Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 04-07-2008, 03:38pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
“Hamleti…” i Kadaresë gjen edhe lexuesin frankofon
E shtune, 24-11-2007, 07:51pm (GMT)

Nga Bajram Sefaj

Pas rrafsh një viti që pa dritën e botimit në gjuhën shqipe, vepra e spikatur eseistike e Ismail Kadaresë, “Hamleti, princ i vështirë “ (Onufri, Tiranë – 2006), ja tek gjen edhe lexuesin francez, dhe, më gjerë, atë frankofon përgjithësisht. S’do mëndë se, si të gjithë librat e tjerë të shkrimtarit tonë të madh, edhe këtë vepër, me titull të pandryshuar (si në shqip), “Hamlet, le prince impossible”, e nxjerr në dritë, botuesi i tij ekskluziv, “Fayard” nga Parisi.

Para se të thuhet (shtohet) çfarë do qoftë, lidhur me këtë vepër të shkrimtarit tonë të madh, më të shquarit në këtë kapërcyell shekulli, që ja, pra, ditë më parë, është botuar edhe në frëngjisht, sikur vetvetiu, imponohet të vihet në spikamë vetë përkthyesi e që, kësaj radhe, është ai me emrin Artan Kotro. Emër i ri përkthyesi, padyshim.

Përgjatë shumë vjetësh, lesuesi ishte mësuar që poshtë titujve të romaneve dhe të veprave të tjera letrare, estetike dhe filozofike të I. Kadarésë në frëngjisht, të shkruante – traduit de l’albanais par Jusuf Vrioni. Pas vdekjes se këtij përkthyesi gjenial dhe padyshim, njërit nga intelektualët më të mëdhenj që ndonjëherë kishte mbarë hapësira shqiptare, në vend të tij, si përkthyes i veprës madhore letrare të Kadarésë, u shfaq Tedi Papavrami. Ardhja e tij si trashëgimtar i J. Vrionit të pavdekshëm, ishte një befasi e këndshme, si një papritur fare, kur dihet se emri i këtij të riu shqiptar ishte tejet njohur dhe i afirmuar, në opinionin e gjerë francez (dhe botëror), kur gëzon popullaritet të madh, si violinist virtuoz që është. Ai, paq me sukses është sprovuar edhe në artin kinematografik francez. Pikërisht në çastin kur lexuesit filluan të mësoheshin edhe më emrin e tij, si përkthyes me shumë talent, të veprës së Kadarésë nga shqipja në frëngjisht, ja tek në kopertinën e librit “Hamlet, le price impossible”, zbardh një emër i ri përkthyesi shqiptar: Artan Kotro. Mbajeni (mirë) në mëndje këtë emër!

Duke pasur parasysh se këtë vepër të spikatur të Kadarésë, kur është ndër më të realizuarat në gjininë që i përket, lexuesit shqiptar e njeh mirë dhe se, ndërkohë e ka lexuar më ëndje, nuk mbetët shumë të thuhet (të shkruhet) për të, tash të përkthyer në gjuhën frënge. Pos, të shtohet se, si ngaherë, edhe kjo paraqitje e re e shkrimtarit tonë, tashmë para lexuesit të vet, francez e botëror, është pritur mirë dhe i është bërë jehonë dinjitoze në masmediat, shtypit të shkruar dhe atij elektrik, gjithkund të Francë.

Në vazhdim, në interpretim (përkthim) të lirë, sjellim tekstin e shkurtër që botuesi i njohur francez e ka hedhur në kapakun mbyllës të këtij libri, si gjithmonë, të përgatitur dhe të realizuar mirë, estetikisht dhe grafikisht.

- Në moshën trembëdhjetë vjeçare, në një skaj (qoshe, zgjiç) të Evropës komuniste, Ismail Kadaré, adoleshent naiv shqiptar, pushtohet nga Hamleti i Shakespeare-s, për të saktësuar në (mba)mendjen e vetë: “Me kujtohet ajo ditë dimërore plot diell, kur mbi raft mora librin, kësaj radhe jo për ta rikopjuar, por me një tjetër ide. Kur të tjerët ruajnë Hamletin e tyre, nëse ju a ka ënda, unë do ta kem timin!”.

Pas më shumë se një gjysmë shekulli, më në fund, mundemi të zbulojmë Hamletin e Kadarésë.

Ndonëse shfaqja e kësaj pjese, rrëfen një ngjarje shumë të largët, gati-gati të epokës se Krishtit, ndjejmë dhimbje kur gjejmë diçka që i përket të sotmes, njerëzve të këtij planeti. I mrekulluar (fascinuar) nga kjo, duke menduar (medituar) dhe llogaritur me hamendje pambarim në fjalët e veta. Enigma nis që në replikën e parë, brenda mureve të Kështjellës Elsinor, në natë dhe mjegull presim shfaqjen e një fantazme. Ajo mblidhet në pyetjen: Kjo ngjarje që është zhvilluar në skenë, mos fsheh një tjetër. Një tjetër që Shakespeare nuk mund, nuk do, nuk kishte të drejtë ta rrëfente.

Me qëllim të zbërthimit të misterit të personazhit më të ndërlikuar (kompleks) të teatrit botëror, shkrimtari rrëfen nga djepi i vetë midis dunave të akullta të Jatlandit, brenda sagës islandeze, honet e Edipit dhe të Orestës, për të parë këtë papritmas, si “Hamlet të jashtëm”, i cili evoluon në sipërfaqen e botës se të gjallëve!”.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Libri/ “Bunkeri i seksit”, tregime përtej erosit (21-11-2007)
Gjermanët na ‘okupojnë’, tani... me letra (20-11-2007)
Botimet e reja te javes (18-11-2007)
Botimet e reja te javes (14-11-2007)
Libër me vështrime e trajtesa publicistike për artin letrare e pamore (11-11-2007)
Botimet e reja te javes (07-11-2007)
SHTËPIA BOTUESE BRAZILIANE “PROTEXTO” BOTOI LIBRIN E ENGJËLL KOLIQIT – “NDJENJË DRITE” (SENTIMENTO DE LUZ) (21-10-2007)
Botimet e reja të javës (01-10-2007)
Botimet e reja te javes (16-09-2007)
“Klithma e Mallit” vëllimi më i ri në bibliotekën e poezisë shqiptare (04-09-2007)
Spiro Mëhilli: Romanovët dhe "joshja historike" (14-08-2007)
Rikrijimi i Evës (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (29-07-2007)
“Shkretëtira gllabëruese” e Podrimjes lexohet italisht (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (23-07-2007)
Preç Zogaj i kthehet romanit (15-07-2007)
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]