Letërsia Shqiptare
Dërgoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 19-03-2010, 03:34pm (GMT+1) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
Poetët e Zemrës
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Libri
 
Botimet e reja te javes
E diel, 10-02-2008, 09:28pm (GMT+1)

Lexime filozofike

"Ideart" në bashkëpunim me "Oxford University Press", sjell për herë të parë në shqip një gjerdan botimesh me emrat, idetë dhe përfaqësuesit më të shquar të mendimit filozofik botëror, të psikologjisë, historisë dhe shkencave humane në përgjithësi. Filozofë dhe profesorë të shquar, jo vetëm të “Oxford” dhe “Cambridge”, por dhe të katedrave universitare me emër në botë, ofrojnë njohuritë, metodikën dhe përvojën

e tyre në këta libra të konceptuar si Hyrje të Shkurtra. Për herë të parë studentët dhe lexuesi shqiptar do të jenë të njëkohshëm dhe bashkëkohorë në lexim me lexuesin botëror të më se 30 gjuhëve ku janë përkthyer këta libra. Librat e këtij gjerdani janë paraqitur sipas kronologjisë së shfaqjes së ideve, përfaqësimeve të shkollave filozofike dhe evidentimit të personaliteteve më të shquara. Bëhet fjalë për 50 tituj, mes të cilëve do të përmendim: Filozofia (vështrim i përgjithshëm), Filozofia Antike, Sokrati (jetëshkrimi dhe idetë), Platoni, Aristoteli, Mesjeta (vështrim i përgjithshëm), Tomas Akuini, Rusoi, Dekarti,

Spinoza, Makiaveli, Hobsi, Loku, Shopenhauer, Niçe, Vitgenshtejn, Kierkegard, Haideger, Frojd, Jung, Sartri, Habermas, Rasëll, Derida, Filozofia Politike (vështrim teoritik mbi idetë dhe lëvizjet), Psikologjia, Antropologjia Shoqërore, Socializmi, Kapitalizmi, Globalizmi, si dhe mjaft tituj të tjerë. Kjo seri leximesh brenda vitit 2008 do të vijojë të zgjerohet me botime mbi demokracinë, globalizmin, historinë, shkencat humane, artin dhe besimin.

Titulli: Ngushëllimet e filozofisë

Autori: Alain De Botton

Përktheu: Erion Kristo

Çmimi 600 lekë

Nëse keni vendosur të lexoni një libër të vetëm filozofie, le të jetë ai ky që mbani në duar. Pa hyrë në misteret e labirintet e filozofisë, ju do të kuptoni disa përse që i keni pasur gjithherë në mendje. Para jush do të shfaqet Sokrati, Epikuri, Seneka, Montenji, Shopenhaueri, Niçe. Ky libër është i pasur me ilustrime dhe shembuj, është një perlë që bën pjesë në koleksionin e stolive të serisë “Lexime filozofike”, seri që synon t’jua bëjë të dashur dhe të afërt Filozofinë, këtë “dashuri për dijen”.

Titulli: Arthur Schopenhauer

Autori: Christopher Janawy

Përktheu: Albana Kozeli

Çmimi 600 lekë

I drejtpërdrejtë, me paraqitje moderne, një skicim elegant... i përsosur për t’u mbajtur pranë në çastet e lira. Një ide shumë e mirë. Ky vështrim filozofik mbi Shopenhauerin është një konceptim i ri për të kuptuar dhe depërtuar te filozofët.

Titulli: Aristoteli

Autori: Marjorie Grene

Përktheu: Çelo Hoxha

Çmimi 600 lekë

Portreti i filozofit në këtë libër vjen përmes citimeve autentike, dhjetëra komente të autorëve të ndryshëm klasikë dhe bashkëkohorë, si dhe një bibliografie tejet të pasur, si shpjegim dhe plotësim i opusit të pafundmë të këtij filozofi që ndikoi më shumë se gjithçka tjetër në historinë e qytetërimit perëndimor, që nga Rilindja Evropiane deri në ditët e sotme.

