Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 01:10pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Rikrijimi i Evës
E diel, 29-07-2007, 08:59pm (GMT)

Krijimin e Evës dhe të Adamit e kemi parë te Bibla ku thuhet se Zoti mori baltën dhe krijoi njeriun, pastaj i fryu dhe ai u mbush me jetë. Më tej, për të mos e lënë burrin vetëm, Perëndia e vuri atë në gjumë, i shkuli një brinjë dhe prej saj krijoi Evën, shoqen e tij. Por ç’ndodhi më tej mes Evës dhe Adamit, mes gruas dhe burrit? A mos vallë ata (Eva dhe Adami, apo gruaja dhe burri) tashmë nuk bëjnë gjë tjetër veçse përpiqen të imitojnë Perëndinë, ku Adami kërkon të rikrijojë Evën sipas përfytyrimit të tij dhe Eva përpiqet të rikrijojë Adamin sipas përfytyrimit të saj”? Kjo është një nga dilemat njerëzore, ndoshta e përjetshme. Që në rreshtat e parë të librit me ese dhe poezi të Vladimir Torovecit ndjen se dashur apo pa dashur do të shtyhesh drejt leximit për të kërkuar një përgjigje që ndoshta nuk e ke hasur më parë, ndoshta ka qenë diku brenda teje, por nuk e ke vërejtur. Të bën të mendosh nëse ti vetë ke tentuar ndonjëherë të rikrijosh “Evën” tënde sipas shijeve të tua, por në të njëjtën kohë të njëjtën pyetje i bën “Evës” nëse ka tentuar të rikrijojë “Adamin” e saj sipas dëshirave që mbretërojnë brenda shpirtit të femrës. Ndërsa parashtron këtë pyetje thjesht dhe me qetësi, duket sikur edhe poeti ka nevojë të mësojë të vërtetën se kush prej tyre ia ka dalë mbanë në përpjekjet për të rikrijuar partnerin e vet, Eva apo Adami? Megjithatë, duket se poeti është i shqetësuar ndaj këtij fenomeni. Çfarë konfliktesh lindin nga përpjekje të tilla “rikrijuese” etj. Në këtë këndvështrim, Toroveci prezanton dy botë që nga zanafilla e tyre dhe deri më sot, gjithë ecurinë e tyre. Sigurisht, përgjigjja nuk është si në një recetë, ajo vjen përmes një gjuhe këndjellëse, mbresëlënëse që të mban vazhdimisht mbërthyer, madje është tepër e vështirë të marrësh përsipër rikrijimin e kësaj eseje, sepse fryma që mbart filozofia e poetit shpjegon shumë më tepër. “Adami u krijua nga balta dhe fryma, thotë Toroveci, duke shpjeguar se e gjitha kjo mbart në vetvete një koncept themelor filozofik, rrjedhojë e përvojës historike njerëzore”, ndërsa vijon më tej duke u shprehur: “Nëse burri është gjysmë baltë dhe gjysmë frymë, atëherë gruaja mbart më tepër frymë”, si për të thënë se edhe ky konkluzion është përvojë njerëzore. “Burri dhe gruaja janë dy gjysma të së tërës”, “cilësitë e tyre janë komplementare”. Kjo është pikënisja e Torovecit për të depërtuar në labirinte të njohura dhe të panjohura të shpirtrave njerëzore. Toroveci ka guximin të thotë se “Adami” gjithnjë e përjetësisht kërkon ta rikrijojë “Evën” sipas përfytyrimit të tij. “Ndoshta ka qenë fantazia e burrave thotë Toroveci, ajo që krijoi Afërditën, ku në krijimin e mitit të saj marrin pjesë një sërë komponentësh që nga fantazia erotike, deri te përkushtimi njerëzor, pa anashkaluar rrethanat shoqërore dhe përkatësinë sociale”. Siç dihet, Afërdita është hyjneshë e dashurisë, bukurisë dhe pjellorisë, bijë e Zeusit, por edhe si e krijuar nga shkuma e detit. Burri i saj ishte Hefesti, por ajo kishte edhe të dashur të tjerë të vdekshëm dhe të pavdekshëm siç ishin perënditë. Ky ka qenë përfytyrimi i “Adamit” në atë kohë, ndërsa sot ka një përfytyrim tjetër për Evën, por që gjithsesi Adami rreket ta rikrijojë partneren e vet deri në pafundësi. “Ai, (Adami) thotë Toroveci, kërkon me ashk e me ngulm që shoqja e tij të ketë staturën dhe tiparet që dëshiron ai dhe jo atë që është në realitet”. Ndërsa mbërrin në këtë pikë, Vladimir Toroveci ndalet te konfliktet mes “Adamit” dhe “Evës”. Ndodh që përpjekjet e “Adamit” të synojnë për ta shndërruar “Evën” në lëng, të gatshme për të marrë trajtën e enës së tij. Por sa e mundur është kjo? Në rrethana të tilla, gjithnjë në përpjekje krijimi dhe rikrijimi të partnerit, Adami ose e sheh Evën e tij brenda Evës ose jashtë saj, te një Evë tjetër, por që gjithsesi pa u tërhequr nga rikrijimi i saj, çka do të thotë se një gjë e tillë vazhdon të mbetet një nga përpjekjet e dështuara të “Adamit”, por jo rrallë herë edhe të “Evës” në rikrijim të burrit të saj sipas koncepteve të saj. Adami dhe Eva janë dy gjysma të së tërës, cilësitë e tyre janë komplementare që nga zanafilla dhe deri më sot, është shpjegimi i poetit Vladimir Toroveci, që siç shprehet ai balta pjell mëkatin, ndërsa fryma virtytin. Kjo është një nga esetë e poetit Vladimir Toroveci, e cila ngjan me një parathënie për poezitë që vijnë më pas, të cilat që të gjitha flasin me një gjuhë të sigurt, të rrjedhshme, por të aftë për të thënë të vërtetën e kohës.

Nga Vladimir Toroveci

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Botimet e reja te javes (29-07-2007)
“Shkretëtira gllabëruese” e Podrimjes lexohet italisht (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (23-07-2007)
Preç Zogaj i kthehet romanit (15-07-2007)
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]