Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 05:58am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Spiro Mëhilli: Romanovët dhe "joshja historike"
E marte, 14-08-2007, 06:47pm (GMT)

Ata janë "rusët e bardhë" që e "grishnin" nga një lloj largësie. Një ëndje dhe kureshtje tërheqëse për autorin Spiro Mëhilli, që formësoi një libër historik për Dinastinë e Romanovëve: "Dritëhijet e një perandorie (305 vjet dinasti e Romanovëve)".

"Në fëmijërinë time dhe në vitet e adoleshencës dija shumë pak për Rusinë e madhe. Kisha lexuar librin: 'Mbarimi i Carëve dhe Rasputini' shkruar nga princi Skrydlof dhe mbaja mend tregimet gojore të çuditshme e deri të pabesueshme të baballarëve të disa shoqeve e shokëve të mi që kishin emigruar vite më parë në vendin tonë", rrëfen ai. Historia e burrave të shtetit dhe e njerëzve të thjeshtë që me të mirat dhe të metat e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme", vijnë në këtë roman, ku filli historik është boshti thelbësor i ngjarjeve që synojnë të sjellin të vërtetën, të shformësuar për vite e vite me radhë nën peshën e një 'pushteti diktatorial'.

Pse vendosët të shkruanit për Romanovët?

Të them të drejtën, për të shkruar këtë libër më ka intriguar prej kohësh thënia e një pastrueseje në konviktin ku unë banoja në Petërgof, një qytet rreth 29 km larg ish-Leningradit. Pata dhënë provimin e historisë komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe fill pas saj u ktheva në konvikt. Ajo më tha:

- Pse u ktheve kaq shpejt, biro?

- Dhashë provimin, - iu përgjigja.

- Çfarë provimi?

- Historinë e PK të BS.

- Çfarë të ra?

- Lufta e klasave dhe diktatura e proletariatit.

Më pa me ata sytë e saj me ngjyrën e detit, buzëqeshi paksa me ironi dhe më tha: "Djalo, ti nuk e di dhe nuk arrin ta kuptosh se çfarë është lufta e klasave dhe diktatura e proletariatit. Dhëntë Zoti që ajo të mos zgjasë, sepse mjerë popujt e botës se ç'do të heqin".

Ajo kishte prejardhje nga familja e Romanovëve. Ato fjalë m'u ngulitën në mendje kudo që shkoja në Leningradin e atëhershëm. Vizitoja muzeume, ekspozita, pallate, kisha dhe deri xhaminë e vetme që ishte atje dhe ngulisja çdo gjë në memorien time. Kurrë nuk pata mendimin që do të bëhesha shkrimtar. Ideja më lindi pas vitit '98 kur bëra udhëtimin e parë, tashmë në San Petërburg. Aty kujtova rininë time, mblodha materiale dhe shkrova romanin e parë "Kur thinjet kujtesa". Në "Dritëhijet e një Perandorie" kam dashur të tregoj historinë e vërtetë të Rusisë jo ashtu si na është përbaltur për 50 vjet, duke nxirë periudhën para Revolucionit Socialist të Tetorit dhe duke ngritur në qiej periudhën socialiste.

Në ç'mënyrë e keni ndërtuar dhe "konstrukturuar" librin? Çfarë përfshin secila pjesë e romanit?

Libri, megjithëse është një i tërë, të jep përshtypjen sikur është ndarë në katër pjesë. Në pjesën e parë kam dhënë 12 Romanovët e parë, të cilët e morën Rusinë nga balta dhe e bënë një shtet gjigant të fuqishëm që me potencialin e saj ekonomik që kishte arritur, Perëndimi e kishte smirë. Pastaj kam qëndruar më gjatë Carit të fundit, Nikollait II dhe të shoqes Aleksandra Fjodorovna. Pjesa e tretë i kushtohet fshatarit Rasputin nga Pokrovskoje e thellë e Siberisë, i cili arriti të bëhej një nga figurat kryesore në pallatin e Carit dhe me fuqinë e tij, duke përdorur si mashë Aleksandra Fjodorovnën, hiqte dhe ndërronte ministra deri kryeministra. Pjesa e katërt i kushtohet periudhës së Luftës së Parë Botërore, ku Nikollai II në 8 mars 1917 abdikon dhe në Rusi krijohet qeveria demokratike borgjeze për t'i lënë vendin më 25 tetor (7 nëntor të 1917 Revolucionit Socialist të Tetorit, që tani shumica dërrmuese e studiuesve e konsiderojnë një grusht shteti). Me ardhjen në pushtet të bolshevikëve të udhëhequr nga Vladimir Iliç Lenin. Dhe romanin e përfundoj me vrasjen tragjike të komplet familjes së Carit dhe personave që e shoqëronin me urdhër direkt të Leninit dhe Jakov Svjerdllovit.