Titulli: Hegel, fenomenologjia e shpirtit

Autori: Ralf Ludwig

Përktheu: Valentina Kazanxhi

Çmimi 600 lekë

Ky libër nuk është menduar si një interpretim letrar i përpiktë i tekstit, që e ngurtëson librin dhe e shndërron në një vepër të thatë, siç mund të jetë një leksik apo një fjalor. Më tepër, kjo është një përpjekje për një riprodhim të druajtur të mendimit të fuqishëm të Hegelit, rrekje e ndërtuar në mënyrë që lexuesi, në vazhdën e një leximi progresiv, të kuptojë gjithnjë e më shumë

Titulli: Krishterimi, Judaizmi, Islami dhe mendimi perëndimor

Autori: France Farago

Përktheu: Bajram Muça

Shtëpia botuese: Lira

Çmimi: 1200 lekë

Krishterimi ose "fryma" e popujve evropianë

Në një kohë kur Evropa po përpiqet të marrë formë, kur ajo është në kërkim të një identiteti të përbashkët për larminë e popujve që e përbëjnë, është e dobishme të bëhet gjenealogjia e asaj që Hegeli do ta quante fryma e popujve evropianë. Krishterimi ishte fati i kontinentit tonë. Me trashëgiminë e Romës, Athinës e Jerusalemit, që e transmetoi jo pa e ndryshuar thellësisht, krishterimi i përpunoi peizazhet e Evropës dhe në shumë pikëpamje mbeti pavetëdija e mendimit të saj, madje e vetë racionalitetit të saj. Për më tepër, përcaktimi dogmatik i doktrinës së krishterë, ngjalli si reaksion një shpirt kritik, një nevojë për të shqyrtuar, që asnjë qytetërim tjetër s'e ka njohur gjer më sot. Vetë moderniteti, që nuk e lufton më krishterimin, por e injoron krenarisht, është stampuar megjithatë, sipas kallëpit të tij. Ky modernitet nuk mund të kuptohet jashtë referencës së vet, d.m.th. jashtë traditës së cilës i është kundërvënë, që të mundë më pas, të ngrihet mbi të. Në gjirin e një kulture medituese, në kohën e inventarizimit dhe regjistrimit të pasurive kulturore, kohë që gjithmonë i paraprin zëvendësimit të një bote të vjetër...

Titulli: Panteoni e simbolika (Doke e kode në etnokulturën shqiptare)

Autori: Mark Tirta

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore

Etnokultura është një univers ku, sado të kërkosh, të qëmtosh në vlerat e saj, përsëri do të mbeten dhe shumë mistere të tjera pa u njohur, pa u zbërthyer deri në thellësitë e tyre të brendshme. Shumë herë, në të njëjtat dukuri pasqyrohen epoka të ndryshme, sisteme të ndryshme, mendësi e besime të ndryshme, të shkrira në bashkësi të caktuara, të shprehura përmes simboleve, përmes dokeve e kodeve të caktuara. Kështu ndodh me vlera të kësaj natyre në përgjithësi, këtë e vërejmë dhe në etnokulturën shqiptare që është bërë objekt studimi në disa aspekte, në këtë libër. Këtu po paraqiten një seri dukurish të etnokulturës, trajtuar si tema të veçanta, në vështrim më të gjerë a më të ngushtë, me shtrirje mbarëshqiptare, ose disa dhe me kufizime brenda krahinave të veçanta, por edhe këto, në disa vështrime, me krahasime ndërkrahinore. Ka në këto shqyrtime dhe krahasime ballkanike, evropiane, mesdhetare. Çështjet janë trajtuar sipas natyrës së tyre, më gjerë a më ngushtë, në sqarimin e disa dukurive të caktuara, duke hyrë në rrënjët e tyre me fillesë në kohë të lashta; është sqaruar, për aq sa ka qenë e mundur, dhe rruga e evolucionit të tyre, ndryshimet e ndodhura nga koha në kohë, me shtesa, me ndryshime, me shkrirje bashkë të disa dukurive. Zbërthimi i disa fytyrëzimeve, i disa simboleve, mbështetur në burime të ndryshme, empirike e teorike, ka qenë një nga synimet themelore në këto trajtesa ku zbulohen të fshehtat e ndryshme të tyre. Këto na shfaqen përmes copëzave të miteve, të besimeve, të simboleve, të ritualeve. Nganjëherë në to zbulohen skenarë mitiko-ritualë si mbetje që vijnë nga kohët..

