndoshta me një roman u bën sfidë mesazheve të eseve politike, sepse sipas tij “mesazhet politike që nuk mund të dëshmohen si protagoniste gjejnë hapësirë më të mirë për t’u shprehur në një roman artistik”.

Dhurata Hamzai

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]