Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 03:36pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Botimet e reja te javes
E diel, 29-07-2007, 08:56pm (GMT)

Fowl, gjeniu i krimit

Titulli: Artemis Fowl, aksidenti arktik
Autori: Eoin Colfer
Përktheu: Elona Mistrovica
Roman
Shtëpia botuese: Dudaj
Çmimi: 700 lekë

A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowli? Po. Në moshën dymbëdhjetëvjeçare ai ka mundur të shtjerë në dorë arin e ruajtur nga Populli i Krijesave të Magjepsura dhe të vërë në lojë magjinë. Cinik, i paskrupullt dhe i pajisur me një intelekt superior e të jashtëzakonshëm e megjithatë, me një pikë të dobët: dashurinë për të ëmën, e cila rreket ta dërgojë në shkollë si të qe një fëmijë i zakonshëm, e për të afin i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme mes akujve të Arktikut. Pikërisht për të gjetur Fowl Plakun, të burgosur nga Mafia Ruse, Artemisi kërkon ndihmën e armiqve të tij të përhershëm, Magjistricë Shtupës, pjesëtares së policisë karkanxhollike dhe komandantit të saj aspak të sjellshëm, Julius Rrënjës. Por edhe Popullin e kanë mbytur telashet dhe për t'i zgjidhur ato ka nevojë për ndihmën e Artemisit... Një aleancë e cila do t'i japë jetë një aventure të vrullshme magjike-teknologjike të cilën e bëjnë edhe më tërheqëse dozat e mëdha të aksionit, ankthit nga e papritura dhe humori i zi: sepse vetëm një aventurë e re e Artemis Fowl-it mund ta kapërcejë të kaluarën.

Fowl, një vlerësim psikologjik i marrë nga Vitet e adoleshencës

Artemis Fowl, personazhi ynë, në moshën trembëdhjetëvjeçare jepte shenja aftësish intelektuale më të larta se çdo qenie tjetër njerëzore që nga koha e Volfgang Amadeus Moxartit. Ai kishte mundur kampionin evropian të shahut Evan Kashoxhi në një turne të drejtpërdrejtë me internet, kishte patentën e më tepër se njëzet e gjashtë shpikjeve dhe kishte paraqitur projektin fitues të tenderit për ndërtimin e Teatrit të Ri të Operës të Dublinit. Gjithashtu, kishte krijuar edhe një program elektronik i cili transferonte miliona dollarë nga llogari rrjedhëse zvicerane të ndryshme në llogarinë e tij, kishte falsifikuar të paktën dymbëdhjetë piktura impresioniste dhe i kishte marrë popullit me dredhi një sasi të konsiderueshme ari. Pyetja është: Përse? Çfarë e shtynte Artemisin për të ideuar vepra kriminale?….

Udhëtim përmes ndjesive

Titulli: Fantazitë e një gruaje
Autori: Anatoli Toss
Përktheu: Sokrat Gjerasi
Roman
Shtëpia botuese: OMSCA-1
Çmimi: 1000 lekë

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë…" fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijë kopje, njëkohësisht është përkthyer e bërë bestseller në shumë vende të botës.

Më pëlqen ky ndijim. Ndihem e plogët, e plogët deri në absurditet. Më bëhet sikur pjesët e trupit tim, gjithmonë aq të harmonishme, gjithmonë aq mirë bashkëvepruese me njëra-tjetrën, tani sikur janë zëvendësuar me të tjera, të reja, të pavolitshme, të pasmeriluara… Unë shtrëngoj fort kindat e xhupit mbi njëri-tjetrin, jo se kam ftohtë; ajri i lagësht vjeshtak, ndaj dhe veshtullor, kalon lehtë tejpërtej rrobave dhe… ç'qe ajo fjalë e goditur? Mbuloj fytyrën me duar, përpiqem të përqendrohem… Ç'fjalë ishte, xhanëm?" Pylli e ka fajin. Unë nuk i hap sytë, ai më hutoi me triskujt e panumërt, me gjethet e ngërthyera me njëra-tjetrën, me degët, rrënjët, teksa përpiqet të më nënshtrojë, që pastaj, të nënshtruar dhe të fikatur të më thithë pa rënë në sy, të më bashkojë me sistemin e tij të pafundmë…

Vlerësime

Të gjithë ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç… patjetër duhet ta lexojnë "Fantazitë…"

Redian Review

Gjuhë e bukur, prozë e mençur… Ç'duhet tjetër, për të qenë kaq interesant?

Business Class

Anatoli Toss bën për vete edhe shtëpiaken, edhe intelektualen, edhe studenten tekanjoze.

Knizhnoje obozrenije

Rrëfim për "moshën e artë"

Titulli: Mosha e artë
Autori: Keneth Grehwm
Roman
Shtëpia botuese: Dritan
Çmimi: 560 lekë

Në këtë buqetë të ngjeshur episodesh të mrekullueshme prej autorit të "Era mes shelgjeve", pesë motrat dhe vëllezërit jetimë, Eduardi, Selina, Sharlota, Haroldi dhe rrëfimtari i paemër luftojnë vazhdimisht kundër tiranisë së të rriturve,Olimpianëve.

Aleancat e vështira që fëmijëve u duhet të lidhin për t'u arratisur prej censurës së të rriturve, çapkënllëku dhe argëtimi absolut që ofron libri, e bëri këtë 'bestseller' me t'u botuar për të parën herë. Kjo vepër qëndron përkrah aventurës së shkëlqyeshme të po këtij autori. "Era mes Shelgjeve" dhe personazhet janë po aq intrigues sa Zhabani, Miu, Baldosku dhe Urithi, duke e kthyer Keneth Grehwmin në një ndër klasikët e letërsisë për fëmijë.

Metropol

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
“Shkretëtira gllabëruese” e Podrimjes lexohet italisht (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (23-07-2007)
Preç Zogaj i kthehet romanit (15-07-2007)
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]