Prof. dr. Mark Tirta, etnolog, është lindur në Orosh të Mirditës, më 21 maj 1935. I mbaroi studimet në universitetin e Shkodrës e të Tiranës për histori-gjuhësi, më 1957-n. Krahas punës në arsim, është marrë dukshëm me studime në fushën etnokulturës: mbledhje materiali etnografik e folklorik, zbulime e studime të qendrave të reja arkeologjike të Arbrit Mesjetar, po kështu dhe kulturë ilire, etj. Ishte ai që ngriti një muze në Rrëshen (1967). Mbledhës i toponimeve, antroponimeve, fjalëve të ndryshme, është autor i një fjalori me 6500 toponime të Mirditës. Si rrjedhojë e kësaj pune kërkimore, më 1968-n emërohet etnolog profesionist në Tiranë, në Institutin e Histori-Gjuhësisë, dega e etnologjisë, (tani Instituti i Kulturës Popullore i Akademisë së Shkencave, Tiranë), punë që vazhdon ta kryejë edhe në ditët e sotme. Ka shkruar mbi 300 punime shkencore e kulturore në fushë të etnologjisë shqiptare e më tej, kryesisht nga temat, si mitologji e besime, migrime të shqiptarëve, por është marrë dhe me temat,si familja, arti popullor, e drejta kanunore, jeta sociale e fshatarësisë, veshjet popullore, toponimet në vështrim etnologjik, probleme të zhvillimit krahinor e etnik të shqiptarëve, histori e etnologjisë e njerëzve të shquar, kritikë e bibliografi. Jo pak punime të këtij etnologu janë botuar në gjuhë të huaja, madje dhe në disa revista e periodikë prestigjiozë shkencorë në botën e jashtme. Ka bashkëpunuar në bërje të veprave madhore, si: "Qytetërimi ballkanik" nën kujdesin e UNESKO-s; po kështu në "Atlasi i vendeve danubiane", drejtuar nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore, në Vjenë; në botimet madhore të Shqipërisë: "Fjalori enciklopedik shqiptar", "Veshjet popullore shqiptare", "E drejta kanunore shqiptare", etj.

Titulli: Dëshirë përsosmërie

Autori: Gladiola Busulla

Poezi

Botimet:AlbaPaper

Çmimi: 300 lekë

Të konsumuar nga dashuria, vuajtja,/dyshimi/ për ne e sotmja bëhet nesër,/ njëlloj si dje...

Dilema e çdokushme e shtrirë brenda kohës dhe e "ngjizur" me dashurinë, pritjen, atë që iku... E tillë është poezia në nevojën për të shprehur dhe dëshirën për të kuptuar. Dhe Gladiola Busulla vjen mes kësaj "ëndërritjeje", "pëshpërime" ndjesore të përditshme, të kohshme, e të tejgjendur në çdokohësi. E lindur në Durrës, më 1983, Busulla ka mbaruar studimet në UT për gjuhë-letërsi në vitin 2005. Ky është vëllimi i saj i parë poetik.

Titulli: Mbreti i hajdutëve

Autori: Cornelia Funke

Përktheu: Erza Cermjani

Roman

Shtëpia botuese: Dudaj

Çmimi: 750 lekë

Autorja gjermane Cornelia Funke u lind në Dorsten, Westfalen. Pas diplomimit ajo punoi për tre vjet si punonjëse sociale pranë fëmijëve në vështirësi.

Ka shkruar më shumë se 20 romane dhe libra të ilustruar

për fëmijë, libra të kthyer në 'bestseller'. Romanet "Mbreti i hajdutëve", "Zemër e ngjyrosur" dhe "Kalorësi i Dragoit" edhe janë ekranizuar.

Mirë se erdhët në Venecia, aty ku mes kanalesh të errëta dhe pallatesh të rrënuara, mund të gjejë një strofkë të sigurt kushdo që dëshiron të zhduket. Prosperi dhe Boja, jetimë në arrati nga dy xhaxhallarë që duan t'i ndajnë, fshihen në qytetin magjik mbi ujë, ku takojnë një bandë djelmoshash, që jetojnë në një kinema të braktisur. Ata i shërbejnë Scipios: inteligjent e misterioz, ai është Mbreti i hajdutëve, që kujdeset duke iu siguruar mbijetesën shokëve, falë vjedhjeve të tij të hatashme. Pa hezituar aspak, Prosperi dhe Boja bëhen pjesë e kësaj familjeje të mrekullueshme, duke u përfshirë në një aventurë që do t'ua

ndryshojë një herë e përgjithmonë jetët e tyre. Një histori e rrëfyer mrekullisht, plot aventurë dhe intrigë. Një lexim për t'u përpirë nga të rritur dhe fëmijë.

USA Today

Titulli: Dino-shtegtari i portës sublime (Piktori i madh me origjinë shqiptare)

Autori: Luan Rama

Shtëpia botuese: Globus R.