Është i pari roman historik i një shqiptari për këtë Perandori të madhe. Si është pritur romani në qarqet intelektuale?

Libri është shitur thuajse plotësisht. Kjo do të thotë që është pëlqyer. Dua të theksoj se librin e kam paraqitur edhe në konkursin kombëtar për Pendën e Argjendtë. As më shkonte ndër mend dhe as pretendoja që libri im të fitonte. Por, më duket një çudi që ky roman të mos futet te librat e përzgjedhur, sepse trajton një temë të tillë me vlera historike. Sa për artistike i takon ta thonë lexuesit. Por është ndër të rrallat, për të mos thënë i vetmi libër botuar në Shqipëri nga një autor vendas mbi historinë e një shteti shumë të madh. Më vjen turp që po e them, por një shoku im shkrimtar që nuk mund t'ia përmend emrin më tha: Spiro, ti dorëzoje librin, por të garantoj që do ta marrin ta çojnë në shtëpinë e tyre dhe as kanë për ta futur në konkurs. Ti më thuaj cilët kanë dorëzuar romane dhe paraprakisht do të them se kush do të fitojë. Dije që çmimet janë të paracaktuara. Më vjen keq vetëm një gjë që ta pohoj: se dhe në kohën e Enver Hoxhës, në konkurs mjafton t'i qëndroje boshtit ideologjik të asaj kohe. Nuk kishte rëndësi cili autor ishe dhe merrje vlerësimin e duhur.

Përtej këtij vlerësimi, në ç'raport i keni vlerësuar faktet historike krahas përshkrimeve letrare dhe imagjinatës?

Në të gjithë romanin tim faktet historike janë të pakundërshtueshme: ato kanë ndodhur, unë kam bërë vetëm zbukurimet artistike. Datat janë po të njëjta dhe në roman nuk është kaluar asnjëra prej tyre. Por ndjekin kronologjinë e ngjarjeve. Për të shkruar këtë roman kam punuar tetë vjet, kam shfrytëzuar mbi 800 burime të ndryshme, ku hyjnë romane historike, libra biografikë dhe dokumente arshivale të botuara, të cilat shkojnë afërsisht mbi 150 mijë faqe. Kam parë të gjitha vendet ku është zhvilluar historia e atij shteti duke filluar nga Petrogradi (Leningradi, San Petërburgu), Moskë, Petërgovi, Carskoje Sjello, Gaçina, Mogilev, Krasnoje Sjello, Odesë, etj., si dhe shumë pallate ku kanë jetuar carët e Rusisë, vende historike, rrugë, parqe dhe gjithçka që lidhet me jetën e carëve të Rusisë. Nëpërmjet këtij romani duam të marrim vesh të vërtetën e atij shteti gjigant. Gjithë romani është i mbushur me përshkrime të natyrës të atij vendi, të luftës që kanë bërë Rusia kundër Japonisë në Port-Artur në vitet 1904-1905, kundër gjermanëve dhe austro-hungarezëve në Luftën e Parë Botërore në vitet 1914-1918 dhe marrëdhëniet intime që kanë ndodhur në oborrin mbretëror dhe marrëdhëniet e Vladimir Leninit me të dashurat, ku kam dhënë dhe letërkëmbimin që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Bisedoi: Blerina Goce

