Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 07-07-2008, 01:35am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Libri/ “Bunkeri i seksit”, tregime përtej erosit
E merkure, 21-11-2007, 07:30pm (GMT)

Nga Albert Zholi
 
Autori, Ylli Molla sërish me prozë të shkurtër që provokon meditim të gjat
 
Në përmbledhjen e fundit me tregime të autorit, mund të gjejnë veten të gjitha kategoritë e lexuesve. Ajo që të bie në sy është qasja e drejtpërdrejtë ndaj detajeve jetësore, ndonjëherë të pavënshme re, por që në rrethanat e kësaj proze kanë shumë rëndësi.
Të bërit letërsi për një gazetar është gjithmonë një kurth nga i cili pak mund të shpëtojnë. Por në përmbledhjen e fundit me tregime, autori nuk ka asnjë shenjë të “dëmit” gazetaresk. Përkundrazi, tregimet janë mjaft të gjalla, shumë larg qasjes nga jashtë, madje shpesh ndjehet se ato janë të përjetuara. Ajo që bie në sy gjatë leximit të tyre është imazhi i fortë dhe i qartë, një prozë kinematike, ku çdo gjë perceptohet në të gjitha nivelet e shqisave.
Nëse do të përpiqeshim për një klasifikim formal të tregimeve ato i ngjajnë përthyerjes së dritës së bardhë në shumë ngjyra pasi kalon nëpër prizmin e tejdukshëm. Në vetëm 10 tregime lexuesi mund të udhëtojë në kohën e shkuar, 20 ose 30 vjet të shkuar, mund të perceptojë fare qartë pjesë të së tashmes, ashtu sikurse mund të gjejë gjurmë të projektimit të së ardhmes. Lexuesi mund të “shohë” se si perceptohej diktatura, deri në elemente të tilla si vënia e emrave ideologjikë fëmijëve dhe përballimi i tyre “nën frymën e partisë”. Pjesë jete dhe përditshmërie që s’kishin pse të ideologjizoheshin, por që në fund të fundit shumë shqiptarë i përjetuan. Duke hyrë në labirintet e këtij absurdi, autori ka mundur të japë thellësisht vetëm në pak faqe proze të ngjeshur, dramën e prindërve dhe gjyshërve që u kishin vënë emra ideologjikë fëmijëve. Dhe po në këtë konfigurim
 njerëzit e grupit tjetër, ata që bënin ligjin dhe që interperetonin jetën, njerëzit e nomenklaturës, të ftohtë si makina dhe krejtësisht larg marrëdhënieve normale njerëzore. Po kështu në tregimin “Ferri i bardhë” shihet një qasje krejtësisht origjinale ndaj një dukurie jo të panjohur, si ajo e flirtit me shefin dhe ajo e vjedhjes së të brendshme në një ndërrmarrje NPV-je. Një rrëfim krejtësisht i zhveshur nga gjykimi për marrëdhëniet dhe vlerat, por një tregim thellësisht njerëzor dhe goditës. Në këtë grup tregimesh, ku spikat fuqishëm “Plenumi”, mund të përqasen edhe “Ferri i bardhë”, “Makina operative” dhe deri diku “Ushtari i republikës”.
Ndërsa në grupin tjetër të tregimeve, nëse do të mund të vijonim një klasifikim “tematik”, mund të vendosej “Bunkeri i seksit” dhe “Dëshpërimi”. Janë dy tregime, që në qasje të ndryshme shpallin frustrimin e njeriut (shqiptar) dhe groteskeun e këtij frustrimi. Epoka e bunkerëve dhe e privimeve vjen përmes një qasjeje krejtësisht origjinale në tregim, në luftën për teritorre flirtesh, një gjetje mjaft e rrallë.
Një tjetër grup tregimesh, nëse do ta merrnim të mirëqenë grupimin, është edhe “E fejuara e fëmijërisë” dhe “Mos ishe Sheherezadja e përrallës?”. Tregime që bazohen sa tek e tashmja, aq edhe te retrospektiva. Një peng i përhershëm, që herë fashitet e herë nxjerr krye, por që është i destinuar të mbetet peng. “E fejuara e fëmijërisë”, është një tregim antologjik, që sjell me shumë vërtetësi dhe dhimbje një thellësi të humanitetit, që befason. Koha e shkuar dhe koha e tashme ndërfuten te njëra-tjetra në të gjitha tregimet. Ndërsa bie në sy sinqeriteti i prozës. Mund të veçohet vetëm tregimi “Jarga”, që largohet nga forma klasike.
Një tregim antologjik mbetet “Kostumi i fundit”, ku drama e një jete përmblidhet në të vetmin kostum të dhëndërrisë që gjendet në garderobën e një oficeri, i cili vritet në krye të detyrës, por që si shpërblim nga gjithë përkushtimi dhe puna e tij ka marrë një magazinë të vjetër ushtarake si shtëpi. Dita e përcjelljes së tij për në banesën e fundit i bën shokët të ndiejnë keqardhje, jo thjesht për gjendjen e tij, por për vete.
Vëllimi me tregime shkakton gjatë leximit një ndryshim të dukshëm të gjendjes së lexusit. Dhe është e rëndësishme të theksohet se gjatë kohës së leximit, edhe kur je i familjarizuar me tekstin, edhe kur nuk je, s’ke mundësi të merresh me probleme të formës dhe stilit, por zhytesh thellë në humanitetin që tregimet shpalosin. Ky është edhe një parametër i letërsisë së vërtetë.   
 
 Për autorin
 
Ylli Molla është lindur në Skrapar në vitin 1964. Krijimet e para letrare i ka botuar në 1981. Gazetar profesionist që nga viti 1992. Karrierën e ka nisur në gazetën “Luftëtari” (“Ushtria”), gazetar dhe redaktor përgjegjës. Më pas në gazetën “Shekulli”, redaktor i kronikës dhe drejtues i redaksisë së investigimit. Kryeredaktor i revistës “Spektër” në 2001, drejtor i Agjencisë së Lajmeve ALNA në 2002. Deri në fund të 2005-ës, kryeredaktor dhe drejtor i gazetës “Dita”. Në 2006-ën, kryeredaktor i revistës “FOKUS”. Aktualisht, kryeredaktor i të përditshmes “Telegraf”.
 
Libra të botuar
Qëndresa e emrit – tregime, bashkautor- 1995
Humnerat e ndjenjave - poezi - 1996
Plani sekret për Kosovën - publicistikë - 2006
Bunkeri i seksit - tregime - 2007


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Gjermanët na ‘okupojnë’, tani... me letra (20-11-2007)
Botimet e reja te javes (18-11-2007)
Botimet e reja te javes (14-11-2007)
Libër me vështrime e trajtesa publicistike për artin letrare e pamore (11-11-2007)
Botimet e reja te javes (07-11-2007)
SHTËPIA BOTUESE BRAZILIANE “PROTEXTO” BOTOI LIBRIN E ENGJËLL KOLIQIT – “NDJENJË DRITE” (SENTIMENTO DE LUZ) (21-10-2007)
Botimet e reja të javës (01-10-2007)
Botimet e reja te javes (16-09-2007)
“Klithma e Mallit” vëllimi më i ri në bibliotekën e poezisë shqiptare (04-09-2007)
Spiro Mëhilli: Romanovët dhe "joshja historike" (14-08-2007)
Rikrijimi i Evës (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (29-07-2007)
“Shkretëtira gllabëruese” e Podrimjes lexohet italisht (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (23-07-2007)
Preç Zogaj i kthehet romanit (15-07-2007)
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]