Çmimi: 600 lekë

Paris, "Galerie Vieille du Temple":

Në fytyrën e tij plot rrudha jeta ka shënuar gjithçka: bredhjet boheme, ekzilin e gjatë, nostalgjinë përvëluese, kërkimin në universin e modernitetit. E veçanta, origjinalja, modernia në linjë, ngjyrë e formë. Gjithnjë kërkimi në alfabetin e krijimit. Ajo që besoi në trajektoren e utopisë, që ndaloi para enigmës së thelbit njerëzor dhe që kapërceu pragun për të parë se ç’kishte përtej. Abedini kthen kokën nga unë dhe më tregon një kompozim me qindra portrete vizatuar brenda tij. Është lumi njerëzor që shkon... Dhe pastaj ai shton: "Sigurisht, shumë shpejt do të vij"! Është zëri i tij me dëshirën për të ardhur dhe ekspozuar në Shqipëri...

Titulli: Në udhëkryqet e kohës

Korrespodenca Paris-Tiranë

Autori: Luan Rama

Shtëpia botuese: Globus R.

Çmimi: 600 lekë

Shkrimet e kësaj përmbledhjeje janë një pjesë e eseve dhe artikujve të ndryshme të botuara në shtypin shqiptar në periudhën e viteve 2006-2007. Një korrespondencë nga Parisi, gjithnjë në itinerarin Paris-Tiranë. Të jesh larg dhe afër atdheut tënd, të ndjekësh lajmet e Shqipërisë e të Ballkanit, të përjetosh ngjarje të shumta dhe të vëzhgosh botën në qerthullin e vet të zhurmshëm - ky është shqetësimi dhe objekti i këtij libri. Në metropolet e mëdha të Evropës, korrespondentët janë të shumtë. Shqetësimet tona pikëtakohen në kërkimin e së vërtetës, në zërin e protestës dhe optimizmin e një të ardhmeje më të mirë. Të shkruash për ngjarje të mëdha dhe jetë njerëzore, të kërkosh të deshifrosh domethënien e historisë, të ndalesh në kryqëzimin e dialogut të kulturave dhe të qytetërimeve, kjo është sa pasionante aq dhe e vështirë...

Titulli: Gur

Autori: Fatos Baxhaku

Botimet: Papirus

Çmimi: 1000 lekë

Cili prej nesh nuk ka qëndruar në ndonjë udhëkryq duke e vrarë mendjen se nga të shkojë? Udhëkryqet shumë herë na hapin telashe, porse shndërrohen në një gjë fort të dobishme, sapo ne arrijmë të mësojmë rrugën e drejtë. Atëherë kemi mundësi të orientohemi më mirë e të kryejmë punët për të cilat jemi nisur. Këtë kishin parasysh botimet "Papirus" kur menduan që me anë të këtij libri të nisin një iniciativë të re: krijimin e një biblioteke më vete, e cila shpreson të shtojë pak nga pak në raftet tuaja të librave përshkrime udhëtimi, reportazhe, vende pak të njohura dhe personazhe, që në shtypin e deritanishëm kanë pasur pak shanse që të njihen nga publiku i gjerë. Biblioteka është pagëzuar "Udhëkryq" për nder të një vendi të njohur në një lagje të vjetër të Shkodrës. "Shqipëria është një vend i vogël", kjo shprehje na është ngulitur fort në kokë që prej shumë kohësh. Nëse do të lexoni botimet e kësaj biblioteke, me siguri do të ndryshoni mendim.

Papirus

"... Sikurse do ta vini re, në pjesën e parë të

këtij vëllimi përmenden shumë personazhe nga Veriu në Jug. Janë pikërisht këta brumi i vërtetë i këtij libri. Këta më kanë pritur me mirësinë e njerëzve të thjeshtë, pa u shtirur, pa bërë poza të tepërta dhe kanë ndarë me mua jo vetëm kafshatën e tyre të thjeshtë, por edhe hallet e historitë e tyre. Më kanë konsideruar njësoj si vëllain apo djalin e tyre dhe kjo ma ka mbushur zemrën me gëzim

edhe në ditë të trishta. Ky libër, në fakt, nuk është gjë tjetër veçse një përqafim i madh me ta..."