Në intimitetet e familjes mbretërore

Depërtimi në të fshehtat intime dhe marrëdhëniet sentimentale e paraqitja e tyre, përbën një pjesë të rëndësishme të librit të Mëhillit. Veçse në "lojën" me to, Mëhilli pohon se nuk shkon larg, por është përpjekur që të gjitha marrëdhëniet intime t'i argumentojë nëpërmjet faktesh të padiskutueshme. Marrëdhëniet jashtëmartesore të careshës dhe sjellja në jetë e djalit të saj, lidhja e Leninit me Inessa Armand, apo historia e Ekaterinës së Madhe që edhe pas 7 vjetësh martesë me Pjetrin ishte ende e virgjër, lindja e trashëgimtarit - Pavlit të parë - nga marrëdhënia e saj me princin Saltnikov, etj., zënë vetëm një pjesë në këtë roman.

Përfundimi i një historie sipas Mëhillit

Historia e Romanovëve, përkohësisht u mbyll në vitin 1918 pas pushkatimit barbar që iu bë në Ekaterinburg. U fol shumë mbi këtë ngjarje… Në vitin 1920, në Gjermani doli një figurë e çuditshme që quhej Ana Çellkovskaja (Ana Anderson),e cila në sajë të ngjashmërisë që kishte me Anastasinë, vajzën e vogël, dhe në sajë të manipulacioneve vizive që bëri në kontaktet që pati me të afërmit e ish-familjes së carit e hoqi veten si Anastasia dhe për shumë vite u bë problem polemikash. Ajo vdiq në Amerikë dhe historia u duk sikur mori fund. Në vitet 1991 u zbuluan eshtrat e familjes së Romanovëve. Ekspertët rusë mbasi ndërtuan me aq sa patën mundësi skeletet e viktimave, arritën në konkluzionin se mungonin eshtrat e djalit të vogël, Alekseit, dhe një nga vajzat, Maries. Kur në Rusi në atë vit shkon për vizitë sekretari i SHBA-së, Bejker, për të parë uzinat ku përpunoheshin mineralet me përmbajtje radioaktive për prodhimin e bombës atomike, rusët i kërkuan që SHBA-ja të ndihmon për të përcaktuar AND-në e këtyre eshtrave. Pas shumë peripecirash atje shkon antropologu i famshëm amerikan Mejpëll, i cili mbasi këqyri dhe studioi me vëmendje eshtrat, arrin në konkluzion duke i vërtetuar dhe teorikisht se mungonin eshtrat e djalit të vogël dhe vajzës së vogël, Anastasisë jo Maries. Atëherë shpërthen polemika e madhe në shtypin rus dhe botëror për të vërtetuar tashmë se Anastasia qenka gjallë. Pas shumë analizash, u arrit të vërtetohej që personi që hiqej si Anastasi Romanovna ishte një fshatare polake, Ana Anderson. Unë në romanin tim duke u bazuar në shumë burime e kam dhënë qartë që Aleksei dhe Anastasia u dogjën në pyll, kurse trupat e tjerë, meqë nuk premtonte koha u groposën…

Pak për autorin

Pas romanit të tij të parë "Kur thinjet kujtesa", ku paraqet jetën rinore dhe të shokëve të tij ish-studentë në Leningrad në vitet '59-'61, Spiro Mëhilli i kthehet sërish tokës ruse. Pas botimit të librit me tregime "Lulja e majit", ku një pjesë e mirë e tregimeve i kushtohet dashurive të djemve shqiptarë me vajza ruse dhe librit "Shtëpitë e shpirtit", ku pasqyron fakte nga krimet gjatë regjimit komunist në të gjithë Lindjen, Mëhilli vjen me romanin historik "Dritëhijet e një perandorie" ku bëhet fjalë mbi fatin tragjik të dinastisë së Romanovëve. Një nga më të njohurat në Evropë, por që mbyllet në mënyrë tragjike në fund të dhjetëvjeçarit të dytë të shekullit të XX. Tashmë në treg mund të gjendet edhe libri i tij i pestë, romani "Zjarret e natës".


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Rikrijimi i Evës (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (29-07-2007)
“Shkretëtira gllabëruese” e Podrimjes lexohet italisht (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (23-07-2007)
Preç Zogaj i kthehet romanit (15-07-2007)
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]