Fa.Bax. 

www.gazetametropol.com

Gazeta Metropol

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Botimet e reja të javës (03-02-2008)
Një libër për "rrënjët" dhe "identitetin" (02-02-2008)
Botimet e reja te javes (27-01-2008)
6 botime te reja ne Shqiperi (20-01-2008)
"Inventari" për Skënderbeun, tre libra të tij në botë (18-01-2008)
Botimet e reja te javes (07-01-2008)
Botimet e reja te javes (19-12-2007)
Botimet e reja te javes (09-12-2007)
Botimet e reja te javes (06-12-2007)
LANSIMI I ROMANIT TË BESNIK MUSTAFAJT NË PANAIRIN E LIBRIT GAUDEAMUS NË BUKURESHT (25-11-2007)
“Hamleti…” i Kadaresë gjen edhe lexuesin frankofon (24-11-2007)
Libri/ “Bunkeri i seksit”, tregime përtej erosit (21-11-2007)
Gjermanët na ‘okupojnë’, tani... me letra (20-11-2007)
Botimet e reja te javes (18-11-2007)
Botimet e reja te javes (14-11-2007)
Libër me vështrime e trajtesa publicistike për artin letrare e pamore (11-11-2007)
Botimet e reja te javes (07-11-2007)
SHTËPIA BOTUESE BRAZILIANE “PROTEXTO” BOTOI LIBRIN E ENGJËLL KOLIQIT – “NDJENJË DRITE” (SENTIMENTO DE LUZ) (21-10-2007)
Botimet e reja të javës (01-10-2007)
Botimet e reja te javes (16-09-2007)
Irma Kurti: Puthja e fundit (12-09-2007)
“Klithma e Mallit” vëllimi më i ri në bibliotekën e poezisë shqiptare (04-09-2007)
Spiro Mëhilli: Romanovët dhe "joshja historike" (14-08-2007)
Rikrijimi i Evës (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (29-07-2007)
“Shkretëtira gllabëruese” e Podrimjes lexohet italisht (29-07-2007)
Botimet e reja te javes (23-07-2007)
Preç Zogaj i kthehet romanit (16-07-2007)
Botimet e reja te javes (15-07-2007)
Shqiperia me pushime: Librat erotike me te kerkuarit (11-07-2007)
Botimet e reja te javes (10-07-2007)
Libra (06-07-2007)
Zinxhirët e turpit (01-07-2007)
Jim Belushi: "Një burrë nuk thotë kurrë më fal" (18-06-2007)
Libra (14-03-2006)
Koha e madhe, sipas Carmine Abates (13-03-2006)
Libra (07-03-2006)
Valentina Madani: Engjëlli përsoset rrugëve (07-03-2006)
Simon Con: Sekretet e Engjëj e Djaj (07-03-2006)
Pano Taci: Pani Plak (06-03-2006)
Libra (03-03-2006)
Jaho Brahaj: Kronika e deres se Gjon Buzukut (02-03-2006)
Samuel Beckett: Dashuria e pare (24-02-2006)
Azem Shkreli: Kompleti i veprave (20-02-2006)
Gjetë Ndoj: Udha e shqiptarëve (18-02-2006)
Enver Bytyçit: Shqiptaret , serbet dhe greket (18-02-2006)
Luan Topçiu: Vetmia nostalgjike në poezi (18-02-2006)
Mujo Buçpapaj: Fitorja e padukshme (18-02-2006)
Virgjil Muçi: Shtrigat (18-02-2006)
Sigmund Freud: Konsiderata aktuale mbi luftën dhe vdekjen (18-02-2006)
Miradie Maliqi: Unë dhe shpirtbukura (18-02-2006)
Lulzim Hana, Ilia Telo: Tranzicioni në Shqipëri: arritje dhe sfida (18-02-2006)
Ralf Dahrendorf: Njeriu sociologjik (18-02-2006)
Ramiz Lika: Dashnorja e të gjithëve (18-02-2006)
Ornela Vorpsi: Vendi ku nuk vdiset kurre (12-02-2006)
Libra (01-02-2006)
Luljeta Lleshanaku: World Beat (01-02-2006)
Engjëll Fino: Vargje në rrjedhen e viteve (31-01-2006)
Murat Gecaj: Filologe qe nuk harrohen (30-01-2006)
Libra (30-01-2006)
Libra (16-05-2005)
At Bernardin Palaj: Eposi i kreshnikëve (12-05-2005)
Lazer Stani: Denesje ne dru (14-03-2005)
William Faulkner: Një trëndafil për Emilinë (11-03-2005)
Fatos Kongoli: Lëkura e qenit (10-03-2005)
Xhevair Spahiu: Rreziku (01-03-2005)
Fatos Kongoli: Te porta e shën Pjetrit (19-02-2005)
Gabriel Garsia Markez: Kurvat e trishta (14-01-2005)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]